Tag: qeveritare

  • Agron Çela deputet, merr me PPP rezidencën qeveritare dhe trashëgon mandatin tek e bija

    Agron Çela deputet, merr me PPP rezidencën qeveritare dhe trashëgon mandatin tek e bija

    Kryeministri Edi Rama ka finalizuar një tjetër pazar me konflikt interesi në favor të një deputeti aktual të Partisë Socialiste dhe vajzës së tij, e cila u zgjodh deputete më 11 maj 2025 nga lista e mbyllur. Bëhet fjalë për deputetin e Shkodrës, Agron Çela, i cili më 4 qershor 2025 përfitoi me procedurë koncesionare (PPP) zhvillimin dhe shfrytëzimin për biznes privat të rezidencës qeveritare në Velipojë, përmes kompanisë “Xhenis-SH Sh.p.k.”, e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.
    Sipas Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit të personave të zgjedhur dhe të emëruar në funksione publike”, ky përfitim përbën shkelje të qartë, pasi deputeti ka përfituar pasuri publike përmes një subjekti të lidhur familjarisht. Ligji përcakton se konflikti i interesit ekziston edhe kur familjarë të funksionarëve publikë përfitojnë pasuri, fonde apo leje shtetërore gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.
    Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 70, pika 3, ndalon deputetët të ushtrojnë çdo veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria apo autoriteti i shtetit. Ndërkohë, kompania “Xhenis-SH”, në pronësi të familjes së Agron Çelës, përfitoi rezidencën qeveritare në Velipojë me një sipërfaqe prej 1200 m² ndërtim dhe 6900 m² park pyjor buzë detit, bazuar në një firmë të vetë kryeministrit.

    Kjo përbën rast tipik të shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës, për të cilën Kuvendi, përmes Këshillit të Mandateve, ka detyrimin të nisë menjëherë procedurat për heqjen e mandatit të deputetit Agron Çela. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht kryetari Ilirjan Celibashi, ka detyrimin të mos certifikojë mandatin e vajzës së tij, Xhenis Çela, për shkak të konfliktit të interesit.
    Ligji e shtrin zbatueshmërinë edhe ndaj personave të zgjedhur, duke i përfshirë në ndalimin për përfitime indirekte nga pasuria publike menjëherë pas zgjedhjes së tyre. Nëse KQZ, Kuvendi apo institucionet e tjera vendosin të injorojnë këtë rast, atëherë do jetë opozita, përfshirë PD-në dhe grupimet aleate, që do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese apo edhe në Komisionin e Venecias.
    Përtej kësaj, kompania “Xhenis-SH Sh.p.k.”, e cila mban emrin e vajzës së deputetit dhe tashmë deputetes së zgjedhur, rezulton e përfshirë edhe në dosjen penale të aferës CEZ-DIA, ku është dokumentuar përfitimi i padrejtë i 168 milionë lekëve. Megjithatë, SPAK ka zgjedhur të mos e prekë Agron Çelën, pavarësisht të dhënave që e lidhin atë me këtë aferë.
    Ky rast tregon edhe një herë se si pushteti përdor në mënyrë sistematike institucionet dhe procedurat ligjore për të mbuluar dhe legalizuar shpërblimet politike e ekonomike, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe interesin publik.
    /Pamfleti/

  • Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë se investitorët ishin të bindur që Donald Trump do t`i bënte favore të mëdha mbështetësit të tij më të madh financiar, CEO-s së kompanisë së njohur, Elon Muskut.
    Por Trump, thotë CNN, aq sa c`mund të ndreqte punë, aq mund t`i shkaktojë nga ana tjetër edhe dëme të thella interesave të biznesit të manjatit të teknologjisë. Rreziku nuk është i vogël, e kjo u pa qartë me shembjen që aksionet e Teslës pësuan të enjten në tregjet e aksioneve pas sherrit publik të presidentit dhe miliarderit. Por nuk është vetëm Tesla që kërcënohet nga mëria e Trumpit. SpaceX gjithashtu varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Dhe ndërkohë, Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Musk, duke përfshirë platformën e mediave sociale X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe dhe Neuralink, që të gjitha përballen me ndërhyrjet rregullatore të qeverisë federale.
    Musku po kështu, rrezikon hetime të mundshme për aktivitetet e tij nga agjenci të tilla si Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili po shqyrton nëse manjati ka shkelur rregullat kur bleu aksionet e tij fillestare në X, asokohe të quajtur Tëitter, përpara se të paraqeste ofertën e tij për blerjen e kompanisë. Dhe Trumpi duket se e lëshoi një paralajmërim për ndërmarrjen e një hapi të tillë, kur shkroi ne Truth Social se “mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda në buxhetin tonë, është të ndërpresim Subvencionet dhe Kontratat Qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri!” .
    Tesla ka relativisht pak kontrata qeveritare. Por ka politika të shumta federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, duke përfshirë një kredi tatimore prej 7,500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike që i lejon Teslës dhe prodhuesve të tjerë të automjeteve, të rrisin çmimet.

  • Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë se investitorët ishin të bindur që Donald Trump do t`i bënte favore të mëdha mbështetësit të tij më të madh financiar, CEO-s së kompanisë së njohur, Elon Muskut.

    Por Trump, thotë CNN, aq sa c`mund të ndreqte punë, aq mund t`i shkaktojë nga ana tjetër edhe dëme të thella interesave të biznesit të manjatit të teknologjisë. Rreziku nuk është i vogël, e kjo u pa qartë me shembjen që aksionet e Teslës pësuan të enjten në tregjet e aksioneve pas sherrit publik të presidentit dhe miliarderit. Por nuk është vetëm Tesla që kërcënohet nga mëria e Trumpit. SpaceX gjithashtu varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Dhe ndërkohë, Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Musk, duke përfshirë platformën e mediave sociale X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe dhe Neuralink, që të gjitha përballen me ndërhyrjet rregullatore të qeverisë federale.
    Musku po kështu, rrezikon hetime të mundshme për aktivitetet e tij nga agjenci të tilla si Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili po shqyrton nëse manjati ka shkelur rregullat kur bleu aksionet e tij fillestare në X, asokohe të quajtur Tëitter, përpara se të paraqeste ofertën e tij për blerjen e kompanisë. Dhe Trumpi duket se e lëshoi një paralajmërim për ndërmarrjen e një hapi të tillë, kur shkroi ne Truth Social se “mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda në buxhetin tonë, është të ndërpresim Subvencionet dhe Kontratat Qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri!” .
    Tesla ka relativisht pak kontrata qeveritare. Por ka politika të shumta federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, duke përfshirë një kredi tatimore prej 7,500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike që i lejon Teslës dhe prodhuesve të tjerë të automjeteve, të rrisin çmimet.

    Top Channel

  • Lufta e “gjigandëve”! Sa e rrezikon Musk dhe kompanitë e tij përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Lufta e “gjigandëve”! Sa e rrezikon Musk dhe kompanitë e tij përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

    Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë se investitorët ishin të bindur që Donald Trump do t`i bënte favore të mëdha mbështetësit të tij më të madh financiar, CEO-s së kompanisë së njohur, Elon Muskut.

