Tag: qumësht

  • Rreziku nga qumështi ambulant/ Ekspertët ngrenë alarmin: 12 orë jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Rreziku nga qumështi ambulant/ Ekspertët ngrenë alarmin: 12 orë jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.
    Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.
    “Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.
    Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë  me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.
    Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.
    “Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.
    Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.
    “Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.
    Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë  cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian.

  • Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.

    Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.
    “Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.
    Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë  me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.
    Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.
    “Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.
    Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.
    “Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.
    Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë  cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian.
     

    Top Channel

  • Qumësht në treg pa faturë, fermerët tregojnë se është TVSH-ja ajo që i mban larg kuponit tatimor

    Qumësht në treg pa faturë, fermerët tregojnë se është TVSH-ja ajo që i mban larg kuponit tatimor

    Shitja e bidonëve të qumështit në trotuare nuk ka marrë fund.

    Këto pamje që po shihni në ekran janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët preferojnë ta blejnë qumështin tek fermerët e vegjël me pretendimin që ky qumësht është pa shtesa.
    Blegtoria dhe Bujqësia është një treg i paformalizuar, një gjë e tillë pranohet dhe vetë nga fermerët. Dashamir Çela nga fshati Samaticë e Beratit jetën e tij ia ka përkushtuar mbarështimit të gjedhëve.
    Ai thotë se para sekuestrimit të bidonëve të qumështit inspektorët e tatimeve duhet të ndalen njëherë tek produktet e importit të cilat shiten në markete si të jenë shqiptare. Asnjë fabrikë bulmeti nuk shënon në etike që produktet me origjinë shtazore janë të përpunuara nga qumështi serb.
    Ndryshe nga kolegët e tij Dashamir është i formalizuar, ai ka një nipt biznesi të regjistruar në QKB.
    Po përse është kaq e vështirë për fermerët të presin një faturë ? Fermerë dhe ekonomistë mendojë se është skema e TVSH-së ajo që i mban larg kuponit tatimor prodhuesit e vegjël
    Formalizimi i tregut nuk vjen vetë si pasojë e një kërkesë nga BE, por një edhe si nevojë për të garantuar sigurinë ushqimore.
     
     

    Top Channel

  • Ironia e Korreshit: Fshati drejt shkatërrimit, duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht…

    Ironia e Korreshit: Fshati drejt shkatërrimit, duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht…

    Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka folur në lidhje me situatën e prodhimeve blegtorale në vend  .
    Ai tha se blegtoria ka rënë me 37% dhe fshatrat sot janë të varfër në prodhim, deri në atë pikë sa banorët detyrohen të blejnë qumësht në qytet. Korreshi përmendi gjithashtu mënyrën e paligjshme të grumbullimit të qumështit dhe mungesën e transparencës fiskale në baxhot.
    “Në raportin e fundit që 37% ka rënë blegtoria në Shqipëri. Ka qenë një lajm para 20 ditësh tek ju dhe tek të gjithë televizionet. Kjo do të thotë që po shkon drejt 0. Unë kam katër vite në parlamentin e Shqipërisë që them se fshati ka kohë që blen qumësht në qytet.
    Realisht nëpër fshatra sot është thuajse e pamundur të gjesh blegtori si në kohën e mëparshme. Çdo fshatar më parë mbante 2 ose 3 lopë në shtëpi dhe tani shumë shumë pak mbajnë, sepse kostoja është jashtëzakonisht e madhe.

    Tani këtu ka dy fenomene: e para, nëse marrim e shohim sa lopë ka fshati në proporcion me banorët, nuk del për fshatin, jo më për qytetin. Duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht të mirë, nëse do e quajmë, të jetë drejt për së drejti nga lopa.
    Pasiguria ushqimore është pikërisht tek baxhot. Ka kaq kohë që grumbulluesit e qumështit mbledhin qumësht pa asnjëlloj fature tatimore. Si e kanë kontrolluar deri tani tatimfitimin dhe hyrjen e daljen e këtyre baxhove? Së dyti, përpara se t’i bësh këtë kërkesë fshatit, duhet të rimbursohet.” – tha Korreshi.

