Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë.
Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.
Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.
Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi.
Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit. Allushi tha se ka organizuar një takim me drejtuesit e policisë vendore dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese të cilëve iu ka kërkuar më tepër punë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike me qëllim shmangien e të tilla tragjedive.
Tag: qindra
-

Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident
-

‘Drejtësi për Leandron’— Vlorë, qindra qytetarë në marshim heshtjeje për 17-vjeçarin e ndarë nga jeta tragjikisht
Qindra qytetarë të Vlorës, nxënës të gjimnazit “Ali Demi” ku studionte 17-vjeçari Leandro, familjarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve lokale u bashkuan në një marshim në heshtje për jetën, për të nderuar kujtimin e të riut që humbi jetën në një aksident tragjik rrugor.
LEXO EDHE: Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga ‘Porsche’, familjarët presin prej orësh në spital
Marshimi nisi nga oborri i gjimnazit dhe vijoi përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, deri në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Të pranishmit mbanin në duar fotografinë e Leandros dhe pankarta me mesazhe të forta sensibilizuese: “Drejtësi për Leandron”, “Mjaft më me gjak në rrugë”, “Respekto jetën”.
Në vendin e aksidentit, qytetarët vendosën lule dhe qirinj, ndërsa heshtja u shoqërua me lot dhe dhimbje të thellë.
LEXO EDHE: ‘Aksidenti fatal në Vlorë’/ Publikohet fotoja e 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht nga përplasja
Mesazhet e pjesëmarrësve, përfshirë edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe prefektura e qarkut Vlorë, ishin të qarta: të ketë më shumë përgjegjshmëri në rrugë, zbatim të rreptë të ligjit dhe ndëshkim për këdo që shkel rregullat dhe merr jetë të pafajshme.
“Drejtësi për Leandron” ishte thirrja që përshkoi marshimin, një apel që vjen nga dhimbja, por edhe nga dëshira për të mos përsëritur më tragjedi të tilla në rrugët shqiptare.
-

Aksidenti i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit/ Qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit
Siç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë.
Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi” dhe qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës. Ata kanë marshuar për jetën duke simbolizuar, kërkuar, më tepër siguri dhe kujdes në rrugët e qytetit.
Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi. Të gjithë kanë marshuar në heshtje, duke filluar nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës, deri në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti. -

Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të evakuuar, erëra mbi 200 km/orë
Qindra mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qendra emergjente, pasi uragani “Melissa” ka goditur Kubën me erëra shkatërruese deri në 200 km/orë.
Autoritetet kubane kanë shpallur paralajmërim uragani për provincat Granma, Santiago de Cuba, Guantánamo, Holguin dhe Las Tunas, ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme në infrastrukturë.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), “Melissa” ka erëra maksimale të qëndrueshme prej 193 km/orë dhe po lëviz me shpejtësi 16 km/orë në drejtim verilindor. Bërthama e stuhisë ndodhet 32 km në lindje të Chivirico-s dhe rreth 97 km në perëndim-jugperëndim të Guantánamos.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e vazhdueshëm mund të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme për jetën dhe rrëshqitje dheu në zonat malore. Uragani pritet të kalojë mbi ishull gjatë mëngjesit dhe të drejtohet drejt Bahamas më vonë të mërkurën.Top Channel
-

Alarm në New York, rrokaqielli 432 Park po rrezikon të shembet?
Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 17:55
432 Park në New York është në rrezik shembjeje. Struktura 96-katëshe dhe 426 metra e lartë u përfundua në vitin 2016 dhe hapi rrugën për kullat e larta, por tepër të holla të horizontit të ri të Manhattan.
Sipas inxhinierëve të pavarur dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga New York Times, qindra çarje dhe copa betoni që mungojnë në fasadën mbajtëse tregojnë stres shumë më të madh se ato të parashikuara në ndërtesë.Me 125 apartamente të listuara për dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur yje si Jennifer Lopez, asi i bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjatin e shitjeve me pakicë nga Arabia Saudite Fawaz Alhokair midis qiramarrësve të parë.
Pa një rindërtim të kushtueshëm që kushton qindra milionë dollarë, ndërtesa “Rreshti i Miliarderëve” mund të bëhet e pabanueshme dhe me kalimin e kohës, të paraqesë rrezik për kalimtarët nga mbeturinat e mundshme që bien.
-

“Ka prokurorë që flenë mbi qindra dosje”, Komici shpërthen në Komisionin e Ligjeve: Drejtësia s’mund të ecë kështu
Olsi Komici në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Nismave Qytetare ka ngritur shqetësimin për çështjet që mbeten në stok.
Komici tha se mbeten një problematikë prokurorët që flenë mbi qindra dosje.
“Gjithashtu ulja e stokut të cështjeve ngelet një problematikë, ka prokurorë që flenë mbi qindra dosje” tha Komici. -

