Tag: qindra

  • Google shkurton qindra vende pune

    Google shkurton qindra vende pune

    Google ka shkurtuar qindra vende pune në divizionet e platformave dhe pajisjeve të saj raportoi The Information ditën e Premte.

    Shkurtimet e vendeve të punës po bëhen në divizionet e platformës Android, telefonët Pixel dhe shfletuesit Chrome. Lojtarët e mëdhenj të teknologjisë ka shpenzuar shuma të mëdha drejt qendrave të të dhënave dhe zhvillimit AI ndërsa reduktuar investimet në hapësira të tjera të biznesit.
    Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka shkurtuar 5 përqind të fuqisë punëtore në Janar ndërsa ka shtyrë përpara rekrutimin e inxhinierëve machine learning. Microsoft shkurtoi 650 vende pune në njësinë e Xbox në Shtator.

    Amazon dhe Apple gjithashtu bënë shkurtime.
    “Që nga kombinimi i ekipeve të platformave dhe pajisjeve vitin e kaluar, ne jemi përqendruar të bëhemi më të shkathët dhe të veprojmë në mënyrë më efektive dhe kjo përfshinte uljen e disa vendeve të punës përveç programit të daljes vullnetare që ne ofruam në Janar,” tha një zëdhënës i Google për The Information.

    /PCWorld Albanian

  • “Nana dhe motra jeme ishin nji ndër qindra gratë që punonin për t’sigurue jetesën”, Marjana Koçeku në biznesin fason

    “Nana dhe motra jeme ishin nji ndër qindra gratë që punonin për t’sigurue jetesën”, Marjana Koçeku në biznesin fason

    Shkruan në Facebook kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS- së për qarkun Shkodër, Marjana Koçeku: Dje jam kêne ne nji vend me t’cilin jam e lidhun ktu e 15 vjet ma perpara, ku nana dhe motra jeme ishin nji nder qindra grate qe punonin per t’sigurue jetesen. Tuj takue kto gra e vajza t’reja, mu sollen nder mend duert e nanes teme te shpueme prej gjylpanave e mundi i madh qe ka ba ajo me na rrit me nder.
    Kjo nuk asht historia vec e nanes e motres teme por e shum grave qe punojne ne biznesin fason. N’at kohe rrogat ishin shume t’vogla, oferte pune tjeter ma te mire nuk kishte per me jetu sepse Shkodra ishte totalisht e harrueme. Pavaresisht se ne 12 vjetet e fundit, asht ba shum per rritjen e pages minimale dhe kushteve te punes, sot mbetet ala per tu ba.
    Partia Socialiste ne kto tre mandate, ka ba shum per vajzat dhe grate shqiptare, si themel i shoqnis tone. Fati e deshti qe une sot te kthehesha jo ma si ajo vajza e vogel qe pret nanen me dal prej pune, por si kandidate e pare per deputete e Partise Socialiste, me qellimin me kene krah i ktyne grave e vajzave.
    Takimi tek ish puna e nanes teme ishte pik se pari per kushtet e punes te ktyne zonjave por dhe sipermarresve qe i punesojne, se cka mundet me u ba ma teper ne te mire te sipermarrjes dhe te punsumve me mbeshtetjen qeverise Rama ne mandatin e katert.
    Du te falenderoj fasonerin “Bellador” qe mbeshtet e puneson tana grate e vajzat qe jane pjese prej vitesh e ksaj ndermarrje dhe keshtu duke mbeshtet ekonomine e familjeve tona.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vr*sja e 22-vjeçares shqiptares, qindra studentë protestojnë të përlotur: Drejtësi për Ilarian

    Vr*sja e 22-vjeçares shqiptares, qindra studentë protestojnë të përlotur: Drejtësi për Ilarian

    Vrasja kriminale e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar një hidhërim dhe solidarizim të jashtzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja, e veçanërisht te bashkëstudentët e të resë në Universitetin “La Sapienza”.
    Qindra prej tyre të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian. Ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë.

    Më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi. ”E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.

  • Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësinë, kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi si simbol të mafias në drejtësi.

    Berisha tha se, sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë. Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi. Se ç’përfaqëson shkolla Rakipi, unë ndjej keqardhje kur detyrohem të flas për këtë shkollë.

