Tag: qumësht

  • Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë

    Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë

    Kompania “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale se tregton qumësht të skaduar ose me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene.
    Siç duket, për të rregulluar paksa reputacionin dhe për tu dukur më të beueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona.
    Por këtë mashtrim e ka hedhur poshtë menjëherë faqja “Lol Albania” e cila thekson se kompania “Lufra” nuk ka fermë dhe po e përdorin lopën Lara vetëm për qëllime marketingu dhe për tu hedhur hi syve konsumatorëve shqiptarë.
    “Ju prezantojmë Larën, një nga zonjat më punëtore të fermës sonë!
    Çdo mëngjes nis me një “muuuu” dhe përfundon me qumësht të freskët, që mund të vijë në tryezën tuaj si djathë i bardhë, dhallë, kos… kos që pihet. Ju e dini, lista është e gjatë!
    Sepse kur Lara është e lumtur, edhe qumështi është më i mirë.”– shkruan kompania Lufra në rrjete sociale.
    “Lara është yll e bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh.”- shkruan Lol Albania duke nxjerrë në pah mashtrimin e kompanisë “Lufra”.
    Kujtojmë se rritja e importeve të qumështit në vendin tonë vijon gjithnjë e në rritje. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me 2023 importet u rritën 23%.

  • “Sa vaj palme dhe pluhur përdorni?”/ DEBATI Lufra-Lolita, kompania: Ka shumë aludime, përdorim vetëm qumësht të freskët

    “Sa vaj palme dhe pluhur përdorni?”/ DEBATI Lufra-Lolita, kompania: Ka shumë aludime, përdorim vetëm qumësht të freskët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një debat që po zhvillohet online, si rrallëherë ka tërhequr edhe vëmendjen e konsumatorëve. Bëhet fjalë për një “përplasje” që po  në rrjetet sociale mes medias “Lolita Albania” dhe kompanisë “Lufra”. Gjithçka nisi me një postim të lopës Lara nga kompania dhe më pas, “Lolita” e shpërndau postimin në profilin e saj duke shkruar një fakt shumë të thjesht: Kompania Lufra nuk ka fermë, por vetëm përpunon qumështin. 
    Lolita: Lara është yll e bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh.
    Përgjigjia erdhi menjëherë në komente nga vetë kompania, ku sqaron se lopa është nga ferma Demiri, që furnizon rrjetin bashkë me 450 fermerë të tjerë. 
    Lufra: Tek Lufra na ka pëlqyer gjithmonë humori i Lol Albania. Në fakt, si kompani, na pëlqen humori – edhe kur bëhet me ne. Është e vërtetë që nuk kemi një fermë tonën, por po aq e vërtetë është që Lara ekziston dhe “punon” çdo ditë në një nga fermat partnere që na furnizojnë me qumësht të freskët: Ferma Demiri – mund ta gjeni edhe në Instagram si @s.s.s.s_ferma_demiri nëse doni ta njihni më nga afër. Sot bashkëpunojmë me mbi 450 fermerë shqiptarë, të cilët i mbështesim me teknologji, trajnime dhe tanke ftohëse – sepse cilësia fillon në fermë. Dhe sepse e dimë që njerëzit duan më shumë transparencë (dhe kanë të drejtë), kemi nisur një rubrikë që tregon të vërtetat pas qumështit tonë dhe sigurinë që ofrojnë produktet Lufra. (na ndiqni ne rrjetet tona sociale per ti pare) Lolita, nëse do, do na bëhej vërtetë qejfi të të ftonim të vizitosh disa nga këto ferma dhe fabrikën tonë. Jo për të të bindur me komente – por që ta shohësh vetë nga afër çfarë përpiqemi të bëjmë çdo ditë.
    Teksa panë që kompania ishte futur vetë në komente dhe po kthente përgjigje, edhe komentuesit e tjerë shfrytëzuan mundësinë që të pyesnin lidhur me përdorimin e qumështit pluhur. Sipas kompanisë, aludimet se Lufra përdor qumësht pluhur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë të pavërteta. 
    Lufra: E kuptojmë që ka shumë aludime për industrinë e qumështit – disa të sakta, disa jo. Por për të qenë të qartë: Lufra nuk përdor qumësht pluhur nga Serbia, Maqedonia apo ndonjë vend tjetër për produktet e saj të freskëta. Këto produkte bëhen nga qumësht i freskët ferme, që vjen çdo ditë nga më shumë se 450 fermerë me të cilët punojmë prej vitesh. Nëse ka ndonjë fakt qe tregon të kundërtën, jemi këtu për ta dëgjuar. Në të kundërt, le të flasim me të vërteta, jo me aludime.
    Në vazhdën e pyetjeve edhe Lolita ka kërkuar informacion nga kompania për përdorimin e vajit të palmës. Një tjetër produkt që përdoret gjerësisht dhe që po shqetëson konsumatorët. Përgjigja ishte negative. Sipas kompanisë, ingredientët e produkteve janë ato që shkruhen në produkt dhe nuk kanë asnjë shtesë. 
    Lolita: Pyetja ishte shumë e thjeshtë, shteruese dhe aspak me doza ironie pasi bëhet fjalë për shëndetin e konsumatorit. Po e ripërsërisim:Sa është sasia e vajit të palmës të importuar ose blerë nga ana juaj? Nëse kompania juaj nuk ka importuar nga jashtë, ose blerë në tregun vendas nga operatorë, qoftë dhe kompani të tjera të pronarëve tuaj vaj palme, thjesht mund të deklaroni që nuk kemi blerë asnjë litër.P.s Keni harruar pa përmendur salcën e kosit si një nga produktet që përdoret më shumë vaji i palmës. Por mbase nuk prodhoni më.
    Lufra: Pavarësisht se pyetja vjen pak me doza satirike ne do përgjigjemi me seriozitet, sepse mbi të gjitha respektojmë konsumatorin që po na ndjek në këtë “spektakël” që po zhvillohet këtu. Megjithatë, për ta thënë troç: ne nuk jemi aq të zotët në Facebook sa disa prej jush. Puna jonë e përditshme nuk është të fitojmë debate online, por të bëjmë produkte të mira, të sigurta, me njerëz që punojnë me ndershmëri në ferma dhe në fabrikë. Asnjë nga produktet e markës Lufra si qumështi, kosi, dhalla, gjalpi, djathi, etj. nuk përmban vaj palme. Çdo përbërës është i deklaruar në etiketë, siç e kërkon ligji. Për këdo që ka me të vërtetë interes të kuptojë se si i bëjmë gjërat, na shkruani në inbox dhe do organizojmë vizita në fabrikë dhe në ferma, që t’ju përgjigjemi çdo pyetje sy më sy. Jeni të mirëpritur të vini e t’i shihni të gjitha me sytë tuaj.
    Kështu nga ky debat, të paktën mësuam pretendimet dhe qytetarët patën të paktën një mundësi për të pyetur lidhur me gjërat që vërtetë i shqetësojnë në produktet që konsumojnë në përditshmërinë e tyre./ZËRI