“Drejtësia ka emër”/ Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën (Pamjet)
Do të mbahet këtë të premte në Tiranë një protestë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Hagë, nën moton “Liria ka emër”.
Për t’iu bashkua protestës së thirrur në Tiranë, qindra shqiptarë të Kosovës ka nisur që orët e para të vijnë në vendin tonë. Siç shihet edhe nga pamjet, shqiptarët nga Presheva janë gati për të marrë pjesë në protestën sot në Tiranë.
Po ashtu qindra automjete nga Kosova kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën Kufitare të Morinës për të marrë pjesë në protestë.
Top Channel
-

Hegseth përsërit ‘etosin e luftëtarit’ në fjalimin para gjeneralëve më të lartë amerikanë
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se ushtria amerikane do të kërkojë që luftëtarët të përmbushin “standardin më të lartë mashkullor” në testet e aftësisë fizike, duke pranuar se kjo mund të përjashtojë disa gra nga shërbimi.
“Standardet duhet të jenë të njëtrajtshme, neutrale në aspektin e gjinisp dhe të larta,” u tha Hegseth oficerëve të lartë të ushtrisë amerikane në një fjalim të pazakontë në një bazë pranë Uashington DC-së.
Para qindra udhëheqësve ushtarakë, sekretari i mbrojtjes përsëriti vizionin e tij për një “etos luftëtari” në Pentagon, që përfshin kryerjen e një testi fizik dy herë në vit dhe përmbushjen e disa kërkesave për gjatësi dhe peshë trupore.
Pas Hegsethit ishte planifikuar të fliste edhe presidenti Donald Trump.
Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të forta për samitin në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantico, një kompleks i madh prej 55,000 akrash në Virxhinia.
Qindra udhëheqës ushtarakë, përfshirë gjeneralë dhe admiralë të dislokuar në të gjithë botën, ishin të pranishëm. Kjo përbën një mbledhje të rrallë të kaq shumë drejtuesve të lartë në një vend të vetëm.
Asnjë arsye zyrtare nuk u dha publikisht kur drejtuesit u thirrën me nxitim javën e kaluar, gjë që nxiti shumë spekulime mbi atë çfarë do të thoshin Trump dhe Hegseth.
Pjesa më e madhe e fjalimit të Hegsethit u përqendrua te kultura e ushtrisë amerikane, trajnimi, udhëheqja dhe “rregullimi i dekadave të kalbëzimit”, përfshirë programet e DEI-t (diversitet, barazi dhe përfshirje) dhe promovimin e një trupe oficerësh të prirur për t’iu shmangur rrezikut.
Ai tha se këta oficerë ishin shkurajuar nga “shqetësimet për ndryshimet klimatike”, “mbeturinat progresiste” dhe frika se mos etiketoheshin si udhëheqës “toksikë”.
“Ushtarët tanë kanë të drejtë të drejtohen nga udhëheqësit më të mirë dhe më të aftë,” shtoi ai. “Për shumë kohë, thjesht nuk e kemi bërë këtë.”
Reagimi i gjeneralëve dhe personelit të lartë të pranishëm ishte pothuajse i padukshëm ose i padëgjueshëm. Salla ishte kryesisht e heshtur, përveç tingullit të qindra çizmeve që kërcitën për vëmendje kur ai hyri në skenë dhe u largua. Shumë prej tyre morën shënime në blloqe të posaçme ushtarake ndërsa Hegsethi fliste.
Duke konfirmuar praninë e tij në aktivitet të dielën, Trump tha se do të ishte “thjesht një mbledhje shumë e këndshme duke folur për sa mirë po shkojmë ushtarakisht, për sa në formë të shkëlqyer jemi dhe për shumë gjëra të mira e pozitive.”
Presidenti i tha NBC News se ky do të ishte një ushtrim për të gjeneruar “esprit de corps”, duke sugjeruar se e shihte si një mundësi për të motivuar trupat e tij.
Në komentet e tij, zv/presidenti amerikan JD Vance akuzoi mediat se e kthyen këtë në një “lajm të madh,” duke theksuar se “nuk ishte e pazakontë” që gjeneralët e Hegsethit të takoheshin me të personalisht.
Disa vëzhgues nuk ranë dakord. Giuseppe Cavo Dragone, një admiral italian që shërben si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, u citua nga agjencia AP të thoshte: “Në 49 vitet e shërbimit tim, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.”
Mark Cancian, nga qendra kërkimore Center for Strategic and International Studies, i tha Reuters: “Është e pashpjegueshme pse kjo nuk u bë virtualisht, në mënyrë që oficerët e lartë të mos humbisnin kaq shumë kohë me udhëtime.”
Cancian spekuloi më tej se Hegsethi mendonte se mesazhet e tij do të kishin më shumë forcë nëse do të paraqiteshin personalisht.
Gjatë kohës së tij si sekretar i mbrojtjes, Hegseth ka theksuar shpesh nevojën për një “etos luftëtari” dhe ka mbështetur riemërtimin e departamentit nga Departamenti i Mbrojtjes në Departamenti i Luftës.
Numri i saktë i të pranishmëve të martën pritej të kalonte mbi 800, përfshirë oficerë të ardhur nga baza ushtarake në Europë, Korenë e Jugut dhe Lindjen e Mesme.
Shumë oficerë arritën disa orë para ngjarjes dhe u ulën në auditor sipas degës së tyre të shërbimit, Ushtria, Korpusi i Marinës, Flota, Forcat Ajrore dhe Forca Hapësinore, të dallueshme lehtësisht nga uniformat.
Shumë prej tyre mbanin medalje të fushatave që tregonin se kishin shërbyer në Afganistan, Irak ose në luftën më të gjerë amerikane kundër terrorizmit të nisur pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001. / BBC – Syri.net
-

