Tag: qindra

  • Qeveria njoftoi planin për të pushtuar Gazën, shpërthejnë protestat në Izrael

    Qeveria njoftoi planin për të pushtuar Gazën, shpërthejnë protestat në Izrael

    Në Izrael kanë shpërthyer protesta antiqeveritare, vetëm disa orë pasi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi planet për të pushtuar të gjithë Gazën.

    Qindra njerëz u mblodhën jashtë Knesset, parlamenti i Izraelit, duke bërë thirrje për një marrëveshje me Hamasin për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza.

    Bëhet e ditur se kabineti i Izraelit miratoi planet për të kapur të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, një masë që, nëse zbatohet, do të zgjeronte shumë operacionet e Izraelit dhe ka të ngjarë të nxirrte kundërshtime të egra ndërkombëtare.

    “Nuk ka arsye për të vazhduar me këtë luftë. Atë që bëmë për një vit e gjysmë, zgjati një vit e gjysmë dhe nuk ia dolëm, nuk do të mund ta bëjmë tani”, tha Miri Wolf, një nga protestuesit.

    Raportohet se plani i ri, për të cilin zyrtarët thanë se kishte për qëllim të ndihmonte Izraelin të arrijë qëllimet e tij të luftës për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, gjithashtu kërkon që qindra mijëra palestinezë të lëvizin në Gazën jugore.

    Kjo mund  të çojë në zhvendosjen e tyre të dhunshme dhe të përkeqësojë një krizë tashmë të tmerrshme humanitare.  Ndryshe, që kur Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin në mes të marsit, ai ka nisur sulme të reja në territorin që kanë vrarë qindra njerëz.

    Ai ka kapur zona të territorit dhe tani kontrollon afërsisht 50% të enklavës bregdetare.  Para përfundimit të armëpushimit, Izraeli ndaloi të gjithë ndihmën humanitare në territor, duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ujin, duke shkaktuar atë që besohet të jetë kriza më e keqe humanitare në gati 19 muajt e luftës.

  • Qindra banorë të Tropojës e presin kryetari e PD-së Sali Berisha që në doganë

    Qindra banorë të Tropojës e presin kryetari e PD-së Sali Berisha që në doganë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • VIDEO/ Plot me entuziazëm, qindra banorë të Tropojës e presin kryetari e PD-së Sali Berisha që në doganë

    VIDEO/ Plot me entuziazëm, qindra banorë të Tropojës e presin kryetari e PD-së Sali Berisha që në doganë

    Të entuziazmuar, qindra banorë të Tropojës kanë pritur mëngjesin e sotëm kryetarin e PD-së Sali Berisha që në doganën e Qafë Morinës, për ta shoqëruar më pas drejt Tropojës.

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojë në qytetin e Bajram Currit takimin përmbyllës të fushatës në këtë rreth, ndërsa është shoqëruar nga qindra qytetarë.

    Sicc edhe duket në pamje, ata e kanë pritur Berishën me thirrje e brohorima, ndërsa kryedemokrati ka zbritur për ti përshëndetur ata.

  • Stambolli në ‘shtetrrethim’ për 1 Majin/ Qindra arrestime, mbi 52 mijë policë në rrugë

    Stambolli në ‘shtetrrethim’ për 1 Majin/ Qindra arrestime, mbi 52 mijë policë në rrugë

    Policia turke arrestoi ditën e sotme qindra protestues gjatë marshimeve të qytetarëve në Stamboll, si pjesë e një operacioni të gjerë sigurie për të parandaluar qasjen në Sheshin Taksim, një simbol historik i protestave të punëtorëve dhe opozitës në Turqi.

    Sipas, burimeve zyrtare, janë kryer 384 arrestime, ndërsa në terren u mobilizuan plot 52,656 oficerë policie.

    Shifra të tjera të publikuara nga media opozitare dhe organizata të të drejtave të njeriut e çojnë këtë numër në rreth 400 persona të arrestuar përfshirë nëntë avokatë.

