Tag: qindra

  • Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, shkrumbohet parkingu me qindra makina

    Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, shkrumbohet parkingu me qindra makina

    Situata nga zjarret paraqitet tepër e rëndë edhe në fqinjin tonë jugor, Greqinë. Vatra të mëdha vazhdojnë të jenë aktive në Akai, Prevezë, Zakinthos, Kios dhe Kefalonia, me ekipe zjarrfikëse dhe vullnetarë që luftojnë prej mbrëmjes së djeshme me flakët mes erërave të forta.

    Por qyteti më i rrezikuar nga flakët duket se momentalisht është Patra. Qindra zjarrfikës janë duke punuar në këtë zonë për të kryer evakuime. Orët e fundit është evakuuar nga autoritetet helene spitali i fëmijëve Karamandaneio dhe shtëpia e të moshuarve Konstantopoulio në Patra, pasi zjarri rrezikonte seriozisht jetët e njerëzve.
    Zjarri ende nuk është shuar pranë zonave të banuara dhe në Sychena të Patrës 57 zjarrfikës, 7 avionë dhe 5 helikopterë po punojnë për ta shuar atë. Sakaq, pamje apokaliptike nga Akai janë duke bërë xhiron e rrjetit. Aty flakëve nuk u ka shpëtuar parkingu i Doganës së Patras dhe në vlerësimet fillestare, 550 makina u dogjën plotësisht.
    Nga këto, më shumë se gjysma e kishin përfunduar ciklin e tyre jetësor, domethënë, ato nuk mund të shiteshin në ankand si automjete normale. Vërehet se zona e hapur ishte shpyllëzuar në qershor, bazuar në dispozitat e legjislacionit përkatës.
    Drejtori i doganës, George Pitsilis, ka dhënë tashmë urdhra që sapo temperatura të bjerë në nivele operacionale, pasi tani është shumë e lartë për shkak të nxehtësisë së çliruar nga fletët metalike, do të bëhet një regjistrim i plotë i dëmit.

  • ‘Ato i kemi të humbura’/ Ushtarët ukrainas: Rusia vijon të zvarritet

    ‘Ato i kemi të humbura’/ Ushtarët ukrainas: Rusia vijon të zvarritet

    Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas të cilët në prononcimet për Reuters theksojnë se ushtria ruse është në rigjenerim dhe nuk do të ndalet derisa të marrë pjesë të rëndësishme të vendit.

    Ushtarët e Brigadës së 58-të thanë se nuk e mbështesin shkëmbimin e territorit me Rusinë për hir të një zgjidhjeje të luftës.

    “Lufta do të vazhdojë, Unë nuk jam dakord me faktin se lufta mund të mbarojë. Ky është opinioni im. Kanë vdekur shumë njerëz vetëm sa për t’u hedhur tutje. Ju e kuptoni se sa njerëz kanë vdekur. Ti japim territore, por kujt. Të japim për çfarë?”.

    Të tjerë shprehen se duhen negociata. Edhe pse nuk besojnë se mund të ketë një armëpushim të përhershëm. 

    “Çdo rrugë drejt paqes është ndërtuar nëpërmjet negociatave. Na duhen negociata. Por nuk mund të them që nesër do të ketë paqe kaq thjesht. Kjo nuk do të ndodhë. Sepse armiku vazhdon zvarritet”, shprehet një ushtar i brigadës 58.

    Territoret e pushtuara nga ushtria ruse për disa konsiderohen të humbura. Dhe sipas tyre do të duhen qindra vite që të mund të rimerren mbrapsht. 

    “Ato janë gati të humbura. Ato territore janë të humbura. Do të duhen qindra vite që ato të rimerren. Jo dhjetëra por qindra vite. Gjeneratat e ardhshme do të duhet të merrem ne ato”.

    Ukraina është përpjekur të zmbrapsë pushtuesit rusë që kur filloi lufta më e madhe dhe më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin për të marrë kontrollin e Ukrainës dhe për të zgjeruar sferën e ndikimit të Rusisë.

  • Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

    Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

    Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e Kerateas, në periferinë juglindore të Athinës, Kryeyqytetit Grek.
    Flakët shpërthyen rreth orës 14:00 me orën lokale të Greqisë të premten, në zonën Manoutso, dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta deri në 80 km/h. Banorët në të paktën 7 zona të ndryshme janë evaukuar deri më tani nga Shtëpitë e tyre.
    Më shumë se 200 forca zjarrfikëse të mbështetur nga 11 avionë për shuarjen e flakëve dhe shtatë helikopterë janë në garë me flaket por gjithashtu edhe me kohën. Në betejën kundër flakëve, Greqinë po e ndihmojnë edhe forcat zjarrfikëvse të ardhura nga Çekia dhe Rumania me mjetet e tyre.Mediat Greke raporuan se situata e zjarreve është vënë nën kontroll disi këtë të shtunë, megjithatë erërat e forta kërcënojnë përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të mëdha duke përfshirë zonat e banuara.
    Përtej zjarrëve në rrethinat e Athinës, flakët kanë përfshirë edhe rajonin e Olimpias së lashtë në jugperëndim të Greqisë duke rrezikuar disa site historike si Greqia dhe vendet e tjera mesdhetare ndodhen në një zonë të quajtur “vatra e zjarreve ” nga shkencëtarët, pasi përgjatët stinës së verës për shkak të thatësirës ekstreme në vitet e fundit janë rregjistruar me qindra zjarre katastrofike. Situata me flakët është bërë më e rëndë përgjatë viteve të fundit për shkak edhe të ndryshimeve klimatike.

  • Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës

    Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës

    TIRANË- Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar mëngjesin e sotëm ambientet e televizionit informativ News 24, duke mos lejuar hyrjen e gazetarëve në godinën e redaksisë prej më shumë se dy orësh.

    Sipas vetë medias, policia kërkon lirimin e godinës ku operojnë News 24 dhe disa media të shkruara, përfshirë BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Shkaku lidhet me përdorimin e ambienteve të cilat janë pronë shtetërore, dhe për të cilat qeveria shqiptare ka në plan që ti fokusojë për fushën e mbrojtjes.

    Në krye të këtij operacioni, ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili aktualisht drejton shoqërinë shtetërore “KAYO”.
    Kjo kompani, e themeluar në vitin 2024, vepron në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon të rigjallërojë industrinë ushtarake në vend, duke shfrytëzuar kapacitetet e modernizuara të uzinave mekanike dhe të prodhimit të eksplozivëve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.
    Ndërkohë që jashtë dyerve të televizionit ndodhen me qindra punonjës të medias. News 24 ka nisur një përplasje me qeverinë prej gati dy vitesh, në lidhje me këto hapësira që ka patur në përdorim prej vitesh.

     
    /ZËRI/

    whatsapp image 2025 08 09 at 84111 am

    whatsapp image 2025 08 09 at 84109 am

  • Kaos në aeroportin më të madh të Britanisë! Mbyllja e tuneleve shkakton trafik të rënduar, bllokohen qindra udhëtarë

    Kaos në aeroportin më të madh të Britanisë! Mbyllja e tuneleve shkakton trafik të rënduar, bllokohen qindra udhëtarë

    Aeroporti i Heathrow ka lëshuar një paralajmërim urgjent për udhëtarët pasi tuneli qendror që të çon në Terminalet 2 dhe 3 është mbyllur.

