Tag: qeverisjes

  • Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Analisti, Fatos Lubonja, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Ballukut i kishte kërkuar vartësit të saj Evis Berberit që ta hiqte nga lista e tenderave një biznesmen të lidhur me PD.

    Ai theksoi se mënyra e qeverisjes së Ballukut-Berberit ishte që të ‘mbajnë klientelën e tyre dhe ta rrisin atë.

    “Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Unë pashë midis të tjerësh, mesazhe që shkëmbente Balluku me Berberin. Diku bëhej fjalë për një biznesmen që ishte i lidhur me PD. Dhe kjo i thoshte atij që ‘këtë nuk dua më ta shikoj në fare në lista e tenderave’.

    Cila është mënyra e qeverisjes së tyre?
    Mënyra e qeverisjes së tyre është që ne do mbajmë klientelën tonë dhe do rrisim klientelën tonë. Bëjmë atë parimin tonë ‘që vidh që të marrësh pushtet dhe merr pushtet që të vjedhësh’. Pra ky është thelbi i gjësë të kërkosh prova.

  • Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

    Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

    Një anëtar i bordit të BBC ka dhënë dorëheqjen pasi kritikoi atë që e quajti “probleme të qeverisjes” në nivelet më të larta të korporatës. Shumeet Banerji njoftoi bordin për dorëheqjen e tij të premten, konfirmoi BBC në një deklaratë.
    Dorëheqja e tij vjen pas largimit të drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, më herët këtë muaj, pas debatit të ashpër të shkaktuar nga mënyra e montimit të një dokumentari Panorama për Donald Trump.
    Sipas BBC News, Banerji citoi “probleme të qeverisjes” në majën e BBC-së si arsyen kryesore të dorëheqjes, duke thënë në një letër se ai “nuk ishte konsultuar” për ngjarjet që çuan në largimin e Davie dhe Turness.
    “Mandati i z. Banerji në Bord, si një drejtor joekzekutiv, do të përfundonte në fund të dhjetorit dhe e falënderojmë për shërbimin e tij,” tha një zëdhënës i BBC-së. “Procesi i kërkimit të një pasuesi është tashmë në zhvillim e sipër dhe do të kemi njoftime të tjera në vijim.”
    Shumeet Banerji u emërua në bordin e BBC-së në janar 2022 si një nga drejtorët joekzekutivë, me mandatin që zgjaste deri më 31 dhjetor.

  • “Shqipëria drejt qeverisjes nga algoritmet”/ Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë

    “Shqipëria drejt qeverisjes nga algoritmet”/ Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt në “The New York Times”, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.

    “Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis editorialin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.
    Kreu i ekzekutivit shkruan se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.
    “Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.
    Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.
    Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.
    Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.
    Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në editorialin e Ramës për “The New York Times”.

    Top Channel

  • “Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

    “Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.
    “Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis opinionin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.
    Kreu i ekzekutivit thotë se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.
    “Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.
    Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.
    Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.
    Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.
    Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në reagimin e Ramës.

  • KLSH raporton në Kuvend: Janë kryer 159 auditime, si ka qenë shtrirja e kontrolleve

    KLSH raporton në Kuvend: Janë kryer 159 auditime, si ka qenë shtrirja e kontrolleve

    Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu po raporton në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Ai tha se gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes.
    “Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes, duke u bazuar në vlerat univerale të institucioneve supreme të auditimit. Sipas llojit, 45 financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë.”, tha ai.
    Shehu theksoi se ka pasur kufizim të konkurrencës dhe vonesa në zbatimin e kontratave, si dhe kryerjen e pagesave shtesë.

    “Janë kryer disa auditime. Këto auditime janë kryer në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë.”, tha ai./vizionplus.tv
     

  • ‘Gjatë 2024 kryem 159 auditime në të gjitha nivelet’, kreu i KLSH në Kuvend: Janë zbatua rreth 70% e rekomandimeve

    ‘Gjatë 2024 kryem 159 auditime në të gjitha nivelet’, kreu i KLSH në Kuvend: Janë zbatua rreth 70% e rekomandimeve

    Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu po raporton në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Ai tha se gjatë vitit 2025, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes.
    “Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes, duke u bazuar në vlerat univerale të institucioneve supreme të auditimit. Sipas llojit, 45 financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë.”, tha ai.

  • Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

    Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë që shënohet sot (15 shtator), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë publikuar dje një deklaratë të përbashkët për shtyp në të cilën theksojnë rëndësinë e qeverisjes vendore. Në këtë komunikatë, dy ambasadat theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik. Autonomia e qeverisjes vendore është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme, deklarojnë ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
    Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit. Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore. Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë.
    Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit. Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave. Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.
    Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen. Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të ambasadës së Zvicrës dhe Suedisë.
     
     

  • ‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

    ‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

    Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të reformojnë stafet e tyre në varësi, duke kërkuar largimin, përmes dorëheqjeve apo shkarkimeve, të nënkryetarëve të Bashkive, administratorëve dhe drejtorëve në njësitë e qeverisjes vendore.
    Urdhëri i Ramës ka nisur të zbatohet, ndërsa vala e dorëheqjeve të imponuara nuk ndalet në ato që konsiderohen si pozicione të nivelit të lartë apo të mesëm në Bashkitë e vendit. Me përjashtim të bashkive që drejtohen nga demokratët, të cilët e konsiderojnë urdhërin e Kryeministrit si politik, në shumë prej bashkive të drejtuara nga socialistët ka nisur etapa e dytë: ajo e njoftimeve, qoftë edhe fiktive, ku ftohen qytetarët që të aplikojnë për vendet vakante, pas dorëheqjeve masive.
    Janë me qindra drejtorë, administrator dhe nënkryetarë të Bashkive që brenda pak ditësh kanë depozituar kërkesat për largim nga funksionet. Por duket se kanë mbetur edhe 3 Bashki që ende nuk po i binden Ramës. Pavarësisht se kanë një peshë shumë më të vogël se Bashkitë tashmë të boshatisura, duket se në morinë e madhe të pushtetit socialist në njësitë e qeverisjes vendore, 3 kryebashkiakë kanë dalë nga ‘rreshti’.
    Bëhet fjalë për Vangjel Tavon e Himarës, Adriatik Mema i Skraparit dhe Ergest Dule i Konispolit. Ky i fundit e ka kundërshtuar Kryeministrin edhe në takimin që u zhvillua me të zgjedhurit vendorë në Durrës, pak ditë më parë, ndërsa u përball me reagimin e ashpër të Ramës, i cili e vuri mes dy zgjedhjesh: dorëhiqu vetë, ose largo drejtorët, administratorët dhe nënkryetarët e Bashkisë.
    Gjithashtu Vangjel Tavo e ka kundërshtuar Ramën, por duke zgjedhur një rrugë më justifikuese, me faktin se të emëruarit prej tij janë të rinj, të cilët do të vlerësohen në bazë të performancës. Në anën tjetër edhe në Bashkinë e Skraparit nuk ka mbërritur ende ‘furtuna’, ndërsa në njësitë e tjera të qeverisjes vendore në Qarkun Berat, ka nisur ‘operacioni’ i pastrimeve bazuar në urdhërin e Kryeministrit. Tashmë duhet pritur se sa do t’i rezistojnë 3 kryebashkiakët presionit për të mos ndryshuar stafet.

