Tag: qindra

  • Presidentja e Moldavisë: Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja e Moldavisë: Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave.
    Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse.
    Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare.

    “Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës.
    Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.
    Më herët gjatë së hënës, autoriteteve moldave thanë se kanë arrestuar 74 persona pasi u kryen 250 kontrolle në mbarë vendin.
    Këto bastisje ishin “të lidhura me një çështje penale mbi përgatitjet për trazira masive dhe destabilizim, të cilat ishin të koordinuara nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”, tha Policia përmes një njoftimi.
    Sipas hetuesve, Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për taktikat që do të përdoren kundër policisë gjatë protestave.
    “Misioni i tyre: të organizojnë dhunë para dhe pas zgjedhjeve”, shkroi në X shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru.
    Udhëheqësi i opozitës proruse, ish-presidenti Igor Dodon, tha se bastisje u kryen në zyrat rajonale të partisë së tij Socialiste. Ai e akuzoi partinë në pushtet të Sandus, PAS, për “frikësim”.
    “Qindra bastisje dhe sulme të përditshme ndaj kolegëve tanë… tregojnë frikën e Maia Sandus nga rezultatet e zgjedhjeve. Ata e dinë se do t’i humbin këto zgjedhje”, tha ai gjatë një konference për media.
    Sipas shumicës së sondazheve të kryera para zgjedhjeve, partia PAS del të jetë në epërsi. Ndërkaq, analistët kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve të së dielës mbetet i paparashikueshëm.
    Nën mandatin presidencial të Sandus, Moldavia nisi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian vitin e kaluar./REL

  • Zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Presidentja akuzon Rusisë për ndërhyrje: Po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Presidentja akuzon Rusisë për ndërhyrje: Po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave.

    Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse.
    Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare.
    “Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës.
    Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.
    Më herët gjatë së hënës, autoriteteve moldave thanë se kanë arrestuar 74 persona pasi u kryen 250 kontrolle në mbarë vendin.
    Këto bastisje ishin “të lidhura me një çështje penale mbi përgatitjet për trazira masive dhe destabilizim, të cilat ishin të koordinuara nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”, tha Policia përmes një njoftimi.
    Sipas hetuesve, Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për taktikat që do të përdoren kundër policisë gjatë protestave.
    “Misioni i tyre: të organizojnë dhunë para dhe pas zgjedhjeve”, shkroi në X shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru.
    Udhëheqësi i opozitës proruse, ish-presidenti Igor Dodon, tha se bastisje u kryen në zyrat rajonale të partisë së tij Socialiste. Ai e akuzoi partinë në pushtet të Sandus, PAS, për “frikësim”.
    “Qindra bastisje dhe sulme të përditshme ndaj kolegëve tanë… tregojnë frikën e Maia Sandus nga rezultatet e zgjedhjeve. Ata e dinë se do t’i humbin këto zgjedhje”, tha ai gjatë një konference për media.
    Sipas shumicës së sondazheve të kryera para zgjedhjeve, partia PAS del të jetë në epërsi. Ndërkaq, analistët kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve të së dielës mbetet i paparashikueshëm.
    Nën mandatin presidencial të Sandus, Moldavia nisi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. /rel

    Top Channel

  • Humbi djalin në aksident, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

    Humbi djalin në aksident, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

    Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehën mbështetjen e tyre për Pano Ruci, babain me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij Denis në tragjedinë hekurudhore të Tempit, 28 shkurt 2023.
    Kanë kaluar tetë ditë që ai ndodhet në grevë urie dhe etjeje, duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të të birit për të zbuluar të vërtetën/ Përkrah tij tashmë ndodhet edhe një grevist tjetër urie,një baba që ka humbur edhe ai fëmijën e tij në aksidentin e prëplasjes së trenave në shkurt të vitit 2023 me 57 viktima.
    “Nuk na japin leje për zhvarrim. Nuk na lënë të kërkojmë të vërtetën, të gjejmë provat, të zbulojmë çfarë ndodhi atë natë. Pyes: nga çfarë kanë frikë? Unë do të vazhdoj deri në fund. Nuk ndalem”, tha Pano Ruci.
    Mbi 55 organizata e shoqata, mes tyre federata të artit, punonjës të teatrit kombëtar, sindikata të mediave dhe muzikantë dolën në Athinë e Selanik në mbështetje të grevistëve të urisë, duke e kthyer këtë protestë në një valë solidariteti.
    Ata denoncojnë mbylljen e përshpejtuar të hetimeve dhe kërkojnë që të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit e vërtetë të tragjedisë së Tempeve.Përkrah tyre janë edhe familjet e tjera që humbën fëmijët e tyre.
    Pano Ruci së bashku me gjithë prindërit e tjerë deklaruan se nuk do lejojnë që krimi i Tempit të mbulohet me heshtje.

