Analisti Afrim Krasniqi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se me shkarkimin e Erion Veliajt pas kërkesës së këshillit bashkiak të Tiranës, po krijohet një precedent i rrezikshëm në vend, ku mazhoranca shkel Kushtetutën, e cila i mbron drejtuesit e zgjedhur vendorë.
“Vendimi më i keq i mundshëm që mund të marrësh mos me marr vendim siç ka ndodhur të paktën në disa raste vitin e kaluar, raste shumë të njohura dhe nuk arrihet dot të bëhet pesçja dhe ky do ishte zgjidhja më e keqe që mund të na japë Gjykata Kushtuese. Vendimi më i mirë për mua – unë personalisht nuk e pranoj idenë që një ekzekutiv ose një këshill bashkiak mund t’ ndërpres mandatin një të zgjedhuri publik, për pretekste të ndryshme. Se po ta donte për ta bërë, pse s’e bëri pas tre muajsh po e bëri pas shumë muajsh që ke munguar tre muaj. Kështu që do krijoj një precedent që çdo mazhorancë në Shqipëri me një lëvizje këshilltarësh do shkarkonte të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Kushtetuta jonë është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japë imunitet mbrojtës kryetarëve të bashkive në ushtrimin e funksioneve si një pushtet tjetër”, tha Krasniqi.
Në vazhdën e këtij argumenti, Krasniqi nënvizoi se ai pret që Gjykata Kushtetuese, ku do të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, t’i vërë fre këtyre vendimeve të ekzekutivit që prekin autonominë e qeverisjes vendore.
“Ndaj unë mendoj që në aspektin profesional personalisht do mirëprisja një vendim që të sanksionojë këtë lloj parimi, që i zgjedhuri nuk mund të shkarkohet me makinacione që vijnë qoftë nga lëvizje politike apo qoftë nga vendime të këshillit bashkiak apo qoftë edhe nga ndërhyrje të ekzekutivit”, theksoi Krasniqi në “Off the Record” .
Tag: qofte
-

Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund të ndodhë në çdo bashki
-

VIDEO/ Kedhi: Rama po i afrohet më shumë Alex Sorosit sepse e sheh si një ‘varkë shpëtimi’
Anëtari i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka komentuar marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me rrjetin e Soros gjatë një interviste në edicionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon.
Sipas tij, sa më shumë të mbyllen dyert për Ramën në administratën amerikane, aq më shumë ai po i afrohet Alex Sorosit, duke e parë këtë lidhje si një ‘varkë shpëtimi’.
‘Sa më shumë t’i mbyllen dyert Edi Ramës në rrethin e Trumpit nga administrata amerikane, por tashmë kam përshtypjen unë, është perceptimi im i ky, që dhe në Europë po fillon një farë distancimi nga kryeministri shqiptar, aq më shumë do kapet pas Alex Sorosit,’ u shpreh Kedhi.
Sipas tij, Rama e sheh rrjetin e Sorosit si të vetmen mundësi për të ruajtur ndikimin e tij politik, edhe nëse kjo e çon drejt një rrëzimi të përbashkët.
‘Sepse e shikon si të vetmen mundësi, si një varkë shpëtimi dhe thotë, në qoftë se unë fundosem, të paktën të fundosem me këtë dhe ikim së bashku domethënë, me këtë rrjet. Në qoftë se goditet gjithë ky rrjet në arenën ndërkombëtare, kryeministri ndoshta bën paqe në fund me këtë fakt që do iki me këtë rrjetin dhe do goditet si pjesë e këtij rrjeti.’
Kedhi shtoi se Rama mund ta përdorë këtë lidhje si justifikim për goditjet që mund të marrë në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur veten si pjesë të një beteje politike dhe jo si përgjegjës për aferat për të cilat akuzohet.
‘Ndoshta edhe si justifikim, jo për aferat që ka këtu, për çfarë akuzohet dhe nga opozita dhe nga faktorë të tjerë, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë, po si një goditje politike që ai i përket. Po është, mendoj unë, e natyrshme që ai ta gjejë shpëtimin këtu, sepse është ky rrjet që i ka dhënë gjithë këtë pushtet.’
