Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ” e keqja më e madhe e vendit”. Berisha u shpreh se “e kam për nder”, duke shtuar se e konsiderojnë të tillë pasi mbron interesat e qytetarëve. Kryedemokrati theksoi se “unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik”.
Berisha:
“Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin.
Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.
Tag: quajti
-

Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet: E mira për të është…
-

I dha Nobel për Paqe lideres së Opozitës, Venezuela i vë kyçin ambasadës në Oslo
Machado-ambasado e venezueles ne oslo
NORVEGJI- Venezuela njoftoi të hënën se do të mbyllë ambasadën e saj në Oslo, disa ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen, raporton BBC.
Në një deklaratë, qeveria venezueliane nuk komentoi mbi çmimin e Machados, duke thënë se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi të shërbimit të saj të jashtëm.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi se Karakasi kishte mbyllur ambasadën e saj në Oslo pa dhënë një arsye.
Komiteti i Nobelit në Oslo ia dha asaj çmimin të premten në njohje të asaj që e quajti “puna e saj e palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës”, ndërsa udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro e quajti laureaten 58-vjeçare një “shtrigë djallëzore”.
Ministria e Jashtme norvegjeze e quajti vendimin “të pakëndshëm”.
“Pavarësisht dallimeve tona mbi disa çështje, Norvegjia dëshiron ta mbajë dialogun të hapur me Venezuelën dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim”, tha një zëdhënëse e ministrisë.
Ajo shtoi se Çmimi Nobel “është i pavarur nga qeveria norvegjeze”.
Machado ka bërë fushatë kundër Maduros për vite me radhë, sundimi 12-vjeçar i të cilit shihet nga shumë vende si i paligjshëm. Ajo është detyruar të jetojë e fshehur për pjesën më të madhe të vitit të kaluar./ZËRI -

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, reagon Brukseli
Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundërrinat më të këqija”.
Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.
Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.
Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe, shkruan REL.
Pas kritikave, Vuçiç pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundërrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.
Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit. -

Berisha e quajti ‘letër higjienike’ artikullin e New York Times/ Ironizon Mero Baze: ‘Letrën higjienike’ të Enver Hoxhës e quan ‘fakt tronditës’
Botuesi i gazetës ‘Tema’, Mero Baze, nëpërmjet një shënimi ironik në profilin e tij në rrjetin social facebook ka sjell në vëmendje shkrimin e dikurshëm me 9 autorë të ‘New York Times’ ku provohej që djali i Berishës qëndronte pas aferës së Gërdecit dhe Berisha e quajti atë gazetë ‘letër higjienike’, ndërkohë që tani një ‘letër higjienike’ e Enver Hoxhës arrin të shkruajë te rubrika e komenteve në një gazetë amerikane, Berisha e quan ‘artikull tronditës’.
‘Në fakt të tronditur jemi nga gjithë këta të rrjedhur që kanë zaptuar opozitën.’ – përfundon ironinë e tij Baze.
Më poshtë postimi i plotë i botuesit Mero Baze:
New York Times shkuajti një nga artikujtë më të rëndësishëm të historisë së saj me 9 autorë në vitin 2008, ku provoi që djali Sali Berishës, qëndronte pas biznesit të fishekëve në Gërdec dhe Berisha e quajti letër higjenike.
Tani që një letër higjenike e Enver Hoxhës, nga ata që e ndante me urdhër nga gruaja, ka bërë një koment tek një faqeonline, si ata që komentojnë tek blogu i Temës, e quan artikull dhe do që edhe të tronditemi. -

Quajti të çmendur presidentin rus, Macron: Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putin për Ukrainën!
“Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam.
Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”. Kjo deklaratë erdhi pas suli rus në Ukrainë, ku humbën jetën 12 persona, mes tyre 3 fëmijë.
Ndër të tjera Marcon shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”.Top Channel
-

