Tag: qeveritar

  • Kabineti qeveritar nderon Fatos Nanon, pjesë e ceremonisë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

    Kabineti qeveritar nderon Fatos Nanon, pjesë e ceremonisë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

    Kabineti qeveritar ka nderuar liderin e PS Fatos Nano.
    Zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës Energjitikës Belinda Balluku ka qenë e para që është përulur përpara arkmortit të ish kryeministrit.
    Më pas kanë vijuar edhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar.

    Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare./vizionplus.tv

  • LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej orës 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor. 
    Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos. 
    Ministrat e qeverisë, Belinda Balluku, Albana Kociu, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me radhë u takuan me familjarët e ish-kryeministrit Nano. 
    Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit. 
    Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit 
     

  • Dalin sondazhet e reja në Gjermani, ekstremi i djathtë forcë e parë, ja sa përqind do merrte koalicioni qeveritar

    Dalin sondazhet e reja në Gjermani, ekstremi i djathtë forcë e parë, ja sa përqind do merrte koalicioni qeveritar

    Alternativa për Gjermaninë (AfD) është forca kryesore dhe pakënaqësia ndaj kancelarit Friedrich Merz po rritet, sipas një sondazhi të ri, sipas të cilit koalicioni aktual qeveritar nuk do të siguronte shumicën.

    Në veçanti, sipas sondazhit të Institutit INSA për llogari të BILD, AfD mbetet forca më e fortë politike me 26%, e pandryshuar nga matja e mëparshme, ashtu si edhe Bashkimi Kristian (CDU/CSU), me 25% dhe në vendin e dytë. Partia Socialdemokrate (SPD) është e qëndrueshme në 15%, e ndjekur nga të Gjelbrit me 12% (+1%) dhe e Majta me 11% (e pandryshuar). Aleanca Zara Wagenknecht (BSW) me 4% dhe Liberalët (FDP) me 3% janë ende nën pragun për hyrje në Bundestag.
    “11% e votave shkojnë për partitë që nuk arrijnë 5%, ndërsa si koalicioni CDU/CSU – SPD me 40% ashtu edhe koalicioni SPD – Të Gjelbër – E Majtë me 37% nuk ​​mbledhin shumicën e nevojshme prej 45% për të formuar një qeveri. CDU/CSU me AfD mund të mbledhin shumicën”, komenton kreu i INSA Hermann Binkert.
    Në të njëjtin sondazh, 65% (+3%) e të anketuarve thonë se janë të pakënaqur me punën e Friedrich Merz si kancelar, ndërsa vetëm 23% (-3%) thonë se janë të kënaqur dhe 12% përgjigjen “Nuk e di”. Është karakteristike që në qershor, 45% shprehën pakënaqësi me punën e kancelarit.

    Top Channel

  • Edi Rama dhe ministrat betohen në Presidencë

    Edi Rama dhe ministrat betohen në Presidencë

    Betohet qeveria e re “Rama 4” në Presidencë.
    Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, janë betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

    Ceremonia nisi në orën 10:00.

    Kuvendi miratoi dje programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

    Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:
    Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
    Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
    Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
    Petrit Malaj, Ministër i Financave
    Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
    Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
    Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit
    Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë
    Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
    Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
    Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
    Andis Salla, Ministër i Bujqësisë
    Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
    Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
    Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

  • PL i bashkohet qëndrimit të PD: Begaj të mos thërrasë ministrat për betim. Mocion për shkarkimin e Peleshit

    PL i bashkohet qëndrimit të PD: Begaj të mos thërrasë ministrat për betim. Mocion për shkarkimin e Peleshit