-

“Bëni ligjin për patronazhistët dhe t’i ndjekim penalisht”, Dumani: Quhet korrupsion kur premtojnë hipotekë apo regjistrim prone
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor) pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
Dumani, i pyetur nga deputeti Flamur Noka se në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, kemi të bëjmë me korrupsion aktiv apo pasiv.Lexo edhe :Related Posts
Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët.Ai nënvizoi se SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione.
Pjesë nga pyetje-përgjigjet:
Pyetje: A përbën korrupsion zgjedhor që të falësh gjobat para zgjedhjeve dhe të japësh bonus pensionistëve?
Dumani: Çështja e gjobave të falura është vendosur mosfillim i procedimit penal. Vendimi nuk është ankimuar në gjykatë. U verifikua çdo pretendim.
Pyetje: OSBE flet edhe për rrjetin e patronazhistëve, që nuk është gjë tjetër veçse gjurmim i qytetarëve.
Dumani: Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, këtu kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale.
Pyetje: A ka dështuar SPAK për të përmbushur përgjegjësitë ligjore për ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor?
Dumani: SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione. Në çdo rast verifikimet janë bërë në kohë rekord, që çdo kallëzues të kishte një vendimmarrje në një kohë sa më të shpejtë. Sa kohë që kallëzuesit nuk e kanë ankimuar, do të thotë që janë pajtuar me vendimin. Kemi disa procedime penale të rëndësishme, vazhdon hetimi edhe për disa subjekte të tjera.
/vizionplus.tv -

A do të ketë qeveri të dielën? Osmani paralajmëron zgjedhje nëse nuk ka shumicë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ende nuk dihet se a do të ketë seancë të dielën për krijimin e qeverisë ashtu siç u raportua gjatë ditës së sotme. Presidentja, theksoi se kjo seancë ftohet vetëm nëse krijohen nga Albin Kurti, 61 votat e nevojshme për qeveri.
Osmani u deklarua edhe për çështjen e marrëveshjeve politike, duke thënë se një gjë e tillë mund të arrihet ‘’në momentet e fundit’’, dhe se, ‘’rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme’’.
‘’Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të ndodh apo jo është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme pra brenda orës mund të ketë zhvillime, mund të ketë marrëveshje në momentet e fundit. Janë gjëra që nuk mund t’i parashikoj.
Tutje, Osmani në një intervistën të dhënë, ka theksuar se ajo do të ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse e kanë shumicën për të krijuar qeverinë, nëse kjo e fundit s’votohet të dielën. Ajo po ashtu ka deklaruar se zgjedhjet janë alternativa e vetme në rast të mos formimit të qeverisë.
‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo. -

Zbulohen dy lojtarët që do të largohen nga Real Madrid, pasi do rikthehen dy yjet e rinj të mesfushës
8 Tetor 2025
20:38
Telesport
Prej kohësh, Real Madrid po shqyrton disa emra për të forcuar mesfushën për sezonin e ri. Ndërkohë, që përfliten emra “big” si Vitinha, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, deri tani shihet si i sigurt rikthimi i Nico Paz nga Como dhe Chema Andrés nga Stuttgart.
Ardhja e dy yjeve të rinj, do të thotë që dikush duhet të largohet, qoftë për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip, qoftë edhe për pjesën e pagave. “Defensa Central” raporton se dy emrat e parë që do largohen nga Real Madrid janë Dani Ceballos dhe Ferland Mendy.
