Tag: qofte

  • “Ju po kërkoni ‘qofte te daja’”/ Përplasje te Komisioni i Ligjeve, deputeti i PS: Menderja dhe firma nuk vendosen…

    “Ju po kërkoni ‘qofte te daja’”/ Përplasje te Komisioni i Ligjeve, deputeti i PS: Menderja dhe firma nuk vendosen…

    Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate në lidhje me firmat për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ndërsa u lexuan disa emra, opozita thotë se i ka tërhequr firmat për këta kandidatë dhe nuk i mbështet.
    Ndërkohë deputeti i PS, Erjo Mile mes batutave dhe humorit iu drejtua deputetëve të opozitës duke i thënë se “ju po kërkoni qofte te daja”.
    “Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme. Ne e kemi bërë këtë. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem””, tha deputeti socialist.
    Erjo Mile:
    Ishte mënyra më e mirë që bëri grupi parlamentar i PS për të mos mbështetur askënd. E gjitha fusha në këtë hapësirë ju la juve, që të zgjidhni dhe të votonit kandidatura që ju mendoni se vlejnë. Ajo çka po kërkoni ju janë qofte te daja, ju thoni tërhiquni fare do sjellim një tjetër dhe nuk ka diskutim.
    Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme. Ne e kemi bërë këtë. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem”.

  • Skandali “Balluku”/ Berisha: Rama e ka thënë vetë, ‘vetëm kjo më kryen punë…

    Skandali “Balluku”/ Berisha: Rama e ka thënë vetë, ‘vetëm kjo më kryen punë…

    Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po ushtron terron ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO.
    Berisha nënvizoi se kushdo që kryen veprime të paligjshme vjedh paratë e qytetarëve, pezullohet dhe arrestohet, qoftë ky një ministër, kryeministër apo president. Duke i cilësuar deklaratat e Ramës si mashtrime, pasi ka qëllim vetëm të shpëtojë veten.
    “E ka marrë zëvendëskryeministrin e ka çuar në Ankara, ka bërë pazare 50 milion euro si fillim. Por hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ministër, kryeministër, qoftë President. Dhe ky do të na mbushë mendjen nëse cenohet Kushtetuta. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatës. I garantoj qytetarët se ne do punojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai.
    Gjithashtu theksoi se Rama përdori në zgjedhjet të gjitha resurset e shtetit, të gjitha paratë e fituara nga droga.

     
    “Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga. Nga kartelet e drogës dhe krimit, i fitoi duke përdorur të gjitha resurset e partisë. Igli Hasani thirri në zyrë kreun tjetër të vëzhguesve dhe i tha ku i bazoni këto që keni shkruar. Të gjitha faktet tregojnë se deri në çfarë shkalle janë të gatshëm që këto të kërcënojnë edhe faktorin ndërkombëtar”, tha Berisha.

  • “Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

    “Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe ministres së Infrastrukturës.
    Gjatë një takimi me Federaten e Opozites se Bashkuar, Berisha pretendoi se Balluku është “kapur në flagrancë” me vjedhje te shumta në Tunelin e Llogarase.
    Sipas Berishës, kudo në botë qoftë ministri apo kryeministri nëse është “hajdutet duhet pezulluar dhe arrestuar”.
    “Është kapur në flagrancë hajdut me tunelin e Llogarasë, ka marrë zëvendëskryeministren në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 milionë euro si fillim dhe tani mashtron siç është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë të pezullohet ministri.
    Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Hajduti i certifikuar pezullohet dhe arrestohet, burgoset kudo në botë.
    Qoftë ai ministër, qoftë kryeministër, qoftë president. Kjo është e vërteta dhe ky do të na mbushë mendjen ne se cenohet Kushtetuta.
    Njeriu që u garantoj unë ju, se ato 50 milionë, janë ndoshta një e 50-ta e atyre që ka vjedhur ajo. Dhe që i ka shpërdoruar me Edi Ramën të gjitha.
    Se ajo ka qenë këmisha e Edi Ramës në kuptimin figurativ. Se ai ua thoshte vetë atyre të tjerëve se vetëm kjo më kryen punë mua. Se kjo ia zbatonte të gjitha. Dhe tani ushtron terror mbi Gjykatën Kushtetuese që ta mbrojë me çdo kusht”, tha Berisha.

  • Balluku e akuzuar për skandale korruptive, Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet, shkoi në Ankara për pazarin…

    Balluku e akuzuar për skandale korruptive, Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet, shkoi në Ankara për pazarin…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehurën Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe ministres së Infrastrukturës, për afera korruptive.
    Gjatë një takimi me Federaten e Opozites se Bashkuar, Berisha pretendoi se Balluku është “kapur në flagrancë” me vjedhje te shumta në Tunelin e Llogarase.
    Sipas Berishës, kudo në botë qoftë ministri apo kryeministri nëse është “hajdutet duhet pezulluar dhe arrestuar”.
    “Është kapur në flagrancë, hajdut me tunelin e Llogarasë. E Ka marrë zv kryeministren e ka çuar në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron sic është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë që të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë.  Qoftë ministër, qoftë kryeministër. Ky do të na mbushë mendjen se cënohet kushtetuta. Ato 50 mln janë 1/50 e atyre që ka vjedhur. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatë”, tha nder te tjera Berisha.