  • Dalin analizat: Fëmijët në Gramsh u infektuan nga vezët me salmonelë

    Dalin analizat: Fëmijët në Gramsh u infektuan nga vezët me salmonelë

    Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e Gramshit.
    Rezultatet e analizave tregojnë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

    Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.
    Ndërkohë në një komunikim zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar se ka ndjekur rastin në fjalë dhe se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.
    Komunikim për publikun i AKU
    Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.
    Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.
    Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.
    Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

  • Dita Ndërkombëtare e Çajit: Shtatë tradita unike të çajit nga e gjithë bota

    Dita Ndërkombëtare e Çajit: Shtatë tradita unike të çajit nga e gjithë bota

    Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Çajit, që festohet çdo vit më 21 maj, sjellim një udhëtim të shpejtë nëpër disa prej mënyrave më të veçanta se si popuj të ndryshëm në botë përgatisin dhe konsumojnë çajin – një pije me një histori që daton më shumë se 5,000 vjet më parë, që nga Kina e lashtë.

    Kina është vendlindja e çajit, ku ceremonia “Gongfu cha” është një formë arti në vetvete. Përgatitja kërkon përqendrim, durim dhe pajisje tradicionale, ndërsa çajrat Dancong wulong rriten në pemë që arrijnë deri në 700 vjet.

    Tajvani, në anën tjetër, i ka dhënë botës çajin me flluska – një shpikje e viteve ’80 që përfshin çaj, qumësht, lëng frutash dhe toptha tapioke, të njohura si “boba”. Është një pije argëtuese dhe freskuese që ka pushtuar tregjet globale.

    Argjentina është shtëpia e Yerba Mate, një çaj bimor i pasur me kafeinë. Pija tradicionale konsumohet në grup, duke u kaluar nga personi në person në një enë të veçantë me një kashtë metalike, në shenjë miqësie dhe komuniteti.

    Mbretëria e Bashkuar e ka çajin si pjesë thelbësore të kulturës së saj. Mëngjesi anglez, një përzierje e fortë e çajit të zi me qumësht dhe sheqer, është më i njohuri. Ndërkohë, “çaji i pasdites” është një traditë tjetër e dashur, shpesh e shoqëruar me biskota dhe sanduiçe.