  • Sulmi kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Sulmi kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke prekur sot funksionimin normal të fluturimeve. Mes aeroporteve të goditura janë London Heathrow, Brukseli dhe Berlini, ku qindra udhëtime u vonuan ose u anuluan.
    Në shënjestër ka qenë softueri i Collins Aerospace, kompani e grupit RTX që furnizon sisteme regjistrimi dhe udhëtimi për shumë linja ajrore. Për shkak të ndërprerjeve, regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa të mëdha.

    Vetëm në Bruksel, deri në mesditë u raportuan 10 anulime dhe 15 vonesa mbi tre orë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se gjysma e fluturimeve të së dielës, 21 shtator, do të anulohen për të shmangur radhët e gjata. Situata pritet të normalizohet disi vetëm të hënën në mëngjes.

    Ndërkohë, Eurocontrol, agjencia evropiane e trafikut ajror, u ka kërkuar linjave ajrore të kufizojnë gjysmën e nisjeve nga Brukseli gjatë fundjavës. Në Heathrow në Londër qindra fluturime janë prekur nga ndërprerjet.

    Kompania mëmë RTX ka konfirmuar se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”, pa dhënë detaje për aeroportet e goditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkallën dhe origjinën e sulmit.

  • Sulm kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Sulm kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Bota E Shtunë, 20 Shtator 2025 20:41
    Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke prekur sot funksionimin normal të fluturimeve. Mes aeroporteve të goditura janë London Heathrow, Brukseli dhe Berlini, ku qindra udhëtime u vonuan ose u anuluan.
    Në shënjestër ka qenë softueri i Collins Aerospace, kompani e grupit RTX që furnizon sisteme regjistrimi dhe hipjeje për shumë linja ajrore. Për shkak të ndërprerjeve, regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa të mëdha.

    Vetëm në Bruksel, deri në mesditë u raportuan 10 anulime dhe 15 vonesa mbi një orë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se gjysma e fluturimeve të së dielës, 21 shtator, do të anulohen për të shmangur radhët e gjata. Situata pritet të normalizohet vetëm të hënën në mëngjes.

    Ndërkohë, Eurocontrol, agjencia evropiane e trafikut ajror, u ka kërkuar linjave ajrore të kufizojnë gjysmën e nisjeve nga Brukseli gjatë fundjavës. Në Heathrow, qindra fluturime janë prekur nga ndërprerjet.

    Kompania mëmë RTX ka konfirmuar se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”, pa dhënë detaje për aeroportet e goditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkallën dhe origjinën e sulmit.

  • “Sot u varros demokracia në Kuvend”, Spahia shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria qindra vite dritë larg BE

    “Sot u varros demokracia në Kuvend”, Spahia shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria qindra vite dritë larg BE

    Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj miratimit të programit qeverisës, pa asnjë diskutim nga ana e grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa e ka vënë theksin te tensionet që shoqëruan seancën e së enjtes, Spahia shkruan se sot në Kuvend ‘u dogj Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut’.
    Spahia ka etiketuar kryeministrin Rama si ‘incenerues’ i demokracisë, ndërsa shton se sot me heqjen e së drejtës kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian.
    Reagimi
    Nuk është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka një incenerator. Ai është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku digjet pa pushim Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut! Digjet demokracia!
    Inceneruesi më i madh quhet Edi Rama! Pushteti i tij i korruptuar dhe i inkriminuar po djeg në themel shpresat se Shqipëria mund të jetë një vend normal. Sot, me heqjen e së drejtes kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian.

     

  • Ndërron jetë papritur kameramani i njohur i RTSH! La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

    Ndërron jetë papritur kameramani i njohur i RTSH! La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet

    Pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të RTSH-së.
    Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet.
    Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada. Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës.
    Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe Radio Televizionit Shqiptar, institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm. JavaNews i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve!