  • Silvana Kola-Loka: Disa fjalë për Big Brother dhe ata që e shikojnë

    Silvana Kola-Loka: Disa fjalë për Big Brother dhe ata që e shikojnë

    Një opinion modest për kotësinë dhe mbrapshtësinë e Big Brother dhe emisioneve të tjera si ai

    Nga Silvana Kola-Loka

    Dikur, me dëshirën për të studiuar gazetari, lexova në një tekst prestigjoz të formimit të gazetarëve, atë çfarë u kthye në filtrin përmes të cilit do të shikoja lajmet dhe median përgjatë gjithë viteve që vijuan:

    “Nuk përbën lajm kur një qen kafshon një njeri. Lajm është kur një njeri kafshon një qen!!!”.

    Një njeri që kafshon një qen nuk është diçka që ndodh rëndom, nuk është një sjellje me të cilën shumica e njerëzve mund të identifikohen, madje nuk është as një informacion për një sjellje që mund të shërbejë për të jetuar më mirë.

    Por, njeriu që kafshon një qen shet lajmin, duke i gllabëruar teleshikuesit kohë nga jeta e tij; kohë e cila nuk i kthehet më mbrapsht dhe, për më tepër, kohë që e ka ngarkuar me ca tensione krejt artificiale që lidhen me jetën e tjetrit duke e alienuar plotësisht nga jeta e tij…

    Sigurisht që autorët e tekstit që përmenda më sipër bënin thirrje që gazetarët e rinj të mos binin në kurthin e kësaj recete aprioristike të suksesit të lajmit dhe përfitimit financiar të bosëve të medias, por sa pare bën kur konstaton që mediat janë të gjitha në kërkim të kafshimit të njeriut në të pasmet e qenit…

    Kur shikoj emisione si BB nuk mund të mos shikoj njeriun që kafshon një qen.

    Ato që ndodhin në BB dhe emisione si ai, nuk janë gjëra që ndodhin rëndom, nuk janë gjëra me të cilat mund të identifikohen pjesa më e madhe e popullsisë dhe, ca më shumë, shikimi i tyre i gllabëron teleshikuesit kohë nga jeta e tij; kohë e cila nuk i kthehet më mbrapsht dhe, për më tepër, kohë që e ngarkon me ca tensione krejt artificiale që lidhen me jetën e tjetrit duke e alienuar plotësisht nga jeta e tij…

    Të mos biem në kurthin se rinia shqiptare është katandisur si mos më keq!

    Të mos biem në kurthin se shoqëria shqiptare është molepsur e gjitha dhe ajo çfarë shikojmë në TV është pasqyrë e asaj që jemi!

    Në të përditshmen tonë ne jemi njeriu që e kafshon qeni. Dhe qeni ka fytyrën e nënpunësit të korruptuar, ligjvënësit të panginjur nga padrejtësia, mësuesit të çoroditur që përplaset mbi supet e brishta të fëmijëve tanë, faturës se dritave dhe ujit që nuk paguhet dot nga varfëria, çmimit të shëllirtë të karburantit, spitaleve pa shtretër dhe paracetamol, etj, etj, etj…

    Dhe për aq kohë sa ne nuk do të revoltohemi mjaftueshëm për t’u kthyer e për të kafshuar lukuninë e qenërve që na i kanë nguluar dhëmbët deri në palcë, do vazhdojmë ta shikojmë Big Brother-in si shqetësimin tonë më të madh…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PABLO NERUDA: A DO TË KTHEHESH, APO DO TË MË LËSH TË VDES?

    Poezi nga Pablo Neruda

    Mos rri larg meje, qoftë edhe për një ditë, sepse,sepse nuk di si të ta them: e gjatë është ditadhe unë do t’jem duke të të pritur si në stacionet boshe,trenat e të cilëve në ndonjë cep tjetër flenë.

    Mos shko, qoftë edhe për një orë, sepsegjatë kësaj ore pikat e angështisë do të mblidhendhe ndoshta, tymi që sillet duke kërkuar shtëpivjen për ta vrarë këtë zemrën time të humbur.

    Oh, mos u shpërbëftë kurrë silueta jote në plazh!Oh, mos lëvizshin kurrë qepallat e tua në zbrazëti!Mos shko qoftë edhe për një minutë, e dashur,sepse gjatë asaj minute do të kesh ikur aq largsaqë unë do t’i bie botës rrotull duke pyetur:A do të kthehesh, apo do të më lësh të vdes?

