Tag: qeveria

  • Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimi.
    Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një prononcim publik. Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar. Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

  • Çfarë është politika e fëmijës së tretë? Berisha prezanton “risinë” në programin e tij

    Çfarë është politika e fëmijës së tretë? Berisha prezanton “risinë” në programin e tij

    Krye i PD, Sali Berisha paraditen e kësaj të marte ka vizituar një biznes fasonerie në Durrës, ku dhe prezantoi një pikë tjetër të programit elektoral të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit.
    Berisha tha se do të jepen bonuse shtesë për fëmijët në rrogë, për të parin 70 Euro, për të dytin 60 Euro, ndërsa për fëmijën e tretë qeveria do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet deri në moshën 23-vjeçare.
    Po ashtu ai tha se do të bëjnë sa më shumë politikë të jetë e mundur që të rinjtë shqiptarë që janë larguar të kthehen në Shqipëri.
    “Punonjësit me rroga të ulëta 500 Euro do kenë së bashku me pensionistët kartën e konsumatorit. Kjo do jetë kartë konsumatori, që ju të mund të merrni TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blini nga shteti, kundrejt kuponave që dorëzoni, dhe kjo shkon në 450 Euro në vit, shkon përafërsisht sa një rrogë, kurse me pensionin shkon sa dy pensione. Ne do vendosim rrogën minimale 500 Euro, por ne në dialog dhe bashkëpunim me sipërmarrësit, do bëjmë gjithçka që kjo të mos dëmtojë sipërmarrjet. Sepse t’i çosh sipërmarrjet drejt falimentimit është një marrëzi.
    Ne do kemi një dialog me sipërmarrësit se çfarë duhet t’i kompensojmë që të kenë rrogë minimale 500 Euro. Përveç kësaj, nga qeveria do keni kartën e konsumatorit ku do i merrni ushqimet me një vlerë minus 20%. Pra do merrni taksën e TVSH-së. Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 Euro, për të dytin 60 Euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam. Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh. Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri. Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre. Pesë vjet do jenë pa asnjë taksë”, tha Berisha.
    Për më tepër Berisha tha se do të favorizojnë gratë cilat do të hapin biznese me kredita të buta dhe 1 vit me sigurime shoqërore.
    “Unë shoh se këtu dominojnë gratë. Absolutisht do ketë stimuj të veçantë për bizneset që dominohen nga gratë. Do ketë lehtësira qoftë në sigurimet e tyre shoqërore, qoftë në trajnimin e tyre. Sikundër për gratë që hapin biznese, se ne duam të barazojmë gjendjen financiare të burrave dhe grave, dhe në këtë aspekt ne do favorizojmë bizneset e çelura nga gratë. Do i favorizojmë me një vit pa sigurime shoqërore, do i favorizojmë me taksa, do i favorizojmë me linja të buta krediti. Pra, ne do kemi një bankë zhvillimi, e cila në përparësitë e saj do ketë financimin me kredi të buta dhe grante të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë”, tha Berisha.

  • 2025-2028, programohen 6,7 mld euro investime publike, marrin 20 % të të ardhurave

    2025-2028, programohen 6,7 mld euro investime publike, marrin 20 % të të ardhurave

    Qeveria e Shqipërisë ka shpallur një program ambicioz për investimet publike në katër vitet në vijim edhe pse presionet për shpenzimet e mbrojtjes sociale po rriten.Sipas Ministrisë së Financave programi i investimeve buxhetore duke nisur që nga ky vit deri me 2028 do të përfshijë një shumë prej 676 miliardë lekësh mbi 6,7 miliardë euro. Fondi vjetor i investimeve publike në periudhën afatmesme do të jetë sa 20 për qind e të ardhurave vjetore buxhetore.Burimet totale të qeverisë për t’u shpenzuar gjatë viteve 2026 – 2028 pritet të jenë mesatarisht rreth 885.8 miliardë lekë në çdo vit ose mesatarisht rreth 30.6 për qind e PBB. Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 5.9 për qind të PBB në çdo vit ose rreth 1,7 mld euro çdo vit.Vitet e fundit qeveria ka mbajtur në nivele të larta zërin e investimeve publike. Me 2024 u realizuan 1.1 miliardë euro investime nga 1,6 miliardë që ishte plani, një rekord historik për periudhën e tranzicionit.Fondet e investimeve u përqendruan në financimin e infrastrukturës rrugore si Unaza e Madhe e Tiranës, Korridorin 8, tunelin e Llogorasë etj.Gjithashtu  Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vitet në vijim 2025-2026 me më shumë se 1,1 miliardë euro për secilin vit. Për këtë vit dhe tjetrin qeveria do të financojë investimet publike 329 miliardë lekë (3,3 miliardë euro), nga të cilat 225 miliardë lekë (2,2 mld euro) do të jenë fonde të brendshme të grumbulluara nga taksat dhe tatimet, një nivel rekord.Investimet me fonde buxhetore pritet të përqendrohen në frontet e hapura të punimeve në infrastrukturën rrugore kryesisht në autostradën Tiranës-Durrës, Korridorin Veri-Jug dhe Korridorin 8 etj dhe Portin e ri të Porto Romanos.Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.FMN sugjeron se rritja e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.Burimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • KE i jep “dritën jeshile” Melonit për ta kthyer Kampin e Gjadrit në qendër paraburgimi, juristët ngrejnë…

    KE i jep “dritën jeshile” Melonit për ta kthyer Kampin e Gjadrit në qendër paraburgimi, juristët ngrejnë…

    Pas shumë përpjekjesh, Komisioni Europian ka dhënë “dritën jeshile” për shndërrimin e Kampit të Gjadrit në një qendër paraburgimi për emigrantët, duke i hapur rrugë planit të Giorgia Melonit. Por ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në Shqipëri, ku juristët e konsiderojnë këtë një tradhti kombëtare dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e vendit. Kritikat janë përqendruar te qeveria e Edi Ramës, e cila akuzohet se po bën lëshime të rrezikshme për interesa politike dhe ekonomike. Ndërkohë, Italia synon ta përdorë këtë strukturë për ndalimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar qëndrimi, ndërsa BE e sheh këtë si një model të ri për menaxhimin e emigracionit. Megjithatë ky zhvillim ka hapur një kapitull të ri polemikash mbi sovranitetin dhe të ardhmen e politikave migratore në rajon.
    Detajet nga vendimi i Brukselit
    Konkretisht plani i ri i Giorgia Melonit për qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri është pritur mirë në Bruksel, ku Komisioni i ka dhënë një dritë jeshile idesë së kryeministres italiane. Të premten e kaluar, ajo vendosi të ndryshojë përdorimin e qendrave që kishte krijuar në Shqipëri për të transferuar procedurat e azilit, pasi disa gjykata italiane e gjetën marrëveshjen të ligjshme sipas ligjit europian. Prandaj, qeveria e saj ka miratuar një dekret për transformimin e objekteve shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku emigrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual, shkruan “Europa Today”. Me pak fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së për vendet e sigurta dhe pa hequr dorë nga projekti i një nyje për procedurën e përshpejtuar të kufirit, qeveria ka synuar të vërë në funksionim menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës.
    Dhe kjo ide ka marrë miratimin fillestar nga Brukseli. “Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Sipas informacioneve tona, ligji italian do të zbatohet në qendrat e menaxhuara nga Italia në Shqipëri, siç ka qenë më parë”, tha një zëdhënës i Komisionit në konferencën e përditshme për shtyp në Bruksel. Në fakt, legjislacioni aktual europian e ndalon këtë lloj praktike, por Komisioni ka parashikuar mundësinë e futjes së “qendrave të kthimit” në propozimin e tij për një rregullore për kthimet e paraqitur më 11 mars. “Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta. “Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.
    Reagon avokati
    Ndërkohë, avokati Kujtim Cakrani thotë se projekt-ligji i Giorgia Melonit synon që të sjellë në Shqipëri personat me rrezikshmëri shoqërore dhe është i papranueshëm. Ai thekson se Rama kërkon të bëjë një koncesion për hir të pushtetit të tij, dhe kjo është tradhti kombëtare. “Italia po paguan policë, sociologë, që s’kryejnë asnjë punë. Strategjia e Melonit tani është kjo, që personat me rrezikshmëri të lartë, nga vendet e Afrikës e kështu me radhë, t’i sjellë në Shëngjin. Do që strukturën e pritjes ta kthejë në burg. Do të ndryshojë ligjin dhe kjo është e papranueshme, nëse do ta pranojmë, do jetë turp i madh për gjithë shqiptarët. Meloni do që ta përdorë Shqipërinë si nevojtore! Kryeministri për hir të pushtetit të tij bën edhe këtë lloj koncesioni. Kjo është tradhti kombëtare dhe shkelje e rëndë jo vetëm e Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare.
    Pr.ligji është që personave që s’u është dhënë mundësia për dokumente qëndrimi, dhe pasaportë italiane, janë vetëm ata që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, deklaroi ai në një media. Po ashtu, Cakrani tha gjithashtu se nuk duhet ta shikojmë rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK sikur Amerikën s’po e zë gjumi natën se çfarë bëhet në SPAK. “Atë dy tre ekspertë që kanë qenë iu ndërprenë aktivitetin këshillues sepse sekretari i shtetit ndërpreu fondet e USAID-it me të cilat paguheshin. Janë aty, nuk marrin vendime, japin këshillime. Nuk duhet ta shikojmë këtë sikur Amerikën s’e zë gjumi natën çfarë po bëhet me SPAK-un në Shqipëri, me arrestimet, e kështu me radhë. BE do ta mbështesë këtë histori. Sepse reforma në drejtësi ishte shkatërrimi me themel i drejtësisë shqiptare. Këtu ka paguar BE para por s’dihet ku kanë shkuar, kanë shkuar te xhepat e atyre që i vunë kazmat reformës në drejtësi”, nënvizoi Cakrani.

