Tag: qeveritare

  • VIDEO – Prezantohen projektet për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë për turizëm elitar

    VIDEO – Prezantohen projektet për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë për turizëm elitar

    Në Tiranë është zhvilluar paraqitja e projekt- ideve për transformimin e rezidencave qeveritare në funksion të turizmit elitar. Ditën e sotme, janë prezantuar projekt- idetë për Velipojën dhe Vlorën.
    I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili në rrjetet e tij sociale, ka publikuar edhe disa foto nga projektet e prezantuara për Velipojë.
    “Rezidenca qeveritare në Velipojë do të shndërrohet në një strukturë pritëse të nivelit ndërkombëtar. Këto janë pamjet e disa projekteve të propozuara nga studiot ndërkombëtare të arkitekturës.Vendimin si juri do ta marrim brenda dites se sotme”, shkruan Beci në rrjetet e tij sociale.
    Më poshtë, prezantimi i plotë i tre projekteve për rezidencën qeveritare në Velipojë.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rijetëzim rezidencave qeveritare, Rama: Do të transformohen në burim të ardhurash përmes turizmit elitar

    Rijetëzim rezidencave qeveritare, Rama: Do të transformohen në burim të ardhurash përmes turizmit elitar

    Qeveria shqiptare ka hapur garën për rijetëzimin e rezidencave qeveritare me qëllin kthimin e tyre drejt interesit publik si dhe duke i shndërruar ato në destinacione tërheqëse për turizmin elitar.

    Këto struktura që aktualisht janë të amortizuara dhe me kërkesa të larta për mirëmbajtje, do t’i nënshtrohen një projekti investimi falë nismës “Hospitality Albania” ku garojnë 7 kompani finaliste.
    Kryeministri Edi Rama e cilwsoi këtë një rrugë të re për Shqipërinë por tha se vendi ynë ka dy shembuj të mirë në këtë proces si Spanja dhe Italia.

    “Është një rrugë e re që ne po e shkelim, besoj unë  me sukses, po mbi të gjitha  ku po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura, kështu që, duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, që janë modele të simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo në Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë, por edhe në përfitimin nga kjo rritje”, tha Rama.
    Rama shtoi se konkursi i organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve ka në fokus rimëkëmbjen e vilës së diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë.
    “Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë, që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Explora, na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i rijetësuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash dhe ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm; njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare ne zonën e Velipojës”, tha kreu i qeverisw.
    Ky projekt pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave./vizionplus.tv

  • Vilat qeveritare do kthehen në hotele, prezantohen projektet për Vlorën dhe Velipojën

    Vilat qeveritare do kthehen në hotele, prezantohen projektet për Vlorën dhe Velipojën

    Ka nisur këtë të mërkurë prezantimi i projekteve për vilat qeveritare të Vlorës dhe Velipojës, që synohet të kthehen në hotele markë ndërkombëtare në bashkëpunim me privatin.Kryeministri Edi Rama para nisjes së prezantimit të projekteve tha se kjo praktikë synon që t’i japë një tjetër dimension bashkëpunimit që shteti ka me privatin nga ku pritet që edhe të ardhurat që gjenerohen të vihen në shërbim të punëve publike.Ky është një model që sipas kreut të qeverisë e kanë ndjekur edhe Franca dhe Italia, ku agjencitë simotra të Korporatës së Investimeve Shqiptare gjenerojnë të ardhura në nivele të larta.“Eksperienca e dy rezidencave që tashmë janë transformuar njëra në një shtëpi pritje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin francez “Art explora” na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në qendra me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes t’i transformojë në burim të ardhurash dhe ky është rasti i dy projekteve që kemi konkursin sot.Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Është një rrugë e re që ne po e shkelim por ku praktikisht shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht edhe formulat e ndërveprimit me privatin që deri dje kanë qenë shumë bazike.E kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura. Po shohim modele në Europë ku institucione si motra me Korporatën e Investimeve në France apo Itali zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë por edhe në përfitimin nga kjo rritje” tha Rama.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënvizoi se rijetëzimi dhe aktivizimi i aseteve të periudhës së diktaturës është një formë për t’i treguar brezit aktual dhe atyre që do të vijnë mbi të kaluarën por edhe një kartëvizitë për turistët të cilët kanë ardhur në rritje nga viti në vit dhe që vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë 7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.Projektet e rezidencaveNë muajin prill Korporata njoftoi se ishin disa kompani që kishin shfaqur interes për të qenë pjesë e garës për rijetëzimn e vilave qeveritare. Në fazën e parë shoqëritë që kishin interes për Velipojën ishin:Shoqëria “Soleil and Sea” shpkBashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”Shoqëria “Xhenis shpk”Ndërkohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kualifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpkShoqëria “Soleil and Sea” shpkBashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

    Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

    Sot “Hospitality Albania”, 7 Finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.
    Në këtë aktivitet ishte i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili  gjatë fjalës së tij u shpreh:
    “Sot hapim një tjetër kapitull të punës së korporatës së investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar njër anë një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Eksplora, na kanë treguar se është rruga për t’;i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike. Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje.”-tha Rama.

  • Konkursi për modernizimin e rezidencave qeveritare, Rama: T’i kthejmë këto asete në funksion të interesit publik

    Konkursi për modernizimin e rezidencave qeveritare, Rama: T’i kthejmë këto asete në funksion të interesit publik

    Zhvillohet sot “Hospitality Albania”, ku 7 finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

    I pranishëm është dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili tha se këto prona shtetërore do të rivlerësohen dhe riaktivizohen në funksione me interes publik dhe ekonomik.
    Kreu i qeverise tha se bëhet fjale per vilën e ish-udhëheqësit të diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në zonën turistike të Velipojës.

    Edi Rama: Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar njëra anë një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Eksplora, na kanë treguar se është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.
    Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike.
    Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje.

  • Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare, Rama: Po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin

    Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare, Rama: Po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin

    “Hospitality Albania” është projekti i investimit, i cili synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, duke i kthyer ato në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

    Procedura konkurruese ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes. Sot i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se “po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”.
    Kryeministri Edi Rama: Mirëdita të gjithëve dhe shumë shkurt sepse më e rëndësishme sesa çdonjëra nga fjalët tona këtu është gara e sotme, në të cilën përsëri janë përshirë një grup arkitektësh shumë të mirë dhe me eksperiencë dhe prestigj ndërkombëtar.
    Sot, ne hapim një tjetër nga kapitujt e punës të Korporatës Shqiptare të Investimeve,  kapitull i cili ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre për shkak të humbjes së funksionit faktikisht dhe eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë, që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Explora, na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i rijetësuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash dhe ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm; njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare ne zonën e Velipojës.
    Është një rrugë e re që ne po e shkelim, besoj unë  me sukses, po mbi të gjitha  ku po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura, kështu që, duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, që janë modele të simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo në Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë, por edhe në përfitimin nga kjo rritje.
    Kështu që, me kënaqësinë dhe me falënderimin për të gjitha studiot që janë përfshirë në këtë konkurs, duke qenë i bindur që konkursi do të jetë një tjetër vlerë e shtuar edhe në një aspekt tjetër, që është rritja e mëtejshme e koleksionit të kontributeve nga arkitektë ndër më të mirët sot në Evropë edhe në botë, si dhe duke falënderuar edhe anëtarët e jurisë që kanë ardhur nga jashtë për të na asistuar në vendimarrje, i uroj të gjithë pjesëmarrësve sukses.

    Top Channel

  • Rama: Rezidencat qeveritare do t’i kthejmë në destinacione ekskluzive për turizmin elitar

    Rama: Rezidencat qeveritare do t’i kthejmë në destinacione ekskluzive për turizmin elitar

    Zhvillohet sot “Hospitality Albania”, ku 7 finalistët e fazës së dytë prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.
    Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksion të interesit publik.