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • SHBA me sytë nga Shqipëria/ Logu: Aferat korruptive shqetësuan Ambasadën Amerikane

    SHBA me sytë nga Shqipëria/ Logu: Aferat korruptive shqetësuan Ambasadën Amerikane

    Aktiviteti i shtuar së fundmi i Ambasadës së SHBA në Tiranë, veçanërisht i të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn, përkon me një periudhë hetimesh të profilit të lartë nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar mes ekzekutivit dhe Prokurorisë së Posaçme.

    I ftuar në intervistën e edicionit të mbrëmjes në Syri Tv, këshilltari ligjor i PD, Marash Logu foli mbi motivet dhe mesazhet që fshihen pas lëvizjeve të fundit diplomatike amerikane.

    Sipas Logut, ambasada amerikane është rikthyer në skenë me një fokus të qartë: lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut, që për Këshilltarin Ligjor të PD, ky riangazhim u theksua nga një sërë takimesh të nivelit të lartë, përfshirë atë me krerët e grupeve parlamentare, duke sinjalizuar një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve politike dhe të drejtësisë në vend.

    Nga këndvështrimi i opozitës, për Logun, ky aktivizim shihet si një mision i përbashkët mes SHBA dhe Partisë Demokratike për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta qeveritare, i cili lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

    Sipas Logut, takimet e fundit janë një vazhdimësi e këtij angazhimi, duke theksuar se opozita ka denoncuar vazhdimisht në SPAK dhe tek partnerët ndërkombëtarë aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

    Një element kyç në këtë situatë është ajo që përshkruhet si një “luftë e hapur” e qeverisë ndaj SPAK, veçanërisht pas hetimeve që përfshinë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vendimi i qeverisë për të çuar një çështje të lidhur me këtë rast në Gjykatën Kushtetuese interpretohet si një përpjekje për të mbrojtur zyrtarët e saj dhe për të dërguar mesazhin se disa figura janë “të paprekshme”.

    Për këshilltarin ligjor të demokratëve, sinjalet e intensifikuara diplomatike nga SHBA, të kombinuara me veprimet e paprecedentë të SPAK dhe qëndrimin mbrojtës të qeverisë, sugjerojnë se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kritik për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.

    Së pari besoj është fakt i njohur edhe për opinionin e gjerë, edhe për publikun që Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë disa objektiva të përbashkëta, siç është lufta ndaj korrupsionit të lartë qeveritar, lufta ndaj karteleve të drogës apo krimit të organizuar, të cilët më pas implikohen edhe me politikën dhe me pushtetin, dhe sigurisht të lidhura me korrupsionin e lartë qeveritar dhe kartelet e drogës apo krimin e organizuar dhe pastrimi i parave. Në këtë kuptim, Partia Demokratike ndan të njëjtin angazhim që kanë edhe Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, ambasada amerikane në Shqipëri, në mbështetje të kësaj beteje, duke ndërmarrë të gjitha ato hapa apo nisma që ne kemi në dispozicion si opozitë, qoftë për të ekspozuar korrupsionin e lartë qeveritar, qoftë për të ekspozuar kartelet e drogës apo krimin e organizuar, lidhjet e këtyre karteleve me politikën, me pushtetin, me qeverinë, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ashtu si dhe denoncimin e tyre jo vetëm publikisht, por edhe nëpërmjet kallëzimeve penale në SPAK, për të cilat sigurisht që grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbante informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, qoftë nëpërmjet përfaqësive të tyre që kanë në Shqipëri, por edhe më tej edhe nëpërmjet kontakteve që janë në Bruksel apo në Ëashington respektivisht. Në këtë kuptim, edhe besoj edhe takimi, takimi i sotëm po themi vjen në vazhdën e këtij angazhimi të përbashkët apo këtyre objektivave të përbashkëta, të cilat qoftë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ashtu dhe ambasada amerikane në Tiranë i kanë bërë tashmë publike edhe në qëndrimet e tyre në rrjetet sociale, në faqet e tyre.

    Besoj e kuptoni që ambasadorja amerikane në Shqipëri apo përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk takohen me kryetarët e grupeve parlamentare shqiptare për shkak të rolit që kanë këta të fundit në vendosjen e paqes në botë apo në zgjidhjen e ndonjë konflikti ndërkombëtar. I vetmi njeri që në fakt deliron në këtë kuptim, është delirant dhe megaloman, është Edi Rama që mendon që është lider botëror dhe ka ndonjë rol po themi në gjeopolitikë. Po e vërteta është që roli jonë në këtë kuptim është shumë modest. Vëmendja e shtuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Departamentit Amerikan të Shtetit, Departamentit Amerikan të Drejtësisë vjen pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka Shqipëria, qoftë sa i përket korrupsionit të lartë qeveritar, karteleve të drogës, krimit të organizuar, pastrimit të parave, dhe sigurisht siç ju e keni ndjekur, edhe për shkak në fakt se pikërisht problemet e mëdha që kjo qeveri, që qeveria e Edi Ramës ka me korrupsionin, krimin e organizuar, kartelet e drogës e kështu me radhë, janë shndërruar në një pengesë reale qoftë për bizneset amerikane apo edhe investimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.

