Tag: qeveritare

  • Kundër politikave qeveritare/ Targat e verdha bllokojnë aeroportin e Athinës, në grevë 48 orë

    Kundër politikave qeveritare/ Targat e verdha bllokojnë aeroportin e Athinës, në grevë 48 orë

    Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës.

    Ndryshe nga protestat e tjera, taksistët grekë zgjodhën aeroportin e Athinës për të zhvilluar protestën e tyre, e cila zhvillohet në kuadër të një greve 48 orëshe të këtij sektori.

    Sipas sindikatës së tyre, vendimi për grevë u mor në shenjë proteste kundër politikave qeveritare në Athinë ndaj këtij grupi interesi.

    Taksistët kërkojnë lehtësira fiskale, pakësimin e konkurrencës nga autobusët turistikë, por edhe mundësinë të lëvizin në korsitë e dedikuara për autobusët urbanë, ç’ka ka hasur në kundërshtimin e ashpër të ministrisë greke të transportit e cila tenton përmirësoje shërbimin urban të Athinës,i konsideruar si më i vjetëruari dhe më i keqi në bashkimin europian.

    Pas protestës, taksistët u shpërndanë me zotimin e intensifikimit të protestave të tyre gjatë ditëve dhe muajve të ardhshme.

  • Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të “përplasen” për Vilën Qeveritare në Velipojë

    Agron Çela, Alban Xhillari dhe Behxhet Pacolli do të “përplasen” për Vilën Qeveritare në Velipojë

    Korporata e Investimeve Shqiptare ka kualifikuar 3 kompani për tjetërsimin e vilave qeveritare në Velipojë. Tre firma të forta, me njerëz me lidhje deri në kupolën e qeverisë do të “përplasen” për një tjetër pronë të lakmuar. Dy nga emrat janë edhe ata që po garojnë për Vilën në Vlorë, si Valon Ademi që ka nga pas Behxhet Pacollin. Emrat e tjerë janë Endri Mingollari e Ardit Bajraktari, pronë të “Soleil” që kanë nga pas Alban Xhillarin. Por, emri më i lakuar në Velipojë është ai i Agron Çelës. Kompania në pronësi të bashkëshortes së tij, Belma Çela, do të konkurrojë për rezidencën. Çela ka qenë deputet i LSI-së dhe tashmë ka kaluar me PS-në. Dokumenti, i siguruar nga VoxNews është njoftimi i kualifikimit për kontratën “rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë”.
    Në fazën e parë u kualifikua shoqëria “Soleil and Sea”, firmë e cila në pronësi me letra del e Endri Mingollari me 90 % dhe Ardit Bajraktari 10 %. Mësohet se firma operon në Jalë, teksa ka fituar edhe statusin e Investitorit Strategjik, teksa pas kësaj firme qendron një nga biznesmenët më të favorizuar nga mazhoranca, Alban Xhillari. E dyta është një bashkim i subjekteve, i kryesuar nga shoqëria “2A Group shpk”. Kompania është në pronësi të Valon Ademit, i cili aktualisht po punon bashkë me Pacollin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë. Konkurrent shumë i fortë i Xhillarit dhe Pacollit në Velipojë është padyshim kompania e tretë, “Xhenis shpk”. Firma është në pronësi 100 % të Belma Çela, e cila është bashkëshortja e Agron Çelës, ish-deputet i LSI-së, që tashmë ka kaluar me PS-në. Familja Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku tashmë synon edhe Vilën Qeveritare. Në zgjedhjet e 11 majit, vajza e Agron Çelës është në listë të sigurt të PS-së në Shkodër.
    Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim me titull: “Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në Velipojë do t’u jepet oligarkëve për hotel”. Në atë shkrim redaksia jonë pyeti nëse se a mos ndoshta kjo është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës? Nisur edhe nga konkurrentët, s’do mënd që kjo është një qokë e radhës. Por, çfarë do të marrin privatët në Velipojë? Në dokumente shkruhet se Vila Qeveritare në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2, e cila do të shndërrohet në një hotel butik. Skema është e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.