    Në Marok, çaji i mentes është një simbol i mikpritjes. Ai përgatitet nga çaji jeshil dhe gjethe të freskëta menteje dhe shërbehet me ceremoni, shpesh duke e derdhur nga një lartësi për të krijuar shkumë dhe për të nderuar mysafirët.

    Japonia ka ceremoninë e saj të famshme të çajit me Matcha, një çaj jeshil në formë pluhuri që përzihet me ujë të nxehtë. Është një pjesë integrale e kulturës japoneze dhe zakonisht shoqërohet me ëmbëlsira tradicionale si wagashi.

    Turqia është ndër vendet më të mëdha prodhuese të çajit dhe konsumon sasi të mëdha çdo ditë. Çaji turk përgatitet në dy çajnikë dhe shërbehet në gota të vogla në formë tulipani, pa qumësht, por shpesh me kube sheqeri.

    Çaji, më shumë se një pije, është një shprehje kulture, identiteti dhe mikpritjeje. Nga ceremonia elegante kineze deri te gota e përditshme në Mbretërinë e Bashkuar, çdo filxhan tregon një histori.

  • Byrek i Shpejtë në Tigan – Receta Surprizë për Amvisat

    Byrek i Shpejtë në Tigan – Receta Surprizë për Amvisat

    Petë, djathë i bardhë dhe spinaq është kombinimi përfekt, por bëhet akoma dhe më i mirë kur provoni recetën e radhës që AgroWeb.org ka për ju.

    Byreku në tigan, është një traditë e vjetër e kuzhinës së vendeve të lindjes.
    Në rastet kur nuk ju pritet shumë gjatë për të shijuar byrekun e pjekur në furrë, kjo recetë ju vjen në ndihmë.
    Mjaftojnë vetëm disa përbërës dhe në një kohë farë të shkurtër do të përgatisni një byrek shumë të shijshëm.
    AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni përgatitjen e kësaj recete të thjeshtë krejt lehtë në shtëpi.
    Përgatitja e Byrekut në Tigan
    Përbërësit

    1 pako petë të gatshme
    100 g spinaq të freskët
    1 qepë e njomë
    Kopër
    100 g djathë i bardhë i thërmuar
    Kripë
    Piper i zi
    4 lugë gjelle me qumësht
    2 lugë gjelle me vaj ulliri

    Përgatitja
    Mjafton që t’i keni nxjerrë nga frigoriferi petët para se të nisni përgatitjen e recetës, kështu ato do të shkrijnë.
    Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon të shpëlani spinaqin me ujë të bollshëm dhe pasi ta keni tharë plotësisht me letër kuzhine priteni në copëza jo shumë të imta.
    Qepën e njomë duhet ta prisni në rrathë të vegjël, duke përfshirë dhe pjesën e gjelbërt. Grini dhe koprën dhe të dy përbërësit shtojani spinaqit.  Në fund shtoni dhe thërrimet e djathit të bardhë, kripë dhe piper sipas dëshirës.
    AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes me kripën, duke qenë se djathi ka një sasi të saj.
    Petët duke qenë se janë të gatshme, thahen shumë shpejt duke e bërë byrekun jo shumë të butë. Kështu mjafton që t’i spërkasni me vaj ulliri dhe qumësht dhe ato do të jenë pothuajse si petët e përgatitura vetë.
    Në një tigan pak të madh të lyer me pak gjalpë dhe një lugë gjelle vaj ulliri vendosni petën e parë, spërkateni me qumësht dhe vaj, dhe më pas vendosni të dytën. AgroWeb.org ju këshillon që ato të jenë të kryqëzuara, kështu mbushja nuk do të derdhet.
    Nëse petët dalin nga tigani, mos i prisni pasi do të duhen për mbylljen e byrekut.
    Merrni dhe një petë tjetër dhe priteni në mes, dhe vendoseni përsëri duke e spërkatur secilën prej tyre me qumësht dhe vaj.
    Më pas hidhni gjysmën e mbushjes së përgatitur duke e përhapur në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e petës. Ndiqni përsëri hapat e mësipërm dhe për tre gjysmat e tjera të petëve.
    Shtoni dhe pjesën e mbetur të mbushjes, dhe vazhdoni të vendosni petët e tjera, duke mos harruar t’i spërkasni me qumësht dhe vaj.
    Në fund palosni petët që dalin nga anët e tiganit, duke i lyer me qumësht dhe vaj, kështu do të qëndrojnë të mbyllura kur byreku të skuqet.
    Me pjesën e mbetur të vajit dhe qumështit, lyeni dhe sipërfaqen e tij. Me ndihmën e një luge, shtypini pak anët e byrekut, në mënyrë që të marrin një formë rrethore.
    Skuqeni byrekun në zjarr të mesëm për 5-7 minuta nga secila anë, ose derisa të ketë marrë ngjyrën e artë.  Për të kthyer byrekun nga ana tjetër, mjafton të përdorni një pjatë të madhe të cekët.
    Vendoseni sipër byrekut dhe kthejeni duke treguar kujdes që të mos digjeni. Pastaj nga pjata kalojeni përsëri në tigan për ta skuqur dhe nga ana tjetër.
    Nëse e shikoni që byreku nuk është skuqur mjaftueshëm, kthejeni disa herë, derisa të arrijë ngjyrën dhe pjekjen e duhur.
    AgroWeb.org ju këshillon që zjarrin ta mbani relativisht shumë të ulët, kështu do t’i jepni kohë mbushjes për t’u bërë. Nëse zjarri është shumë i lartë, do të skuqen vetëm petët e byrekut, dhe brenda do të mbetet i pabërë.
    Ky byrek mund të përgatitet me mbushje të ndryshme. Nëse e preferoni vetëm me djathë të bardhë, me mish të grirë apo dhe me gjizë dhe vezë. Mjafton që të zëvendësoni produktet e mësipërme me ato që dëshironi.
    Ky byrek shoqërohet me kos të freskët ose dhallë, apo dhe sallata me perime të stinës./AgroWeb.org