    Kanë ndalur me pas takatin, u ka pamundësuar atyre po themi injektimin në ekonominë shqiptare, e cila sigurisht do ishte fitimprurëse për të dyja palët. Ju besoj e keni parë se si nga komunikimet që kanë dalë ndërmjet Belinda Ballukut dhe vartësit së saj Ervis Berberit, kuptohet qartë se si ndahen tenderat, koncensionet, partneritetet publike private në Shqipëri, nëpërmjet mesazheve që shkëmbejnë Belinda Balluku me vartësit e saj, duke paracaktuar kush janë fituesit e këtyre tenderave. Dhe në këto kushte sigurisht që ju nuk keni parë në fakt në asnjë rast që aty të ketë ndonjë fitues nga ndonjë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonjë kompani apo biznes serioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo për shembull nga ndonjë vend i Bashkimit Europian. Dhe sigurisht që këto janë shqetësimet e partnerëve, partnerëve tanë.

    Mendoj që ky është një moment i rëndësishëm në fakt, veçanërisht sa i përket sistemit të drejtësisë, për shkak se siç ju e dini, këto ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme që pason në detyrë Altin Dumanin, dhe nga ana tjetër dhe drejtorin apo drejtore, drejtoreshën e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dy struktura të cilat janë themelore për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Në këtë kuptim, sigurisht që ka një angazhim të shtuar, sepse ju siç e dini, edhe katër vite më parë, edhe tre vite më përpara ka qenë rasti dhe sigurisht nuk mund të jetë ndryshe edhe kësaj here, që ka një angazhim të shtuar nga eksponentë të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën dhe ministra rreth tij, për të ndikuar në fakt në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të strukturës së posaçme antikorrupsion apo në zgjedhjen e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe në këtë kuptim, ashtu siç ka qenë rasti edhe tre vite më parë, ka një angazhim të shtuar të ambasadës amerikane për të garantuar që procesi të jetë sa më, më me integritet dhe i pavarur. Se sa do ta realizojnë e tjerë e tjerë, edhe kjo pritet të shikohet, por sot besoj që nuk themi një gjë të re, në qoftë se themi që po flitet masivisht për ndërhyrje që deri në fakt ka bërë, po vazhdon të bëjë Edi Rama dhe njerëzit pranë tij, ministra dhe qeveritarë të ndryshëm pranë tij për të ndikuar me aq sa ata kanë mundësi në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturës së posaçme antikorrupsion.

    Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet fakti, Ermela, që të paktën formalisht në tetë vite, nga 2016-ta deri në 2024-ën, pavarësisht se çfarë ka qenë e vërteta, formalisht të paktën Edi Rama dhe njerëzit rreth tij pretendonin që ne kemi bërë reformën në drejtësi, do lëmë, do garantojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë e tjerë e tjerë. Megjithatë, duke filluar nga shkurti i këtij viti, me arrestimin e Erion Veliajt, ne pamë se si Edi Rama së bashku me Partinë Socialiste u angazhuan në një agresion të hapur në fakt, qoftë ndaj prokurorit të çështjes, ashtu edhe ndaj gjyqtarit që vendosen masën e sigurisë të arrest në burg ndaj Erion Veliajt. Pati një tërheqje nga kjo lloj strategjie agresioni, për të ardhur më pas me rastin e Belinda Ballukut, ku qeveria, Këshilli i Ministrave dhe kryeministri tashmë i ka shpallur luftë të hapur në fakt strukturës së posaçme antikorrupsion, nëpërmjet shndërrimit të saj në një zyrë avokatie për Belinda Ballukun, duke e çuar për herë të parë një çështje që lidhet me fatin individual të një personi në gjykatën, në gjykatën kushtetuese, me qëllim që të japë mesazhin që ka njerëz të cilët janë të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm dhe mbase ky, Edi Rama dëshiron të japë mesazhin që ky është rasti, rasti i Belinda Ballukut.

    Pra besoj unë, edhe këto veprime të fundit që ka ndërmarrë Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave, qeveria, Partia Socialiste e kështu me radhë, kanë, kanë një rol të caktuar apo kanë një impakt të caktuar në lëvizjet e fundit që ne kemi parë, apo në angazhimin e fundit që ne kemi parë të ketë ambasada amerikane në Shqipëri, apo të tjerë përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri. Besoj është shumë e qartë. Siç janë, siç jemi po themi tashmë të gjithë në dijeni, dikush më shumë, dikush më pak edhe për shkak të detyrës apo edhe opinioni publik. Është e qartë në fakt që tenderat, koncensionet, partneritetet publike private përdoren si një mjet korrupsioni, qoftë për të shpërblyer klientët pranë qeverisë, të cilët më pas një pjesë të këtyre parave që vjedhin qytetarëve shqiptarë, i vënë në dispozicion edhe të pushtetarëve në fushatë elektorale apo edhe për luksin, luksin e tyre. Por në çdo rast, bizneseve të ndershme, sipërmarrjeve të ndershme serioze me integritet shqiptare apo të huaja, nuk ju mundësohet në fakt që të avancojnë në kryerjen e investimeve apo në kryerjen e punëve publike në Shqipëri, sepse 