    Partia e Lirisë i është bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme plenare, ku u miratuan programi i qeverisë dhe kabineti i ri qeveritar. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i PL-së përsëriti kërkesat e deklaruara më parë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së: përsëritje të seancës plenare, thirrje Presidentit për të mos thirru në betim ministrat dhe mocion për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
    “Asnjë surprizë për seancën e sotme edhe për qëndrimin e deputetëve të Edi Ramës, që më shumë se kurrë ngjasonin me  guzhinetat e një inceneratori që nuk ka ekzistuar kurrë, të cilët i zëvendësuan sot kartonat me bidona benzine për t’i dhënë flakë Qeverisë së inceneratorëve për të përvëluar taksat, djegur shpresën dhe shkrumbuar të ardhmen e shqiptarëve.
    Ndaj dhe në emër të grupit parlamentar të Partisë së Lirisë ne i bashkohemi qëndrimit të grupit parlamentar të PD për: Kerkese per perseritjen e seances. Thirrje Presidentit per mos thirrjen per betim te Keshillit te Ministrave. ⁠Nisja e procedures parlamentare per shkarkimin e Kryetarit te Kuvendit”, tha Blushi.
    Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës dhe shpërfillje të rregullave parlamentare.
    “Seanca për miratimin e programit të ri qeveritar, që zgjati vetëm pesë minuta dhe kaloi pa asnjë debat, është prova më e qartë se Parlamenti i Shqipërisë nuk funksionon më si institucion i pavarur demokratik, por si strukturë e Asamblesë së Partisë Socialiste. Edi Rama zgjodhi sot shkeljen e Kushtetutës, provokimin, shpërfilljen dhe shkeljen e çdo rregulli dhe norme themelore parlamentare, në vend të llogaridhënies, të respektimit të procedurës demokratike dhe të përballjes me opozitën dhe qytetarët shqiptarë, duke konsumuar një akt të dënueshëm dhune ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.
    Kuvendi miratoi këtë të enjte (18 shtator) pa debat dhe vetëm me votat e mazhorancës programin qeverisës dhe kabinetin e ri qeveritar. Seanca, e cila zgjati vetëm 25 minuta, u shoqërua me tensione të forta, pasi opozita kontestoi një transmetim filmik të ministres virtuale “Diella” në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe duke mos e lejuar kryeministrin Rama që të vijonte më tej me prezantimin e programit qeverisës. Kjo bëri që kreu i Kuvendit të kalonte menjëherë për votim programin dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

  • “Prisnin më shumë prurje të reja në kabinetin qeveritar”,Koçi zbulon ministrin që e befasoi në qeverinë e Ramës:Ai ka..

    “Prisnin më shumë prurje të reja në kabinetin qeveritar”,Koçi zbulon ministrin që e befasoi në qeverinë e Ramës:Ai ka..

    Ish-deputeti i PS Petro Koçi ka deklaruar se priste më shumë prurje të reja në qeverinë e re. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, Koçi zbuloi edhe emrin e ministrit që e befasoi në qeverinë e Ramës.
    ‘Është thënë se Rama ka përgjegjësi për ngritjen dhe funksionin e ministrisë së Inteligjencës Artificiale. Ajo është një truk kibernetik nuk është se është një gjë konkrete. Pjesa tjetër mendoj unë do prisja pak më shumë ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar. Mendoja se do të kishte më shumë prurje të reja në qeverinë e re. Ministria e Brendshme me Albana Koçiun, ajo është një zonjë me vlera të mëdha dhe do t’ja dal. Ministri i drejtësisë më ka befasuar sepse ishte shumë pozitive, ai është një djalë i zoti’, tha ai.
    Lidhur me mungesën e opozitën në seancën e sotme plenare në Kuvend, ai tha se ky skenar i opozitës ishte parashikuar të ishte i tillë.
    ‘Ky është një lajm i vjetër. Lëvizjet e opozitës janë të lexueshme, e dinim që këtë lojë që bënin. Çdo pretendim që ka opozita për defekte në proces duhet marr në konsideratë por ata duan që të godasin zgjedhjet dhe jo ti rregullojnë. Thonë do bëjnë protestat dhe nuk sjellin asgjë dhe i sjellin avantazh mazhorancës’, tha ai.
    Ish- deputeti socialist u shpreh optimist se brenda 2030 Shqipëria do të hyjë në BE. Ndarjen e re të komisioneve parlamentare, ai e cilësoi si një zgjedhje efikase për funksionimin sa më të mirë të tyre.
    ‘Shenjat janë të mira që të mbyllen të gjithë kapitujt. Jemi në një moment pozitiv. Brenda 2030 më të dhënat që kemi duhet të jemi shpresë plot se kjo do të ndodh. E rëndësishme është që politika shqiptare t’i përgjigjet këtij çasti me energji të plotë. Përveç PS asnjë parti tjetër se kishte në agjendë integrimin dhe tani thonë na keni hequr Komisionin e Integrimit. Ne e kemi diskutuar numrin e komisioneve dhe numrin e deputetëve që duhet të jetë në komisione. Sepse do të duhej që shumë deputet të ishin njëkohësisht në shumë komisione dhe me këtë ndarje të re kemi një lehtësim. Ata se kanë në agjendë integrimin se di pse do të duhet që të drejtonin një komision, kjo është çështje vullneti që PS e ka dëshmuar deri tani’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK.
    ‘Është bërë e qartë që ajo gjykatë që kur u ngrit ishte një gabim, dhe fajtor jemi të gjithë sepse krijuam iluzion për të hequr çdo njollë fajësimi që i bëhej luftës së UÇK. Ajo gjykatë nuk është se është ngritur pa vullnetin e SHBA. Por më vonë, ajo u kthye në instrument në duart e atyre që ishin kundër UÇK dhe Kosovës dhe në shërbim të Serbisë’, tha ai.