Qindra dronë rus mbi Ukrainë, sulmet shkaktojnë katër viktima, shumë të plagosur e dëme të mëdha
Rusia lëshoi qindra dronë dhe raketa në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës herët të dielën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Ky ishte një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas që nga nisja e agresionit rreth 4 vite më parë. Ushtria ukrainase tha se Rusia kishte lëshuar 595 dronë dhe 48 raketa, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan. Përplasjet në ajër u kapën nga kamerat, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi dukeshin edhe në qytet.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se sulmi zgjati më shumë se 12 orë dhe shkaktoi dëme të mëdha në një klinikë kardiologjie, fabrika dhe ndërtesa banimi.Ai përsëriti thirrjet ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë me vendosmëri për të ndërprerë të ardhurat e Rusisë nga energjia, që financojnë pushtimin e saj. Gjatë kohës së sulmit, edhe Polonia fqinje mbylli hapësirën ajrore pranë kufirit dhe ngriti në ajër avionët luftarakë për të qëndruar në gatishmëri derisa rreziku të kalonte.
Sulmet vijnë ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin mbi luftën, duke i dalë në mbështetje Ukrainës, megjithatë deri tani Uashingtoni nuk ka konfirmuar sanksione ndëshkuese ndaj Moskës.
/vizionplus.tv -

‘Kremlini, qindra miliona dollarë për të blerë mijëra vota’/ Paralajmërimi i Presidentes moldave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e së dielës
Presidentja moldave, Maia Sandu, lëshoi një paralajmërim të martën në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në vendin e saj të ndarë këtë fundjavë.
“Kremlini po shpenzon qindra miliona dollarë për të blerë qindra mijëra vota në të dyja anët e Dniestrit dhe jashtë vendit”, tha Sandu në një video-adresim. Lumi Dniestër, që rrjedh afërsisht veri-jug përmes vendit të Evropës Lindore, shënon kufirin e rajonit lindor të shkëputur të Transnistrisë.
Paratë po u shpërndaheshin qindra agjitatorëve “për të provokuar kaos, për të mbjellë dhunë dhe për të frikësuar shoqërinë”, tha presidentja pro-perëndimore nga Kishinau.
Ajo i lidhi këto shqetësime me bastisjet policore në të gjithë vendin të hënën, në të cilat u arrestuan 74 persona me akuzat për përgatitjen e trazirave masive në vend. Sipas hetuesve, disa nga të ndaluarit kishin kryer trajnime për përdorimin e armëve në Serbi.
Sandu paralajmëroi se nëse Rusia fitonte kontrollin e Moldavisë, integrimi i saj në Bashkimin Evropian do të rrezikohej, dhe ajo gjithashtu shprehu frikë për Ukrainën, fqinjin lindor të Moldavisë.
“Vendi ynë do të bëhet një urë lidhëse për të depërtuar në rajonin e Odesës”, tha ajo duke iu referuar rajonit ukrainas në Detin e Zi.
Opozita pro-ruse e Moldavisë i përshkroi bastisjet e policisë si përpjekje për frikësim. Igor Dodon, kreu i Partisë së Socialistëve të Moldavisë, i cili shërbeu si president midis viteve 2016 dhe 2020, tha se Sandu dhe mbështetësit e saj synonin ta çonin vendin në një luftë me Rusinë, sipas një raporti nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ndërkohë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka pretenduar se BE-ja dëshiron të pushtojë Moldavinë dhe të vendosë forca të NATO-s në rajonin e Odesës të Ukrainës.
Forcat pro-BE dhe pro-ruse
Moldavët shkojnë në kutitë e votimit të dielën në zgjedhjet parlamentare. I rrethuar nga deti dhe i ngërthyer midis Rumanisë dhe Ukrainës, vendi ka qenë për vite me radhë i ndarë midis BE-së dhe Rusisë, dhe ka një prani ushtarake ruse në Transnistri.
Vendi i varfër dhe kryesisht bujqësor ka qenë kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2022. Forcat pro-BE fituan me një diferencë të ngushtë votash në një referendum në vitin 2024.
Sondazhet parazgjedhore tregojnë se Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila u krijua dhe më parë u drejtua nga Sandu, do të dalë forca më e fortë, por nuk do të jetë në gjendje të qeverisë e vetme./ DPA News.