  • Diplomatët amerikanë aktivizohen papritur në Tiranë, Logu: Ja sinjali i rrezikshëm për Ramën

    Diplomatët amerikanë aktivizohen papritur në Tiranë, Logu: Ja sinjali i rrezikshëm për Ramën

    Aktiviteti i shtuar së fundmi i Ambasadës së SHBA në Tiranë, veçanërisht i të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn, përkon me një periudhë hetimesh të profilit të lartë nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar mes ekzekutivit dhe Prokurorisë së Posaçme.
    I ftuar në intervistën e edicionit të mbrëmjes në Syri Tv, këshilltari ligjor i PD, Marash Logu foli mbi motivet dhe mesazhet që fshihen pas lëvizjeve të fundit diplomatike amerikane.
    Sipas Logut, ambasada amaerikane është rikthyer në skenë me një fokus të qartë: lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut, që për Këshilltarin Ligjor të PD, Ky riangazhim u theksua nga një sërë takimesh të nivelit të lartë, përfshirë atë me krerët e grupeve parlamentare, duke sinjalizuar një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve politike dhe të drejtësisë në vend.
    Nga këndvështrimi i opozitës, për Logun, ky aktivizim shihet si një mision i përbashkët mes SHBA dhe Partisë Demokratike për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta qeveritare, i cili lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
    Sipas Logut, takimet e fundit janë një vazhdimësi e këtij angazhimi, duke theksuar se opozita ka denoncuar vazhdimisht në SPAK dhe tek partnerët ndërkombëtarë aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
    Një element kyç në këtë situatë është ajo që përshkruhet si një “luftë e hapur” e qeverisë ndaj SPAK, veçanërisht pas hetimeve që përfshinë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vendimi i qeverisë për të çuar një çështje të lidhur me këtë rast në Gjykatën Kushtetuese interpretohet si një përpjekje për të mbrojtur zyrtarët e saj dhe për të dërguar mesazhin se disa figura janë “të paprekshme”.
    Për këshilltarin ligjor të demokratëve, sinjalet e intensifikuara diplomatike nga SHBA, të kombinuara me veprimet e paprecedentë të SPAK dhe qëndrimin mbrojtës të qeverisë, sugjerojnë se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kritik për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.
    Së pari besoj është fakt i njohur edhe për opinionin e gjerë, edhe për publikun që Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë disa objektiva të përbashkëta, siç është lufta ndaj korrupsionit të lartë qeveritar, lufta ndaj karteleve të drogës apo krimit të organizuar, të cilët më pas implikohen edhe me politikën dhe me pushtetin, dhe sigurisht të lidhura me korrupsionin e lartë qeveritar dhe kartelet e drogës apo krimin e organizuar dhe pastrimi i parave. Në këtë kuptim, Partia Demokratike ndan të njëjtin angazhim që kanë edhe Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, ambasada amerikane në Shqipëri, në mbështetje të kësaj beteje, duke ndërmarrë të gjitha ato hapa apo nisma që ne kemi në dispozicion si opozitë, qoftë për të ekspozuar korrupsionin e lartë qeveritar, qoftë për të ekspozuar kartelet e drogës apo krimin e organizuar, lidhjet e këtyre karteleve me politikën, me pushtetin, me qeverinë, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ashtu si dhe denoncimin e tyre jo vetëm publikisht, por edhe nëpërmjet kallëzimeve penale në SPAK, për të cilat sigurisht që grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbante informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, qoftë nëpërmjet përfaqësive të tyre që kanë në Shqipëri, por edhe më tej edhe nëpërmjet kontakteve që janë në Bruksel apo në Ëashington respektivisht. Në këtë kuptim, edhe besoj edhe takimi, takimi i sotëm po themi vjen në vazhdën e këtij angazhimi të përbashkët apo këtyre objektivave të përbashkëta, të cilat qoftë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ashtu dhe ambasada amerikane në Tiranë i kanë bërë tashmë publike edhe në qëndrimet e tyre në rrjetet sociale, në faqet e tyre.
    Besoj e kuptoni që ambasadorja amerikane në Shqipëri apo përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk takohen me kryetarët e grupeve parlamentare shqiptare për shkak të rolit që kanë këta të fundit në vendosjen e paqes në botë apo në zgjidhjen e ndonjë konflikti ndërkombëtar. I vetmi njeri që në fakt deliron në këtë kuptim, është delirant dhe megaloman, është Edi Rama që mendon që është lider botëror dhe ka ndonjë rol po themi në gjeopolitikë. Po e vërteta është që roli jonë në këtë kuptim është shumë modest. Vëmendja e shtuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Departamentit Amerikan të Shtetit, Departamentit Amerikan të Drejtësisë vjen pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka Shqipëria, qoftë sa i përket korrupsionit të lartë qeveritar, karteleve të drogës, krimit të organizuar, pastrimit të parave, dhe sigurisht siç ju e keni ndjekur, edhe për shkak në fakt se pikërisht problemet e mëdha që kjo qeveri, që qeveria e Edi Ramës ka me korrupsionin, krimin e organizuar, kartelet e drogës e kështu me radhë, janë shndërruar në një pengesë reale qoftë për bizneset amerikane apo edhe investimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.
