Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Berisha tha se anëtarët e qeverisë e kanë mendjen vetëm të vjedhin dhe më pas sesi të fshehin provat.
Po ashtu, Berisha në fund të fjalës deklaroi se ai që vërtetë e ka sharë PS-në ka qenë Edi Rama, që sipas tij, e ka quajtur këtë parti “bordello”. Për Berishën, Rama është mbyllur si miu në çark dhe se nuk ka shpëtim nga drejtësia.
“Edi Rama është i kapur në qark si miu në mesazhe me Ervis Berberin. Nëntëdhjetë përqind e fondeve të investimeve vidhen dhe nuk gjenden. Dje ishte në SPAK drejtoresha e AKSH, që ishte garazh për Edi Ramën. Nga tenderat në AKSH, thuhet se ka përfituar edhe vetë Linda Rama. Daniel Shima u shkarkua dhe pas disa javësh, uniforma policie e grabisin. Banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vranë. Kanë tre muaj që e kanë mbyllur Danielin dhe nuk del nga dhoma. Droga dhe vjedhjet po shkatërrojnë ekonominë e vendit. Këta hajdutë po prishin provat ditë e natë. Rama ka thënë se PS është një bordello. Ai e ka këtë koncept për Partinë Socialiste, e jo unë”, tha Berisha.
Tag: quajtur
-

“Rama e ka quajtur PS-në bordello”, Berisha: Është i kapur si miu në çark…
-

21 Janari/Berisha: Unë e kam quajtur vrasje shtetërore përpara Strasburgut
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ai është i pari që e ka cilësuar ngjarjen e 21 janarit si “vrasje shtetërore”, duke e bërë këtë edhe përpara gjykatës së Strasburgut.
Berisha shpjegoi se kjo konkludim bazohet në ekspertizat mjeko-ligjore, të cilat treguan se plagët nuk ishin shkaktuar nga afër, dhe sipas tij, kjo dëshmon për përgjegjësi të strukturave shtetërore në ngjarje.
Pjesë nga deklarata:
Meqë e ndjek këtë punë, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore?
Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë?
Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë.
Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore.
Berisha deklaroi se nuk është thirrur në SPAK, asnjëherë për ’21 Janarin’, pasi sipas tij kanë pasur frikë nga dëshmitë që do jepte. Gjithashtu, Berisha rikujtoi se demonstrata e 21 janarit ishte një nga më të dhunshmet në historinë e vendit, me gurë dhe plumba duke goditur ndërtesat, xhama të thyer dhe automjete të sulmuara, dhe se sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.
“Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.Pra, axhenda e dhunës.
Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën. Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi. Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune. Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur”, u shpreh ai. -

Futbollisti legjendar kundër Vuçiçit: Ne nuk kemi një shtet të quajtur Serbi
Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 20:28
Savo Milosheviç, futbollisti legjendar serb dhe ish-trajneri i Partizanit të Beogradit ka shpërthyer në kritika ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe politikën e SNS-së.
“Jam 52 vjeç dhe nuk mund të jem më politikisht korrekt, as nuk më intereson nëse fjalët e mia do të lëndojnë dikë. Nëse kam vendosur tashmë të flas, atëherë le të jetë kështu. Le ta themi troç: ‘Ne nuk kemi një shtet të quajtur Serbi’. Edhe sot, dua tu them të gjithë qytetarëve të Serbisë, nuk kemi asgjë. Ne nuk i dimë prioritetet kombëtare, rrugën, kush janë elitat tona politike. Unë i njoh të gjithë, ata mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për popullin. Është mirë që njerëzit të zgjohen, të jenë rebelë, pas të gjitha viteve të letargjisë dimërore”, tha Milosheviç.
Ai nuk u ndal me kaq, pasi akuzoi Vuçiçin se pas 13 viteve në pushtet u ka mpirë trurin serbëve, por theksoi se ka të rinj që duhet ta çojnë përpara revolucionin e nisur me protestat pas tragjedisë në Novi Sad. Historia e konfliktit mes tij dhe Vuçiç daton që nga viti 2004, kur Milosheviç ishte ende një lojtar aktiv. -

Kishte shkuar për gjah në Tepelenë por gjeti vdekjen, shpallet në kërkim autori i dyshuar që qëlloi biznesmenin
Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Bëhet me dije se viktima u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian.
Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij.Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.
Megjithatë ende nuk dihen të plota rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah. Eshte gjetur me rroba gjahu në fshatin Salari.
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, mësohet të jetë pronar pronar i një fabrike tullash në Tiranë të quajtur “Edilcentro”.
Gjithashtu nga burime policore mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar nga policia si G. B.
Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Ad
Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
Tirana: Shtëpi të reja kontejnerësh – Shikoni çmimet!Shtëpi Kontejnerësh | Reklama në KërkimShërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
-