Rama i quajti burrat e Dibrës, çyrykë/ Agron Tufa thirrje Dibranëve: Më 11 Maj jepini Noc Rrokun te kutia
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Monologu i Florian Binaj: Qeveria e quajti ‘bonus dinjiteti’ 100 euroshin, u dhanë bukë në bankë dhe cirk në televizor
Monologu i Florian Binaj: Qeveria e quajti ‘bonus dinjiteti’ 100 euroshin, u dhanë bukë në bankë dhe cirk në televizor
Nëse sot do tentonim t’i mblidhnim bashkë të gjithë heronjtë që kanë ndërtuar këtë vend dhe që janë ende gjallë, do t’i gjejmë në radhë te farmacia.
Me çanta rrecke, me recetat në dorë dhe me shpresën që barnat që i duhet, t’ja mbulojë skema e rimbursimit. Nëse nuk e mbulon, ai nuk do e marrë atë barnë duke i lënë përparësi sëmundjeve të moshës
Po dhe po nuk i gjetët tek farmacia, do i gjeni në rradhë abonetë, në radhë te banka, duke pritur shpërblimin që qeveria e quajti “bonus dinjiteti”. 100 euro. Sepse për qeverinë dinjiteti i një jete të tërë shërbimi ndaj vëndit, vlen 100€….
Me këtë “shpërblim” shumë prej tyre do shlyejnë borxhet në fletoret e dyqaneve të lagjes, të tjerë do blejnë barnat që nuk rimbursohen dhe ç’të mbesë, pak gramë ushqime më shumë.
Të dalësh në pension në Shqipëri nuk është as pushim, as shpërblim, është mallkim. Pensionisti shqiptar nuk jeton, mbijeton…përpiqet, përpëlitet. Pushimet verore janë luks i papërballueshëm, udhëtimet më të gjata janë kur takojnë fëmijët, nipërit mbesat. I gjithë bagazhi i dijeve të jetës dhe profesionit, do zëvëndësohen nga dominoja poshtë pallatit tek stolat pa dërrasa.
Kjo grupmoshë nis e shkrihet ngadalë, përditë, pak e nga pak në një vend që i thotë: “Hajt tani, voto për mua dhe ik bëhu i padukshëm pa u ankuar.”
U premtuan rritje pensionesh, trajtim dinjitoz, mbështetje.
Çfarë morën?
Qeveria mori votat dhe pensionistëve u dhanë bukë në bankë dhe cirk në televizor.
Pensionistë në një kryeqytet ku nëse thërret ambulancën, i bie që ke zgjedhur të vdesësh në trafik.
Pensionistë që në vend të detit, kanë liqenin artificial dhe për të marrë pak ajër të pastër, duhet të bëjnë 90 minutash rrugë, me 2-3 ose edhe 4 autobuza sepse lulishtet e lagjeve janë kthyer në lokale.
Në Shqipëri, pensionistët nuk mbahen gjallë nga shteti.
Ata mbahen nga fëmijët e tyre – që kryesisht jetojnë jashtë – me një shuk lekësh djerse që ia japin dikujt në stacion të autobusit, ose në aeroport, për t’ia çuar “plakut”, ose “plakës”.
Ata fëmijë, që mund të ishin këtu, duke ndërtuar Shqipërinë.
Por, ironia është që prindërit e tyre janë të njëjtët njerëz që e ndërtuan Shqipërinë. E bënë me duar, me djersë, me fukarallëk, me punë falas dhe pa ditë pushimi.
Fëmijët e tyre, kanë zgjedhur të mos kenë fatin e prindërve, të atyre grave e burrave, që presin radhën me trajset e ilaçeve nën sqetull, dhe që për shtetin nuk janë gjë tjetër veçse numra në një Excel tek shtabi i patronazhistëve.
Ndaj herën tjetër që shihni një të moshuar duke nxjerrë nga çanta 40 lekshin për autobus — kujtohuni t’i trajtojmë ashtu siç do donim të na trajtojnë kur ne të jemi në moshën e tyre.