    Kanë ndalur me pas takatin, u ka pamundësuar atyre po themi injektimin në ekonominë shqiptare, e cila sigurisht do ishte fitimprurëse për të dyja palët. Ju besoj e keni parë se si nga komunikimet që kanë dalë ndërmjet Belinda Ballukut dhe vartësit së saj Ervis Berberit, kuptohet qartë se si ndahen tenderat, koncensionet, partneritetet publike private në Shqipëri, nëpërmjet mesazheve që shkëmbejnë Belinda Balluku me vartësit e saj, duke paracaktuar kush janë fituesit e këtyre tenderave. Dhe në këto kushte sigurisht që ju nuk keni parë në fakt në asnjë rast që aty të ketë ndonjë fitues nga ndonjë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonjë kompani apo biznes serioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo për shembull nga ndonjë vend i Bashkimit Europian. Dhe sigurisht që këto janë shqetësimet e partnerëve, partnerëve tanë.
    Mendoj që ky është një moment i rëndësishëm në fakt, veçanërisht sa i përket sistemit të drejtësisë, për shkak se siç ju e dini, këto ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme që pason në detyrë Altin Dumanin, dhe nga ana tjetër dhe drejtorin apo drejtore, drejtoreshën e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dy struktura të cilat janë themelore për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Në këtë kuptim, sigurisht që ka një angazhim të shtuar, sepse ju siç e dini, edhe katër vite më parë, edhe tre vite më përpara ka qenë rasti dhe sigurisht nuk mund të jetë ndryshe edhe kësaj here, që ka një angazhim të shtuar nga eksponentë të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën dhe ministra rreth tij, për të ndikuar në fakt në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të strukturës së posaçme antikorrupsion apo në zgjedhjen e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe në këtë kuptim, ashtu siç ka qenë rasti edhe tre vite më parë, ka një angazhim të shtuar të ambasadës amerikane për të garantuar që procesi të jetë sa më, më me integritet dhe i pavarur. Se sa do ta realizojnë e tjerë e tjerë, edhe kjo pritet të shikohet, por sot besoj që nuk themi një gjë të re, në qoftë se themi që po flitet masivisht për ndërhyrje që deri në fakt ka bërë, po vazhdon të bëjë Edi Rama dhe njerëzit pranë tij, ministra dhe qeveritarë të ndryshëm pranë tij për të ndikuar me aq sa ata kanë mundësi në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturës së posaçme antikorrupsion.
    Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet fakti, Ermela, që të paktën formalisht në tetë vite, nga 2016-ta deri në 2024-ën, pavarësisht se çfarë ka qenë e vërteta, formalisht të paktën Edi Rama dhe njerëzit rreth tij pretendonin që ne kemi bërë reformën në drejtësi, do lëmë, do garantojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë e tjerë e tjerë. Megjithatë, duke filluar nga shkurti i këtij viti, me arrestimin e Erion Veliajt, ne pamë se si Edi Rama së bashku me Partinë Socialiste u angazhuan në një agresion të hapur në fakt, qoftë ndaj prokurorit të çështjes, ashtu edhe ndaj gjyqtarit që vendosen masën e sigurisë të arrest në burg ndaj Erion Veliajt. Pati një tërheqje nga kjo lloj strategjie agresioni, për të ardhur më pas me rastin e Belinda Ballukut, ku qeveria, Këshilli i Ministrave dhe kryeministri tashmë i ka shpallur luftë të hapur në fakt strukturës së posaçme antikorrupsion, nëpërmjet shndërrimit të saj në një zyrë avokatie për Belinda Ballukun, duke e çuar për herë të parë një çështje që lidhet me fatin individual të një personi në gjykatën, në gjykatën kushtetuese, me qëllim që të japë mesazhin që ka njerëz të cilët janë të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm dhe mbase ky, Edi Rama dëshiron të japë mesazhin që ky është rasti, rasti i Belinda Ballukut.
    Pra besoj unë, edhe këto veprime të fundit që ka ndërmarrë Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave, qeveria, Partia Socialiste e kështu me radhë, kanë, kanë një rol të caktuar apo kanë një impakt të caktuar në lëvizjet e fundit që ne kemi parë, apo në angazhimin e fundit që ne kemi parë të ketë ambasada amerikane në Shqipëri, apo të tjerë përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri. Besoj është shumë e qartë. Siç janë, siç jemi po themi tashmë të gjithë në dijeni, dikush më shumë, dikush më pak edhe për shkak të detyrës apo edhe opinioni publik. Është e qartë në fakt që tenderat, koncensionet, partneritetet publike private përdoren si një mjet korrupsioni, qoftë për të shpërblyer klientët pranë qeverisë, të cilët më pas një pjesë të këtyre parave që vjedhin qytetarëve shqiptarë, i vënë në dispozicion edhe të pushtetarëve në fushatë elektorale apo edhe për luksin, luksin e tyre.

