Tag: qeverisës

  • Nesër seancë maratonë/ Ja programi qeverisës që do të prezantohet në Kuvend. Deputetët 10 minuta kohë për debat

    Nesër seancë maratonë/ Ja programi qeverisës që do të prezantohet në Kuvend. Deputetët 10 minuta kohë për debat

    Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës. 
    Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj ka siguruar edhe programin që Rama do të prezantojë ditën e nesërme, me pika që janë prezantuar edhe gjatë fushatës, ku prioritet mbetet procesi i integrimit, deri tek infrastruktura, arsimi, shëndetësia apo pensionet. 
    Ndërkohë, sot u mblodh edhe Konferenca e kryetarëve për të përcaktuar axhendën e seancës. Opozita kërkoi debat pa limit kohor për programin qeverisës, por u vendos që secili nga 140 deputetët të ketë 10 minuta kohë për diskutim. 
    Këtu mund të gjeni programin qeverisës.

     
     

  • Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

    Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

    Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re. 
    Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës. 
    “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi. 

  • Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

    Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

    Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

    Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.
    “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
     

    Top Channel

  • Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

    Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për hapjen e të tjerë grupkapitujve, në një përpjekje të dukshme dhe të lexueshme për ta kurorëzuar qeverisjen e tij me anëtarësim në BE, pa mundur dot, ose dështuar, të rilindë Shqipërinë siç synonte apo besonte kur nisi të qeveriste. Tashmë, eufemizmi politi “rilindje” pothuajse është zhdukur nga ligjërimi i tij qeverisës.
    Në një konferencë për shtyp nga kryeqyteti i BE-së, ai delaroi në stilin e tij:
    “E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”.
    Para tij, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos tha se ecuria e Shqipërisë është në rrugë të mbarë.
    “Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini Parlamentin, shoqërinë ciivle. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027”, u shpreh Kos.
    Me gjasë, Rama synon të mbyllë kapitullin e tij të gjatë qeverisës me futjen e Shqipërisë në BE, si zgjodhja më e mirë për të kamufluar dështimin e një Shqipërie të rilindur. /tesheshi.com/
     

  • Kabineti i ri qeverisës, a e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Gazetari zbulon ‘prapaskenat’: Rama ka qenë…

    Kabineti i ri qeverisës, a e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Gazetari zbulon ‘prapaskenat’: Rama ka qenë…

    Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.
    Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?
    Në një lidhje direkte gazetari Muhamed Veliu, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.
    “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij. Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari.

  • “Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë”, Rama: Flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në oborrin e BE-së deri në 2030-ën

    “Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë”, Rama: Flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në oborrin e BE-së deri në 2030-ën

    Mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE deri në fund të kësaj dekade, janë dy detyrat më të rëndësishme që PS premton të përmbushë gjatë këtij mandati qeverisës.
    Shefi i qeverisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, tha se anëtarësimi nuk do të ndodhë sepse kështu është e shkruar nga fati, por në sajë të punës dhe përkushtimit të qeverisë.
    Rama: Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se këtë herë. Detyra jonë, si përfaqësues të shumicës, nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt për Shqipërinë 2030.
    Të mbyllim negociatat për anëtarësim në fund të vitit 2027, të mundësojmë  deri në fund të këtij mandati të ri  ratifikimin në 37 parlamentet anëtare të Këshillit Evropian vendimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe të ngremë  deri në fund të kësaj dekade  flamurin e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut në BE.
    Këto nuk janë tri stacione të rastësishme në një rrugëtim të gjatë, këto janë tri maja që duhet të kapen njëra pas tjetrës, në kohë, për të realizuar ngjitjen e nisur të Shqipërisë drejt familjes së saj natyrore.
    Kapja e këtyre tri majave, në afatet që kemi vënë, nuk është as e shkruar nga fati dhe as e dhënë nga Zoti si diçka që do të ndodhë vetvetiu, por nga puna dhe përkushtimi./vizionplus.tv 

  • Pak orë nga shpallja e qeverisë, Rama hap nesër zarfin/ ‘Surprizë’ edhe detajet e programit të ri qeverisës

    Pak orë nga shpallja e qeverisë, Rama hap nesër zarfin/ ‘Surprizë’ edhe detajet e programit të ri qeverisës

    Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

    Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
    Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.
    Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
    Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
    I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë  drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.
    Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.
    Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.
    Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.
     
     
     

    Top Channel

  • Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

    Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

    Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

    Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
    Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.
    Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
    Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
    I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë  drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.
    Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.
    Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.
    Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.
     
     
     

    Top Channel

  • Qeveria holandeze drejt kolapsit, partia e ekstremit të djathtë tërhiqet nga koalicioni qeveritar

    Qeveria holandeze drejt kolapsit, partia e ekstremit të djathtë tërhiqet nga koalicioni qeveritar

    Lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e emigracionit, sipas mediave kolandeze.

