Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Lituania do të blejnë së bashku disa qindra automjete të blinduara të rënda CV-90 të prodhimit suedez, në një përpjekje të koordinuar për të forcuar mbrojtjen rajonale dhe për të ulur kostot e prokurimit, njoftuan mediat suedeze të martën.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin lituanez Gintautas Paluckas, theksoi përfitimet strategjike të bashkëpunimit.
“Prokurimi i përbashkët do të përshpejtojë dërgesat, do të ulë kostot dhe do të përfitojë nga lidhjet tona industriale të mbrojtjes,” tha Kristersson, sipas transmetuesit publik SVT.
Ndërsa kostoja totale e paketës nuk është bërë e ditur, një letër interesi për blerjen pritet të nënshkruhet në pranverë.
CV-90, i prodhuar nga gjiganti i mbrojtjes BAE Systems në Suedi, konsiderohet si një nga mjetet e blinduara të rënda më të mira dhe më të avancuara në klasën e tij. Ai vjen në 17 variante dhe tashmë është në shërbim në 10 vende./ AA.