    Arrestimet ndodhën kryesisht në lagjet qendrore Mecidiyekoy, Sisli dhe Besiktas, në anën evropiane të qytetit, ku protestuesit tentuan të çanin barrikadat policore për të hyrë në ‘Sheshin Taksim’,  i cili historikisht ka qenë epiqendër e manifestimeve për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Syri.net-iefimerida

    Police in Istanbul are cracking down on May Day protesters heading to Taksim Square, with reports that dozens have already been detainedYesterday, @amnesty called on Turkish authorities to lift the ban on demonstrations in Taksim Sq#MayDay2025 #MayDay pic.twitter.com/EzQ4JUgbRR https://t.co/HB2zWvZWYg— Stefan Simanowitz (@StefSimanowitz) May 1, 2025

  • Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Qindra qytetarë të Shkupit marshuan të hënën mbrëma për të kërkuar drejtësi dhe llogari për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën më 16 mars 2023. Protesta u organizua nga iniciativa qytetare “Kush është i radhës?”, e cila theksoi se kjo tragjedi, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme, janë pasojë e korrupsionit të përhapur në vend.
    Marshi i tyre nisi në sheshin qendror të Shkupit dhe kaloi përmes qytetit deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku protestuesit kërkuan transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për lejen e funksionimit të paligjshëm të klubit të natës në Koçan. Ata mbajtën pankarta që shprehnin revoltat e tyre, si “Sistemi është i radhës”, dhe brohoritën slogane të fuqishme si “Drejtësia për viktimat” dhe “Vrasës, vrasës”.
    Zëdhënësja e iniciativës qytetare, Milena Janevska, kërkoi që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë tragjedi, duke përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë të shtetit dhe ata që kanë mundësuar këtë situatë për vite me radhë.
    Protesta, që përfundoi në mënyrë paqësore pas 16 minutash heshtje për të nderuar viktimat, bëri thirrje për një sistem më të drejtë dhe një qeverisje që t’u përgjigjet interesave të qytetarëve, jo të grupeve të caktuara politike.

  • Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare. Situata e vështirë për ju do të marrë fund më 11 Maj

    Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare. Situata e vështirë për ju do të marrë fund më 11 Maj

    Në një takim pranë një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, përgëzoi sipërmarrësit dhe punonjëset për arritjet dhe standardet e larta që kanë arritur në një sektor të rëndësishëm për ekonominë.

    Ai kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e mbështetjes ndaj eksportuesve, duke theksuar se zhvlerësimi i euros dhe politikat e gabuara kanë sjellë mbylljen e qindra sipërmarrjeve.

    Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrime antiekonomike dhe përçmuese ndaj sektorit fason, të cilin e cilësoi si krenari kombëtare. Sipas tij, nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet janë ulur me 32 përqind, duke shkatërruar një të tretën e vendeve të punës dhe të ardhurave familjare.

    Në programin e tij, Berisha premtoi kompensimin e çdo humbjeje nga zhvlerësimi i euros dhe uljen e çmimit të energjisë, ujit dhe qirave, për të lehtësuar bizneset dhe qytetarët. Ai theksoi gjithashtu angazhimin për vendosjen e minimumit jetik dhe rimbursimin e plotë të listës së barnave italiane.

    Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin programin opozitar në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm.

    FJALA E BERISHËS:

    Shumë faleminderit për ëktë pritje.
    Shfrytëzoj rastin t’u jap ju përshëndetjet më të përzemërta për këtë sipërmarrje model që keni ngritur dhe drejtoni.
    U përshëndes me shumë përzemërsi ju zonja dhe zonjushe që punoni këtu dhe keni arritur standardet më të mira në një sipërmarrje ku punohet me qarqe të integruara, një sipërmarrje që eksporton jashtë vendit produkte shumë cilësore dhe të vlerësuara.
    Dua ta përgëzoj edhe njëherë sipërmarrësit dhe ortakët sepse 3 vitet e fundit kanë qenë kushte jomiqësore pune për ët gjithë prodhuesit dhe eksportuesit në Shqipëri.
    Kanë qenë jomiqësore për arsye se euro, me të cilën këta i kanë transaksionet, këtu u zhvlerësua me 35 përqind, zhvlerësim shumë i dëmshëm për një sipërmarrje, e cila ka një marzh të caktuar fitimi.
    Dhe qeveria, në vend që të krijonte bordin me të cilin të kompensonte çdo cent të rënies së euros dhe këta të mbanin sipërmarrjet dhe t’i zgjeronin më tej, ndodhi që qindra e qindra sipërmarrje eksporti u mbyllën.
    Dhe ata që i kanë mbajtur, i kanë mbajtur falë aftësive të tyre sepse kushtet kanë qenë të papërshtatshme, të rënda.
    Qeveria doli me një qëndrim ndaj eksportuesve, një qëndrim absolutisht jo vetëm antiekonomik, por në çdo aspekt shumë të dëmshëm.
    Edi Rama në vend se të kompensonte për euron e rënë, doli me mendimin se fasonët janë ndërmarrje për botën e tretë.
    Ja urdhëro të vijë këtu të shohë se cila është bota e tretë në duart tuaja.
    Fasonët janë prodhim, punësim dhe janë krenari kombëtare.
    Kjo është e vërteta.
    Dhe fasonët e kanë një specifikë. Punësojnë në tërësi shumë më tepër gra se sa burra për shkak të kërkesave, vëmendjes, përqendrimit dhe cilësisë që kërkon puna e fasonit.
    Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi me qindtra ndërmarrje fason që punësonin qindra gra e vajza dhe mbanin familjet e tyre, por i la të falimentonin dhe ato të largohen ose të jetojnë në varfëri, ose të marrin rrugët e dheut në emigracion.
    Ai ka ndërmarrë një tur me banalitete, me të cilat do të zhvlerësojë të gjitha problematikat e mëdha të krijuar sot për sipërmarrjen. Do të mbulojë falimentimet masive.
    Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet në Shqipëri janë ulur me 32 përqind.
    Pra, pothuaj një e treta e vendeve të punës janë shkatërruar. Një e treta e rrogave që hynin në familje, nuk janë më.
    Çdo vend ka një fond për mbrojtjen e eksporteve. Kur sheh vështirësi në ndërmarrjet e eksportit, u shkon në ndihmë sepse është prodhim, rrogë, familje…
    Dhe kjo nuk ndodh. Ai vazhdon xhiron e tij me një fjalor të mjerë prej mjerani, por kjo situatë me 11 Maj merr fund.
    Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro.
    Energjinë do ta shesim me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot.
    Çmimin e ujit do e përgjysmojmë.
    Çdo lloj qiraje, do përgjysmohet dhe bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë taksa mbi 1 përqind të xhiros.
    Kështu që edhe sipërmarrësi do ktë mundësi të zgjerojë, të investojë, të rrisë rrogat dhe të punësojë më shumë.
    Ndaj dhe ju ftoj që këto 12 ditë që kanë mbetur, çdo familjar tuajin, çdo njeri që njihni, që akoma nuk është i vendosur, t’i paraqisni programin tonë se ky program është për çdo shqiptar.
    E kemi thënë dhe e themi, ne do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë.
    Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe.
    Do rimbursojmë 100 përqind listën e ilaçeve që rimburson republika italiane.
    Do vendosim bonusin për fëmijën e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, për fëmijën e tretë nga lindja gjer 23 vjeç.
    Do bëjmë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptarë.
    Shembulli, është kthyer në vitin 2006, ka punuar në Itali, është kthyer dhe urdhëroni se çfarë sipërmarrje ka ngritur bashkë me kolegët e tij.

  • Hiqej si përfaqësues i bankës/ U kërkonte qytetarëve të dhënat dhe u vidhte paratë, kapet i riu francez që mashtroi qindra shqiptarë

    Hiqej si përfaqësues i bankës/ U kërkonte qytetarëve të dhënat dhe u vidhte paratë, kapet i riu francez që mashtroi qindra shqiptarë

    Një skemë mashtrimi nga një shtetas francez që u vidhte para shtetasve shqiptarë, është zbuluar nga policia, që ka vënë në pranga 23-vjeçarin.

    Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare, njofton policia.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. 23-vjeçarit iu sekuestruan tre celularë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Top Channel

  • Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

    Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

    Një 23 vjeçar nga Franca u arrestua pasi akuzohet për mashtrime online me qëllim vjedhjen e parave të qindra qytetarëve shqiptarë. 

    Operacioni u kodua  “MISLEADING MESSAGES”, 

    Si vepronte? 

    I riu dërgonte mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve në Shqipëri, duke u paraqitur si një bankë. Përmes një linku mashtrues, kërkonte që viktimat të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Pasi i merrte këto të dhëna, ai përfitonte akses në llogaritë bankare të tyre dhe tërhiqte para nëpërmjet bankomatëve apo aplikacioneve bankare, të instaluara në celulare, informon policia.

