Tag: qeverisës

  • “Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

    “Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

    Komentuesi: More të mjerë, ku është debate konstruktiv, ku janë argumentet, ku është program, çfarë janë këto turma të eksituara
    Edi Rama: Ti nuk ke pse përbuz apo përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Sa i përket programit, mjafton të duash ta gjesh dhe e gjen, mjafton të kesh nerva ta lexosh deri në fund.
    Program ynë është program qeverisës, është i detajuar në çdo aspekt, ne nuk jemi parti që duam të vijmë në qeveri, që nuk dimë fare çfarë është qeverisja. Ne jemi forcë qeverisëse, kemi padiskutim programin tonë, kemi programin tonë, që është më i qarti dhe më bindësi, se ndryshe nuk do të ishim në tryezën e negociatave me BE.
    Është testi më i padiskutueshëm, se BE është një makineri e tërë që në hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar.

    Top Channel

  • “Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”, Berisha: Do të jetë mbarëkombëtar

    “Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”, Berisha: Do të jetë mbarëkombëtar

    Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë.I pyetur se kur do të shpallë anëtarët e kabinetit, Berisha pohoi se nuk është aq konservator sa britanikët, ndaj kabineti do të njoftohet pas zgjedhjeve.
    “Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.

  • “Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”/ Berisha tregon kur do ta njoftojë: Do të jetë mbarëkombëtare

    “Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”/ Berisha tregon kur do ta njoftojë: Do të jetë mbarëkombëtare

    Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë.

    I pyetur se kur do të shpallë anëtarët e kabinetit, Berisha pohoi se nuk është aq konservator sa britanikët, ndaj kabineti do të njoftohet pas zgjedhjeve.
    “Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Roshi: Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek interesin e çdo shqiptari

    Roshi: Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek interesin e çdo shqiptari

    Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka reagur me nje postim pas mitingut madhështor të opozitës në Vlorë.

    “Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek ndjeshëm interesin e çdo individi anëtarë të shoqërisë shqiptare”, shkruan ai në një potsim në facebook.

    Mesazhi:

    Sot Vlora përçoi një mikpritje të rrallë për Opozitën Shqiptare dhe me të njëjtin intesitet të optimizmit si ai i Durrësit.

    Vlonjatët kanë një karakter të fortë dhe kur vendosin të të përkrahin, të mbështesin pa rezerva. Eshtë ogur i mirë që ata në këto zgjedhje po mbështesin Opozitën.

    Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek ndjeshëm interesin e çdo individi anëtarë të shoqërisë shqiptare. Suportimi që ju bën çifteve të rinj për strehim është fantastik.

    Dhënia e bonusit për Apartamente për të mbuluar 25% të çmimit është njëlloj sikur të siguron Apartament pothuaj me kosto reale.

    Ulja e çmimit për metër katror e Apartamenteve si një domosdoshmëri jetike, bëhet i mundur nga programi qeverisës i Opozitës duke stimuluar tregun e lirë nëpërmjet uljes së taksës së infrastrukturës në 3% e preventivit, dmth pothuaj 1,5-2% e çmimit të referencës nga 8% që është sot si dhe zerimi i taksës sociale që është 3% .

    Po ashtu uljen e çmimit të Apartamenteve do ta ndikojnë edhe ulja e çmimit të naftës sepse ul koston e transportit si dhe uljen e çmimit të energjisë që ul koston e prodhimit të materialeve të ndërtimit (rërës, granilit,çakëllit, çimentos si përbërës kryesorë të betonit).

    Ndëprerja e parave jashtë sistemit fiskal, thënë ndryshe ndërprerja e parave të pista do të jetë një faktor tjetër që do uli çmimin e Apartamenteve. Duke ndërprerë paratë e pista do rritet nevoja e parave që vijnë nga shitjet e Apartamenteve.

    Përfundimisht programi qeverisës i Opozitës do krijojë një futje të kompanive të reja që respektojnë rregullat e konkurencës së lirë (dmth shet Apartamentin ai që ofron çmim më të lirë) në tregun e banesave.

    Prandaj Votoni Nr.1 sepse është shpresë për të përmbysur çdo gjë që është mbrapsh në këtë vend.

  • Programi qeverisës, Berisha: Zero tolerancë korrupsionit, pasuritë e vjedhura do të kthehen

    Programi qeverisës, Berisha: Zero tolerancë korrupsionit, pasuritë e vjedhura do të kthehen

    Teksa prezantoi programin qeverisës, Sali Berisha listoi ndikimin që ai do të ketë në jetën e qytetarëve të thjeshtë shqiptar. Berisha u angazhua për zero tolerancë ndaj korrupsionit, teksa shtoi se do të ketë një audit të përgjithshëm i cili të gjitha pasuritë e vjedhura do t’i rikthejë te shqiptarët.
    ”Zotohem se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta në botë në mënyrë që ju me mundin tuaj të begatoheni, mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të pasur si Shqipëria. Nuk ka 28 mijë km2 me kaq shumë pasuri. Sot ato shfrytëzohen nga Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin kolonial. Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për Shqipërinë Madhështore. Zoti vjen në shtëpi, kur ne ta pastrojmë atë.

    Zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i punës nuk ka armik më të egër se korrupsionin e qeveritarëve. Ai vret mundësitë e të rinjve, ai sjell krimin dhe pasigurinë, skamjen dhe varfërinë. Zero tolerancë ndaj shpërdorimit të parave të tyre. Jap fjalën se një audit i narkoshtetit do të rikthejë qindra milionë euro të vjedhura. Kriminelët kudo që ndodhen do të vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta dhe ministrat kriminelë”.

  • “Mos dëgjoni bufin e kënetës”/ Rama: Programi qeverisës i detajuar në çdo fushë, jemi në negociata me BE-në

    “Mos dëgjoni bufin e kënetës”/ Rama: Programi qeverisës i detajuar në çdo fushë, jemi në negociata me BE-në

    ‘Reforma në drejtësi është nga më të rëndësishme’, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në “rubrikën Sy më Sy”. Gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve apo pretendimeve se PS nuk ka një program qeverisës, duke nënvizuar se programi është i detajuar në çdo fushë dhe se vëmendje të madhe kanë marrë edhe negociatat me Bashkimin Europian.
    “Ne kemi programin qeverisës të detajuar në çdo fushë. Ne jemi në negociata me BE. Mos dëgjoni bufin e kënetës, ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe të arsyes tuaj”, u shpreh ai.
    Po ashtu Rama nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, duke thënë se në listat e mbyllura qytetarët do të shohin se kanë pjesë “këneta”.
    “Do ta shikoni në 11 maj, mjafton të shikoni listat e mbyllura dhe aty do të shihni kënetën”, tha Rama.

  • “Mos dëgjoni bufin, ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor”, Rama: Kemi programin qeverisës të detajuar në çdo fushë

    “Mos dëgjoni bufin, ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor”, Rama: Kemi programin qeverisës të detajuar në çdo fushë

    Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën në rubrikën “Sy m’Sy”.

    Ndërsa theksoi se PS ka programin qeverisës të detajuar në çdo fushë, ai shtoi se qytetarët s’duhet të dëgjojnë bufin.
    “Ne kemi programin qeverisës të detajuar në çdo fushë. Ne jemi në negociata me BE. Mos dëgjoni bufin e kënetës, ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe të arsyes tuaj. Do ta shikoni në 11 maj, mjafton të shikoni listat e mbyllura dhe aty do të shihni kënetën”, tha Rama.

    Top Channel