    Wilders kishte kërcënuar të hënën se do të tërhiqte partinë e tij, PVV (Partia për Liri), nga koalicioni qeverisës nëse partnerët e tij nuk do të mbështesnin planet e tij për të shtrënguar politikën ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve.
    PVV është partia më e madhe në parlamentin holandez dhe largimi i saj nga koalicioni qeverisës ka të ngjarë të çojë në rrëzimin e qeverisë dhe ndoshta në zgjedhje të reja.
    “Situata nuk është e mirë”, tha Wilders mbrëmë pas bisedimeve emergjente që ai i përshkroi si “të pakëndshme”.
    Liderët e katër partive në koalicionin qeverisës pritej të rifillonin konsultimet e tyre këtë mëngjes. Në fund të majit, Wilders mbajti një konferencë të papritur për shtyp për të deklaruar se durimi i tij po sosej dhe kërcënoi se do të rrëzonte koalicionin qeverisës nëse plani i tij për të frenuar imigracionin nuk zbatohej brenda pak javësh.
    Plani përfshin kryesisht mbylljen e kufijve holandezë për azilkërkuesit, shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe deportimin e personave me shtetësi të dyfishtë dhe atyre që kanë kryer një krim.
    Lideri i ekstremit të djathtë ka kërcënuar vazhdimisht se do të largohet nga qeveria e koalicionit në të kaluarën, por deri më tani qeveria nën kryeministrin Dick Schoff ka arritur të mbijetojë.
    Analistët politikë i kanë kritikuar propozimet e PVV-së, duke i quajtur ato të papërgjegjshme ose të paligjshme, ndërsa disa kanë thënë se Wilders thjesht po përpiqet të krijojë një krizë me qëllim rrëzimin e qeverisë.
    Në zgjedhjet e fundit në vitin 2023, PVV fitoi 37 vende në parlament nga një total prej 150.
    Sondazhet e fundit tregojnë se popullariteti i partisë ka rënë pak, megjithëse është ende midis tre vendeve të para në preferencat e votuesve, së bashku me VVD-në liberale dhe partinë e majtë Laburiste/Të Gjelbër.

    Top Channel

  • Zhbllokimi i krizës politike, shtohen zërat për nevojën e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe PDK-së

    Zhbllokimi i krizës politike, shtohen zërat për nevojën e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe PDK-së

    Ngërçi i krijuar në Kuvendin e Kosovës që nga 15 prilli vetëm sa vjen e thellohet, pasi legjislatura e nëntë nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e sotme.
    Tashmë 21 tentimet e dështuara për konstituimin e Kuvendit kanë shtuar zërat për një koalicion të mundshëm qeverisës mes koalicionit të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe Listës Guxo, dhe partisë së dytë, Partisë Demokratike të Kosovës, si zgjidhje për të zhbllokuar situatën e krijuar, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga të dyja palët.

    Njohës politikë thonë se, pas mesazheve të ndërkombëtarëve dhe takimeve që përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka pasur me liderët partiakë, javën e ardhshme mund të ketë lëvizje pozitive drejt zhbllokimit të situatës, duke aluduar në përafrimin mes koalicionit LVV, Anternativa, Guxo dhe PDK-së.
    Politologu Albinot Maloku thotë për KosovaPress, se një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive do të ishte alternativa e duhur për të kapërcyer ngërçin.
    Megjithatë, ai kritikon LVV, Alternativa dhe Guxo se qëllimisht deri tani kanë zvarritur formimin e institucioneve të reja, duke mos pasur vullnet të sinqertë për bashkëpunim.
    “I pari pas procesit zgjedhor (Lëvizja Vetëvendosje) nuk ka vullnet të sinqertë. Për rrjedhojë, provon në maksimum të manovrojë me situatat, duke provuar të paraqitet konstruktive vetë LVV-ja dhe të portretizojë palën tjetër si dekonstruktive. Në këtë kontekst, konsideroj se LVV-ja, e cila ka privilegjin të propozojë kreun e Kuvendit dhe të nisë procesin për formimin e qeverisë, mban edhe barrën e këtij stanjacioni që po ndodh. Për pasojë, një koalicion qeverisës pa proces të ri zgjedhor mes të parit (LVV) dhe të dytit (PDK) do të ishte shumë i dobishëm dhe do të mund të fillonte marrjen e obligimeve dhe detyrimeve”, thotë ai.
    Ngërçi në Kuvend aktualisht është te formimi i komisionit përkatës për votim të fshehtë, i cili nuk po merr mbështetjen e partive opozitare dhe të Listës Serbe.
    Analistja politike, Magbule Shkodra, thotë se zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë është një bashkëpunim më i gjerë politik, duke parashikuar një koalicion mes LVV-së, PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
    Në të kundërtën, ajo paralajmëron pasoja politike dhe ekonomike për vendin në rast se ngërçi zgjatet edhe më tej.
    “Besoj se ndoshta javën e ardhshme do të ketë disa ndryshime. Shpresoj që të ketë, pasi përndryshe, nëse kështu vazhdon, ne po e humbim një moment të rëndësishëm për Kosovën, i cili përveç pasojave politike do të ketë edhe pasoja ekonomike… Është më mirë që të formohet një qeveri me bazë të gjerë. LDK tashmë ka refuzuar dhe nuk besoj se do të kthehet prapa. Megjithatë, LVV-ja do t’i afrohet PDK-së dhe Nismës për një qeveri më stabile”, deklaron ajo.
    Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, nuk i ka numrat e nevojshëm prej 61 deputetësh për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë dhe ka propozuar koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo kjo e fundit ka refuzuar një gjë të tillë.
    Lideri i LVV-së, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për koalicion qeverisës me Nismën Socialdemokrate që ka tre deputetë në legjislaturë.
    Mirëpo, ai ka mohuar vazhdimisht mundësinë e koalicionit qeverisës me PDK-në. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe nga lidershipi i kësaj të fundit.
    Në anën tjetër, që nga 1 maji, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, insistojnë që votimi i kandidates së saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë, pasi e njëjta dështoi të zgjidhet në këtë pozitë me votim të hapur.
    Por partitë e tjera politike e kanë kundërshtuar këtë formë të votimit, duke e cilësuar si kundërkushtetuese dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, dhe kanë kërkuar ndryshimin e kandidatit për kryeparlamentar./kp/