Tag: qindra

  • Diellë- kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

    Diellë- kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

    Nga Basir Çollaku/

    A di gjë kjo Diella për zullumet e kryediellit babait, burrit, gjyshit, e shokut të saj, shpikësit bojaxhi ende KM

    Për Air Albania me miliona euro zhvatje e falimentimit.

    Për Porto Romano e falur burrit italian në hetim.

    Për inceneratorët e rinj.

    Për agregatët që rrufisin 100 mijë euro në ditë.

    Për Llogara tunelin, aeroportin e Vlorës e miliarda tender rrugësh nga duart e Belës?! Se publike janë?!

    Po për parqet voltaike e të erës nga hiset e Belës di gjë diell-kryedielli?!

    Për AKSHI( nëna krijuese) që përlan qindra milionë euro e ku janë përfshirë familjarët e KM, kryediellit

    Për motër Belindën e vëlla Taulantit në zijafetet e tyre të zeza?!

    Për vëlla Erionin në burg e qindra milionë eurot publike të Bashkisë ?!

    Për vëlla Beqen edhe pak hi tech por në qeli.

    Për kushërinjtë Lefterin, Alqin, Tahirin, me histori burgjesh.

    Për vëllain artificial ish drejtor të prokurimeve Jonaid Myzyrin tashmë të pandehur nga SPAK.

    Për familjarët Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafa, Nikon kryekuvendar me kujtime nga inceneratori. Për motrat Elisë Mamica, Oltë strategjikja dhe Klotildë dëshmitarja. Të gjitha janë me duar në diell të padjegura.

    Po për Olsi vëllain, nënë Lindën e shok Grekun, apo bijë Rean ke dëgjuar gjë andej nga Eco Park dhe AKSH dhe nëpër ofshor. ?! Andej duhet të bësh ndonjë tel kushërinjve iranianë mbase! E dinë ata si bëhet lakuriq sistemi. Po për marrëveshjen e detit ca miliardë euroshe do kalojë nëpër “diell-kryediell”?

    Për dosjen 41 në ministrinë e jashtme?!

    Po për vëlla Aleksin e miliardat e tij të përfshira edhe në Shqipëri?!

    Po për vëlla Charles me shokët e tyre rusë e kinezë gjobvëniet, koncensionet e tyre në pasuritë natyrore?!

    Po për tufat e qokave ndaj Tony Blair, Dalema, Fabrizio Lisit të Ndrangheta, apo Florianit të “Sinaloa” ?!

    Për lejet e investime strategjike të trafikantëve të kokainës ?!

    Po për Thethin e Valbonën për shembjet, hapjen e tokave të lira, për shokët e dhëndërrit?!

    Për qindra leje ndërtimi e pafundësi parash publike të zgrapur nga lejedhënësit bashkiakë e kryeqeveritarë?!

    Po për marrëveshjet miliardësh me Melonin që e ka shkërmoqur drejtësia italiane?!

    Po për fondet e BE, ca qindra milionë euro që i krehu Krifca e bujqësisë për vila e dasma shokësh të partisë ?!

    Po për qindra milionë të drejtësisë para të BE dhe SHBA në Tiranë, ku pastruar mbylljes së USAID po hetohen nga Uashingtoni?!

    Po për pronat e ushtrisë kafshuar nga shoqnia e Ramës me symbylljen e firmosjen e Bajramit të Presidencës.

    Po për tenderat sekretë më të shumtët në numër, qindra milionë euro, të shpërndara me porosi të kryediellit, kush do i thotë ndonjë llaf diellës fukareshë.

    Për Bajrët, Suelin, Çyrben, Shegën, Çopjan, Klajdin, Nuredinin, tender-marrës bandash kush do e pjerdhë “diellën” me yshtje të kryediellit.?!

    Po me “prokurimet” për Tiranën, andej nga DEA, DIA, DASH, Eurojust, sky-enchro, do lëçisë ndonjë germë për publikun e hallakatura diella..?!