Analiza: Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në SHBA dhe Evropë
Videoja propagandistike ruse “Mbroj Atdheun” filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe në favor të luftës.
Zëri kumbues i një gruaje rrëfen derisa pamje të kaosit ekonomik të Rusisë në vitet ‘90 shndërrohen në simbole perandorake dhe kishtare, dhe Katedralen e Shën Basilit në Sheshin e Kuq.
“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni jashtë Rusisë, po ju drejtohemi juve”, thotë rrëfyesja.
“Ka ardhur koha juaj për t’u bërë heronj dhe për të hyrë në histori! Shkruani tek ne dhe ne do t’ju ndihmojmë ta mbroni të drejtën tuaj për jetë, liri dhe të ardhme. Do t’ju ndihmojmë ta mbroni Atdheun!”
“Me respekt, Inteligjenca Ushtarake e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, përfundon videoja, duke drejtuar shikuesit tek një bot rekrutimi – një program automatik brenda Telegramit.
Për muaj me radhë, agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe organet e drejtësisë kanë paralajmëruar për një trend shqetësues: njerëz të rastësishëm – “freelancerë”, “përfaqësues”, “agjentë në dispozicion” – të rekrutuar, zakonisht përmes Telegramit dhe zakonisht pa e ditur, për të kryer detyra të fshehta dhe ndonjëherë shkatërruese si vëzhgimi, zjarrvënia, sabotimi dhe përhapja e dezinformatave.
Sipas autoriteteve, agjencitë që rekrutojnë dhe punësojnë shpesh janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me Rusinë. Kjo përfshin “Inteligjencën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, e njohur gjerësisht si GRU.
“Po shohim një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve që do t’i përshkruanim si ‘përfaqësues’ të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës së huaj”, tha më 18 shtator Dominic Murphy, komandant i Policisë Metropolitane të Britanisë, kur njoftoi arrestimin e dy burrave të cilët dyshohet se ishin rekrutuar për t’ia vënë zjarrin një magazine të lidhur me Ukrainën.
Burrat dyshohet se janë rekrutuar, sipas policisë, nga Grupi Wagner, kompania gjysmë e shuar ruse e mercenarëve, operacionet e së cilës tani kontrollohen kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas videos “Mbroj Atdheun” dhe një boti të lidhur me rekrutimin qëndron një njësi e lidhur me GRU-në, e njohur si Qendra e Inteligjencës Melodiya. Qendra ishte përgjegjëse për një bot të ngjashëm rekrutimi në vitin 2024 që përfshinte figurën fiktive të “Syrit të Sauronit” nga filmat e Lord of the Rings.
Gjetjet e reja nga Systema, njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë (REL), i lidhin për herë të parë videot me botët e rekrutimit drejtpërdrejt me GRU-në.
Ai që qëndron pas videos “Mbroj Atdheun” dhe botëve të rekrutimit është zëvendësdrejtori i Melodiyat, Yevgeny Rasskazov. Ai është gjithashtu bloger neo-nazist rus dhe mercenar i njohur, i cili ka luftuar në Ukrainë, ka festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit, ka bërë thirrje për tredhjen e ukrainasve dhe e ka përshkruar luftën si përvojë seksuale.
“Kur një burrë shkon në luftë, është dëshirë seksuale”, Rasskazov, në një video-intervistë të transmetuar në vitin 2021, rreth gjashtë muaj para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
“Lufta ta gjallë dëshirën po aq sa një grua. Kur vret [një armik], shijon faktin se gruaja e tij mbetet e ve. Shijon si qajnë si familje, se si ai kthehet në shtëpi në arkivol. Dhe pastaj t’u ngrihet!”
Nga hiri i Wagnerit
Në tetor të vitit 2023, gjenerali Vladimir Alekseyev, zyrtari numër dy i GRU-së, shpërndau medalje për burrat që kishin luftuar për të kapur bastionin ukrainas të Bahmutit. Mercenarët, dhe ish-të burgosurit e liruar, që luftuan me Grupin Wagner luajtën rol kyç në kapjen e qytetit rreth pesë muaj më parë.
Mes atyre që morën çmime, sipas një videoje në Telegram, ishte Mikhail Turkanov, një ish-luftëtar i arteve të përziera marciale dhe tifoz i zjarrtë i skuadrës së futbollit Zenit Shën Petersburg. Turkanov është gjithashtu veteran i një njësiti të lidhur me GRU-në, të quajtur Espanola.
Kjo organizatë e djathtë u formua në vitin 2022 dh u rrit nga klubet ekstreme të tifozëve të futbollit të njohura si “ultras”.
Anëtarët e Espanolas, shumë prej të cilëve janë ish-ultras, përqafojnë simbolet naziste: numri i brigadës është 88, që simbolizon një përshëndetje naziste, shkronja e tetë e alfabetit dy herë, HH për Heil Hitler. Vetë Turkanov u gjobit në vitin 2019 për shfaqjen publike të tatuazheve me kryqin nazist dhe sloganin e koduar nazist “14/88”.
Shfaqjet publike të simboleve naziste janë të paligjshme në Rusi.
Anëtarë të Espanolas janë vrarë gjithashtu duke luftuar në luftën e Ukrainës.
Espanola është formalisht e pavarur, por në fakt është pjesë e Korpusit të Vullnetarëve, një rrjet fshehtë i milicive jozyrtare, organizatave vullnetare dhe njësiteve paramilitare me lidhje ndërmjet tyre – dhe me GRU-në.
Disa nga njësitet përfshijnë pjesë të Grupit Wagner, i cili u shpërbë pas vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, ndërsa ajo cka mbeti nga grupi u integrua në Ministrinë e Mbrojtjes ose diku tjetër.
Shumica e rekrutimeve dhe koordinimeve për këto grupe kryhet nga Redut, një kompani sekrete e ngritur nga GRU-ja në muajt para vdekjes së Prigozhin në gusht të vitit 2023.
Alekseyev, gjenerali i GRU-së, është quajtur një nga themeluesit e Wagnerit. Ai gjithashtu është kredituar për konceptimin e sistemit të rekrutimit Redut.
Në fillim të vitit 2024, zyrtarët e Espanolas krijuan një grup gjysmë-klandestin të quajtur Melodiya duke punësuar specialistë komunikimi, oficerë të inteligjencës kibernetike dhe të tjerë. Zëvendësdrejtori i tij është Rasskazov, i cili përdor nofkën e luftës “Topaz”.