  • Moti i keq/ Ministri Vengu: Rreziku nga reshjet s’ka kaluar, në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencës

    Moti i keq/ Ministri Vengu: Rreziku nga reshjet s’ka kaluar, në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencës

    “Rreziku nga reshjet e shumta dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar”. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture.
    Sipas tij, në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor.
    Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull, ministri Vëngu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore.

    Ministri tha se lajmi i mirë është që nuk kemi humbje jete, ndërsa janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime, por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme.
    Ministri Vengu:  Këto janë ditët më intensive të këtij fenomeni në rang vendi. Ndaj, kemi pasur edhe disa dukuri rrëshqitje masive, qoftë të rrugëve dytësore, qoftë të rrugëve të fshatrave. Praktikisht, toka në këto momente është pak si sfungjer nga pikëpamja e gjeologjisë dhe formacionit. Kjo nënkupton edhe rrezik të shtuar rrëshqitjesh të mëtejshme në orët në vijim dhe në ditët në vijim. Gjendemi në një front meteorologjik të tretë, pas dy të parëve praktikisht që prekën vendin që nga fillimi i javës. Nuk jemi jashtë rrezikut, prandaj gjykuam që të mblidhim të gjitha forcat dhe do rishpërndajmë edhe njëherë energjitë, resurset, mjetet dhe personelin i cili është në gatishmëri.
    Në situatë emergjente, bashkitë nuk janë asnjëherë vetëm. Është një përpjekje e përbashkët e pushtetit qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
    Praktikisht, ne kemi bërë edhe një dislokim forcash, përfshirë edhe Forcat e Armatosura, të cilat vijnë me mjete. Këto mjete janë qoftë fadroma dhe ekskavatorë, qoftë mjete lundruese për evakuime, apo edhe personel shtesë. Mund t’ju them që reparti i Gërhotit po funksionon praktikisht si një bazë mbështetëse e emergjencave civile për bashkitë e qarkut, jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe për pjesën e Delvinës dhe Sarandës. Kemi edhe një situatë aty në nivelin e Çukës, ku praktikisht po bëhen punime rehabilituese në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit.
    Emergjencat Civile janë struktura edhe vendore, edhe qendrore. Unë mund t’ju them që kanë qenë në dispozicion dhe në terren qofshin ekipet dhe skuadrat Bashkisë së Sarandës, qofshin ato të Delvinës. Jo vetëm në orët e para të këtij mëngjesi, por për më shumë se 48 orë janë në terren. Ajo që ndodhi në nivelin e Çukës në Sarandë ka të bëjë me një shëmbje dhe një rrëshqitje masive. Këto janë dukuri natyrore që ndodhin kur, toka është praktikisht si sfungjer, pasi ka tre ditë që bie shi. Atë që po bëjmë ne po e verifikojmë me xhenierët tanë dhe me një ekip që po më shoqëron praktikisht në çdo pikë të vështirë. Po verifikojmë edhe njëherë elementët e digave dhe elementët e urave, sepse praktikisht, edhe në ura të caktuara, kemi pasur situata ku disa këmbë urash mund të jenë shëmbur. Krijojnë problematika për akses, detyrohemi të mbyllim aksesin për banorët, por nga ana tjetër nuk mund të mos gjejmë rrugë alternative.
    Praktikisht, një prej arsyeve pse e bëmë edhe këtë mbledhje, është që së bashku me drejtoritë rajonale, qofshin këto të Autoritetit Rrugor Shqiptar, qofshin edhe ekipet e bashkisë, të mund të gjejmë rrugë alternative dhe akses alternativ derisa të kemi rehabilitim të plotë.
    /vizionplus.tv

  • Pritet përkeqësim i motit, ministri Vengu: 90 banesa të prekura nga reshjet e shiut në Lezhë

    Pritet përkeqësim i motit, ministri Vengu: 90 banesa të prekura nga reshjet e shiut në Lezhë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim.
    Në një deklaratë për mediat, ministri tha se bashkia e Kurbinit është më e rrezikuara, teksa shtoi se 90 banesa janë përmbytur nga reshjet.
    Ministri Vengu deklaroi se situata është nën kontroll dhe se janë angazhuar edhe shtesë të ekipeve të Forcave të Armatosura.

