David Qosja, personi që vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së Adrian Kodra në vitin 2016, kërkon të lirohet nga burgu.
TCH raporton se Qosja ka bërë kërkesë në gjykatë, ku pretendon gjykim të padrejtë dhe kërkon shfuqizim të dënimit.
Ngjarja tronditëse ndodhi më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, ‘Dëshmor i Atdheut’.
Tag: qosja
-

Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi
-

Vrau efektivin e FNSH-së në Lezhë/ David Qosja kërkesë në gjykatë: Kërkoj shfuqizimin e dënimit
David Qosja, personi që vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së Adrian Kodra në vitin 2016, kërkon të lirohet nga burgu.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Qosja ka bërë kërkesë në gjykatë, ku pretendon gjykim të padrejtë dhe kërkon shfuqizim të dënimit.
Ngjarja tronditëse ndodhi më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, ‘Dëshmor i Atdheut’.Top Channel
-

Akademik Rexhep Qosja: Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!
Rexhep Qosja
Nga Rexhep Qosja
“Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!Arkivat janë magazinat e lavdive!Arkivat janë bodrumet e prishësive!Arkivat janë përcaktues të mendimeve të historisë!Arkivat janë bibliotekat e historisë!Arkivat janë enciklopeditë e historisë!Arkivistët janë prokurorët e heshtur të historisë!Arkivistët janë gjykatësit e heshtur të historisë!Arkivistët janë dëshmorët e historisë!Arkivistët janë heronjtë e historisë!Qe, sa mirë, unë si përkthyes arkivist jam edhe dëshmor, edhe hero i historisë! Nuk jam ende, por duhet të bëhem edhe dëshmor, edhe hero i historisë!Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?”
*Nga romani “Të fshehtat e treguara”, 2020
ObserverKult
———————————–
Lexo edhe:
Rexhep Qosja: Psikologjia e mediokriteteve
Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijimtarinë letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë letrare mund të jenë të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme natyrisht, të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të ndryshme mesatare. Numri i mediokriteteve në letërsitë e vogla kombëtare është, veçmas, i madh, megjithëse opinioni lexues mendon se pikërisht në letërsinë dhe kulturën e tyre nuk ka mediokritete.Disa prej mediokriteteve të këtyre letërsive e imitojnë me ngulmë letërsinë popullore ose, tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popullor me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkruajnë drama dhe skenarë filmi. Mediokritetet e këtij interesimi pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por, meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm.Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
-

“Jam pro protestave”/ Kryebashkiaku Qosja para mbledhjes së PD-së: Është momenti që…
Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja para mbledhjes se kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, u shpreh se është pro protestave.
Qosja u shpreh para gazetarëve se ka ardhur momenti sipas tij, për të protestuar për gjithçka po ndodh në vend.
“Jemi pro protestës, është momenti të protestojmë për gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Jemi pro! Në një linjë me Kryesinë”, u shpreh Qosja për gazetarët.Top Channel
-

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rexhep Qosja: Ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare
Shkrimtari Rexhep Qosja ka reaguar për ndarjen nga jetë të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qosja shprehet se Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare.
Qosja e cilëson Nanon si një politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta.
Ai shkruan gjithashtu se Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.
Postimi i Rexhep Qosja:
Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike.
Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!
Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.
Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shëndërrimeve në jetën tonë historike —i njerëzve që e nisën politikën si mision.
Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare. -

Dëshmia e Erion Alibej: Kërkova ndihmë nga vrasësi i vëllait, s’e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë!
Në më pak se tre vite, 16 të vrarë në atentate mafioze mes bandave të reja të Elbasanit. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri.
Të gjithë njerëzit e asaj bote treguan se ishin njësoj… Tradhtonin pas shpine shokët e dikurshëm. Kështu nisi kjo luftë në masakrën e Bradasheshit.
“Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja”.
Atentati i trefishtë dhjetorin e vitit 2018 ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay, ortaku më i ngushtë i Alibejve në trafikun e kokainës, ishte sinjali i një lufte ku intriga, pabesia dhe tradhtia do shoqëronin çdo kënd…. Një ngjarje që hapi kutinë e Pandorës, nxorri në sipërfaqe bandat e reja, lidhjet politike dhe vrasësit e frikshëm që mbizotëronin qytetin.
“Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Kel Kamami, ishte organizartori dhe ai që njihte çunat, Çunat ishin Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Kolës, Dorjan Shkoza, edhe persona të tjerë aty që do dalin më mbrapa që do kemi kohë ti flasim, por që janë për ngjarje të tjera”.
Në periudhën kur iu ekzekutua vëllai, Erjon Alibej, ishte në kërkim policor për plagosje. Për këtë arsye, nuk mbante telefon. Atë natë, në prag të festës së ndërrimit të viteve, ai shpërndante gjela deti dhuratë si çdo vit, një ritual familjar për miqtë dhe të afërmit. Porosia e fundit, ishte një noter. Por, aty gjithçka ndalet.
Dhëndri i familjes Besmir Lala, që e shoqëronte, merr një telefonatë. Ishte bashkëshortja e Erjonit. Me klithma e ulërima e vë në dijeni se kishin qëlluar Endritin! Për ironi të fatit, në atë moment përball i del një BMË X6 e bardhë. Në timon ishte Mikael Qosja, njeriu që kishte organizuar vrasjen e vëllait të tij.
“Në moment që unë po flisja me Besmir Lalën, mua më shikon makinën Mikael Qosja dhe nuk parkon aty ku u nis për te parku, po vjen direkt drejt meje, në moment që vjen drejt meje, unë e shikoj edhe i ul xhamin, në moment që i ul xhamin, i them a ke hekur aty. Hekur nënkupton armë. Ai më thotë mua jo, pse, çfarë ke? Nuk i flas fare dhe shkoj në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Bradashesh. Shkoj shpejt atje”.
Erjon Alibej, mbërriti i pari në vendgjarje, përpara policisë apo ambulancës, edhe pse ngjarja kishte disa minuta që kishte ndodhur. Alibej, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, aludon se atentatorët mund të jenë ndihmuar edhe nga shteti./Emisioni Inside Story.
-

Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!
Në Mal të Zi po ngjall polemika dhe reagime ndërprerja e shfaqjes së një filmi nga regjisori shqiptar Isa Qosja, vetëm për faktin se ai po jepej në gjuhën shqipe dhe jo malazeze.
Filmi “Lejleku” po transmetohej mbrëmjen e së mërkurës (3 shtator) në festivalin ndërkombëtar të filmit “Xhada” në Podgoricë. Sipas organizatorëve, shfaqja u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura nga një grup personash, të cilët raportohet se bënë edhe thirrje nacionaliste.
“Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen,” deklaruan organizatorët.
Vetë z. Qosja tha për gazetën “Koha” në Kosovë se nuk ishte befasuar nga veprimi. Ai fajësoi influencat serbe në vend, duke i quajtur akte të orkestruara nga Serbia.
“Në parim, ndërprerja e projeksionit në Mal të Zi nga nacionalistë ekstremë serbë nuk më befason aspak. Kjo është dëshmi që ata as gjuhën e një populli tjetër nuk e durojnë, e lëre më njerëzit, hapësirën, kulturën… Le të vuajnë edhe në këtë mënyrë, sepse ne jemi dhe do jemi përgjithnjë. Më vjen keq për atë pjesë të publikut malazez, të cilët me shumë admirim e kanë parë dhe përjetuar këtë film. Pra, me ndërprerjen janë bërë planifikime dhe veprime të orkestruara nga Serbia,” u shpreh regjisori për medien kosovare.
Organizata të ndryshme joqeveritare e kanë dënuar pengimin e shfaqjes së filmit shqiptar, si një shpërfaqje të hapur kundër multietnicitetit që ekziston në Mal të Zi, ku shqipja garantohet me kushtetutë dhe përdoret zyrtarisht në komunat me shumicë shqiptare.
“Sa herë që ka ngjarje ose aktivitete që lidhen me shqiptarët, shpeshherë shfaqen aktet e urrejtjes, si dhe forma të ndryshme të mostolerancës etnike, të cilat nuk kufizohen vetëm në veprime të drejtpërdrejta, por shfaqen gjithashtu në komentet e urrejtjes dhe përbuzjes në rrjete sociale, ku shpeshherë individë të caktuar përdorin gjuhë diskriminuese dhe shprehin mendime negative ndaj shqiptarëve. Kjo është e papranueshme dhe është detyra e të gjithëve për të siguruar një shoqëri të barabartë dhe të paanshme për të gjithë, pa dallim etnie,” reagoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
“Lejleku” e pati premierën e vet shtatorin e kaluar në Prishtinë. Ai rrëfen temën e emigracionit ndër breza nisur nga fshati i vetë regjisorit Qosja, Vuthaj, në kufirin malazezo-shqiptar. -

Pas incidentit me filmin “Lejleku” në Mal të Zi: Isë Qosja: Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip
“Lejleku”, filmi artistik me metrazh të gjatë nga regjisori i njohur Isë Qosja është përcjellë me probleme në festivalin “Dzada Fest” që po mbahet së fundi në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan KultPlus.
Filmi është ndëprerë pas incidentit të krijuar nga disa të rinj, të cilët nuk kanë duruar që në këtë festival të shfaqet një film në gjuhën shqipe. Si pasojë, në këtë incident ka reaguar edhe policia.
E filmi “Lejleku” që pengoi një grup të njerëzve në Podgoricë, rrëfimin e ka të shtrirë pikërisht në këtë shtet, në vendlindjen e regjisorit Qosja, që në një intervistë më të hershme pat deklaruar se këtë film e ka bërë me zemër, sepse ia ka dedikuar vendit të tij të lindjes.
“Gjithçka që vjen nga pikëpamjet primitive të nacionalizimit ekstrem serb, nuk paraqet befasi për mua. Jam i bindur që gjuha e filmit është gjuhë e shenjtë e një populli dhe nëse kjo i bën të vuajnë, do të vuajnë përjetë. Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip…Edhe kur filmi flet me gjuhën e artit”, ka thënë Isë Qosja për KultPlus.
Filmi “Lejleku” është prezantuar premierë vitin e kaluar në PriFest në Prishtinë, dhe në këtë film me rolet e tyre janë paraqitë: Arta Dobroshi, Donat Qosja, Shkumbin Istrefi, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Doresa Rexha, Mirush Kabashi, Kumrije Hoxha, Zyliha Miloti, Luan Jaha, Selman Jusufi, Safete Rogova, Gentian Anastasi, Besa Tusha./ KultPlus.com
-

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja.
Rama tha se nismës për pastrimin e hapësirave publike shpreson që t’i bashkohet edhe Bashkia e Kavajës.
Teksa priti konfirmimin nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, Rama bëri një batutë dhe tha se ‘hudhrën e paskemi me vete’.
“Shpresoj që në këtë përpjekje të na Bashkohet edhe ‘Kavaja demokratike,’ që uroj t’i ndalojë ndërtimin e pallateve në vend të pishave! Dhe ka ardhur edhe kryetari i Kavajës (pret konfirmimin nga Qosja)! Ok, hudhrën e paskemi me vete”, tha Rama. -

“Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës
Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.
Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.
“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.
Mesazhi:
Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.
Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.
Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.
Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.
Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.
Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!
Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.
Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje