Tag: qukës

  • Skandali i Qukës-Qafë Pllocë/ 2T e Sakove dhe Rawafed përlanë 75 mln usd për vetëm 9 km rrugë, që u shemb një muaj pas inaugurimit

    Skandali i Qukës-Qafë Pllocë/ 2T e Sakove dhe Rawafed përlanë 75 mln usd për vetëm 9 km rrugë, që u shemb një muaj pas inaugurimit

    Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri. Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga vëllai i krebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.
    Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.

    Loti 3 i rruges
    Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.

    Artan Sako, pronar i 2T
    Por e sigurtë është që qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me qeverinë.
    Saga
    Në vitin 2014, Parlamenti miratoi marrëveshje e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Financimin e Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.
    Rruga Qukës-Qafë Pllocë u tenderua e ndarë në tre loti. Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por paratë për këtë lot firuan shpejt dhe tre vjet më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi dyfishimin e fondit.
    “Me shkresën nr.120, datë 22.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka kthyer përgjigje Kordinatorit të Projekteve të Huaja me tabelën financiare duke e vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,3 milionë dollarë, e konfirmuar edhe nga shkresa me nr.ref A2014-02/2017-75 e Konsulentit,” zbuloi një raport i KLSH-së.
    Sipas ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit, kjo diferencë vinte si pasojë se projekti nuk ka pasur financim të plotë. Këtu nis një histori kaosi shifrash, që ndryshonin çdo javë.
    Fillimisht, ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 17.06.2020, i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi në shumën 49 milionë USD për plotësimin e financimit të Lotit 2 në rrugën, Qukës Qafë Pllocë. Por vetëm një javë më vonë ndërroi mendje dhe kërkoi vetëm gjysmën.
    Me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 25.06.2020, MFE i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi, por këtë herë në shumën 25 milionë USD për përfundimin e Lotit III.
    Por 6 muaj më vonë, kostoja ndryshoi sërish dhe u rikthye tek varianti fillestar. Me shkresën nr. 17876/5 prot., datë 18.12.2020, MFE i kërkon Fondit Saudit për Zhvillim edhe 24 milionë të tjera për financimin e plotë të Projektit (Loti III).
    Me miratimin në parlament të kësaj shtese të financimit prej 49 milion USD praktikisht kosto për Lotin 3 u rrit krahasimisht me 48 për qind me kontratën bazë me 48%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 50 milion dollarë në 74 milion USD vetëm për Lotin 3.
    Shtesa prej 25 milionë dollarësh krahasuar me koston fillestare u kërkua pikërisht me motivacionin e stabilizimit të skarpatave të rrugës. Ironikisht ato skarpata, të cilat u shembën vetëm një muaj pas përurimit të rrugës.
    KLSH paralajmëroi shembjen
    Ajo që ndodhi sot me shembjen masive të rrugës nuk është një rrufe në qiell të hapur. Rënia e rrugës në lotin 3, ishte paralajmëruar pak muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport auditimi, KLSH konstatonte se projektzbatimi për lotin 3 ka rezultuar me mangësi të theksuara.
    “Trupi i rrugës sipas projektit origjinal është dhënë kudo i njëjtë, duke mos llogaritur zgjerimet e nevojshme të rrugës, kryqëzimet, vend parkimet, sistemet e kullimit dhe drenazhet, si dhe përforcimin e trupit të rrugës. Paketa e shtresave rrugore është projektuar uniformë, pavarësisht formacioneve gjeologjike-gjeoteknike, kur rruga është në gërmim apo mbushje,” thuhej në raportin e KLSH.
    Sipas raportit, vizatimet e rrugës nuk përputheshin me udhëzimet e raportit gjeoteknik, përsa i takon kategorisë së gërmimeve të shpateve dhe ndërkohë nuk ishte parashikuar ndërtimi i mureve gabione si masë mbrojtëse për parandalimin e rrëshqitjeve.
    “Nga verifikimi në terren rezultoi se pjesa më e madhe e materialit shkëmbor i cili del nga gërmimet e skarpatave është i papërdorshëm pasi copëzohet dhe shkriftohet në prezencë të agjentëve atmosferik. Ky fenomen do të krijojë probleme serioze edhe në lartësinë e skarpatave, pasi do të krijohen fenomene të rrëshqitjes së tyre, sidomos për faktin se për këto skarpata nuk është parashikuar asnjë fenomen mbrojtjeje për rrëshqitje të tyre,” paralajmërohej në raportin e KLSH-së.

  • Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës është krijuar çarje e skarpatës.
    “Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
    Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
    I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ARRSH që u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancës e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.
     

  • Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë

    Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë

    Një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.
    Pas shirave të shumtë që ranë ditët e fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendose në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët.

    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.
    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.

  • “Aksi Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle”/ Dervishi: Kënga, si violina e Nastradinit, u dëgjua sot

    “Aksi Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle”/ Dervishi: Kënga, si violina e Nastradinit, u dëgjua sot

    Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar sitatën skandaloze të ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u bllokua pas rrëshqitjeve të masivit shkëmbor, vetëm 2 muaj nga inagurimi i saj me valle, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
    ‘Ndryshe nga inagurimet e tjera, Qukës Qafë Plloçë pati vetëm valle. Kënga mungoi, por mungesa e saj, para dy muajve, ishte si violina e Nastradinit- u dëgjua sot!’, shkruan Dervishi në Facebook.

  • Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë2

    Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë2

    Një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.
    Pas shirave të shumtë që ranë ditët e fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendose në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët.
    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.
    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.

  • Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro

    Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës.
    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.
    Nga fotot e transmetuara sot në media duket sikur rruga është bombarduar. Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.
    Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftimku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.
    ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetja për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?
    Kilometrat e florinjtë të Qukës-Qafë Plloçë
    Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.
    Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.
    Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.
    260 milionë euro për 43.4 km rrugë do të thotë rreth 6 milionë euro për kilometër.

    Ministrja Belinda Balluku, në ditën e inaugurimit në shtator, deklaroi se projekti i vjetër ishte “i nisur gabim”, madje “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës”.
    Kryeministri Rama e plotësoi: “Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar, sepse u nis mbrapsht.” Fjalët dukej se shërbenin si justifikim për vonesën dhe koston. Por shembja dy muaj më pas e kthen këtë në një aferë të dyshuar korrupsioni, pasi nuk është e vetmja vepër nën vargun e kritikave që lidhet me institucionet që drejtoi Balluku. Skandalet e shumta kulmojnë me tunelin e Llogarasë, ku prokuroria dokumentoi komunikime të ndërsjella dhe ndërhyrje të paligjshme në tenderime.
    Reagimet politike
    Screenshot
    Nga PD reagoi deputeti Ivi Kaso. Ai e cilësoi ngjarjen si një tjetër aferë që kërkon hetim të menjëhershëm dhe shkroi se: “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës–Qafë Plloçë… kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.” Dhe më tej: “Kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme.”
    Edhe Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, udhëtoi vetë drejt zonës dhe theksoi se problemi nuk është moti, por mënyra sesi jepen tenderat. Në videon e tij ai deklaroi: “Kur tenderat bëhen me telefon dhe kur përfituesi bëhet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet.” Sipas Lapajt, kjo është shembja e dytë në të njëjtin aks brenda pak javësh, çka për të tregon një problem akoma më të thellë: korrupsion dhe punime jashtë standardeve./Lapsi.al

  • ‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror

    ‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror

    Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim.

    ‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook.

    Postimi i plotë:

    260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet.

    Kjo s’është gabim, është krim shtetëror.

    Vjedhin dhe rrezikojnë jetë njerëzish pa asnjë përgjegjësi. 