  • ‘Duhet të kesh mik për të blerë qumësht…’/ Korreshi: Blegtoria ka rënë në 37%, fshatrat janë të varfër në prodhim

    ‘Duhet të kesh mik për të blerë qumësht…’/ Korreshi: Blegtoria ka rënë në 37%, fshatrat janë të varfër në prodhim

    Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka folur në lidhje me gjendjen e mjerueshme të në vend.

    Ai tha se blegtoria ka rënë me 37% dhe fshatrat sot janë të varfër në prodhim, deri në atë pikë sa banorët detyrohen të blejnë qumësht në qytet. Korreshi përmendi gjithashtu mënyrën e paligjshme të grumbullimit të qumështit dhe mungesën e transparencës fiskale në baxhot.

    “Në raportin e fundit që 37% ka rënë blegtoria në Shqipëri. Ka qenë një lajm para 20 ditësh tek ju dhe tek të gjithë televizionet. Kjo do të thotë që po shkon drejt 0. Unë kam katër vite në parlamentin e Shqipërisë që them se fshati ka kohë që blen qumësht në qytet. Realisht nëpër fshatra sot është thuajse e pamundur të gjesh blegtori si në kohën e mëparshme. Çdo fshatar më parë mbante 2 ose 3 lopë në shtëpi dhe tani shumë shumë pak mbajnë, sepse kostoja është jashtëzakonisht e madhe.

    Tani këtu ka dy fenomene: e para, nëse marrim e shohim sa lopë ka fshati në proporcion me banorët, nuk del për fshatin, jo më për qytetin. Duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht të mirë, nëse do e quajmë, të jetë drejt për së drejti nga lopa. Pasiguria ushqimore është pikërisht tek baxhot. Ka kaq kohë që grumbulluesit e qumështit mbledhin qumësht pa asnjëlloj fature tatimore. Si e kanë kontrolluar deri tani tatimfitimin dhe hyrjen e daljen e këtyre baxhove? Së dyti, përpara se t’i bësh këtë kërkesë fshatit, duhet të rimbursohet.” – tha Korreshi.

  • Në vend të qumështit të lopës, cili qumësht bimor duhet të zgjidhni?

    Në vend të qumështit të lopës, cili qumësht bimor duhet të zgjidhni?

    Si të zgjedhësh mes bajames, tërshërës dhe sojës?

    Gjithnjë e më shumë njerëz sot po largohen nga produktet shtazore dhe po i zëvendësojnë ato me alternativa bimore, sidomos qumështin e lopës.

    Arsyeja më e zakonshme është jotoleranca ndaj laktozës apo alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës, por gjithashtu luajnë rol zgjedhjet etike, mjedisore dhe tendenca për një mënyrë jetese vegjetariane apo vegane.

    Në treg, mund të gjejmë një gamë të gjerë qumështi bimor, por cili është zëvendësimi më i përshtatshëm nëse duam të ruajmë vlerat ushqyese dhe shijen?

    Qumështi i bajameve

    Ky është një nga alternativat më të njohura. Është i ulët në kalori dhe yndyra të ngopura, por i pasur me yndyra të pangopura, të cilat njihen si të dobishme për shëndetin e zemrës dhe kontrollin e peshës. Qumështi i bajameve shpesh pasurohet me kalcium dhe vitamina (si D dhe E), për të kompensuar mungesën natyrale të këtyre lëndëve ushqyese.

    Megjithatë, ka nivel të ulët proteinash, rreth 1 gram për filxhan, shumë më pak se qumështi i lopës (8 gramë për filxhan). Për këtë arsye, nuk rekomandohet si burim kryesor proteinash për fëmijët që janë në fazë rritjeje, përveç nëse kombinohet me burime të tjera proteinike.

    Qumështi i tërshërës

    Një alternativë gjithnjë e më popullore për shijen e tij të butë dhe strukturën kremoze. Shkon shumë në kafe, smoothie apo gatime, pasi trashësia dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë të përshtatshëm për receta.

    Qumështi i tërshërës përmban më shumë karbohidrate dhe kalori se shumë të tjerë bimorë. Për më tepër, duhet pasur kujdes nga personat me celiaki ose intolerancë ndaj glutenit, për ta duhet të përdoret vetëm qumësht tërshëre i certifikuar pa gluten.