    Por Trump, thotë CNN, aq sa c`mund të ndreqte punë, aq mund t`i shkaktojë nga ana tjetër edhe dëme të thella interesave të biznesit të manjatit të teknologjisë. Rreziku nuk është i vogël, e kjo u pa qartë me shembjen që aksionet e Teslës pësuan të enjten në tregjet e aksioneve pas sherrit publik të presidentit dhe miliarderit. Por nuk është vetëm Tesla që kërcënohet nga mëria e Trumpit. SpaceX gjithashtu varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Dhe ndërkohë, Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Musk, duke përfshirë platformën e mediave sociale X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe dhe Neuralink, që të gjitha përballen me ndërhyrjet rregullatore të qeverisë federale.
    Musku po kështu, rrezikon hetime të mundshme për aktivitetet e tij nga agjenci të tilla si Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili po shqyrton nëse manjati ka shkelur rregullat kur bleu aksionet e tij fillestare në X, asokohe të quajtur Tëitter, përpara se të paraqeste ofertën e tij për blerjen e kompanisë. Dhe Trumpi duket se e lëshoi një paralajmërim për ndërmarrjen e një hapi të tillë, kur shkroi ne Truth Social se “mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda në buxhetin tonë, është të ndërpresim Subvencionet dhe Kontratat Qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri!” .
    Tesla ka relativisht pak kontrata qeveritare. Por ka politika të shumta federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, duke përfshirë një kredi tatimore prej 7,500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike që i lejon Teslës dhe prodhuesve të tjerë të automjeteve, të rrisin çmimet.

    Top Channel

  • Kontrata qeveritare e ndërprerë, kërcënimi për partinë e re dhe dosja “Epstein”, dalin kulisat e sherrit Trump-Musk në Shtëpinë e Bardhë

    Kontrata qeveritare e ndërprerë, kërcënimi për partinë e re dhe dosja “Epstein”, dalin kulisat e sherrit Trump-Musk në Shtëpinë e Bardhë

    “Nuk e di nëse do kemi më një marrëdhënie të mirë”. Kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke konfirmuar në thelb përçarjen me Elon Musk. Ky i fundit e ka quajtur “mosmirënjohës”: “Pa mua, do t’i kishte humbur zgjedhjet”.

    Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, në prani të kancelarit gjerman Merz, Trump iu përgjigj një pyetjeje mbi kritikat e Musk – ish-drejtues i “DOGE”, departamentit për efikasitetin qeveritar – ndaj projektligjit për shkurtimet dhe shpenzimet e presidentit.
    Trump mbrojti projektligjin dhe tha se Musk është i zemëruar sepse iu hoq “mandati për makinat elektrike”, domethënë subvencionet. Ai gjithashtu kujtoi se kishte refuzuar emërimin e një bashkëpunëtori të Musk në NASA.
    Trump tha se ishte “i habitur” dhe “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i Musk për të lënë “DOGE”: “Po bënte një punë të mirë, jam i sigurt se do i mungojë ky rol. Jam i zhgënjyer, e kam ndihmuar shumë”.
    Sipas Trump, “Musk e njihte çdo aspekt të ligjit” fiskal që ka kritikuar ashpër kohët e fundit. “Ende nuk më ka kritikuar personalisht, por ndoshta kjo është gjëja tjetër që do bëjë”.
    Aksionet e Tesla – kompania e makinave elektrike e themeluar nga Musk – ranë pas kritikave të tij ndaj buxhetit të paraqitur nga Trump.
    Musk e quajti ligjin – që Trump e cilëson si një kryevepër – “të neveritshëm”. Ai sulmoi projektligjin duke përdorur një postim të vjetër të vetë Trumpit nga viti 2012, ku presidenti shprehej kundër deficitit buxhetor: “Asnjë anëtar i Kongresit nuk duhet të rizgjidhet nëse buxheti i vendit nuk është në baraspeshë: deficitet nuk lejohen!”. Musk komentoi me ironi: “Nuk mund të jem më shumë dakord”.
    Pas deklaratave të Trumpit në Zyrën Ovale, Musk e mohoi atë që tha presidenti përmes rrjeteve sociale: “s’ka problem” (“whatever”), tha përballë kritikave, duke shtuar se Trump “gënjen: ky ligj kurrë nuk m’u tregua më parë”.
    Musk shtoi më pas në X – rrjeti i tij social – se “pa mua, Trump do kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do kishin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Republikanët do ishin 51-49 në Senat”. Në një tjetër postim, shtoi: “Çfarë mosmirënjohjeje!”.
    Ai vazhdoi: “A është koha të themelojmë një parti të re që përfaqëson vërtet 80% të popullsisë?”. Duke publikuar edhe një sondazh për ndjekësit e tij, të cilët mund të votonin për 24 orë. Vetëm disa minuta më vonë (rreth orës 20:45 me orën italiane), rreth 260,000 njerëz kishin votuar, dhe 84% kishin thënë “po”.
    “Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhet është të përfundojmë subvencionet dhe kontratat qeveritare për Elonin. Më ka habitur gjithmonë që Biden nuk e bëri këtë!”, ishte kërcënimi i presidentit Donald Trump pas përplasjes me shefin e Teslës, aksionet e së cilës humbën rreth 100 miliardë dollarë në bursë brenda pak orësh.
    “Është koha të hedhim bombën e madhe – reagoi Musk. – Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike. Ditë të mbarë, DJT! E vërteta do dalë në shesh”. Dhe në lidhje me ndërprerjen e kontratave qeveritare, shkroi: “Në dritën e deklaratës së presidentit për anulimin e kontratave të mia qeveritare, SpaceX do nisë menjëherë çmontimin e anijes hapësinore Dragon”. “Trump meriton të shkarkohet”.
    Toni i lamtumirës zyrtare – siç u përshkrua më parë – ishte shumë ndryshe: vetëm pak ditë më parë Trump i dhuroi Musk një çelës të madh të artë të Shtëpisë së Bardhë; presidenti e lavdëroi punën e DOGE-it, duke thënë se ekipi i tij do vazhdojë edhe pa Musk, i cili, sipas tij, “jam i sigurt do vazhdojë të merret me të nga larg, duke ardhur kur të jetë e nevojshme”; ndërkohë, Musk e falënderoi presidentin për besimin, duke premtuar se angazhimi i tij do vazhdonte, edhe në distancë.