    Duket se “Diella” dhe “Kryedielli” çifti artificial me shumë fëmijë natyralë, nuk do të jenë bashkë, derisa “vdekja” artificiale t’i ndajë…

    Derisa zjarri nga Nepali të lajmërojë diell-kryediellin nga Surreli se lidhja është ndërprerë, dikush ka futur gishtat në prizë…

  • Reforma kaotike në arsim, Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit

    Reforma kaotike në arsim, Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit

    Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit. Nga 423 176 në vitin mësimor 2018-2019, numri i të regjistruarve në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm ka rënë në rreth 345 mijë.
    Në harkun e 7 viteve vendi kanë ‘humbur‘ më shumë se 78 mijë nxënës.
    Arsimi është një nga sukseset më të mëdha të një shteti social. Ajo që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë dhe mundësi e gati të gjithëve. Por ky i fundit po braktiset. Nga më shumë se 306 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare ka rënë në më pak se 250 mijë. Janë mbi 57 mijë fëmijë që u mungojnë shkollave.
    Isa Halilaj, zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, u shpreh: “Si pasojë e emigracionit të familjeve, nevojës që shumë të rinj të punojnë edhe pa arritur moshën e duhur, apo përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin arsimin profesional çdo vit. Kjo sjell një humbje të madhe të nxënësve që ndjekin programe zanatçie dhe, rrjedhimisht, pakëson edhe mundësinë për të pasur mësues të kualifikuar në të ardhmen. Situata po krijon boshllëqe në shkolla, duke vështirësuar mësimdhënien dhe duke rritur ngarkesën për stafin ekzistues”.
    Si pasojë e emigracionit, nevojës për të punuar ndonëse pa arritur moshën apo nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin edhe arsimin profesional çdo vit. Nga mbi 18 mijë në 2018-n, numri i atyre që studiojnë për të marrë një zanat ka rënë në vetëm 16 mijë.
    Rrjedhimisht, në vend po ka edhe më pak mësues. Nga mbi 37 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i arsimtarëve ka rënë në më pak se 31 mijë.
    “Rënia e numrit të mësuesve është po aq shqetësuese sa humbja e nxënësve. Nga mbi 37 mijë arsimtarë në vitin 2018-2019, sot kemi më pak se 31 mijë. Kjo situatë po krijon boshllëqe në klasa, duke rritur ngarkesën për mësuesit ekzistues dhe duke vënë në vështirësi ofrimin e një mësimi cilësor. Pa politika të qarta për rekrutimin dhe mbështetjen e mësuesve, shkollat do të përballen me sfida të mëtejshme në mbarë vendin, ndërsa cilësia e arsimit do të jetë në rrezik”, deklaroi Halilaj.
    Me numrin e nxënësve dhe mësuesve që po pakësohet, e njëjta tendencë vërehet edhe tek shkollat. Nga mbi 1 mijë e 700 të tilla në 2014-n, numri ka rënë në 1 mijë e 363.
    Sistemi i dijeve në Shqipëri po cenohet edhe në drejtim të cilësisë. Nota mestarë në provimet e maturës, ndonëse me luhatje nuk e kalon nivelin 7.5. Modeli që Shqipëria ndjek për arsimin është një kaos gati i organizuar me kopjime copa-copa dhe kurrikula që nuk mund të zbatohen dhe as nuk i vlejnë kushteve të zhvillimit të Shqipërisë, vlerësojnë ekspertët. Thuajse njëzëri, ata që kanë ndjeshmëri për dijen dhe i shqetëson perspektiva e errët e një arsimi defektoz, thonë se vendi ka nevojë për një “Plani B” për të rinjtë si alternativa e rrugës së pakrye “Planit A”.

  • Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit/ Nevojë për…

    Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit/ Nevojë për…

    Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit. Nga 423 176 në vitin mësimor 2018-2019, numri i të regjistruarve në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm ka rënë në rreth 345 mijë.