  • “Lubi Balluku, hajdute me çizme”/ Berisha nuk kursen akuzat: Lubi tuneli, ka vjedhur qindra dhe miliona euro, shiti…

    “Lubi Balluku, hajdute me çizme”/ Berisha nuk kursen akuzat: Lubi tuneli, ka vjedhur qindra dhe miliona euro, shiti…

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e cilësuar si të përfshirë në “vjedhje të dokumentuara me qindra miliona euro”, sipas tij, në projektin e tunelit të Llogarasë dhe në sektorin energjetik.
    Gjatë një deklarate për mediat, Berisha përdori një ton të ashpër ndaj Ballukut, duke e akuzuar për afera të rënda korruptive.
    Berisha shtoi se sipas tij, abuzimet më të mëdha janë kryer në sektorin e energjisë, ku pavarësisht krijimit të bursës për transaksione energjetike, çmimet janë manipuluar në mënyrë që të përfitojnë kompani të lidhura me Ballukun.
    Sali Berisha:
    Nuk ka patur një hajdute me çizme si Lubi Balluku. Lubi Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhje të qindra miliona euro me tunelin e Llogarasë, prandaj në popull e thërrasin si Lubi Tuneli, me tigrat e saj në Vlorë, por qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se vjedhjet më të mëdha janë në fushën e energjisë, ku ajo edhe pas krijimit të bursës për transaksione energjitike, tejkalon në cdo rast bursën për hir të xhepave të saj.
    Janë faktuar tashme, jo një por në mënyrë të përsëritur rastet, kur energjia u është shitur kompanive të lidhura me Lubinë me 40 euro dhe këta e kanë shitur në treg me 140 euro duke i ndarë paratë me të.

  • Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

    Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

    Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e vogla të ishullit dhe të autoriteteve lokale.

    Vetëm të dielën, numri i mbërritjeve kaloi 570 persona, ndërsa nga e shtuna në mbrëmje shifra tejkaloi 800.
    Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se pas një vale “shpërthimi” të fluksit në fillim të gushtit, me qindra emigrantë që mbërritën në jug të Kretës brenda pak ditësh, mbërritjet pothuajse u ndalën, por kjo zgjati vetëm disa javë.
    Në ditët e fundit, qindra të tjerë kanë mbërritur me varka në Gavdos dhe në brigjet jugore të Kretës, duke e sjellë sërish çështjen e migracionit në qendër të vëmendjes dhe duke vënë autoritetet lokale në mobilizim të vazhdueshëm.
    Ishulli I vogël i Gavdosit në jug të Kretës ndodhet tashmë në gjendje emergjente. Kryetarja e bashkisë, Lilian Stefanaki, e përshkruan situatën si një “zbarkim masiv”, ndërsa janë mbyllur bizneset, mungojnë ushqimet, barnat dhe shërbimet bazë për qindra njerëz.
    Në Hania, ku ndodhen mbi 1860 emigrantë, nënkryetarja e bashkisë Eleni Zervudaki paralajmëron për një krizë shëndetësore dhe sociale: mungesë mjekësh, raste të rënda shëndetësore, fëmijë e gra shtatzëna pa trajtim. Ajo shprehet se qendrat e pritjes kanë kapërcyer çdo kufi dhe se bashkia është në pikë të shpresës.
    Ndërkohë, Roja Bregdetare dhe FRONTEX vazhdojnë operacionet e shpëtimit, por autoritetet lokale deklarojnë se nuk mund të përballojnë më. Vetëm Bashkia e Hanias ka shpenzuar mbi 830 mijë euro këtë vit për nevojat emergjente të emigrantëve.
    Situata përkeqësohet ndërkohë që Greqia ka futur politika shumë më të rrepta për emigracionin.
    Një udhëzim i ri i ministrit Thanos Plevris zëvendëson termin “emigracion i parregullt” me “emigracion i paligjshëm” në dokumentet zyrtare, parashikon deri në 24 muaj paraburgim për azilkërkuesit e refuzuar dhe 2 deri në 5 vite burg për ata që qëndrojnë ilegalisht. Sipas autoriteteve, e vetmja mënyrë për të shmangur burgimin është kthimi vullnetar. Po ashtu, ligjet e reja kërkojnë që çdo mbërritje e re të vendoset në qendra të mbyllura, edhe aplikantët për azil, të cilët nuk mund të paraqesin kërkesë për një muaj.
    Tashmë Gavdosi dhe Kreta gjenden në vijën e parë të një krize migratore që po tensionon gjithnjë e më shumë autoritetet dhe komunitetet lokale.

    Top Channel

  • Qindra shqiptarë protestojnë sot në Hagë, Rama publikon pamjet: Drejtësi pra drejtësi, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj

    Qindra shqiptarë protestojnë sot në Hagë, Rama publikon pamjet: Drejtësi pra drejtësi, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij sociale një foto nga protesta e sotme në Hagë, ku qindra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-liderët e UÇK.

    “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan Rama.
    Qindra shqiptarë u mblodhën sot në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të mbajtur një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë.
    Qyteti holandez është veshur kuqezi, siç raporton dhe i dërguari i Top Channel Muhamed Veliu, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.
    Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
     

    Top Channel