  • “Balluku përgjegjëse për vjedhjen e 260 milionë euro”/ Dëmtimet në aksin Qafë Plloçë–Qukës, flet deputeti Kreka

    “Balluku përgjegjëse për vjedhjen e 260 milionë euro”/ Dëmtimet në aksin Qafë Plloçë–Qukës, flet deputeti Kreka

    Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Fidel Kreka, ka reaguar pas shembjes së disa segmenteve të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, që u dëmtuan menjëherë pas reshjeve të para të këtij sezoni.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kreka rikujton pyetjen që i kishte drejtuar vetëm pak ditë më parë zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me fondet e këtij projekti: “Kush i vodhi 260 milionë euro të kësaj rruge?”.
    Sipas tij, fakti që aksi i shpallur si “investim strategjik” dhe që duhej të ndërtohej me “standarde europiane” nuk arriti të përballojë as reshjen e parë, tregon se ka shqetësime serioze mbi mënyrën si janë menaxhuar fondet publike dhe proceset e ndërtimit.
    Kreka thekson se ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë për projekte infrastrukturore që duhet të garantojnë siguri dhe cilësi, realiteti në terren nxjerr në pah probleme të theksuara që kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
    Deputeti nënvizon se dëmtimet e shfaqura sot në këtë aks të rëndësishëm rrugor shtojnë dyshimet për abuzime, ndërsa kërkon sqarime të menjëhershme nga institucionet përkatëse mbi mënyrën e zbatimit të projektit dhe përdorimit të buxhetit të akorduar.
    Pjesë nga deklarata:
    Para pak ditësh e pyeta Belinda Ballukun: Kush i vodhi 260 milionë euro të Qafë Plloçë–Qukës?
    Sot rruga u shemb. U bllokua. U zhduk me shiun e parë.
    Ky është ‘investimi strategjik’?
    Ky është ‘standarti europian’?
    Paratë fluturuan, rruga u shemb, qytetarët vazhdojnë të paguajnë.
    Përgjegjësia ka emër, nuk është faji i shiut por i hajdutëve!

  • “Hetim dhe transparencë të menjëhershme”/ Bllokimi i aksit, Kaso: Rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

    “Hetim dhe transparencë të menjëhershme”/ Bllokimi i aksit, Kaso: Rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

    Shembja dhe bllokimi i segmentit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ka sjellë reagime nga drejtues të Partisë Demokratike.
    Deputeti Ivi Kaso i është kundërvënë qeverisë, duke theksuar se për ndërtimin e kësaj rruge e cila mundësua me një kostot që shkoi në 260 milionë euro, janë harxhuar shumë më tepër se sa parashikohej, pa siguruar standardet e nevojshme për siguri.
    Ai e ka cilësuar si një skandal dhe kërkon hetim për të kuptuar shkaqet e shembjes dhe bllokimit të rrugës Qukës- Qafë Plloçë.
    “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës-Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
    Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot dhe frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në sigurinë e në lëvizje.
    Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afrimi i radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme!”, shkruan Kaso në “Facebook”.

  • “260 mln euro u shpenzuan për tallava dhe kulaç”/ Shembja e aksit Qukës-Qafë Plloçë, reagon ‘egër’ deputeti: Kush…?

    “260 mln euro u shpenzuan për tallava dhe kulaç”/ Shembja e aksit Qukës-Qafë Plloçë, reagon ‘egër’ deputeti: Kush…?

    Deputeti i Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pas shembjes së rrugës Qukës- Qafë Plloçë. Kapri thekson se 260 mln euro janë shpenzuar jo për rrugë, por sipas tij për tallava dhe kulaç.
    “260 milionë euro janë shpenzuar për propagandë, tallava me kulaç e daulle. Qukës Qafë Plloçë është një nga segmentet më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë në Shqipëri.
    Pas 16 vitesh punime, shtyrjesh dhe pritjesh, rruga e sapohapur nuk i ka rezistuar as reshjeve të para.
    Kush mban përgjegjësi? Kush firmosi studimet gjeologjike, kush pranoi punimet, kush monitoroi cilësinë? Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për projekte korruptive që pasurojnë hajdutët dhe vënë në rrezik jetën e tyre.”, tha Kapri.