    Në harkun e 7 viteve vendi ka humbur më shumë se 78 mijë nxënës.

    Arsimi është një nga sukseset më të mëdha të një shteti social. Ajo që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë dhe mundësi e gati të gjithëve. Por ky i fundit po braktiset. Nga më shumë se 306 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare ka rënë në më pak se 250 mijë. Janë mbi 57 mijë fëmijë që u mungojnë shkollave.

    Isa Halilaj, zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, u shpreh: “Si pasojë e emigracionit të familjeve, nevojës që shumë të rinj të punojnë edhe pa arritur moshën e duhur, apo përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin arsimin profesional çdo vit. Kjo sjell një humbje të madhe të nxënësve që ndjekin programe zanatçie dhe, rrjedhimisht, pakëson edhe mundësinë për të pasur mësues të kualifikuar në të ardhmen. Situata po krijon boshllëqe në shkolla, duke vështirësuar mësimdhënien dhe duke rritur ngarkesën për stafin ekzistues”.

    Si pasojë e emigracionit, nevojës për të punuar ndonëse pa arritur moshën apo nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin edhe arsimin profesional çdo vit. Nga mbi 18 mijë në 2018-n, numri i atyre që studiojnë për të marrë një zanat ka rënë në vetëm 16 mijë.

    Rrjedhimisht, në vend po ka edhe më pak mësues. Nga mbi 37 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i arsimtarëve ka rënë në më pak se 31 mijë.

    “Rënia e numrit të mësuesve është po aq shqetësuese sa humbja e nxënësve. Nga mbi 37 mijë arsimtarë në vitin 2018-2019, sot kemi më pak se 31 mijë. Kjo situatë po krijon boshllëqe në klasa, duke rritur ngarkesën për mësuesit ekzistues dhe duke vënë në vështirësi ofrimin e një mësimi cilësor. Pa politika të qarta për rekrutimin dhe mbështetjen e mësuesve, shkollat do të përballen me sfida të mëtejshme në mbarë vendin, ndërsa cilësia e arsimit do të jetë në rrezik”, deklaroi Halilaj.

    Me numrin e nxënësve dhe mësuesve që po pakësohet, e njëjta tendencë vërehet edhe tek shkollat. Nga mbi 1 mijë e 700 të tilla në 2014-n, numri ka rënë në 1 mijë e 363.

    Sistemi i dijeve në Shqipëri po cenohet edhe në drejtim të cilësisë. Nota mestarë në provimet e maturës, ndonëse me luhatje nuk e kalon nivelin 7.5. Modeli që Shqipëria ndjek për arsimin është një kaos gati i organizuar me kopjime copa-copa dhe kurrikula që nuk mund të zbatohen dhe as nuk i vlejnë kushteve të zhvillimit të Shqipërisë, vlerësojnë ekspertët. Thuajse njëzëri, ata që kanë ndjeshmëri për dijen dhe i shqetëson perspektiva e errët e një arsimi defektoz, thonë se vendi ka nevojë për një “Plani B” për të rinjtë si alternativa e rrugës së pakrye “Planit A”.

  • Bastiset fabrika e Hyundai-t në SHBA: Qindra punëtorë arrestohen për punë të paligjshme

    Bastiset fabrika e Hyundai-t në SHBA: Qindra punëtorë arrestohen për punë të paligjshme

