Tag: qiraxhi

  • Protesta e opozitës, Kuçana: Alarmante mbetet pjesëmarrja në zgjedhje, jo numrat në shesh. Qiraxhi: Mos i qani hallin Ramës

    Protesta e opozitës, Kuçana: Alarmante mbetet pjesëmarrja në zgjedhje, jo numrat në shesh. Qiraxhi: Mos i qani hallin Ramës

    Protesta e opozitës, numrat, pjesëmarrja ishin tema e debatit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, tha se shqetësuese nuk është pjesëmarrja në protestë, por qeverisja e Ramës.
    I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesit të “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i cili me batutë tha se nuk është momenti për t’i qarë hallin Ramës.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Jeni e kënaqur nga pjesëmarrja?
    Kuçana: Mendoj që pa demokratë të cilët, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me PD, ata 500 mijë demokratë janë heronj. Ata i qëndruan PD në mbështetje të saj.
    Borakaj: Po të ishin sot zgjedhjet, do ishin prapë 500 mijë?
    Kuçana: Nuk di ta them këtë, nëse do jenë 500 mijë, apo 700 mijë, apo Rama do të qeverisë Vlorën me 7%.
    Qiraxhi: 12% ishin.
    Kuçana: Jo, 7% se ndahen me opozitën. Zona është votuar me 7%, kjo është kambanë alarmi.
    Qiraxhi: Do të thotë që opozitës i duheshin 8% për të fituar?
    Kuçana: Kjo përqindje e ulët në votime është kambanë alarmi për gjithë politikën.
    Qiraxhi: Pse i qan hallin Ramës?
    Kuçana: Unë nuk i qaj hallin Ramës. Edi Rama vjedh taksat tona. Rama sot emëron ministra nga bandat kriminale.

  • Debat në studio/ Qiraxhi: A ka strategji opozita? Kuçana: Po patjetër që ka

    Debat në studio/ Qiraxhi: A ka strategji opozita? Kuçana: Po patjetër që ka

    Protesta e PD, retorika dhe e ardhmja politike kanë krijuar debate të forta në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Ndërsa po komentohej protesta e opozitës dhe pjesëmarrja e dobët, aktivisti Migen Qiraxhi bëri një pyetje se a ka strategji PD përballë Edi Ramës?
    E pranishme në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, theksoi se PD ka një strategji, e tillë është edhe protesta e një dite më parë.

    Pjesë nga biseda:
    Qiraxhi: A ka strategji opozita?
    Kuçana: Po ka strategji. Aktiviteti i djeshëm ishte foltore që duhet të shërbejë më shumë për qytetarët sesa për deputetët. Sa i përket strategjisë së opozitës, patjetër kemi strategji.
    Qiraxhi: Cila është?
    Kuçana: PD do të bëjë analizën së shpejti.
    Borakaj: Kur?
    Kuçana: Ka filluar analiza e brendshme.
    Borakaj: Në cilin qark?
    Kuçana: Patjetër që e kemi filluar, është kohë për reflektim, është kohë për rinovim, për energji të reja.

  • Kuçana: Nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un! Qiraxhi: Por e bën lideri jot!

    Kuçana: Nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un! Qiraxhi: Por e bën lideri jot!

    Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, tha nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, se nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un.
    Por kjo deklaratë solli një debat me Migen Qiraxhin nga “Qëndresa Qytetare”, teksa i përmendi se lideri i saj, Sali Berisha, sulmon vazhdimisht Prokurorinë e Posaçme.
    Sipas Kuçanës, alarmante është fakti që tatimet nuk raportojnë në SPAK paratë e drogës që qarkullojnë në vendin tonë.

    Pjesë nga biseda:
    Qiraxhi: Pavarësisht se është kaq keq situata, ti nuk je në gjendje akoma të fitosh.
    Kuçana: Unë futem te politikania që nuk do e sulmoj kurrë SPAK-un.
    Qiraxhi: E sulmon lideri jot.
    Kuçana: Unë jam Ilirjana. Altin Dumani tha se sot në Shqipëri po lëvizin çdo ditë paratë e drogës, por tatimet nuk raportojnë te ne. E kupton çfarë këmbane është kjo?
    Borakaj: Si nuk arrin opozita ta përkthejë në frymë gjithë këtë revoltë të qytetarëve.