    Top Channel

  • Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

    Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin ndaj kritikave të Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit.

    “Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
    Ishte kritika më e drejtpërdrejtë e presidentit deri më tani ndaj përpjekjeve lobuese të Musk kundër propozimeve për të ulur taksat dhe për të shkurtuar shpenzimet qeveritare – një plan që ka tërhequr kritika nga Musk dhe disa republikanë.
    Në përgjigje, Musk e dyfishoi qëndrimin e tij ndaj projektligjit në platformën X, duke thënë se ishte plot me “shpenzime të kota”, shpenzime të kota qeveritare dhe duke shkruar “Ose do të merrni një projektligj të shëmtuar, ose një projektligj të bukur”.

    Top Channel

  • Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

    Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

    Asnjë surprizë, pronat e lakmuara shtetërore kalojnë te “miqtë” e qeverisë apo te ata që “punuan” gjatë zgjedhjeve.
    Në disa investigime, VoxNews denoncoi dhe paralajmëroi se Rezidencat Qeveritare në Vlorë dhe Velipojë po shkonin në duart e oligarkëve pranë qeverisë.
    Dhe, ashtu siç edhe ne paralajmëruam dhe denoncuam, Vila Qeveritare në Velipojë iu “fal” familjes së ish-depuetit Agron Çela, i cili ka ndërruar edhe ngjyrën e partisë, nga LSI-ja te PS-ja. Madje, në zgjedhjet e fundit, vajza e tij kandidoi nën siglën e PS-së.
    Ndërkohë, Rezidenca aq e lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë, iu dha firmës që ka lidhje të afërt me Behgjet Pacollin. I gjithë konkursi i mbajtur në datën 4 qershor duket se ka qenë vetëm për shou, pasi fituesi dihej me kohë!

    Foto më sipër është projekti që do të zbatohet në pronën aq të lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë.
    Pas aeroportit, Pacolli do të rindërtojë dhe bëjë biznes me një superhotel te prona shetërore.
    Në konkursin e mbajtur më daë 4 qershor, projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë.
    Përfaqësuesi i firmës tha se do të ketë një gjurmë ë vogël ndërtimi”, por të ndërtosh 8 kate në një godinë shtetërore, “njolla” nuk duket aq e vogël.