Mbrojtësi francez pritet të largohet që në merkaton e janarit, ndërsa Ceballos në fund të sezonit. -

Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…
Elmas Bogdani
Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka zbuluar prapaskena të forta që lidhen si me zhvillimet e brendshme të opozitës në Shqipëri, ashtu edhe me lëvizjet e administratës Trump në SHBA kundër miliarderit George Soros. Ai paralajmëron se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke përgatitur aktpadi ndaj Sorosit, i akuzuar për financimin e grupeve të ekstremit të majtë dhe ndikimin e tij politik në mbarë botën. Në këtë kontekst, Papa thekson se opozita shqiptare nuk do të ketë asnjë shans për të fituar garën për Tiranën nëse vazhdon të mbajë në gjirin e saj figura të lidhura me rrjetin e Sorosit. Po ashtu, ai ngre pikëpyetje mbi rolin e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe mënyrën si pozicionohet ndaj qeverisë Rama, duke lënë të kuptohet se nga Uashingtoni po vijnë ditë të vështira për mazhorancën socialiste.
“Sot, në këtë tetor, fillimisht do të ndalja tek gara e Tiranës, sepse është në fillim. Unë mendoj se duhet të jetë një emërim politik. PD-ja dhe LSI-ja i kanë potencialet: AliMehmeti. Pse jo? Për mua, Adriana Kalaja, Edit Harxhi, mbase dhe Albana Vokshi, për të qenë femër me femër. Por, jo hije apo rrënjë të Sorosit në Shqipëri. Sorosi është një kancer këtu. Unë nuk mund ta imagjinoj dot që opozita të ketë ende hije të Sorosit. Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka filluar të përgatisë çështjen për të marrë të pandehur 95-vjeçarin George Soros (Xhorxh Shorosh). Kështu shqiptohet. Schëartz ka qenë mbiemri i tij. Ai ka një pasuri rreth 7.5 miliardë dollarë, sipas Forbes Magazine.
Përrallat e tjera që thonë se ka më shumë nuk ekzistojnë, por ka dhënë 15 miliardë dollarë tek grupet e ekstremit të majtë në Amerikë dhe në botë. Rreth 500 milionë ka dhënë për Bidenin dhe ka dhënë shumë për organizatat e fëmijëve. Paratë e gjakësorit, paratë e zeza, kanë dëmtuar shumë Amerikën. Ka financuar prokurorë distriktesh radikalë, si Kim Fox në Çikago, Larry Krasner në Filadelfia, George Gascón në Los Anxhelos, të cilët kanë lejuar që krimi të gëlojë në këto juridiksione. Bill O’Reilly, është ndër të vetmit që për tre dekada ka luftuar ndaj Sorosit. Dhe ai thotë: “Unë nuk e kuptoj përse kjo figurë do të shkatërrojë Amerikën dhe të jetë kaq i butë në politikat e krimit dhe kërkon të vendosë nëpër zyra njerëz që janë kundër kapitalizmit”.
Mbase kjo nuk është një krim, thotë, por Sorosi ka legjione avokatësh të mirëpaguar që e mbrojnë. Kështu që një referencë kriminale duhet bashkuar, thotë Bill O’Reilly, me mënyra metodike të përpikta. Tashmë, kur Trump kërkon ta shkatërrojë netëork-un e Sorosit, i takon opozitës të bëjë diçka në Shqipëri. Nuk duhet të ketë as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, as deputetë, njerëz që janë sponsorizuar nga Soros. Pikë. Në qoftë se duam të kemi një të djathtë, në qoftë se duam që të shkojmë paralel me platformën e madhe të Trump, Rubios dhe MAGA-s”, tha ndër të tjera Robert Papa.
Paralajmërimi
Gazetari e përforcon paralajmërimin e tij duke thënë se Partia Demokratike nuk duhet të hyjë fare në garë për Tiranën nëse nuk ka kandidatë të shkëputur nga lidhjet me Sorosin. Papa thekson se çështja ndaj manjatit është vetëm çështje kohe dhe se pasojat e saj do të rëndojnë edhe mbi qeverinë Rama. “Në qoftë se nuk keni një kandidat për Tiranë, mos hyni fare në zgjedhje. Mos pranoni hije apo mbeturina të Sorosit. Mos guxoni të vendosni kandidaturë për Tiranën (nëse janë të lidhura me Sorosin). Ofendoni ata 500,000 votues besnikë. Unë besoj se PD-ja e ka këtë forcë, ka shumë njerëz. Jo njerëz të lidhur me Sorosin, i cili shumë shpejt, edhe pse 95-vjeçar, do të jetë në bankën e të akuzuarve nga Departamenti i Drejtësisë (që kërkon) Trump. Nuk ka guxuar më parë.