    “Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë’ informoi sot policia. 

     

    Si ndodhi arrestimi?

    Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi mes disa strukturave të Policisë së Shtetit, 23-vjeçari, Adem Said u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari të përfituar përmes mashtrimit.

    Në cilësinë e provave materiale, Policia sekuestroi tre celularë. 

    Ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

    Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo linku apo aplikacioni të panjohur që u vjen në rrjetet sociale dhe të raportojnë menjëherë raste të dyshimta.

  • Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

    Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

    Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

    23-vjeçari Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.
    Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.
    Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.
    Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.
    Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

  • BBC për Atin e Shenjtë: Një Papë që donte të ndërtonte ura, jo mure!

    BBC për Atin e Shenjtë: Një Papë që donte të ndërtonte ura, jo mure!

    Papa Françesku është varrosur sot në Romë pas një ceremonie mortore dhe një kortezhi ku morën pjesë qindra mijëra njerëz dhe shumë krerë shtetesh.
    Papa i parë i Amerikës së Jugut ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare, duke shënuar fundin e një pontifikati 12-vjeçar.
    Ndërsa kryeqyteti italian u zgjua në një mëngjes të turbullt, pelegrinët, murgeshat dhe priftërinjtë e të gjitha besimeve u grumbulluan në heshtje nëpër rrugët që të çojnë në Vatikan.
    Shumë nga rrugët përreth Bazilikës së Shën Pjetrit u mbyllën – si për të lejuar fluksin e vizitorëve ashtu edhe për arsye sigurie, pasi më shumë se njëqind personalitete të huaja pritej t’i bashkoheshin masës funerale.
    Më shumë se 8,000 policë italianë të degëve të ndryshme morën pjesë, si dhe zjarrfikës, mjekë, vullnetarë, anëtarë të forcave të armatosura dhe madje edhe roje parku.
    Nga ora 08:00 me orën lokale pjesa më e madhe e sheshit ishte tashmë plot.
    Ndërsa krerët e shteteve dhe personalitete të huaja zunë vendet e tyre në të djathtë të altarit, qindra fotografë në zonën e shtypit në çatinë e kolonadës rrëmbyen kamerat e tyre me furi, duke shpresuar të kapnin një imazh të qartë të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, takimi i fundit i të cilëve në shkurt shkaktoi një shkëmbim luftarak në Zyrën Ovale.
    Fotot treguan se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Trump, Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin takuar gjithashtu në Vatikan.
    Nga e kuqja e ndezur e zakoneve të klerit te grija dhe bluja e heshtur e vellove të murgeshave te kapelet e diellit ylber që mbanin pelegrinët, gjatë gjithë mëngjesit Sheshi i Shën Pjetrit ishte një trazirë ngjyrash që shkëlqenin në diell.
    Himnet luheshin në altoparlantët gjigantë, të mbytur herë pas here nga zhurma e helikopterëve që fluturonin sipër, ndërsa dronët dhe pulëbardha kryqëzoheshin mbi kupolën e Mikelanxhelos.
    Megjithatë, zëri i kardinalit 91-vjeçar Giovanni Battista Re kumbonte fort dhe qartë ndërsa ai kryesonte meshën.
    Pas një takimi të shkurtër, udhëheqësit botërorë filluan të dilnin nga bazilika. Autokolonat e tyre më pas u larguan nga Vatikani.
    Ndërkohë, arkivoli i Papës u transportua nëpër Romë në një proces të ngadaltë në kishën e Santa Maria Maggiore për varrim.
    Autoritetet thanë se 140,000 njerëz ishin rreshtuar në rrugë, duke duartrokitur dhe duke përshëndetur ndërsa makina e varrimit, kaloi lumin Tiber dhe kaloi me makinë përtej disa prej pamjeve më të njohura të Romës: Koloseu, Forumi dhe monumenti kombëtar Altare della Patria në Piazza Venezia.
    Sapo arkivoli arriti në Santa Maria Maggiore, ai u fut brenda dhe transmetimi i drejtpërdrejtë u nd.
    Papa Françesku u varros në anën e djathtë të kishës, pranë një ikone të dashur të Virgjëreshës Mari, rreth orës 15:00./Opinion.al