    Ndërkohë, në të njëjtën ditë, është shpallur edhe fituesi i konkursit për Rezidencën Qeveritare në Velipojë. Sërish asnjë surprizë, pasi fitues doli kompania Xhenis, në pronësi të familjes së ish-deputetit Agron Çela.
    Madje, arkitekti që doli fitues tha se familja Çela ka një hotel në atë zonë, shumë afër rezidencës.
    “E gjithë ndërtesa nuk duhet te jetë si kala, por njerëzit të kenë deshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjeter. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit madje edhe hotelet e tjera ta përdorin” tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

    Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritej të zhvillohej për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë.
    Korporata ka kualifikuar 4 nga 5 kompani, teksa emrat që do të garojnë duket se më tepër do të negociojnë sesa do të “garojnë” me njëri-tjetrin.
    Ardian Kollozi, Alban Xhillari, Behxhet Pacolli kanë dërguar kompani satelitë për të konkurruar.
    Firma e katërt është ajo e vëllezërve Dulaku, ndërsa i vetmja kompani që nuk kaloi raundin e parë është ajo e Luan Bregasit.
    Kompania e tretë e kualifikuar është bashkimi i subjekteve “2A Group”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”. Firmën 2A e zotëron Valon Ademi, një firmë satelite e Behgjet Pacollit. “Ademi po punon krahë Mabetex-it në Aeroportin e Vlorës, teksa është një kandidat shumë i fortë për të marrë Vilat Qeveritare në Vlorë. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, teksa ai ka një “mik të fortë” për të fituar këtë “betejë”” shkruante VoxNews.
    (Denoncimi i VoxNews për Velipojën)

    Në një tjetër investigim, VoxNews do të hidhte dritë mbi kompanitë që tentuan të shtinin në dorë Rezidencën Qeveritare në Velipojë.
    “Emri më i lakuar në Velipojë është ai i Agron Çelës. Kompania në pronësi të bashkëshortes së tij, Belma Çela, do të konkurojë për rezidencën. Çela ka qenë deputet i LSI-së dhe tashmë ka kaluar me PS-në. ‘Xhenis’ shpk është në pronësi 100 % të Belma Çela, e cila është bashkëshortja e Agron Çelës, ish-deputet i LSI-së, që tashmë ka kaluar me PS-në. Familja Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku tashmë synon edhe Vilën Qeveritare. Në zgjedhjet e 11 majit, vajza e Agron Çelës është në listë të sigurt të PS-së në Shkodër” do të shkruante redaksia jonë.
    Madje, ngritëm disa pyetje nëse kjo rezidencë është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?
    Nisur edhe nga konkurrentët, s’do mënd që kjo është një qokë e radhës.
    Por, çfarë do të marrin privatët në Velipojë?
    Në dokumente shkruhet se Vila Qeveritare në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.
    Skema është e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.
    /Voxnews

  • Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit

    Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit

    Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama shpërndau dy rezidenca qeveritare, një në Vlorë dhe një në Velipojë, në duart e miqve të tij. Atë të Vlorës për biznesmenin kosovar Behgjet Pacolli dhe atë të Velipojës për ish-deputetin e LSI-së, tashmë i rreshtuar me PS-në, Agron Çela. Para se të nisë konkursi (-paraditen e 4 qershorit –  Rama foli për konceptin e një shteti që sillet si një “pronar i zakonshëm” në tregun e pasurive të paluajtshme.

    “Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”, u shpreh kryeministri. Por për nga mënyra se si rezultoi i gjithë aktiviteti, i shkonte përshtat një parrullë e vjetër e diktaturës që mund të thuhej edhe: Kur themi shteti, kemi thënë Rama dhe kur themi Rama kemi thënë shteti.