Dhe në qoftë se fillon e depërton tek paratë e zeza të tij, do ta nxijë më shumë qeverinë e Ramës sesa e nxori raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit”, shprehet gazetari. Në vijim, Robert Papa ndalet tek roli i Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke theksuar ndikimin e madh që ka e Ngarkuara me Punë në raportet me qeverinë dhe opozitën. Ai ngre dyshime mbi mënyrën si po përdoret prania e saj publike, duke e cilësuar si presion indirekt ndaj qeverisë dhe mesazh të qartë se Rama nuk është i preferuar nga Uashingtoni.
“Natyrisht që Ambasada Amerikane në Tiranë vëzhgon, hulumton. E Ngarkuara me Punë, e cila ka potencën e ambasadorit, është si Presidenti i Amerikës. Ajo kontrollon të gjithë ambasadën. Ashtu si kreu i inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu shefi i stacionit në ambasadë mbulon FBI-në dhe CIA-në. Ata informojnë çdo ditë. Nuk më pëlqen që edhe e Ngarkuara me Punë ka filluar të jetë e dashuruar pas kamerave. Është normale në protokoll që ajo të bëjë takime me ministrat, s’ka pse merr kamerën me vete. A e bën këtë në Gjermani, në Itali, në Poloni apo në Rumani? Jo.
Natyrisht është një trysni indirekte ndaj qeverisë dhe një njohje ndaj një qeverie që ka vjedhur zgjedhjet. Aq më tepër duhet të jenë transparentë me deklaratë pas takimeve, duke thënë më shumë se çfarë kanë thënë. Dhe në qoftë se dikush, partizan i të majtës, do të gëzohet: ‘Na ka njohur qeverinë”. Ramën se ka takuar ende. Nuk e ul hundën Rama, sepse ajo nuk është ambasadore, nuk është niveli i tij. Apo është mesazhi i qartë që Edvini është i padëshiruar”, shprehet ai.
-

“Procesi për kreun e ri të SPAK-ut ka nisur i helmuar”/ Çfarë po paralajmëron Vangjeli: Do dalin histori të çuditshme..
Ethet për kreun e ri të SPAK kanë nisur, ndërsa pikëpyetja e madhe është se kush do e pasojë. SHBA-ët mbeten të angazhuara për të mbikëqyrur punën në drejtësinë e re.
Analisti Lorenc Vangjeli tregon për një emision televiziv se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK ka nisur i helmuar, teksa thekson se kandidatët do të nxjerrin histori të çuditshme për njëri-tjetrin në media.
“Procesi ka nisur i helmuar me vlerësimin e kandidatëve, ku ligji e përcakton saktë rolin e relatorit. Detyra e relatorit ka qenë të përgatisë materialet. E fshehta ishte që z. Stojani, pikërisht për tu mos bërë palë me këtë çështje, është tërhequr nga procesi. Vetëm ky fakt tregon që procesi i helmuar. Në një vend të vogël siç është Shqipëria, roli i individit është i jashtë zakonshëm. Integriteti i tij mund të bëjë dimrin ose verën në institucion. Mund të ndajë të mirën nga e keqja.
Të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë, po flasim për ata që kanë peshë… Ka një vëmendje të madhe qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita që kanë interes të madh se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit që ata e urrejnë me shpirt, qoftë nga bota e biznesit, qoftë nga bota e medias. Mos u habisni të dalin në media histori të çuditshme nga kandidatët. Do përdoren segmente të ndryshëm mediatike, që në mënyrë do infiltrohen informacion në dëm të secilit kandidat”, shprehet Vangjeli. -

“Veliaj përdoret, Rama përfiton”, Bushkolaj: Të gjitha aferat prekin direkt kryeministrin
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që urdhëroi propozimin për largimin e tij.