    Paralajmërimi u bë këtë mëngjes në rrjetet sociale, ku udhëtarët janë lajmëruar të presin vonesa të mëdha për shkak të një “problemi teknik”. Personat që po përpiqen të hyjnë në aeroport kanë ndarë imazhe të tunelit në internet ku duket trafiku i rënduar. Qindra drejtues mjetesh mbetën të bllokuar duke mos mundur të arrijnë në Terminalet 2 dhe 3.
    Aeroporti i Heathrow, më i ngarkuari në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka konfirmuar ende se cili është problemi teknik.
    Udhëtarëve u është kërkuar të përdorin transportin publik drejt Terminalit 5, ku janë të disponueshme shërbimet e trenave për në të gjitha terminalet e tjera.
    Ky incident vjen pas deklaratës së CEO-së së aeroportit, Thomas Woldbye, i cili tha se zgjerimi i aeroportit është “urgjent”, pasi ai po funksionon në kapacitet të plotë. Aeroporti ka zbuluar së fundmi planin për zgjerimin dhe modernizimin e objektit me një kosto prej 49 miliardë paundësh.
    Qeveria ka mbështetur planet për ndërtimin e një piste të tretë, por është përballur me kundërshtime nga grupet mjedisore.Vetëm disa muaj më parë, aeroporti u evakuua pas raportimeve për një zjarr.

    Top Channel

  • FOTO/ Mes mrekullive natyrore të Malit të Xhyrës, qindra të rinj ndjekin spektaklin qiellor të ”Shiut të Yjeve Perseid”

    FOTO/ Mes mrekullive natyrore të Malit të Xhyrës, qindra të rinj ndjekin spektaklin qiellor të ”Shiut të Yjeve Perseid”

    Nga Fatmir Popja
    Në thellësi të malësive të bashkisë së Librazhdit, aty ku natyra ruan ende bukurinë e saj të paprekur, një ngjarje unike do të shpaloset këtë gusht, duke e shndërruar Malin e Xhyrës në një nga skenat më të bukura të qiellit shqiptar. Nga data 11 deri më 14 gusht 2025 në mes të heshtjes malore, buzë gjurmëve të rrugës së lashtë Egnatia, qindra të rinj e të reja, vendas dhe të huaj do të mblidhen për të ndjekur spektaklin qiellor të “Shiut të Yjeve Perseid”.Kjo ngjarje, që vit pas viti po shndërrohet në një traditë të dashur për të apasionuarit pas astronomisë dhe natyrës, është më shumë sesa një vëzhgim i një fenomeni qiellor të rrallë. Është një përjetim. Është një festë e të gjitha shqisave ku qielli, toka, ajri dhe ndjenjat gërshetohen në një harmoni të rrallë nën hijen e masive të bukura me ah të Malit të Xhyrës.