    Ky lloj qumështi përmban më shumë fibra (beta-glukan) që mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

    Qumështi i sojës

    Qumështi i sojës është më i afërti me qumështin e lopës për nga përmbajtja e proteinave, rreth 7-9 gramë për filxhan, afërsisht sa qumështi i lopës. Është pa laktozë dhe pa gluten, gjë që e bën një zëvendësim praktik për shumë njerëz me intoleranca.

    Soja përmban të gjitha aminoacidet esenciale, prandaj qumështi i sojës është një nga alternativat më të balancuara për nga vlerat ushqyese. Megjithatë, disa persona mund të kenë alergji ndaj sojës, prandaj duhet kujdes.

    A mund ta zëvendësojë plotësisht qumështi bimor qumështin e lopës?

    Asnjë qumësht bimor nuk mund të konsiderohet zëvendësim i plotë natyral i qumështit të lopës, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Qumështi i lopës ofron proteina të plota, kalcium natyral dhe një profil të plotë aminoacidesh që janë të rëndësishme për zhvillimin.

    Nëse përdorni qumësht bimor si alternativë, këshillohet të zgjidhni produkte të fortifikuara me kalcium, vitaminë D dhe B12, për të shmangur mangësitë ushqyese.

    Këshillë praktike: Zgjidhni gjithmonë versione pa sheqer të shtuar dhe lexoni etiketat për të shmangur aditivët e panevojshëm.

     

  • Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

    Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

    Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore
     
    Nesër nis aksioni i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për sekuestrimin e produkteve të bulmetit që shiten pa faturë tatimore. Qeveria thotë se ky veprim bëhet për të luftuar evazionin dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore. Por shumë dyshojnë se qëllimi i vërtetë është tjetër: të nxirret nga tregu prodhimi vendas dhe të hapet rruga për kompanitë e mëdha që furnizojnë Shqipërinë me qumësht nga jashtë dhe qumësht pluhur.
     

    Inspektorët do të kontrollojnë çdo dyqan, treg apo pikë shitjeje për të parë nëse bulmeti ka faturë që nga momenti i blerjes deri te shitja për qytetarin. Nëse mungon fatura, produkti do të sekustrohet.
     
    Ky vendim prek më shumë fermerët dhe prodhuesit e vegjël, të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me të gjitha dokumentet e kërkuara. Ata nuk kanë ndihmë, por vetëm kontrolle dhe gjoba. Ndërkohë, kompanitë e mëdha që importojnë produkte të përpunuara nga jashtë, nuk preken. Përkundrazi, ato përfitojnë sepse konkurenca vendase po largohet nga tregu.
     
    Edhe më shqetësuese është heshtja e opozitës. Askush nuk flet. Shumë mendojnë se kjo heshtje është “shpërblim” për përfitimet që merr në prapaskenë nga pushteti.
     
    Qytetarëve u serviret ideja se po mbrohet shëndeti i tyre. Por në të vërtetë, fermerët shqiptarë po goditen sërish, ndërsa qumështi me origjinë të dyshimtë nga jashtë vazhdon të dominojë tregun.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Jo qumësht, bulmet dhe mish pa faturë”/ Ministrat dalin në terren pas urdhrit të Ramës

    “Jo qumësht, bulmet dhe mish pa faturë”/ Ministrat dalin në terren pas urdhrit të Ramës

    Një ditë ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja e bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj kanë zbritur në terren.
    Me qëllim garantimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale, zyrtarët e qeverisë lajmërojnë se nga java e ardhshme asnjë produkt I tillë nuk do të lejohet teksa do të arrijë deri në sekuestrimin e tij.
    Siguria ushqimore, formalizimi dhe mbledhja e të ardhurave janë prioritetet e qeverisë në këtë fushatë ndërgjegjësuese.
    Në rast të kundërshtimeve sipas zyrtarëve të qeverisë masat administrative në formën e gjobës do të jenë të larta.

  • “Jo qumësht, bulmet dhe mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren për të ndërgjegjësuar bizneset

    “Jo qumësht, bulmet dhe mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren për të ndërgjegjësuar bizneset

    1 ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja e bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj kanë zbritur në terren.