  • Plas “konflikti” në Vlorë për vilat qeveritare, Kollozi, Xhillari, Pacolli dhe Dulakët në “luftë” për të marrë…

    Plas “konflikti” në Vlorë për vilat qeveritare, Kollozi, Xhillari, Pacolli dhe Dulakët në “luftë” për të marrë…

    Një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritet të zhvillohet për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë. Disa muaj më parë, VoxNews investigoi një vendim të beftë të Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila do të nxirrte në ankand një super pasuri në Vlorë, e cila është kërkuar me ngulm nga oligarkët dhe politikanët për ta tjetërsuar. Disa javë më pas, Korporata ka kualifikuar 4 nga 5 kompani, teksa emrat që do të garojnë duket se më tepër do të negociojnë sesa do të “garojnë” me njëri-tjetrin. Ardian Kollozi, Alban Xhillari, Behxhet Pacolli kanë dërguar kompani satelitë për të konkurruar. Firma e katërt është ajo e vëllezërve Dulaku, ndërsa i vetmja kompani që nuk kaloi raundin e parë është ajo e Luan Bregasit. Padyshim emra VIP, njëri më i fortë se tjetri, me lidhje të forta politike dhe me pasuri marramendëse. Emra që kanë fituar edhe më parë kontrata apo pasuri publike, dikush me tendera, të tjerë investitorë apo edhe ndërtues aeroportesh. Duket se, lufta do të jetë me influenca, ku fiton ai që influencon deri në rangjet më të larta të politikës. Apo mund të jetë edhe një “qokë” në prag zgjedhjesh, por kjo mbetet për t’u parë.

    Faksimile: Dokumenti i Korporatës së Investimeve Shqiptare e cila ka kualifikuar 4 firma për vilën qeveritare në Vlorë
    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Korporata e Investimeve Shqiptare, ka kualifikuar firmat në projektin “për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë”.
    Në dokument sqarohet se aplikantët, të cilët kanë paraqitur aplikime në fazën e parë, të procedurës janë shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk. Mësohet se firma zotërohet me 100 % të aksioneve nga Endi Kollozi, djali i Ardian Kollozit, ish-deputet i PD-së, drejtor ALUIZNI në Vlorë dhe tashmë biznesmen i madh. Mbetet për t’u parë edhe renditja e Kollozit në këtë ankand, mund të jetë një qokë për zgjedhje?!

     
    Kollozi ka qenë edhe kryetar i PD-së së Vlorës dhe shpeshherë ka marrë leje nga Rama për pallate në Vlorë, madje edhe në zonën e shumëkërkuar të Lungomares. Tashmë kërkon një “llokmë” të madhe, te Uji i Ftohtë. Ndërkohë, ai duhet të konkurojë me shoqërinë “Soleil and Sea” shpk, firmë e cila në pronësi me letra del e Endri Mingollari me 90 % dhe Ardit Bajraktari 10 %. Mësohet se firma operon në Jalë, teksa ka fituar edhe statusin e Investitorit Strategjik, teksa pas kësaj firme qendron një nga biznesmenët më të favorizuar nga mazhoranca, Alban Xhillari. Ky i fundit është “aministuar” disa herë për grabitjen e pronave në bregdet, teksa ka vënë në radhë edhe shtetin, i cili i bën rrugë, i çon ujë të pijshëm dhe i bën kanalet e ujërave të zeza në kompleks.

    Kompania e tretë e kualifikuar është bashkimi i subjekteve “2A Group”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”. Firmën 2A e zotëron Valon Ademi, një firmë satelite e Behxhet Pacollit. Ademi po punon krahë Mabetex-it në Aeroportin e Vlorës, teksa është një kandidat shumë i fortë për të marrë Vilat Qeveritare në Vlorë. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, teksa ai ka një “mik të fortë” për të fituar këtë “betejë”. E katërta në radhë e kualifikuar është bashkimi i subjekteve shoqëria “Edil-Al-IT” shpk & “Zdrava”. Firma e parë është në pronësi të vëllezërve Dulaku, të cilët operojnë në televizion, ndërtim dhe turizëm. Ata operojnë me ndërtime në Gjirin e Lalzit, në Vlorë apo edhe në Sarandë. Firma e vetme e cila nuk kaloi fazën e parë është “SARA-EL” shpk, “Palace Hotel SPA” shpk dhe “ALL GLLAS” shpk. Firma SARA-EL është në pronësi të z.Luan Bregasi.

    Faksimile: Korporata shkruan se krahas godinave dhe territorit, investitorëve mund t’u jepet edhe plazhi
    Këto firma krahas godinave dhe territorit synojnë të marrin edhe plazhin. Disa ditë para se të kualifikoheshin këto firma, Korporata ka bërë një sqarim. Një nga operatorët e pyeste; Për të ditur dhe për të dhënë një informacion dhe Brand-it, këto struktura do të kenë të tyrin shfrytëzimin e plazhit dhe sa do të jetë kjo sipërfaqe? Sqarimi ishte se përgjigjja e kësaj pyetje do të merret mbi bazë të legjislacionit shqiptar të turizmit në fuqi. “Për këtë mund të komunikojmë me MTM-në, pas përzgjedhjes së fituesit, për të marrë një përgjigje më të detajuar” ishte përgjigja, teksa konfirmon se edhe zona e plazhit do t’i kalojë privatit.