    Ministri Vengu: Sapo kemi përfunduar mbledhjen e Komitetit të emergjencave civile për qarkun e Lezhës. Kemi bërë një pasqyrë të situatës, sidomos në përgatitje të një fronti të dytë meteorologjik, që presim në orët në vijim. Siç jeni në dijeni, në orët e para të mëngjesit kemi pasur situata komplekse, sidomos në Bashkinë Kurbin dhe në disa zona urbane të Lezhës. Por, situata është stabilizuar progresivisht. Ka pasur një ndërhyrje nga bordi i kullimit në disa argjinatura. Gjithashtu, kemi pasur edhe vërshime nga lartësitë në Bashkinë Kurbin dhe Njësinë e Milotit, ku na është dashur të ndërhyjmë pranë banorëve në mënyrë që të mos kemi problematika. Ajo që është e rëndësishme të kuptojmë tani është se kemi situata ku na duhet të vazhdojmë ndërhyrjen me fadroma e me ekskavatorë, qoftë në zonën e Fushë-Mamurrasit, apo edhe në zonën e Thumanës. Pra, janë të dyja bashkitë e mobilizuara në terren dhe me një dyfishim të mjeteve në argjinaturat përkatëse. Këto argjinatura kanë tejkaluar kapacitetin dhe në dy vende janë shembur praktikisht.
    Duam që ta rehabilitojmë atë zonë në orët në vijim, ndaj dhe kemi kërkuar një shtesë të numrit të mjeteve. Ministria e Bujqësisë është e angazhuar maksimalisht.  Nga ana tjetër, kemi angazhuar edhe shtesë të ekipeve të Forcave të Armatosura. Një skuadër do të jetë në dispozicion të Bashkisë Kurbin. Duam ta rehabilitojmë këtë situatë sa më parë në mënyrë që të mos kemi asnjë fshat të bllokuar. Në këtë momentet, kemi 50 banesa të prekura në zonën e Mamurrasit dhe afërsisht 40 të tjera në Njësinë e Milotit. Kjo e bën praktikisht dhe zyrtarisht Bashkinë e Kurbinit bashkinë më të prekur në rang vendi. Gjithashtu, shohim që në ulësirën perëndimore kemi një situatë ku i kemi në vëzhgim kanalet e ujërave të larta, qoftë në zonën e Tales, qoftë edhe në zonën e Kallmetit. Këto janë në vrojtim në kohë reale në mënyrë që t’i paraprimë ndonjë situate gjatë mbrëmjes. Jemi optimistë se mund ta tejkalojmë pa vështirësi të mëdha. Fuqia punëtore, qoftë e emergjencave civile, qoftë edhe e Forcave të Armatosura, është në terren dhe do të vazhdojë të mbetet në gatishmëri.

  • A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta? Berisha: Kush fajëson opozitën…

    A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta? Berisha: Kush fajëson opozitën…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e zhvilluar këtë të hënë nuk është një ngjarje e vetme, por hyrja në “stinën e protestave të pandërprera”, e cila do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

    Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur nëse ndien përgjegjësi nëse njerëzit nuk do marrin pjesë në protestat e thirrura prej tij, Berisha tha se ata që gjejnë arsyet te opozita për të mos protestuar, dalin “kundër vetes së tyre”. Pasi sipas tij nuk ka opozitë që mund të fitojë përballë “farsave elektorale”.

    “Qëllimi i protestës së sotme nuk është masiviteti, është bërë e qartë. Protestat masive do të përgatiten. Por ata të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, gjejnë shkaqe te opozita për të mos protestuar, unë u them që ata po ngrihen kundër vetes së tyre, sepse nuk ka opozitë që mund të fitojë farsat elektorale.

    Përkundrazi, sa herë të zhvillohet, fitohet edhe më thellë nga ata që e zhvillojnë. Ata që mendojnë ndryshe, gënjejnë veten. Nëse në një vit elektoral, narkodiktatura arreston dhe çon për ndjekje penale liderët e tre partive kryesore opozitare, në qoftë se në muajt elektoralë, narko-regjimi, në kundërshtim me ligjin, organizon 4 mijë e 500 aktivitete për të ndikuar te votuesit, të ndaluara me ligj, kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Giro di Italia, 7 milionë euro ditën e votimeve dhe një ditë përpara, në qoftë se regjimi fal gjobat.
    U kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk kam qenë i saktë kur kam thënë 200 milionë. Gjobat rezultojnë 1 miliard e 500 milionë euro, gjoba dhe detyrime. Në qoftë se pesëfishon grantet për bujqësi, nëse përdor kartelet e drogës, Troplinët, Bajrit, atëherë çdo njeri që mendon se opozita është përgjegjëse për rezultatin, padashur ose me dashje ndihmon qeverinë”, – tha Berisha.
    Sipas tij, nisja e protestave ishte e pashmangshme, por opozita priti raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për të pasur prova zyrtare të parregullsive. Berisha tha se qeveria nuk arriti të ndikojë në ndryshimin e raportit paraprak dhe se dokumenti final “e rrëzon plotësisht legjitimitetin e zgjedhjeve”.
    Ai po ashtu konfirmoi sot se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje në javët në vijim, duke rikthyer qytetarët dhe opozitën në shesh deri në realizimin e objektivit final: largimin e kryeministrit Rama.