Tag: qukës

  • Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja pamjet panoramike nga liqeni Pogradecit

    Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja pamjet panoramike nga liqeni Pogradecit

    Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të shpejtë e të sigurt, por edhe një atraksion panoramik që do të tërheqë udhëtarë dhe turistë. Aktualisht, puna po vijon me intensitet në të tre lotet e projektit dhe sipas parashikimeve, rruga pritet të përfundojë para fillimit të vjeshtës.
    Segmenti strategjik në juglindje të vendit ka hyrë në fazën finale të punimeve. Një pjesë e tij tashmë është hapur dhe automjetet kanë nisur të qarkullojnë në zonat e përfunduara. Pamjet e fundit tregojnë devijimin e qartë për në Pogradec, duke shmangur kthesat e rrezikshme të mëparshme, ndërsa vijëzimet horizontale janë kryer dhe po vendoset sinjalistika vertikale.
    Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, pasi do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe Korçës. Me përfundimin e saj, distanca Tiranë-Korçë pritet të përshkohet për vetëm 1 orë e 30 minuta, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe biznesit.
    Segmenti ka një gjatësi prej 43 kilometrash dhe përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin, përpara se të kalojë në zonën malore të Mokrës. Projekti ka kërkuar ndërtimin e mbi 20 urave, shumë mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.
    Punimet për këtë aks nisën që në vitin 2009 dhe pas shumë vonesash e peripecish, tashmë projekti po shkon drejt përfundimit. Përfitimet pritet të jenë të shumta: rritje e qarkullimit turistik, lehtësim i transportit të mallrave dhe forcim i lidhjes mes qendrës dhe juglindjes së vendit.
    Ky investim infrastrukturor shihet si një hap i madh për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke i dhënë një dimension të ri lidhjes rrugore dhe duke rritur potencialin e zonës për turizëm dhe tregti.

  • Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e njohur si një nga aksit më të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Pogradecit, shtrihet në një zonë të thyer malore e me pamje panoramike mbresëlënëse. Ajo ndjek kreshtat dhe shpatet e maleve të thepisura, ndërsa në disa pika ofron një horizont të gjerë që kap lugina të thella, pyje të dendur dhe majat që rrethojnë zonën.
    Një prej pamjeve më të veçanta panoramike të kësaj rruge është pikërisht në segmentet ku ajo ngjitet drejt Qafë Plloçës: nga aty shfaqet poshtë lugina e Shkumbinit, kurse më larg shihen siluetat e maleve të Mokrrës e deri në vijën e liqenit të Pogradecit. Kthesat e shumta e bëjnë rrugën sfiduese, por njëkohësisht ofrojnë peizazhe që ndërthurrin bukurinë natyrore me punën inxhinierike të ndërtimit të këtij aksi strategjik.

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e parashikuar prej më shumë se një dekade si një korridor jetik për të lidhur Shqipërinë e Mesme me Korçën dhe Pogradecin, vijon të mbetet një prej veprave më problematike të infrastrukturës shqiptare. Ky segment, me gjatësi rreth 43 kilometra, do të shkurtonte ndjeshëm distancën Tiranë–Korçë dhe do të lehtësonte lëvizjen e mallrave dhe njerëzve drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
    Rëndësia strategjike
    Ky aks nuk është thjesht një rrugë provinciale. Ai ka rëndësi strategjike pasi: krijon një korridor më të shpejtë për transportin drejt Korçës, Pogradecit dhe doganës së Kapshticës; lidh Shqipërinë e Mesme me zonat turistike të juglindjes, veçanërisht me Liqenin e Ohrit dhe Dardhën; ul kostot e transportit për bizneset dhe fermerët që eksportojnë prodhime bujqësore në tregjet e rajonit.
    Rruga Qukës–Qafë Plloçë është më shumë sesa një projekt infrastrukture: ajo është një test i qeverive për seriozitetin në përmbushjen e angazhimeve publike.