    Me qëllim garantimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale, zyrtarët e qeverisë lajmërojnë se nga java e ardhshme asnjë produkt I tillë nuk do të lejohet teksa do të arrijë deri në sekuestrimin e tij.
    Siguria ushqimore, formalizimi dhe mbledhja e të ardhurave janë prioritetet e qeverisë në këtë fushatë ndërgjegjësuese.
    Në rast të kundërshtimeve sipas zyrtarëve të qeverisë masat administrative në formën e gjobës do të jenë të larta.

    Top Channel

  • Një gotë qumësht ul me 17% mundësinë e kancerit në zorrëve, thotë onkologu

    Një gotë qumësht ul me 17% mundësinë e kancerit në zorrëve, thotë onkologu

    Po shfaqen prova inkurajuese për parandalimin e kancerit të zorrëve, falë një ndryshimi të thjeshtë dhe të arritshëm në dietë, konsumimi i përditshëm i qumështit.

    Një studim i përbashkët nga Universiteti i Oksfordit dhe organizata Cancer Research UK zbuloi se shtimi i një gote qumështi në ditë në regjimin ushqimor mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë me rreth 17%.

    Gjetjet u komentuan nga profesor Justin Stebbing, ekspert i Shkencave Biomjekësore në Universitetin Anglia Ruskin, i cili theksoi rëndësinë e tyre në këshillimin e pacientëve:

    “Si onkolog, unë i këshilloj gjithnjë pacientët e mi mbi ndikimin që dieta dhe stili i jetesës kanë në shëndet, përfshirë rrezikun e zhvillimit të kancerit. Ky studim, ndër më të mëdhenjtë deri tani mbi lidhjen mes ushqimit dhe sëmundjeve, sjell dëshmi të reja se ndryshime të vogla dhe të përballueshme në dietë mund të ndihmojnë në uljen e këtij rreziku.”

    Studimi zbuloi se konsumimi i 244 gramë qumësht në ditë, afërsisht rreth një gotë e madhe, shoqërohej me një zvogëlim prej 17% të rrezikut për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Efekti pozitiv u vu re si te qumështi i plotë, ashtu edhe te ai gjysmë i skremuar dhe i skremuar.

    Rëndësia e këtij zbulimi qëndron edhe në faktin se efekti mbrojtës ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të dietës apo stilit të jetesës. Pra, përfitimet nuk rrjedhin thjesht nga zëvendësimi i ushqimeve të pashëndetshme me qumësht, por nga vetitë e tij specifike.

    Faktorët që rrisin rrezikun

    Nga ana tjetër, studimi vuri në dukje se:

    -Pirja e 20 gramë alkooli shtesë në ditë, ekuivalente me një gotë të madhe vere, lidhej me një rritje 15% të rrezikut për kancer të zorrëve.

    -Konsumimi i më shumë se 30 gramë mishi të kuq dhe të përpunuar në ditë lidhej me një rritje prej 8% të rrezikut.

    Pse ndikon pozitivisht qumështi?

    Qumështi është i pasur me kalcium, një mineral që mund të ndihmojë në bllokimin e substancave potencialisht kancerogjene në zorrë dhe në nxitjen e vdekjes së qelizave të dëmtuara. Gjithashtu, shumë produkte qumështi janë të pasuruara me vitaminë D, e cila ka treguar veti antitumorale dhe ndihmon në rregullimin e rritjes së qelizave.

    Përveç kësaj, laktoza në qumësht mund të stimulojë rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, që prodhojnë acid butirik, një substancë me efekte anti-inflamatore dhe antikancerogjene.

    Qumështi përmban gjithashtu acid linoleik të konjuguar (CLA), një acid yndyror që është lidhur me efekte të mundshme antikancerogjene në disa studime laboratorike.

    Përfundimi: një ndryshim i vogël me ndikim të madh

    “Zbulimi se një rritje relativisht modeste e konsumit të përditshëm të qumështit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve është veçanërisht inkurajues,” tha profesor Stebbing për The Conversation.

    “Ky është një shembull i fuqishëm se si zgjedhjet e përditshme ushqimore mund të kenë ndikim real në shëndetin publik dhe individual. Ndërsa kërkimi shkencor mbi lidhjen mes dietës dhe sëmundjeve vazhdon, studime si ky nënvizojnë rolin thelbësor të ushqimit në parandalimin e sëmundjeve të rënda.”