Agjentët në dispozicionKampanja e rekrutimit në aplikacionin Telegram ka alarmuar inteligjencat perëndimore dhe ukrainase, pjesërisht për shkak të vështirësisë për ta vëzhguar dhe zbuluar, si dhe për t’i penguar planet e mundshme të tij.
“Mos u bëni agjent në dispozicion”, tha policia gjermane në një deklaratë të pazakontë më herët këtë muaj.
Të krijuara nga njësitet e lidhura me GRU-në si Melodiya, këto kampanja shpërndahen pjesërisht për shkak të individëve aleatë ose të një mendimi të ngjashëm dhe “influencerëve”.
Shembull i kësaj është Aleksei Zhivov, një bloger në Telegram me më shumë se 110.000 ndjekës dhe i lidhur me Espanola. Më 26 nëntor të vitit 2024, pasi tifozët e një skuadre futbolli të kategorisë së dytë të futbollit anglez ftuan Rusinë të lëshonte raketa bërthamore ndaj rivalëve të tyre, Zhivov amplifikoi postimin nga X.
Ai postoi një mesazh rekrutimi në anglisht, duke kërkuar nga njerëzit të bashkohen me Espanola dhe përfshiu një link për botin Syri i Sauronit me mbishkrimin: “[Link] për ata që duan të ndihmojnë Rusinë në mënyrë të vazhdueshme”.
Një shembull tjetër është një kanal në gjuhën spanjolle i quajtur “Los Sombreros Blancos” – Kapelat e Bardha – me rreth 33.000 ndjekës. Kanali, që zakonisht poston mesazhe antiglobaliste dhe proruse në spanjisht, ripostoi postimin e Syri i Sauronit në shkurt.
Kapelat e Bardha është pjesë e një rrjeti prej rreth 200 faqeve dhe kanaleve ideologjikisht të ngjashme të quajtura Portal Kombat, një lojë fjalësh mbi një video-lojë të njohur me gjakderdhje. Rrjeti riposton materiale nga mediat shtetërore ruse dhe kanale Telegrami pro-Kremlin në frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe gjuhë të tjera, përfshirë rumanishten, e cila dominon në Moldavi.
Shumica e faqeve pretendojnë se marrin informacionin e tyre nga një entitet i quajtur Rrjeti Pravda, i cili shpërndan rregullisht narrative antiperëndimore.
Dy kanale Telegrami, Selsky Rozum në çekisht dhe Olej w Gwovie në polonisht, u krijuan në të njëjtën ditë, më 13 mars 2022. Kanalet kanë avatarë pothuajse identikë. Të dy postuan linkun e Syrit të Sauronit në të njëjtën ditë, më 25 prill 2025, brenda pak minutash nga njëri-tjetri, rreth orës 14:10, me kohën e Moskës.
Një llogari tjetër Telegrami që ripostoi shpejt videon “Mbroj Atdheun” ishte ajo e Russell Bentley, një amerikan që luftoi në Donbas të Ukrainës së bashku me paramilitarët rusë qysh më 2014, në vitin e parë të luftës atje. I njohur si Kauboi i Donbas, Bentley fitoi shumë ndjekës në YouTube dhe platforma tjera.
Ai u vra në Ukrainë në prill 2024. Nuk dihet se kush postoi videon pas vdekjes së tij në llogarinë e Bentleyt.
Rusia dhe nazistët e saj
I lindur në rajonin Donetsk të Ukrainës, Rasskazov u radikalizua në vitin 2014, rreth kohës kur Rusia nxiti luftë në Donbas – rajonet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës – kundër forcave qeveritare.
Ai u bashkua me një njësit paramilitar të ekstremit të djathtë të quajtur Rusich, i udhëhequr nga Aleksei Milchakov, një rus që mburrej hapur për simpatitë naziste dhe ideologjitë raciste. Rusich dhe vetë Milchakov janë lidhur me krime në Ukrainë dhe Siri, dhe u klasifikuan si “organizatë terroriste globale” nga SHBA-ja në vitin 2022.
Rasskazov iu ribashkua luftimeve në Ukrainë menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë në shkurt të vitit 2022.
“Tani, kam ardhur të vras ukrainas. Kjo është e gjitha”, tha ai për një intervistues.
Në vitet e fundit, Rasskazov është dukur më i butë në paraqitjet publike. Ai ka marrë pjesë në takime të Parlamentit rus mbi mbrojtjen e familjes, sipas Novaya Gazeta – në përputhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se Rusia është mbrojtëse e asaj që ai e quan vlera tradicionale.
Shkurtin e kaluar, Rasskazov dhe disa anëtarë të Espanolas folën me studentë në një shkollë të Moskës, ku “veteranët diskutuan me fëmijët rëndësinë e edukimit, temat e dashurisë dhe atdheut, dhe ndanë përvojat e tyre jetësore dhe pikëpamjet botërore”.
Numri i shkollës ku u mbajt fjalimi ishte 88, kodi numerik për përshëndetjen naziste.
Nuk është e qartë nëse Rasskazov e ka prodhuar ose drejtuar vetë këtë video.
Një bisedë me “GRU”-në
Nëse klikoni në linkun e postimit në Telegram, “Mbroj Atdheun”, kalon tek një bot i quajtur GRU.
Nëse klikon mbi bot atëherë të kërkohet të zgjedhësh gjuhën e preferuar, rusisht ose anglisht, dhe të plotësosh një pyetësor të shkurtër me emër, adresë, profesion dhe arsyet pse dëshiron t’i bashkohesh programit.
Një korrespondent i REL-it që identifikoi veten si banor i Rigas plotësoi pyetësorin një mbrëmje gjatë javës.
“Mesazhi juaj është dërguar tek GRU-ja”, u përgjigj boti, dhe një përgjigje erdhi brenda tre minutave nga dikush që dukej se ishte person i vërtetë.
“Mirëmbrëma. Na vjen mirë që ka ende patriotë rusë. Si mund të na ndihmoni?” shkroi personi.
Kur u pyet nga REL-i se çfarë po u interesonte, personi iu përgjigj menjëherë: “Kamionë karburanti ukrainas. A dini ku t’i gjeni?”
Personi shtoi më pas: “Në portin [Riga]. Janë civilë. Duam të dimë ku janë dhe t’ua shkrepni një fotografi”.
Kur korrespondenti i REL-it e pyeti për pagesën, ai e shau dhe iu përgjigj me zemërim.
“Qërohu që këtej!” shkroi ai.
“Paratë nuk janë të nevojshme. Dashuria për atdheun duhet t’ju ngrohë dhe ushqejë. Dëshiron para për fotografi, e ke më gjithë mend? Ka dhjetëra si ti vetëm në Riga. Askush nuk ka menduar të kërkojë para për fotografi. Mirupafshim!”
Kjo ishte fundi i bisedës./ REL -