  • FOTO/ Hapet një pjesë e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, ja kur pritet të aksesohet plotësisht

    FOTO/ Hapet një pjesë e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, ja kur pritet të aksesohet plotësisht

    Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë po afrohet drejt përfundimit dhe pritet të hapet plotësisht për qarkullim në fund të këtij muaji.
    Ky segment, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2009, ka kaluar nëpër disa peripeci, por tashmë gjendja është në fazën finale. Aktualisht një pjesë e segmentit është e hapur dhe automjetet kanë nisur të lëvizin në zonat e përfunduara.
    Sipas pamjeve të fundit, devijimi për në Pogradec është i qartë, duke shmangur kthesat e vështira të aksit, ndërsa vijëzimet horizontale janë përfunduar dhe vijon vendosja e sinjalistikës vertikale.
    Ky aks është veçanërisht i rëndësishëm pasi do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit nga kryeqyteti drejt Juglindjes së vendit, duke ofruar një rrugë më të sigurt dhe me shpejtësi më të lartë.
    Përfundimi i këtij projekti pritet të sjellë përfitime të mëdha për transportin dhe ekonominë lokale, duke lidhur më mirë rajonet juglindore me qendrën e vendit dhe duke përmirësuar lidhjet rrugore për qytetarët dhe bizneset.

  • Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë! I kushtoi shqiptarëve dhjetra milionë dollarë

    Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë! I kushtoi shqiptarëve dhjetra milionë dollarë

    Kryeministri Edi Rama premtoi të martën (19 gusht) përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë.

    Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.

    Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.

    Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160 milionë, me një tejkalim kostosh prej 60% mbi vlerësimin fillestar.

    Marrëveshja e huasë shtesë u lidh mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës.

    Sipas marrëveshjes, sauditët ranë dakord që të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.

    Në atë kohë zyrtarë të qeverisë thanë në Kuvend se kredia e re do të përdorej për të përfunduar 6 për qind të punimeve që kishin mbetur, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

    Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës.

    Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014 dhe punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018.

    Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa.  Por edhe pse këto interesa kanë nisur të paguahen, rruga ende vijon të mos jetë e përdorshme për qytetarët. /BIRN/

  • E nisi Berisha, pas 15 vitesh Rama mburret me asfaltin e rrugës ende papërfunduar Qukës-Qafë Plloçë

    E nisi Berisha, pas 15 vitesh Rama mburret me asfaltin e rrugës ende papërfunduar Qukës-Qafë Plloçë

    Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë.
    Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.
    Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.
    Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160 milionë, me një tejkalim kostosh prej 60% mbi vlerësimin fillestar.
    Marrëveshja e huasë shtesë u lidh mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës.
    Sipas marrëveshjes, sauditët ranë dakord që të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.
    Në atë kohë zyrtarë të qeverisë thanë në Kuvend se kredia e re do të përdorej për të përfunduar 6 për qind të punimeve që kishin mbetur, të cilat ende nuk kanë përfunduar.
    Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës.
    Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014 dhe punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018.
    Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa.  Por edhe pse këto interesa kanë nisur të paguahen, rruga ende vijon të mos jetë e përdorshme për qytetarët./Birn

  • Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan foto: Pamje e re në drejtim të juglindjes

    Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan foto: Pamje e re në drejtim të juglindjes

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e aksit Qukës-Qafë Plloçë.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.
    Rruga pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit nga Tirana për në juglindje dhe Korçë, me një reduktim të kohës rreth 30 minuta dhe një përmirësim të lidhjes me pikën kufitare të Kapshticës

    Top Channel

  • Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Kryeministri: Pamje e re në drejtim të juglindjes (FOTO)

    Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Kryeministri: Pamje e re në drejtim të juglindjes (FOTO)

    Politikë E Martë, 19 Gusht 2025 14:08

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e aksit Qukës-Qafë Plloçë.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.

  • FOTO/ Shkurton distancën Tiranë-Korçë, ja sa kanë avancuar punimet dhe kur pritet të përfundojë aksi Qukës– Qafë Plloçë

    FOTO/ Shkurton distancën Tiranë-Korçë, ja sa kanë avancuar punimet dhe kur pritet të përfundojë aksi Qukës– Qafë Plloçë

    Këto janë pamjet nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë, aks do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit.
    Rruga do të stimulojë po ashtu në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik. Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 43,4 km, do të shkurtohet rreth 30 minuta koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë.
    “Kantieret e aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Punimet në të tre lotet po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar ndërtimin e këtij segmenti të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.
    Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit dhe stimulojë në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik”, shkruan Rama.

     

  • Aksident në aksin “Qukës-Përrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësoren

    Aksident në aksin “Qukës-Përrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësoren

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Qukës-Përrenjas, ku një 70 vjeçare ka humbur jetën.

    Makina e drejtuar nga shtetasi me iniciale P.K., ka përplasur për vdekjen një këmbësore, shtetasen me iniciale F.M.
    Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
    “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
    Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thonë uniformat blu.

    Top Channel

  • Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin

    Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin

    Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç.
    “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
    Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.