    Një kamping gjigand nën yje

    Në shpatet e gjelbra të malit, do të ngrihet një kamping i madh me qindra çadra, ku do të strehohen dhjetëra e dhjetra grupe rinore, të cilët do të udhëtojnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera europiane. Ata nuk do të jenë vetëm ,shumë familje me fëmijë, turistë të pasionuar pas eksplorimit, dhe të moshuar që ende mbajnë në shpirt kureshtjen për yjet, do të ndajnë së bashku këtë përvojë të jashtëzakonshme.Organizatori i eventit, Lyto Alliu, e përshkruan atmosferën si “mahnitëse dhe të paharrueshme”. Sipas tij, kjo është një nga mënyrat më të bukura për të afruar të rinjtë me natyrën, shkencën, astronominë dhe turizmin e qëndrueshëm.
    Shiu i Yjeve Perseid: një spektakël qiellor nga më të rrallët
    “Shiu i Yjeve Perseid” është një ndër fenomenet më të spikatura astronomike të çdo viti. Kur Toka kalon përmes mbetjeve të kometës Swift-Tuttle, qindra yje rrëshqasin në qiellin e natës duke krijuar një panoramë të paharrueshme për çdo shikues. Në Malin e Xhyrës, larg ndotjes urbane dhe dritave të qytetit, dukuria do të jetë më e dukshme se kudo tjetër. Qielli i pastër dhe i hapur i kësaj zone e bën atë një nga vendet më të favorshme në Ballkan për të vëzhguar këtë spektakël natyror.Me ndihmën e teleskopëve të vendosur posaçërisht për këtë ngjarje dhe nën udhëheqjen e astronomëve amatorë dhe profesionistë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njohin më nga afër yjet, konstelacionet dhe historitë që i shoqërojnë ato.
    Një eksperiencë turistike gjithëpërfshirëse
    Përveç vëzhgimit të yjeve, vizitorët do të përjetojnë një sërë aktivitetesh të tjera,shëtitje në shtigjet malore, kuzhinë tradicionale nga Agroturizmi “Hani i Çepit”, netë me muzikë akustike rreth zjarrit të kampit, tregje artizanale dhe diskutime rreth ekologjisë dhe rëndësisë së ruajtjes së natyrës. Për shumë të huaj që do të jenë pjesë e kampingut, ky do të jetë kontakti i parë me Shqipërinë dhe padyshim, një kujtim që do ta mbajnë gjatë në zemër.
    Nga rruga antike Egnatia, drejt një të ardhmeje të qëndrueshme turistike
    Rruga që të çon drejt kampingut, megjithëse e pashtruar është një aventurë më vete. Ajo ndjek konturet e rrugës së lashtë Egnatia, që dikur lidhte Perëndimin me Lindjen dhe ishte një nga arteriet kryesore të Perandorisë Romake. Kjo rrugë historike, sot është një dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore dhe një mundësi për të ndërtuar mbi të një turizëm të qëndrueshëm, që promovon natyrën dhe historinë njëherësh.
    Xhyra, destinacion i rëndësishëm i turizmit malor shqiptar
    Mali i Xhyrës që pak vite më parë ishte një emër i njohur vetëm për vendasit dhe rrethinat sot po bëhet një nga emrat më të spikatur të turizmit malor në Shqipëri. Me lartësi që të ofrojnë pamje të jashtëzakonshme, me pyje që të mbushin mushkëritë me ajër të pastër dhe me një mikpritje që mbetet në zemër, ky mal në bashkinë e Librazhdit është një thesar që sapo ka filluar të zbulohet.Ngjarje si “Shiu i Yjeve Perseid” nuk janë vetëm aktivitete të përkohshme,ato janë investime në identitetin turistik të Shqipërisë së re. Janë dëshmi që vendi ynë ka potencial të bëhet një qendër e rëndësishme për turizmin e përvojës, edukimit dhe natyrës.
    Nën qiellin e pafund me yje, ndriçohet potenciali turistik i Xhyrës
    Gushti i këtij viti sjell jo vetëm yje në qiell, por edhe dritë në potencialin e Malit të Xhyrës dhe të gjithë rajonit të Librazhdit. Është një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë më shumë se thjesht pushime ,për ata që duan të ndiejnë, të shohin, të kuptojnë dhe të ndajnë magjinë e natyrës.Nëse doni të përjetoni një natë ndryshe, një natë ku qielli flet dhe toka e dëgjon, atëherë ky është vendi. Merrni çadrën e kampingut, aparatin fotografik dhe dëshirën për të ëndërruar .Mali i Xhyrës dhe yjet e Perseidëve ju mirëpresin.

  • Flamingot në Luginën e Nartës, Rama poston videon unike

    Flamingot në Luginën e Nartës, Rama poston videon unike

    Flamingot, zogjtë lozonjarë me qafën e hollë dhe me ngjyrë mjaft interesante, po folezojnë në lagunën e Nartës. Një video unike e ka postuar këtë të shtunë në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Laguna e Nartës, renditet e dyta më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit. Në këtë lagunë janë rreth 20,000 shpendë dimërorë të rreth 40 llojeve, duke u kthyer në një habitat shumë të pasur, gjithashtu vendushqimi për pelikanin dhe ku takohen rregullisht flamingot.

  • “SHBA është e paparashikueshme”, Gjermania rrit shpenzimet ushtarake me qindra miliardë euro

    “SHBA është e paparashikueshme”, Gjermania rrit shpenzimet ushtarake me qindra miliardë euro