    Qindra punëtorë që u arrestuan gjatë një bastisjeje të madhe në një fabrikë të Hyundai-t në SHBA kishin shkelur rregullat e vizave të tyre turistike.
    Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) njoftoi se 475 persona, të cilët ishin kryesisht shtetas koreano-jugorë, u kapën duke punuar në mënyrë të paligjshme në një fabrikë baterish të kompanisë Hyundai në shtetin e Xhorxhias.
    “Personat me viza afatshkurtra ose për qëllime turistike nuk janë të autorizuar të punojnë në SHBA”, tha ICE, duke theksuar se bastisja ishte e nevojshme për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët.
    Punëtorët e arrestuar po mbahen në një qendër të ICE-së, ndërsa pritet të vendoset për transferimin e tyre. Më shumë se 300 prej tyre raportohet se janë shtetas koreanë, shkruan BBC.
    Kompania Hyundai deklaroi se asnjëri prej tyre nuk ishte i punësuar drejtpërdrejt nga kompania, ndërsa LG Energy Solution, e cila operon fabrikën bashkë me Hyundai-n, tha se “do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet përkatëse” dhe se prioriteti i saj është siguria dhe mirëqenia e punonjësve.
    Koreja e Jugut, vend që ka premtuar miliarda dollarë investime në industri kyçe amerikane për të shmangur tarifat, ka dërguar diplomatë në Xhorxhia dhe ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e qytetarëve të saj.
    Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun, u shpreh gjatë një mbledhjeje emergjente se ndien “një ndjenjë të madhe përgjegjësie për arrestimin e qytetarëve tanë”.
    Ndërkohë, ICE konfirmoi se operacioni ishte pjesë e një hetimi penal aktiv, dhe se të arrestuarit ishin në shkelje të kushteve të vizave apo statusit të tyre. Një avokat imigracioni në Atlanta tha se dy klientët e tij ishin arrestuar gabimisht, pasi ndodheshin në SHBA për takime biznesi në kuadër të një programi përjashtimi nga viza.
    Në mesin e të ndaluarve ishte edhe një shtetas meksikan me “green card“, i dënuar më parë për disa vepra penale. Zyrtarët e IC-së deklaruan se operacione të tilla dërgojnë një mesazh të qartë për këdo që abuzon me sistemin dhe dëmton fuqinë punëtore amerikane.
    Ky incident rrezikon të krijojë tensione mes përpjekjeve të SHBA-ve për të tërhequr investime të huaja dhe politikave të ashpra kundër imigracionit të paligjshëm, dy prioritetet kryesore të ish-presidentit Donald Trump.

  • Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

    Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

    Që në orët e para të mëngjesit së sotëm (7 shtator), qytetarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit mjeshtrit të madh të modës, Giorgio Armani. Kapela mortore është hapur zyrtarisht në orën 09:00 në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, por qindra njerëz kishin zënë vend që prej orës 07:00, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe respekt.
    Kapela do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër poashtu, të dielën më 7 shtator, deri në orën 6 të pasdites. Dy hyrje janë organizuar: njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani, dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian.
    Ndër të parët që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.
    Milano, kryeqyteti i modës, sot hesht përpara madhështisë së një legjende. Giorgio Armani, i njohur ndryshe si “Mbreti George”, la një trashëgimi që tejkalon pasarelat, ku ai krijoi një epokë të tërë.

  • “Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë

    “Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë

    Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.
    “Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret.
    Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon.
    Postimi i plotë në FB:
    Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin!Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën.Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma?

  • Spahia akuzon qeverinë: Pas 12 vitesh premtime për ujësjellësin, ende s’ka ujë, vetëm vjedhje dhe mashtrime

    Spahia akuzon qeverinë: Pas 12 vitesh premtime për ujësjellësin, ende s’ka ujë, vetëm vjedhje dhe mashtrime

    Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.

    “Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret.

    Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon.

    Postimi i plotë në FB:

    Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,
    pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin! 
    Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën. 
    Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!
    Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma?