Sulmi ajror i SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës, reagon ashpër presidenti i Kolumbisë: Akt tiranie
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, e ka dënuar ashpër fushatën ushtarake të SHBA-së në Detin e Karaibeve, duke e quajtur atë një “akt tiranie” dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi vdekjen e mundshme të qytetarëve kolumbianë. Në një intervistë për BBC-në, Petro deklaroi se përdorimi i sulmeve ajrore ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge është i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.
Operacioni ushtarak, i nisur nga administrata e Presidentit Donald Trump në fillim të këtij muaji, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave. Trump ka justifikuar veprimet si masa të domosdoshme për të ndalur rrjedhën e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë drejt Shteteve të Bashkuara.
“Pse të lëshosh një raketë nëse mund ta ndalosh thjesht anijen dhe të arrestosh ekuipazhin?” u shpreh Petro për BBC. “Kjo është ajo që dikush do ta quante vrasje.”
Ai theksoi se operacionet e mëparshme detare për ndalimin e drogës janë kryer në bashkëpunim me SHBA-në pa viktima, duke akuzuar Uashingtonin për përdorim disproporcional të forcës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Zyrtarë të administratës Trump kanë pohuar se objektivat kryesorë të operacioneve kanë qenë grupet kriminale venezueliane, përfshirë bandën famëkeqe Tren de Aragua, por ekspertë dhe ligjvënës kanë vënë në dyshim besueshmërinë e informacionit zyrtar dhe legjitimitetin ligjor të sulmeve në ujëra ndërkombëtare.
Kombet e Bashkuara dhe ligjvënës demokratë në Kongresin amerikan i kanë quajtur këto veprime “ekzekutime jashtëgjyqësore” dhe kanë kërkuar transparencë mbi identitetin e viktimave dhe bazën ligjore të urdhrave presidenciale.
Duke folur nga Nju Jorku, ku po mbahet një takim i Kombeve të Bashkuara, Petro e akuzoi Trumpin për “poshtërim të popullit kolumbian” dhe theksoi se Amerika Latine nuk do të “përkulet para mbretit”.
Tensionet midis të dy liderëve kanë qenë të pranishme edhe më parë. Petro kujtoi se gjatë një fushate të mëparshme, Trump e kishte quajtur “terrorist”. Ndërkohë, Trump ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj vendeve të Amerikës Latine duke i etiketuar disa grupe kriminale si organizata terroriste dhe duke rritur praninë ushtarake në rajon.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Trump është “i përgatitur të përdorë çdo element të fuqisë amerikane” për të ndaluar trafikun e drogës dhe për të ndëshkuar përgjegjësit, por nuk ka dhënë detaje konkrete për operacionet apo viktimat.Top Channel
-