    Në letër, koncepti duket modern: shteti bashkëpunon me privatin dhe përfiton nga investimet, por në praktikë ndodh që ndërtesat shtetërore të lëna qëllimisht të degradojnë, i kalohen me dorë të lirë miqve të pushtetit. Në disa raste, sipas marrëveshjeve të komplikuara shteti ka përfituar zyra për administratën, por rasti i rezidencave qeveritare është më specifik, sepse ato do të shndërrohen në hotele.

    Ndaj në këmbim, pas investimit ato do të ofrojnë akomodim falas për “pronarin”, kryeministrin Rama dhe miqtë e tij të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Një ide e jep një dokument prezantues i nismave, i botuar në faqen e Korporatës së Investimeve, sipas të cilit thuhej se  “Personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë”.

    Kuptohet se qeveria pretendon se rezidencat në Vlorë dhe Velipojë e “kishin humbur funksionin origjinal” dhe “ishin kthyer në ngarkesë për buxhetin shtetëror”, por papritur këto rezultojnë të jenë pasuri me potencial të jashtëzakonshëm për biznesmenët e afërt me pushtetin. Dhe ku ka më mirë se se një juri ndërkombëtare, arkitektë të huaj dhe studio europiane për të fshehur një aferë që mban erë të rëndë korrupsioni.

    Rezidenca qeveritare në Vlorë, pjesë e paketës “Pacolli”

    Pas aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli merr edhe menaxhimin e rezidencës qeveritare të qytetit bregdetar, për ta integruar në një paketë luksi për turizmin elitar. Projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë, që sipas përfaqësuesit të saj: “Do të kenë një gjurmë të vogël ndërtimi… të shohin nga perëndimi dhe të jenë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.”

    Ndërtesat do t’i drejtohen turistëve që kërkojnë “luksin e përvojës” e jo domosdoshmërisht “luksin e mermerit dhe Ferrarit” sqaroi arkitekti që bëri prezantimin duke shtuar se pjesë e tyre do të jetë edhe një klinikë “wellnes”

    “Nuk është një klinikë, por një hapësirë që të rigjeneron. Një qendër për ata njerëz që janë të vetëdijshëm për kujdesin dhe shëndetin” u shpreh ai. Natyrisht, përvojat “shëndetësore” dhe “ekskluzive” vetëm sa do të shihen nga larg me admirim nga qytetarët shqiptarë, pasi ato i takojnë një klientele të përzgjedhur, një elite ekonomike, që mund të paguajë çmime marramendëse për shërbimet që merr.

    Rezidenca në Velipojë – në oborrin e pasëm të Agron Çelës

    Historia është pak a shumë e ngjashme për projektin e Velipojës, që u fitua nga skuadra ku ishte pjesë edhe kompania Xhenis SH — e themeluar nga Agron Çela, ish-deputet i LSI dhe i PS dhe më vonë e menaxhuar nga bashkëshortja e tij.

    Në prezantimin e projektit, arkitekti kanadez u shpreh pa drojë: “Ne punojmë me familjen që zotëron hotelin ngjitur pronës. Kanë 300 metra plazh, dhjetëra metra pyll dhe njohin çdo zog aty.”

    Bëhet fjalë për hotelin gjigand Grand Hotel Europa në Velipojë. E thënë ndryshe: pronari i hotelit ngjitur, Agron Çela, tashmë merr edhe rezidencën shtetërore si shtesë natyrore të kompleksit të tij. Rezidenca qeveritare do të shndërrohet në një hotel modern, ndërsa prona që i jepet Çelës është 1200 m² ndërtim dhe 8100 m² tokë në mes të pyllit, një përfitim monumental që deri dje ka qenë një mollë e ndaluar për biznesmenët e zonës.

    Votat për Shkodrën/ Pse e amnistoi SPAK Agron Çelën nga CEZ-DIA

    Në këto zgjedhje Agron Çela nuk kandidoi në Shkodër. Në vend të tij u zgjodh deputete, vazja e tij Xhenis Çela që ishte në listën e mbyllur të PS në 11 Maj.