     

  • Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë! Do të rrezikonte edhe pengjet

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka paralajmëruar se një pushtim izraelit i qytetit të Gazës mund të kushtojë qindra jetë.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Al Ansari u shpreh se “Hapi i rrezikshëm që po ndërmerr Izraeli, duke pushtuar qytetin e Gazës, duke pasur parasysh popullsinë e dendur dhe përkeqësimin e situatës humanitare, do të shkaktojë vdekjen e qindra civilëve“.
    “Kjo do të rrezikojë të gjithë, përfshirë pengjet“, shton ai.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vazhduar me planin e tij për të pushtuar ushtarakisht Rripin e Gazës, duke filluar nga Qyteti i Gazës, me qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura izraelite.
    Izraeli ka pretenduar se qyteti ishte një bastion i Hamasit dhe ka pretenduar se një rrjet tunelesh mbetet në përdorim pavarësisht disa bastisjeve të mëparshme në shkallë të gjerë në zonë.

    Top Channel

  • “Fshatra të tërë janë kthyer në rrënoja”, dëshmitarët rrëfejnë të tronditur pasojat e tërmetit në Afganistan

    “Fshatra të tërë janë kthyer në rrënoja”, dëshmitarët rrëfejnë të tronditur pasojat e tërmetit në Afganistan

    Kanë kaluar më shumë se 12 orë që kur tërmeti goditi provincat e Afganistanit, teksa dëshmitarët afganë kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar. 

    Provinca Kunar, e cila ka qenë më e goditura, ka një terren jashtëzakonisht malor, duke kufizuar aksesin. Ky rajon është përballur gjithashtu me përmbytje masive dhe rrëshqitje toke në ditët e fundit që bllokojnë aksesin në shumë zona.
    Helikopterët kanë qenë e vetmja mënyrë për të hyrë në këto rajone dhe për të kryer operacione shpëtimi.
    Dëshmitarët okularë në Spitalin Qendror të Jalalabadit thanë për BBC se ambulancat vazhdojnë të sjellin viktima. Ata thonë se qindra të plagosur janë sjellë në spital dhe midis tyre ka një numër të madh grash dhe fëmijësh. Kanë mbërritur edhe qindra trupa.
    Lidhja me internetin është shumë e kufizuar në zonat e prekura. Disa prej tyre deklarojnë se fshatra të tëra janë rrafshuar, e tani janë vetëm rrënoja.
    Njerëzit po përpiqen shumë të evakuojnë të dashurit e tyre, sepse megjithëse talebanët dhe OJQ-të e tjera kanë dërguar ekipe shpëtimi, kjo ende nuk është e mjaftueshme.
    Autoritetet lokale shëndetësore në Jalababad thonë se dy lugina të tëra në Kunar mbeten të paarritshme pasi rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar rrugët. Ata kanë frikë se viktimat do të shtohen me kalimin e orëve, teksa qindra janë regjistruar deri tani.

    Top Channel

  • Tërmet shkatërrues në Afganistan, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Tërmet shkatërrues në Afganistan, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Një tërmet i fortë ka goditur pjesën lindore të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin, duke shkaktuar të paktën 250 të vdekur dhe 500 të plagosur.
    Siç shkruajnë mediat e huaja, shërbimet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
    Tërmeti u shënua në provincën malore Kunar në orën 23:47 të së dielës, 31 gusht, 27 km në verilindje të qytetit Jalalabad, me një thellësi prej vetëm 8 km.
    Autoritetet vendase raportojnë për viktima dhe dëme të mëdha në Nur Gul, Soki, Watpur, Manogi dhe Chapadare, ndërsa qindra të plagosur janë dërguar në spital.
    Qyteti Jalalabad, me rreth 300 mijë banorë, është një qendër tregtare e rëndësishme për shkak të afërsisë me Pakistanin. Shumica e ndërtesave janë të ulëta, prej betoni dhe tullash, ndërsa në zonat periferike ka shtëpi prej balte dhe druri.
    Afganistani preket shpesh nga tërmetet, sidomos në malet Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.
    Vetëm vitin e kaluar, një seri tërmetesh në perëndim la më shumë se 1 mijë viktima, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.3 më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e të paktën 4 mijë personave.