  • Partia e Lirisë: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale

    Partia e Lirisë: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale

    Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale’, sipas anëtares së kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira.
    Në një deklaratë për shtyp, Rira tha se ligji për vetëqeverisjen vendore, përbën kuadrin më të plotë ligjor për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku flitet për një raport të qartë normativ të marrëdhënieve midis qeverisjes qendrore dhe vendore.
    “Thelbi apo parimi kardinal i këtij ligji është ai i decentralizimit apo i ndarjes vertikale të pushteteve që nënkupton ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qendrore, pra qeveria bëhet më e dobët dhe zgjerimin e kompetencave dhe pushteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, pra bashkitë bëhen më të forta. Pushteti rrjedh nga lart poshtë, duke synuar një qeverisje sa më efikase, sa më pranë qytetarëve, ku këta të fundit edhe marrin pjesë në qeverisje dhe vendimmarrje, me fjalë të tjera ata vetëqeverisen”.
    Kjo tregon për një rritje të demokracisë lokale, dhe sa më e shëndoshë demokracia lokale aq më e shëndoshë është demokracia në tërësi. Decentralizimi është parimi sipas të cilit përgjegjësia dhe autoriteti transferohen nga kabineti qeveritar drejt njësive të qeverisjes vendore. Në ligjin për qeverisjen vendore përcaktohet qartë në Nenin 1 se kush janë funksionet dhe kompetencat e njësive të qeverisjes vendore, se ç’është administrimi i njësive vendore, ç’është autonomia vendore”, vijoi ajo.
    Rira ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në kompetencat e pushtetit vendor, duke e cilësuar këtë si një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.
    ‘Duket se veprimet e kryeministrit Rama për të ndërhyrë në funksionimin të njësive të vetëqeverisjes vendore, për të shkarkuar administratën, qofshin ata drejtorë apo punonjës të thjeshtë, është një shkelje e hapur e ligjit të qeverisjes vendore dhe Kushtetutën e Shqipërisë lidhur me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore. Shkarkimi i drejtorëve bashkiakë është atribut i kryetarit të bashkisë, i cili është edhe organi ekzekutiv në kuptimin e Kushtetutës dhe të ligjit 139/2015. I vetmi atribut që ka Kryeministri (kryetari i këshillit të ministrave) është ai i shkarkimit të kryetarit të Bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore.
    Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, të vendosin taksa vendore e tarifa si edhe të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre”, tha Rira, ndërsa shtoi se reforma territoriale, kushtoi miliona euro, me qëllimin shkrirjen se 360 komunave dhe bashkive në vetëm 61 njësi të vetëqeverisjes vendore, për të patur një ndarje përfundimtare midis pushtetit vendor dhe atij qendror, për të rritur demokracinë lokale, për te sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit’, tha ajo.

  • Shkarkime në pushtetin vendor/ Anëtarja e PL-së, ngre alarmin: Po shkelet autonomia e garantuar me ligj

    Shkarkime në pushtetin vendor/ Anëtarja e PL-së, ngre alarmin: Po shkelet autonomia e garantuar me ligj

    Sipas saj, po vihet në pikëpyetje serioze ndarja midis pushteve, pushtetit qendror dhe atij vendor. Rira tha se ligji për vetëqeverisjen vendore 139/2015, përbën kuadrin më të plotë ligjor për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku flitet për një raport të qartë normativ të marrëdhënieve midis qeverisjes qëndrore dhe vendore.
    Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, në një deklaratë për mediat i ka cilësuar shkarkimet e drejtorave në disa bashki e njësi administrative, si minim i autonomisë vendore.
    “Thelbi apo parimi kardinal i këtij ligji është ai i decetralizimit apo i ndarjes vertikale të pushteteve që nënkupton ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qendrore, pra qeveria bëhet më e dobët dhe zgjerimin e kompetencave dhe pushteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, pra bashkitë bëhen më të forta.
    Pushteti rrjedh nga lart poshtë, duke synuar një qeverisje sa më efikase, sa më pranë qytetarëve, ku këta të fundit edhe marrin pjesë në qeverisje dhe vendimarrje, me fjalë të tjera ata vetëqeverisen.
    Kjo tregon për një rritje të demokracisë lokale, dhe sa më e shëndoshë demokracia lokale aq më e shëndoshë është demokracia në tërësi.
    Decentralizimi është parimi sipas të cilit përgjegjësia dhe autoriteti transferohen nga kabineti qeveritar drejt njësive të qeverisjes vendore. Në ligjin nr.139/2015-të për qeverisjen vendore përcaktohet qartë në Nenin 1 se kush janë funksionet dhe kompetencat e njësive të qeverisjes vendore, se c’është administrimi i njësive vendore, c’është autonomia vendore”, u shpreh ndër të tjera përfaqësuesja e PL-së.