    Emrin e saj mban edhe kompania “Xhenis SH”, kompania që përmendet në çështjen CEZ-DIA, si një ndër kanalet që Kastriot Ismailaj përdorte për të kaluar para në favor të Ilir Metës. Prokurorët e SPAK kërkuan burgosjen e Ilir Metës sepse e implikojnë për 168 milionë lekë të vjetra që Kastriot Ismailaj i kaloi tek llogaritë e kompanisë Xhenis Sh, për Ilir Metën.

    Agron Çela deklaroi në SPAK se “nuk dinte gjë” dhe është sot i lirë, ndërsa Meta mbahet ende në burg.

    Interesante është se sot, me të njëjtën kompani Agron Çelës i jepet nën administrim vila qeveritare në Velipojë, 1200 metra ndërtim dhe 8100 metra tokë pyll, në një ceremoni ku Edi Rama e shpall shtetin dhe veten, pronar të aseteve qeveritare.

    Rama është akuzuar disa herë se i ndan pronat publike dhe pasuritë natyrore për miqtë e tij dhe skema me “konkurs ndërkombëtar”, “arkitektë të famshëm” dhe “studio europiane” nuk është e re. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij, shprehej se në realitet ndarja pasurive shtetërore mes miqve bëhej në një formë krejt banale… “duke ngrënë qofte tek veranda.”/Lapsi.al/

  • VIDEO – “Velipoja po hap një kapitull të ri”, Benet Beci reagon pas shpalljes së fituesit për rezidencën qeveritare

    VIDEO – “Velipoja po hap një kapitull të ri”, Benet Beci reagon pas shpalljes së fituesit për rezidencën qeveritare

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Konsorciumi i përbërë nga Xhenis-SH LLC, Melia International, Saunders Architecture, Smart Studio, Vogt dhe Adnan Kastrati është shpallur fitues i projektit për rijetëzimin e rezidencës qeveritare në Velipojë.
    Ky ekip multidisiplinar, me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe vendase, ka sjellë një vizion të guximshëm dhe inovativ për të transformuar këtë hapësirë në një qendër bashkëkohore mikpritjeje.
    Velipoja po hap një kapitull të ri – një hapësirë që do të mbledhë historinë, natyrën dhe mikpritjen shqiptare në një destinacion të vetëm!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shpallen studiot fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

    Shpallen studiot fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

    Dy studiot arkitekturore, “Saunders Architecture” dhe “Practica”, janë shpallur fituese në konkursin ndërkombëtar për riparimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, në kuadër të projektit strategjik “Hospitality Albania”. Qëllimi i kësaj nisme është transformimi i këtyre rezidencave të amortizuara në struktura moderne dhe ekskluzive, duke rritur potencialin turistik të destinacioneve përkatëse dhe duke i kthyer ato në hapësira për mikpritjen e personaliteteve të nivelit të lartë nga politika, kultura, arti dhe sipërmarrja ndërkombëtare, pa cënuar pronësinë shtetërore.
    Projekti fitues për rezidencën e Velipojës, propozuar nga “Saunders Studio”, u vlerësua për qasjen e tij ndaj ruajtjes së identitetit dhe natyrës përreth, përmes një ndërtimi që ndërthur të vjetrën me të renë. Veçanërisht u theksua ideja e kullës vertikale dhe hapja e rezidencës ndaj komunitetit për funksione publike. Për rezidencën e Vlorës, ku u paraqitën katër projektide, propozimi i studios “Practica” u vlerësua për integrimin harmonik të peizazhit me arkitekturën përmes tarracave që ndërlidhnin strukturën me mjedisin përreth. Juria theksoi kërkimin e kujdesshëm dhe qasjen kreative ndaj vendndodhjes.

    “Hospitality Albania”, është një iniciativë qeveritare që synon kthimin e aseteve shtetërore me potencial të lartë në qendra elitare mikpritjeje dhe turizmi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik luksoz. Prezantimi i projektideve të finalistëve të fazës së dytë u zhvillua në një event të veçantë me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe një jurie ndërkombëtare të specializuar në fushën e arkitekturës.