Gazetari Elkier Bushkolaj në një emision televiziv tha se Veliaj mund të bëhet “kurban” për pastrimin e parave në ndërtim, duke përmendur periudhën 2019-2024 dhe dhënien masive të lejeve të ndërtimit. Ai shtoi se një vendim i Këshillit të Ministrave i ka dhënë Ramës monopolin mbi lejet e ndërtimit, duke i hequr kompetencat Këshillit Bashkiak.
Bushkolaj vuri në dukje se vetëm një biznesmen, Elman Abule, akuzohet për pastrim parash, ndërsa SPAK ka lënë “një litar të hapur” për të avancuar hetimet. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë, DASH, autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare dhe institucionet financiare po monitorojnë situatën.
Gazetari paralajmëroi se çdo zhvillim i ri mund t’i japë Ramës justifikimin për veprime të mëtejshme kundër ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vetëm blerjet online të Ariola Xoxes nuk prekin drejtpërdrejt kryeministrin.
Bushkolaj:
Nese Arben Ahmetaj ka qenë një nga ata që u bënë kurban për aferën e inceneratorëve, unë gjykoj që Erion Veliaj do bëhet kurban për pastrimin e parave në ndërtim.
Pastrimi i parave në ndërtim ka ndodhur në periudhën nga 2019, le të themi, deri në 2024, ku janë dhënë masivisht ato lejet e ndërtimit dhe më pas ka pasur edhe një frenim për shkak të grupeve që u goditën nga partnerët ndërkombëtarë dhe në momentin që ka ardhur frenimi, ka ardhur një vendim i Këshillit të Ministrave që Edi Rama mori për vete monopolin e lejeve të ndërtimit, pra duke i hequr kompetencat.
Ne duhet ta kujtojmë se nga e gjithë dosja e Erion Veliajt janë një grup biznesmenësh të ndërtimit, por vetëm njëri prej tyre akuzohet edhe për pastrim parash, që është Elman Abule.
Dhe unë endoj se ky është një litar i lënë qëllimisht hapur nga SPAK për të avancuar hetimet në këtë drejtim.
Se çfarë ndodh, janë partnerët ndërkombëtarë, është DASH që e ngre alarmin, janë autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare që e ngrënë alarmin, janë institucionet financiare ndërkombëtare, qoftë FMN, qoftë Banka Botërore.
Dhe në momentin që do vijë një goditje në këtë drejtim, unë mendoj se Edi Rama do ta ketë justifikimin gati që ne kemi ish-kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të arrestuar për këtë aferë.
Pyetja që shtrohet në gjithë këtë histori është: Hetimi i SPAK, do avançoje apo do mbetet aty, dhe është e drejtë ajo që thoni ju, e vetmja pjesë që nuk prek Edi Ramen janë blerjet online të Ariola Xoxes, të gjitha pjesët e tjera prekin direkt Edi Ramen, qoftë afera e inceneratorëve, qoftë ajo e lejeve të ndërtimit. -

Qerim Vrioni: Qoftë i paharruar Enver Petrovci!
Nga Qerim Vrioni
Dje, datë 22 shtator 2025, u nda nga jeta artisti i njohur nga Kosova, Enver Petrovci, lajm i trishtë për artin shqiptar. Vite më parë kur vinte në Shqipëri, ai kalonte edhe nga Bar ”Aleanca”, ku takonte kolegë e miq. Një takim të tijin me kolegët Albert Minga dhe Kiço Londo e fotografova në padijeni atë ditë shkurti 2012. Qoftë i paharruar Enver Petrovci!
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ENVER PETROVCI
-

“Afera Bankers”, a e hetoi Prokuroria e Fierit gjobën 100 mln euro dhe si e pezulloi Anila Denaj
Më datë 13 maj 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i ka vendosur një gjobë prej rreth 100 milionë eurosh firmës koncesionare “Bankers”. Shkak në atë kohë ishte se firma që shfrytëzon vendburimin Patos-Marinzë ishte kapur me shkelje të ligjit, duke shmangur akcizën për holluesit e karburanteve.
Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi masën e gjobës, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kontraktoi edhe përmbarues për të vjelë detyrimin, që ishte një dëm dhe kamatëvonesat shumë i favorshëm për arkat e shtetit shqiptar.Faksimile: Gjoba e Doganave ndaj kompanisë “Bankers”, të cilën e kapi me shkelje
Një histori që meriton të paktën një hetim, qoftë penal apo administrativ, pasi në mënyrë të beftë, dhe me një vendim tepër të diskutuar të Ministrisë së Financave, ku në atë kohë drejtohej nga Anila Denaj, gjoba iu pezullua. Madje, nuk iu mor kurrë firmës koncesionare, ku përgjegjësit padyshim që i kanë shkaktuar një dëm të madh shtetit.
Nëse një qytetari, që i vihet gjobë sado e vogël nga institucionet shtetërore, i vilet me shpejtësi, krejt e kundërta ka ndodhur me firmën Bankers. Në korrik të 2019-s, urdhri i dalë nga zyra e Anila Denajt, që kishte në varësi Drejtorinë e Doganave dhe Tatimeve, justifikohej me gjoja “kompleksitetin e çështjes, si sa i takon volumit të dosjes, ashtu edhe të shumës që duhej mbledhur”.
“Nga shqyrtimi i materialeve, rezulton se kemi të bëjmë me një problem shumë të rëndësishëm dhe të ndërlikuar, qoftë nga shifra e konstatuar, qoftë nga shtrirja kohore. Për sa më sipër, autoriteti doganor të procedojë me pezullimin e procedurës”, thuhet në vendimin e ministres Denaj. E thënë më thjesht, Ministrja urdhëroi doganat që të ndalin ekzekutimin e gjobës me arsyetimin se gjoba ishte shumë e madhe dhe se problemi ishte shumë kompleks.Faksimile: Urdhri i ministres Denaj për pezullimin e gjobës, i denoncuar edhe në të kaluarën nga VoxNews
Një vendimmarrje tepër e diskutueshme e një zyrtareje shumë të lartë, për më tepër që Bankers është kapur në shkelje të ligjit duke shmangur akcizën për holluesit e karburanteve. Madje, edhe vendimi i Gjykatës së Lartë është heqja e çdo barriere që kishin institucionet për ekzekutimin e gjobës dhe arkëtimin e një shumë parash.
Gjoba jo vetëm që s’u pagua, por asnjë institucion, qoftë edhe ligjzbatues nuk ka marrë mundimin për t’a hetuar. Deri më sot, Drejtoria e Doganave nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të arkëtuar gjobën, pas atij vendimi të Denajt. Duket një aferë tepër e madhe, ku urdhri ka ardhur nga lart.
Koha ka kaluar dhe tashmë drejtësia ka vepruar, me ndalimin e disa drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Bankers. Por, hetimet e Fierit janë lënë në mes, ku asnjë zyrtar shtetëror, firma nënkontraktore apo edhe banka të nivelit të dytë, nuk janë verifikuar në këtë aferë. Hetuesit kanë hasur në një “mur të lartë” për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët shtetërorë, qoftë edhe Denajn apo Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Deri më sot, asnjë tatimor dhe asnjë përgjegjës i AKBN-së nuk është vënë nën akuzë.
VoxNews denoncoi disa javë më parë se shtetarët po amnistoheshin nga afera Bankers. Kush i lejoi të xhironin mbi 6 miliardë euro dhe t’i nxirrnin bilancet me fitime minimale, sa një market lagje?
“Dosja patjetër që duhet të shtrihej deri te firmëtarët e koncesionit. Te ata që rinegociuan marrëveshjen apo te strukturat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo edhe të Drejtorisë së Tatimeve që lejuan një abuzim të frikshëm. Por, edhe te ata zyrtarë shtetërore që lejuan që shqiptarëve t’u vidhet një pasuri e stërmadhe”, ishte denoncimi i redaksisë sonë.
/Vox News/