Mazhoranca socialiste e ka nisur vrullshëm këtë mandat qeverisës, duke shkelur çdo normë dhe ligj demokratik në Kuvendin e Shqipërisë, por mbi të gjitha, duke shkelur edhe mbi veten.
Në një rast të paprecedent, kryeparlamentari Niko Peleshi, gjatë seancës së sotme i ka mohuar fjalën deputetëve të opozitës, para votimit të qeverisë dhe programit qeverisës.
Me arrogancën e imponuar nga fuqia e kartonëve, Peleshi çoi në votim qeverinë dhe programin qeverisës duke marrë 82 vota, pa i dhënë fjalën deputetëve të opoztiës, duke shkelur në këtë mënyrë edhe vendimin e djeshëm të Konferencën e Kryetarëve, ku u vendos me shumicë votash nga mazhoranca, që çdo deputet do t’i jepet 10 min kohë për të folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.
LEXO EDHE KËTË: Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës, ushtarët e Ramës vendosin 10 minuta
E gjithë kjo shkelje flagrante e ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë nga drejtusi i Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhi në një nga seancat më të rëndësishme dhe në sy të trupit diplomatik, i cili po ndiqte zhvillimet parlamentare nga lozhat.