NASA publikon imazhe të reja të teleskopit James Webb
Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka tejkaluar sërish të gjitha pritjet.
NASA publikoi imazhin spektakolar duke treguar mijëra yje të rinj shkëlqyes, 5 mijë e 500 vit drite larg Tokës.
Përveç yjeve të rinj me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, imazhi zbulon një re pluhuri dhe gazi në të cilën po formohen yje.
Kjo re e quajtur Mjegullnaja e Karavidhes, është aq e madhe sa shtrihet përtej fushëpamjes së kamerës. Një grup yjesh shumë të rinj, i quajtur Pismis 24, ndodhet thellë në brendi të saj, për të cilat janë nevojitur mbi pesë orë për t’i kapur në foto.
James Webb, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë, u lansua para katër vjetësh. Ai vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, i cili i lejon të depërtojë në pluhurin hapësinor dhe të regjistrojë skena të lindjes së yjeve.
Distanca deri në mjegullnajë është 5.500 vit dritë, me një vit dritë që është rreth 9.46 trilionë kilometra./KultPlus.com
-

Makina përplas motomjetin në Lushnjë, lëndohet një person, përfundon në spital
Një aksident është regjistruar rreth orës 09:00 në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’.
automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe.
Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”/ Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi
15-vjeçari që u aksidentua në aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. I mituri u shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord.
Automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00. -

Aksident në Fier, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.Njoftimi:
Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.