    Gjermania po përgatit një valë porosish prokurimi me vlerë qindra miliardë euro, duke përfshirë 20 avionë luftarakë Eurofighter, deri në 3000 automjete të blinduara Boxer dhe deri në 3500 automjete luftarake këmbësorie Patria.
    Burime për Reuters bëjnë me dije se, blerjet janë pjesë e përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të ndërtuar ushtrinë më të fuqishme konvencionale të Evropës, me qëllim uljen e varësisë nga një aleat gjithnjë e më i paparashikueshëm, Shtetet e Bashkuara, dhe marrjen e përgjegjësisë më të madhe për sigurinë evropiane.
    Më herët këtë vit, Merz siguroi mbështetjen parlamentare të nevojshme për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga kufijtë e borxhit të Gjermanisë të përcaktuara me kushtetutë, duke i mundësuar qeverisë së tij të financojë riorganizimin ushtarak.
    Buxheti i rregullt i mbrojtjes i Gjermanisë parashikohet të rritet në rreth 83 miliardë euro (95.8 miliardë dollarë) në vitin 2026, 20 miliardë më shumë se në vitin 2025. Vetëm porosia e Eurofighter pritet të kushtojë midis 4 dhe 5 miliardë euro, thanë burimet, ndërsa automjetet Boxer, vlerësohen në 10 miliardë euro. Automjetet Patria pritet të kushtojnë afërsisht 7 miliardë euro.
    Ministria e mbrojtjes po finalizon gjithashtu planet për të blerë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe disa qindra platforma mbrojtëse nga dronë SkyRanger, thanë burimet, duke vënë në dukje se detajet financiare për këto blerje ende nuk janë finalizuar. Merz është zotuar të përmbushë standardin e ri të NATO-s për shpenzime prej 3.5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2029 – shumë përpara shumicës së anëtarëve të aleancës.

  • Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

    Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

    Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

    Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh se janë me qindra vizitorë nga e gjithë bota, që çdo ditë mikpriten nga “Onufri”, i cili u ofron atyre një përvojë të pasur shpirtërore dhe artistike përmes ikonave të rralla dhe audioguidës në disa gjuhë të huaja.

    Muzeu Ikonografik “Onufri” ndodhet në qendër të lagjes së banuar në kalanë e Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”. Arkitektura ku është vendosur muzeu është kisha më e madhe e lagjes Kala. Ajo ka qenë Katedralja e qytetit të Beratit dhe së bashku me ndërtesat e Mitropolisë formonte një kompleks arkitektonik.

    Nga ky kompleks ka mbetur vetëm kisha, e cila është ndërtuar në vitin 1797, por që mendohet se është rindërtuar mbi themelet e një kishe më të vjetër. Nga të dhënat historike, dimë se Katedralja ka funksionuar si e tillë deri në vitin 1967, viti i reformës ateiste, kur mjediset e komuniteteve fetare kaluan nën administrimin e shtetit.

    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, piktorët me mbiemër Çetiri e shumë piktorë të tjerë anonimë./atsh/KultPlus.com

  • Tragjedi në Ballkan/ Përmbytjet marrin jetë, evakuohen qindra banorë, lumenj në nivele rekord dhe ura të shembura!

    Tragjedi në Ballkan/ Përmbytjet marrin jetë, evakuohen qindra banorë, lumenj në nivele rekord dhe ura të shembura!

    Teksa Ballkani dhe Europa janë në luftë me zjarret që kanë shkrumbuar mijëra hektarë dhe kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen, Rumania përballet me një situatë të pazakontë të motit për këtë stinë.
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Rumaninë lindore për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë qindra njerëz u evakuuan teksa autoritetet po kërkojnë për persona të zhdukur.
    Rreth 25 fshatra në nëntë rajone u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që shkatërruan çatitë dhe shkulën pemët, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kombëtare.
    Qarqet më të goditura në Rumaninë veriore ishin Neamt dhe Suceava, ku dy lumenj dolën nga shtrati, duke lënë të vdekur një 66-vjeçar dhe duke detyruar qindra njerëz të evakuoheshin.
    Agjencia e emergjencave tha gjithashtu se dy gra, të moshës 85 dhe 83-vjeç, gjithashtu humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.
    Agjencia e menaxhimit të ujërave e Ministrisë së Mjedisit tha se niveli i ujit në dia lumenj u rrit në nivele rekord dhe po vijon puna për riparimin e urave të shembura.