Tag: qitje

  • Nard Ndoka-Berishës: Na keni bërë tabelë qitje, ne jemi vota për PD, por po marrim më pak se sa na takon

    Nard Ndoka-Berishës: Na keni bërë tabelë qitje, ne jemi vota për PD, por po marrim më pak se sa na takon

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte një takim me aleatët e të djathtës.
    Qëllimi i takimit është gjetja e një ujdie të përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale.
    “Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin“, tha Berisha.

    Por Nard Ndoka ka qenë një zë kritik në këtë takim. Ai i ka thënë Berishës, se aleatët janë përdorur gjithmonë si tabelë qitje për reformat që janë ndryshuar disa herë. Ai theksoi se ndonëse aleatët po i sjellin vota PD-së, ata janë parë gjithmonë si barrë dhe nuk u është dhënë aq sa meritojnë.
    “Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar“, tha Ndoka./vizionplus.tv

  • Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mësohet se personi në fjalë ka qenë klienet në këtë poligon te ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, sot teksa bënte qitje, dyshohet se e ka drejtuar armën nga vetja. Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    NJOFTIMI I POLICISEReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

  • “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

    “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

    Në një rrëfim për emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja e njohur Olta Boka, e cila prej kohësh ka qene e distancuar nga jeta publike, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke folur me sinqeritet për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite.
    Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Olta rrëfeu se periudha e mëmësisë e ka bërë të shohë ndryshe jetën dhe veten.
    “Kam ndryshuar shumë. Tani e di saktësisht vendin tim dhe nuk lejoj më që të tjerët të më përcaktojnë kush jam,” tha ajo.
    Këngëtarja pranoi se në fillimet e karrierës është përballur me shumë vështirësi dhe paragjykime. “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi,” u shpreh Olta, duke shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar ta shoh çdo eksperiencë si mësim.
    Me humorin që e karakterizon, ajo zbuloi edhe një detaj interesant nga jeta familjare: gjatë shtatzënisë së saj të dytë, nuk i kishte treguar askujt, as familjarëve, as vjehrrit e vjehrrës. Arsyeja? Në të njëjtën periudhë, edhe kunata e saj ishte në pritje të ëmbël.
    “E lashë që ta shijonin gëzimin e parë të saj. Pastaj, në ditëlindjen time, ua plasa lajmin!” – tregoi Olta me të qeshur, duke rikthyer atmosferën e ngrohtë që e shoqëron zakonisht.

  • Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe… policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

    Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe… policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

    Policia e Vlorës jep detaje për arrestimin e Flodian Plakut.

    “Ishte i armatosur, me fishekë gati për qitje. Iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin që fshihej, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës”.

    Top Channel

  • Me armë gati për qitje e 25 mijë € cash… Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, për ku ishte nisur?

    Me armë gati për qitje e 25 mijë € cash… Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, për ku ishte nisur?

    Drejtori i DVP Vlorë

    VLORË-Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me arrestimin e Flodian Plakut, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. 
    Drejtori i DVP Vlorë: Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani në momentin e arrestimit ishte i armatosur me armë me fishekë në fole gati për qitje. I dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj, për këtë shtetas Gjykata e shkallës së parë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje. Gjatë arrestimit u sekuestruan 2 armë zjarri, 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 aparate celularë. Së bashku me të u arrestua edhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho.

  • Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë/ Arrestohet 39-vjeçari që qarkullonte me automatik me fishek gati për qitje

    Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë/ Arrestohet 39-vjeçari që qarkullonte me automatik me fishek gati për qitje

    Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

    Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.
    Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

    Top Channel

  • Qarkullonte me automatik gati për qitje, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Qarkullonte me automatik gati për qitje, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Dajç,  duke vënë në pranga një 39-vjeçar që qarkullonte i armatosur me një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

    Arrestohet në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shtetasi,  Arben Leka, 39 vjeç, banues në Lezhë.

    Njoftimi:

    Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

    Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

    Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe motomjeti me të cilin qarkullonte i arrestuari.

    Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.

    Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

     

  • Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

    Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

    Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Haxhi Nezaj në zonën e Kombinatit, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri me silenciator, të gatshme për qitje. Arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Punishtja”, të organizuar nga Komisariati Nr. 6 në bazë të informacioneve operative.

    Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë tjetër zjarri të tipit pushkë, municion luftarak, doza kokaine si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

    Në vijim të veprimeve, pranë banesës së Nezajt u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, të cilat më pas ai dyshohet se ua shiste personave të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë krime kundër personit dhe pronës.

  • U kap me armë zjarri gati për qitje, 30-vjeçarit i zbulohet punishtja ku prodhonte silenciator! I shiste për kryerje të krimeve kundër personit

    U kap me armë zjarri gati për qitje, 30-vjeçarit i zbulohet punishtja ku prodhonte silenciator! I shiste për kryerje të krimeve kundër personit

    Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në Kombinat duke lëvizur me armë zjarri me silenciator gati për qitje.

    Pas arrestimit të Haxhi Nezajt, në afërsi të banesës së të tij u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme.

    Dyshohet se më pas ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, blutë i gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme, që u sekuestruan.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Punishtja”.

    Lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, kapet në Kombinat dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

    Zbulohet një punishte në të cilën 30-vjeçari prodhonte silenciator për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

    Sekuestrohen arma e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat.

    30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

    Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Lëvizte me armë me silenciator gati për qitje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

    Lëvizte me armë me silenciator gati për qitje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat.
    30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.
    Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.