    Faksimile: Harta me 3 vilat në atë rezidencë do t’i kalojnë privatit
    Por, çfarë do të administrojnë privatet? Në janar 2025, VoxNews zbardhi dokumentet, ku shkruhej se ambientet në atë rezidencë përdoren shumë rrallë, duke u kthyer në pasuri të nënshfrytëzuara që ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për transformim dhe zhvillim ekonomik. “Pronat ku do të zhvillohet ky projekt janë rezidenca qeveritare ‘Vila nr. 2’ me sipërfaqe 1.126 m2. ‘Vila nr.6’ me sipërfaqe ndërtese 332.48 m2 dhe ‘Vila nr.9’ me sipërfaqe 186.18 m2” shkruhet në dokumente. VoxNews mësoi se Korporata shkruan se zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë është rajon me rëndësi të veçantë natyrore dhe historike në Shqipëri dhe i pashfrytëzuar. “Ky projekt ofron një mundësi për të ndërthurur ruajtjen e trashëgimisë së përdorimit të këtyre rezidencave me adoptimin e standardeve më të avancuara të mikpritjes dhe menaxhimit të hapësirave luksoze” është justifikimi i kësaj agjencie.
    Më tej sqarohet se sipërfaqja e konkursit është 1.644.7 m2, ku rezidenca është 6 km larg nga Vlora dhe 190 nga Tirana. Në ato ambiente do të bëhen hotele me 5 yje, duke tjetërsuar një nga pasuritë e radhës, pronën e lakmuar brenda rezidencave qeveritare te Uji Ftohtë në Vlorë.

  • Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 mln euro për të marrë kontenierë me qira

    Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 mln euro për të marrë kontenierë me qira

    Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u shndërrua në një portofol ekstrabuxhetor që shpenzon para fshehurazi dhe pa dhënë llogari askund. Institucioni duket i infektuar aq keq sa që gjëja që di të bëjë më mirë janë kontratat e fshehta, të cilat tresin shuma të mëdha parash.

    Rasti më i fundit, është tenderi për prokurimin e disa Struktura akomoduese në formën e konstruksioneve të përkohshme, në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), që do të mbahet në Tiranë në datën 16 Maj.

    Ky më sipër është dokumenti i shpalljes së fituesit. Tenderi është shpallur në Sistemin e Prokurimeve Publike në datën 8 prill me fond limit 235 milionë lekë ose 2.35 milionë euro. Në datën 10 prill, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur fituese të procedurës emergjente, kompaninë Red Cloud me ofertë 2.32 milionë euro.

    E gjithë procedura është zhvilluar në rrugë shkresore. Me pak fjalë, Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare ka bërë pazar kokë më kokë me kompaninë RedCloud të Klodian Makashit dhe e ka mbyllur marrëveshjen me sukses. Aman nga negociatat shkresore, zonja Frashëri ka arritur t’u kursejë qytetarëve 30 mijë euro në 2.35 milionë euro. Skonto 1.2 për qind.

    Drejtoresha e Sherbimeve Qeveritare, Dhurata Frasheri me kryeministrin Edi Rama

    Por nuk mbaron këtu. Tenderi nuk është publikuar fare në buletinin e njoftimeve publike. Sepse ishte emergjencë dhe duhej mbyllur shpejt.

    E megjithatë kjo nuk është blerje. Konstruksionet e përkohëshme nuk janë asgjë tjetër vetëm disa kontenierë ose stenda panairesh, që do të montohen në Sheshin Skënderbej, me qëllim që në to të punojnë grupet e Komunitetit Politik Europian. Pasi ata të mbarojnë aktivitetin, kontenierët do të çmontohen sërish dhe do të merren mbrapsh nga kompania private. Me pak fjalë, marrje me qira për një aktivitet që do të zgjasë një ditë.

    Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është vetëm një nga xhepat ekstrabuxhetorë që tresin para publike në kontrata të mbyllura. Qeveria ka ngritur disa të tilla dhe kurrë më parë, paraja publike nuk është shpenzuar me metoda ekstraligjore si tani.

    Nga kontratat e teknologjisë së informacionit, tek ato të mbrojtjes dhe tenderat e famshmëm të Shëndetësisë, xhepat e fshehtë që shenzojnë para publike pa transparencë po mbijnë kudo në aparatin publik të vendit. Dhe gjithmonë shpenzimi i parave në këtë mënyrë, justifikohet me objektivat madhore. Kur ishte Covidi, paratë u vodhën me justifikimin e emergjencës për të luftuar armikun e padukshëm.