  • Zgjedhjet e 11 majit/ PD: Skandali i qumështit me alfatoksinë, Rama 12 vite nuk ofron asnjë siguri

    Zgjedhjet e 11 majit/ PD: Skandali i qumështit me alfatoksinë, Rama 12 vite nuk ofron asnjë siguri

    Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari:
    Ndërkohë që Anila Denaj, përgjegjëse për sigurinë ushqimore në vend, vazhdon fushatën dhe drejton çetën e saj të patronazhistëve, zyrtarisht është konfirmuar prania e alfatoksinës në qumësht, në disa raste.
    Zbulimi është bërë nga një emision televiziv, por është pranuar edhe nga AKU.
    E vendosur para fakteve, kjo agjenci nuk ka mundur ta fshehë fenomenin shqetësues.
    Janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.
    Behet fjalë për mostra të marra në qumësht që është konsumuar nga janari e këndej.
    Alfatoksina është një substancë helmuese, toksike, që dëmton shëndetin e njeriut.
    Bashkimi Europian ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll.
    Ministrja jonë e Bujqësisë ka protokolle të rrepta për ta mbajtur të fshehte, siç ka ndodhur edhe me më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarinat tona.
    I kërkojmë serish zonjës Denaj më këto pak ditë që i kanë ngelur të bëjë detyrën, dhe të bëjë transparencë të plotë mbi praninë e alfatoksinës në qumësht, burimin e saj pasi për 12 vite kanë dështuar t’ju ofrojnë siguri për ushqimet më te shtrenjta ne rajon që paguan secili prej nesh.
    I kujtojmë SPAK se neglizhenca apo ‘shpërdorimi i detyrës’ mbi sigurinë ushqimore është një shkelje e rende e ligjit dhe cenim i shëndetit.
    Partia Demokratike do ta shpallë institucionin e Sigurisë Ushqimore si institucion të Sigurisë Kombëtare. Dhe ne jemi angazhuar me ekspertët më të mirë për një ndryshim të shpejtë dhe rrënjësor për të garantuar çdo familje që ushqimet në tregjet tona të jenë të sigurta.
    Një platforme që do ta bëjmë publike së shpejti. Një platformë që do sjellë një transformim total, që do garantojë Siguri Ushqimore për qytetaret, për familjet tona.

  • “Prania e alfatoksinës në qumësht”/ Kandidati i PD-së, Grigels Muçollari akuza ndaj sigurisë ushqimore në vend…

    “Prania e alfatoksinës në qumësht”/ Kandidati i PD-së, Grigels Muçollari akuza ndaj sigurisë ushqimore në vend…

    Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari në lidhje me skandalin e qumështit me alfatoksinë. E vendosur para fakteve, kjo agjenci nuk ka mundur ta fshehë fenomenin shqetësues. Janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.
     
    “Bëhet fjalë për mostra të marra në qumësht që është konsumuar nga janari e këndej. Alfatoksina është një substancë helmuese, toksike, që dëmton shëndetin e njeriut. Bashkimi Europian ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll. Ministrja jonë e Bujqësisë ka protokolle të rrepta për ta mbajtur të fshehte, siç ka ndodhur edhe me më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarinat tona.
     