    “Ndaj dhe ne e nisëm këtë me fondacionin Adenauer dhe e nisëm jo pa qëllim. Gjermania ka kontribute të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese gjermane ka kontribute të jashtëzakonshme në të drejtën evropiane. Ka kontribute historike në konceptin e sigurisë ligjore.

    Dhe unë rikujtoj sot këtu, ka qenë viti 2016, kur profesor Frolajn, një jurist i shquar gjerman, kur u njoh me elementët fillestarë të kësaj reforme, foli i revoltuar dhe denoncoi me forcën më të madhe ato hapat e para që ishin parashikuar për të krijuar këtu një FBI që duhej të varej nga kryeministri.

    Dhe unë kam besim të madh.

    Ne e kemi nisur këtë përpjekje së pari për të bërë të njohur këto të vërteta para opinionit publik zyrtar evropian dhe ndërkombëtar.

    Së dyti, natyrisht për të ecur drejt një reforme e cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor të drejtë.

    E cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e prezumimit të pafajësisë.

    E cila u jep një drejtësi të standardeve që nuk kthehet në armë politike.

    Sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë.

    Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi.

    Se ç’përfaqëson shkolla Rakipi, unë ndjej keqardhje kur detyrohem të flas për këtë shkollë.

    Por ajo është simboli i një mafieje në sistemin e drejtësisë i pashoq. Jo në Shqipëri, por as në Europë.

    Dhe tani duhet që këta qindra e mijëra djem dhe vajza, të shkolluara në shkollat më të mira, po nuk hynë në atë shkollë, nuk mund të punojnë as prokurorë, as gjykatës.

    Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne?

    Do rrimë kështu të presim?

    Jo mor zotëri. Dosjet po rriten nga viti në viti. Kanë qenë 130 mijë, janë 150 mijë.

    Dhe e fundit, zbulimi i fundit i marrëveshjes Delina Fico me Juri Kimin dhe institutin e saj, a e dini ju se atyre militantëve të fondacionit Qemal Stafa të PS, iu është besuar plotësisht detyra e këshilltarit ligjor, pavarësisht se ata nuk plotësojnë asnjë kusht ligjor.

    Në një kohë kur në shoqërinë tonë ka me qindra juristë shumë të mirë të shkolluar që i plotësojnë ato kushte.

    Por duhet të jenë militantët që në dhomë këshillimi t’ia cojnë atij dhe ai të japë vendimin pa takuar asnjë njeri. As avoketërit nuk i takojnë tani.

    Pra janë gjithë këto probleme. I marrim me durim, i marrim me vendosmëri. Ne kemi besim që e vërteta do prevalojë”, tha Berisha.

  • Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 19:39
    Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.
    Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade. Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.

    “Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglut.
    Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion. Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.
    Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit.
    Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën “Liri për Imamoglu”, të organizuar nga CHP-ja.
    Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028. Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.
     
  • Nuk ndalen protestat! Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Nuk ndalen protestat! Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

    Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade. Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.
    “Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglut.
    “Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet”, thuhej në letër.
    Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion. Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.
    Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit.
    Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën “Liri për Imamoglu”, të organizuar nga CHP-ja.
    Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës.
    “Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.
    Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglut dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.
    Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.
    Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.
    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit. Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur protestat “shfaqje”, ka paralajmëruar pasoja ligjore dhe ka bërë thirrje që CHP-ja të ndalet “së provokuari” qytetarët.
    Që nga arrestimi i Imamoglut, tregjet financiare turke kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke detyruar Bankën Qendrore të përdorë rezervat për të mbështetur lirën. Kjo krizë ka shkaktuar shqetësime edhe në sektorin privat.
    Qeveria ka deklaruar se ndikimi do të jetë i kufizuar dhe i përkohshëm. Banka Qendrore tha se dinamika kryesore e ekonomisë mbetet e paprekur, por është e gatshme të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme./REL

    Top Channel

  • Qindra mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Qindra mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

    Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade.

    Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.

    “Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglut.

    “Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet”, thuhej në letër.

    Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion.

    Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.

    Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit.

    Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.

    Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën “Liri për Imamoglu”, të organizuar nga CHP-ja.

    Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës.

    “Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.

    Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglut dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.

    Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.

    Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit.

    Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur protestat “shfaqje”, ka paralajmëruar pasoja ligjore dhe ka bërë thirrje që CHP-ja të ndalet “së provokuari” qytetarët.