    Kontratat e mbrojtjes dhe teknologjisë së informacionit me preteksin e sigurisë kombëtare. Tani kemi dhe Shërbimet Qeveritare, që herë shndërohen në agjenci ajrore dhe i gjejnë avion personal kryeministrit, dhe herë shndërrohen në qiraxhinj stendash, që kushtojnë sa frëngu pulën, me justifikimin se po presim udhëheqësit e botës në Tiranë./ Kapitali.al

  • Do kthehen në hotele! Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë?

    Do kthehen në hotele! Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë?

    Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi këtë javë listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre dy pronave shtetërore përmes një programi që qeveria ka nisur ta zbatojë në një sërë projektesh.
    Konkretisht për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” që është pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shprehur interes tre kompani dhe pas verifikimit të dokumenteve kanë kaluar në fazën e dytë të trija. Bëhet fjalë për shoqëritë:
    Ndëkrohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kulaifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:
    1.Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk

    Shoqëria “Soleil and Sea” shpk
    Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”
    Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk”.

    Në fazën e dytë ku do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatit fitues shoqëritë duhet të paraqesin një propozim që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2).
    Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë
    Vilat qeveritare në Vlorë  dhe ajo në Velipojë do të kthehen në hotele luksoze.
    “Ky projekt ka si synim të transformojë këto rezidenca nga struktura të amortizuara dhe të pashfrytëzuara në qendra bashkëkohore të turizmit elitar dhe zhvillimit ekonomik. Duke ruajtur vlerat historike të përdorimit të këtyre pronave, rikonceptimi do të sjellë një harmoni mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke i dhënë rëndësi jo vetëm inovacionit, por edhe ruajtjes së identitetit të tyre.
    Rezidencat qeveritare do të përfshijnë standardet më të larta të mikpritjes bashkëkohore, të mbështetura nga teknologjitë më të avancuara dhe dizajni bashkëkohor. Transformimi i tyre synon të krijojë një përvojë unike për turistët, investitorët dhe personalitetet VIP, duke i kthyer ato në modele të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore”, – nënvizohet në dokumentet e thirrjes.
    Zona ku do të zhvillohet projekti përfshin së pari rezidencën Qeveritare “Vila nr. 2” ku sipërfaqja ndërtesës 1126 m². Rezidencën Qeveritare “Vila nr.6” ku sipërfaqja ndërtesës është 332.48 m² dhe e treta rezidenca Qeveritare “Vila nr.9” me sipërfaqe të ndërtesës 186 m².
    Në total, sipërfaqja e konkursit: 1,644.7 m². Ndërkohë lidhur me rezidencën në Velipojë dokumentet specifikojë se ky konkurs synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.
    Referuar të dhënave që janë bërë publike, kjo pasuri është në total 8100 metra² ku përfshihet edhe ndërtesa. Të dhënat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadastrale nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, numër pasurie: 5, Sipërfaqja e gjurmës së ndërtesës 1200 m² + Sipërfaqja e truallit 8100 m².
    “Institucioni përfiton hapësira të reja që janë më funksionale, në kushtet e një hoteli butik e një standardi me 5 yje, ku personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë, kushteve të përcaktuara në marrëveshjen mes Korporatës dhe DSHQ”, – thuhet në dokument./ Monitor

  • Berisha: Dyfishojmë buxhetin për sportin, do e çlirojmë nga mafia qeveritare që përfaqësohet nga Olsi Rama

    Berisha: Dyfishojmë buxhetin për sportin, do e çlirojmë nga mafia qeveritare që përfaqësohet nga Olsi Rama

    Gjatë prezantimit të programit për sportin të ‘PD-Shqipëria Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur se, qeverisja e ardhshme do të dyfishojë buxhetin për këtë fushë.
    Berisha akuzoi Edi Ramën se, edhe në këtë fushë mafia qeveritare ka përfaqësuesin e saj, i cili është Olsi Rama. “Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit. Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera. Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në prezantimin e programit për sportin të ‘PD-Shqipëria Madhështore’ ka vënë theksin edhe tek edukimi sportiv i nxënësve në shkollë, që sipas tij do të jetë një shtyllë kryesore sistemit arsimor. Berisha tha gjatë fjalës së tij, se qeveria do të mbështesë edhe sporte të tjera, e jo vetëm futbolli, edhe pse ky i fundit është më i famshmi ndër sportet.
    Berisha ka premtuar amendim të ligjit për sponsorizimin në sport, me qëllim që të ketë më shumë autonomi. Berisha theksoi në fjalën e tij se, “duke iu garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë së PD, ftoj të gjithë sportistët të punojmë së bashku për një Shqipëri Madhështore, e cila nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor”.