  • Kuçana: Kabineti i ri, pa integritet dhe i mbushur me njerëz pa përvojë

    Kuçana: Kabineti i ri, pa integritet dhe i mbushur me njerëz pa përvojë

    Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, tha nga studio e “Ora News” se kabineti i ri qeveritar përfaqëson një tallje me qytetarët shqiptarë.
    ” Unë mendoj që kabineti qeveritar është Rama, pra çdo ministri e drejton Rama.
    Në kabinetin qeveritar të ri kemi përfaqësues të bandave kriminale. Në kabinetin qeveritar të ri kemi njerëz pa eksperiencë politike.
    Të mendosh që të çosh në ministritë më të rëndësishme njerëz që në radhë të parë nuk kanë integritet, nuk kanë formimin e duhur, mendoj që kjo është një tallje e madhe me shqiptarët.
    Problemi më i madh i kësaj qeverie është korrupsioni. Tashmë është vendosur Diella për të bërë tenderimet e çdo ministrie, ku mund të themi që Diella është vetë Rama dhe mendoj se Presidenti i Republikës, ndryshe noteri i Ramës, mendoj që ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës me dekretimin e Diellës.
    Mendoj se duhet marrë sa më shpejt nisma, për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese dhe për të kërkuar shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës”, u shpreh Kuçana.

  • Qeveria e re/ Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

    Qeveria e re/ Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar.
    “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Kryeministri Edi Rama prezantoi dje zyrtarisht emrat e kabinetit të ri qeveritar, nga punimet e Asamblesë Kombëtare socialiste.

    Për 2 orë e 30 minuta, Rama foli për sistemin e drejtësisë, arrestimin e zyrtarëve të PS, duke mos kursyer në disa momente edhe kritikat ndaj SPAK e GJKKO, si dhe objektivat e mandatit të ri qeveritar.
    Në mbyllje të fjalës, Rama prezantoi qeverinë e re me emrat e ministrave.

    Tetë prej anëtarëve të ekzekutivit të deritanishëm nuk do të jenë më pjesë e qeverisë që pritet të nisë punë pas pak ditësh, ndërsa janë afruar 6 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave dhe kabinetit “Rama 4”.

  • Ministrat e kabinetit të ri nga Spiropali te Koçiu, Kumbaro dhe Diella/ Rama ndan foto-albumin

    Ministrat e kabinetit të ri nga Spiropali te Koçiu, Kumbaro dhe Diella/ Rama ndan foto-albumin

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar.
    “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Kryeministri Edi Rama prezantoi dje zyrtarisht emrat e kabinetit të ri qeveritar, nga punimet e Asamblesë Kombëtare socialiste. Për 2 orë e 30 minuta, Rama foli për sistemin e drejtësisë, arrestimin e zyrtarëve të PS, duke mos kursyer në disa momente edhe kritikat ndaj SPAK e GJKKO, si dhe objektivat e mandatit të ri qeveritar.
    Në mbyllje të fjalës, Rama prezantoi qeverinë e re me emrat e ministrave. Tetë prej anëtarëve të ekzekutivit të deritanishëm nuk do të jenë më pjesë e qeverisë që pritet të nisë punë pas pak ditësh, ndërsa janë afruar 6 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave dhe kabinetit “Rama 4”.

     

  • Gjin Gjoni i revoltuar: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

    Gjin Gjoni i revoltuar: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.Sipas Gjonit, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, katër qarqe nga veriu, Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi, nuk përfaqësohen në qeveri, ndërkohë që, sipas tij, në kabinet janë përfshirë “përfaqësues të karteleve të drogës”.“Rama futi në qeveri përfaqësues të bandave por asnjë përfaqësues të 4 qarqeve të veriut. Si kurrë më parë në historinë e Shtetit Shqiptar, në një kabinet qeveritar pjesë e të cilit janë dhe përfaqësues të karteleve të drogës nuk do ketë asnjë përfaqësues politik të zgjedhur nga 4 qarqet e veriut.Shkodra me 11 ligjvënës, Lezha me 7 ligjvënës, Dibra me 5 përfaqësues në Parlament dhe Kukësi me 3 deputetë, nuk do kenë asnjë përfaqësues në kabinetin qeveritar.Ky diskriminim që është në raport të drejtë me diskriminimin në investime infrastrukturor, nuk ka ndodhur as në ditët më të errëta të regjimit komunist dhe nuk është parashikuar as në tezat më të errëta të Vaso Çubrilloviçit.Koha është që shqiptarët nga veriu në jug të reagojnë ashpër përballë kësaj përçarje, një skenar që mund ta bëjë vetëm një shqipfolës si Edvin Rama”, shkruan Gjin Gjoni.