    I kërkojmë serish zonjës Denaj më këto pak ditë që i kanë ngelur të bëjë detyrën, dhe të bëjë transparencë të plotë mbi praninë e alfatoksinës në qumësht, burimin e saj pasi për 12 vite kanë dështuar t’ju ofrojnë siguri për ushqimet më te shtrenjta ne rajon që paguan secili prej nesh. I kujtojmë SPAK se neglizhenca apo ‘shpërdorimi i detyrës’ mbi sigurinë ushqimore është një shkelje e rende e ligjit dhe cenim i shëndetit.
    Partia Demokratike do ta shpallë institucionin e Sigurisë Ushqimore si institucion të Sigurisë Kombëtare. Dhe ne jemi angazhuar me ekspertët më të mirë për një ndryshim të shpejtë dhe rrënjësor për të garantuar çdo familje që ushqimet në tregjet tona të jenë të sigurta. Një platforme që do ta bëjmë publike së shpejti. Një platformë që do sjellë një transformim total, që do garantojë Siguri Ushqimore për qytetaret, për familjet tona.”

  • Resuli: Fshehja e skandalit me Aflatoksinën është më kriminale se vetë akti

    Resuli: Fshehja e skandalit me Aflatoksinën është më kriminale se vetë akti

    Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me fshehjen e pranisë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë. Resuli ka shpjeguar se çfarë është aflatoksinam1.
     
    Teksa citonte studimet, Resuli shkruan se aflatoksinam1 në qumësht dhe produktet e tij shkaktojnë dëme shëndetësore. Ai theksoi se lënda konsumohet nga kafsha, metabolizohet në mëlçi dhe sekretohet në qumësht. Kjo toksinë shkakton dëmtime të mëdha në mëlçi, duke përfshirë karcinomën hepatike (kancer të mëlçisë.
     
    Ai shtoi se efekte teratogjene dhe mutagjene mund të ndikojë negativisht në zhvillimin embrional dhe të ADN-së, me pasoja për shëndetin e gjeneratave të ardhshme. Resuli shton se konsumi i sasisë së lartë të aflatoksinave në një kohë të shkurtër mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme, siç ka ndodhur në një epidemi në Indi në vitin 1974, ku u regjistruan mbi 100 viktima nga misri i kontaminuar.
     
    Postimi i plotë:
     
    Skandali me aflatokinen m1 dhe fshehja nga Ministria e bujqesise dhe AKU eshte me kriminale se vet akti ne te cilin konsumatoret jan ekspozuar ndaj ketije agjendi te rrezikshem ! Po çfar eshte aflatoksinam1 ? Nga studimet për aflatoksinën M1 në qumësht dhe produktet e tij, evidentohen disa aspekte të rëndësishme shëndetësore të dëmeve që ajo shkakton tek njeriu: 1. Efektet kryesore toksike të aflatoksinës M1 (AFM1): Hepatotoksike dhe hepatokancerogjene
    Aflatoksina M1 është një metabolit i aflatoksinës B1, e cila pasi konsumohet nga kafsha, metabolizohet në mëlçi dhe sekretohet në qumësht. Kjo toksinë shkakton dëmtime të mëdha në mëlçi, duke përfshirë karcinomën hepatike (kancer të mëlçisë).
     
    Kancerogjene (Grupi 2B sipas IARC) Klasifikohet si “ndoshta kancerogjene për njeriun”, duke u renditur në Grupin 2B nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC).
    Efekte imunosupresive Aflatoksina M1 ul sistemin imunitar, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera kronike. Efekte teratogjene dhe mutagjene Ajo mund të ndikojë negativisht në zhvillimin embrional dhe të ADN-së, me pasoja për shëndetin e gjeneratave të ardhshme. Toksiciteti akut (në raste me doza të larta) Konsumi i sasisë së lartë të aflatoksinave në një kohë të shkurtër mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme, siç ka ndodhur në një epidemi në Indi në vitin 1974, ku u regjistruan mbi 100 viktima nga misri i kontaminuar.
     
     

  • Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi

    Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme. Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme.

    Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?

    Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore.

    Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?

    Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa.

    A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?

    Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme.

    Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.

    “ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste për Top Channel.

    Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme.

    Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjellë një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite.TCh

  • Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024! Për çfarë përdoret?!

    Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024! Për çfarë përdoret?!

    Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi. Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme. Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?
    Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore. Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?
    Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa. A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?
    Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme. Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.
    “ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste.
    Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjell një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite./ TCH