    “Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur si një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota. Këtë eksperienca na kanë treguar se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike”, u shpreh Rama.

  • Modernizimi i rezidencave qeveritare, Rama: Shteti pronar dhe partner

    Modernizimi i rezidencave qeveritare, Rama: Shteti pronar dhe partner

    Shtatë finalistët e fazës së dytë të programit “Hospitality Albania” prezantuan sot përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për transformimin e rezidencave të amortizuara qeveritare në destinacione ekskluzive për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se konkursi i organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) ka në fokus rimëkëmbjen e vilës së diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë.
    “Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike”, u shpreh Rama, shkruan A2 CNN.
    Ai solli në vëmendje modernizimin e dy rezidencave në Tiranë dhe theksoi se modeli i ndjekur është ai i praktikave europiane, ku shteti merr pjesë si pronar dhe partner në sipërmarrje, për të krijuar një infrastrukturë të re financiare që gjeneron të ardhura dhe rrit kapacitetet publike për investime.
    “Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje”, u shpreh kreu i qeverisë.

  • “Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

    “Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

    “Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend.
    Më konkretisht, sot, 4 qershor, gara bëhet për dy projekte. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonë e Velipojës.
    “Duam të rijetëzojmë Shqipërinë që ishte, që është dhe sidomos atë që po bëhet”, theksoi  Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
    I pranishëm në këtë event, ishte edhe kryeministri Edi Rama.
    Në fjalën e tij, ai deklaroi se kjo është një rrugë e re për Shqipërinë që po “shkelet me sukses.”
    “Praktikisht po shikojmë potencialin e madh për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar edhe formulat e ndërveprimit me privatin, që deri dje kanë qenë shumë bazike”, tha ai.
    Më tej, tha se synohet të bëhet e njëjta punë që është realizuar me dy rezidencat qeveritare në kryeqytet.
    “Sot ne hapim një nga kapitujt e punës së Korporatës shqiptare të Investimeve, që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur ashtu si rezultat i mospërdorimit, për shkak të humbjes së funksionit faktikisht. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitet të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota.  Na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i jetëzuar dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes t’i transformojë në burim të ardhurash”, deklaroi numri një i kabinetit.
    “Duke bashkuar këto interesa dhe duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në ndërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare, bazuar te modelet më të mira në Europë”, përfundoi kreu i qeverisë.

  • Zv/kryeministri Bislimi flet për DW: S’ka krizë qeveritare, Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

    Zv/kryeministri Bislimi flet për DW: S’ka krizë qeveritare, Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

    Kosova E Enjte, 29 Maj 2025 17:39
    Zv/kryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi në një intervistë për Deutsche Wellen lidhur me krizën parlamentare është shprehur se Vetëvendosje nuk ka nevojë për partnerë. Bislimi tha ndër të tjera se “Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë, por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”.
    Lidhur me krizën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe bllokimin e Kuvendit, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës fajësoi partitë e deritanishme në opozitë, që nuk duan të votojnë në Kuvend. I pyetur nga Deutsche Welle në Aachen të Gjermanisë, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.

    ”Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, theksoi Bislimi.
    Ndërsa pyetjes së Drejtueses së Programeve Evropa në DW, Adelheid Feilcke, se kush janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në Kuvend, Bislimi u shpreh kështu: “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.
    “Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, theksoi Bislimi, duke shtuar se “LVV-ja e ka paraqitur propozimin e saj dhe e ka kryer pjesën e punës që i takon, ndërsa partitë e tjera duhet të votojnë. ”Ajo që kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, theksoi Bislimi duke shtuar se “partitë e tjera duhet të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”. Më pas vjen faza e krijimit të qeverisë së re.
    Besnik Bislimi theksoi se LVV “ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV”.