  • Qeveria gjermane: Ka ardhur koha t’i bëjmë presion BE-së për të ndëshkuar Orban

    Qeveria gjermane: Ka ardhur koha t’i bëjmë presion BE-së për të ndëshkuar Orban

    Qeveria e ardhshme e Gjermanisë thotë se do t’i bëjë presion Bashkimit Evropian që më në fund “t’i shtojë pak veprimet” për vendet që sillen keq në një referencë të fshehtë për Hungarinë e Viktor Orban.

    Konservatorët e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz dhe partneri i tyre i mundshëm i koalicionit të qendrës së majtë, Partia Social Demokrate (SPD), kanë rënë dakord të kërkojnë që blloku të ndalojë fondet dhe të pezullojë të drejtat e votës nga vendet që shkelin parimet kryesore si sundimi i ligjit, sipas një projekt-marrëveshjeje koalicioni të parë nga Politico.

    Ndërsa Hungaria nuk u përmend me emër, draft-marrëveshja i referohet qartazi shkelësit më të keq të BE-së, i cili prej vitesh është akuzuar për “shkatërrimin” e normave demokratike, duke kufizuar lirinë e shtypit dhe duke kufizuar pavarësinë e gjyqtarëve.

    Partitë gjermane, ajo e Merz dhe SPD-ja që udhëhoqi qeverinë e fundit janë aktualisht duke negociuar për të formuar një koalicion dhe duhet të bien dakord mbi parimet themelore përpara se të marrin detyrën.

    Një marrëveshje për t’i bërë presion BE-së që të ndjekë vende si Hungaria, është pjesë e një sërë marrëveshjesh të përkohshme që mbulojnë çështje të ndryshme si politika e migracionit, heqja graduale e qymyrit dhe shpenzimet e mirëqenies.

    “Instrumentet ekzistuese mbrojtëse, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve të BE-së deri te pezullimi i të drejtave të anëtarësimit, si të drejtat e votës në Këshillin e BE-së, duhet të zbatohen shumë më konsistente se më parë”, shkruanin negociatorët nga blloku konservator i Merz-it dhe SPD në një projekt-marrëveshje koalicioni mbi politikën e BE-së.

  • Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Sëfundmi, është përfolur se qeveria shqiptare ka përdorur një pajisje të quajtur “Deep Packet Inspection” (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.
    Në “Shqipëria Live”, Besmir Semanaj, Inxhinier i sistemeve të Sigurisë, ka deklaruar se deri më tani dihet që kjo teknologji është instaluar në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka nisur të përdoret.
    DPI është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Nëse kjo teknologji aplikohet, mund të kenë akses në të dhënat e qytetarëve, pra se çfarë kërkohet në google, çfarë platformash sociale përdor.
    Ne dimë deri më tani që këto pajisje janë instaluar në Shqipëri. Nuk e dimë nëse kanë nisur të përdoren. Ka shumë shtete që i përdorin, si Turqia, Irani, Afganistani dhe Arabia Saudite që i përdorin për censurë, apo për kontroll. Kemi dhe Italinë që e ka të rregulluar me ligj përdorimin e DPI-së.”– tha Semanaj.

  • Gjadri, burg për emigrantët/ Meloni e bën fakt të kryer, Rama nuk guxon të kundërshtojë

    Gjadri, burg për emigrantët/ Meloni e bën fakt të kryer, Rama nuk guxon të kundërshtojë

    Gjadri, burg për emigrantët/ Meloni e bën fakt të kryer, Rama nuk guxon të kundërshtojë

    Qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi vendimin e fundit të kabineti “Meloni”, i cili duket se ndryshon tërësisht Marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm nga “vende të treta” që mbërrijnë ilegalisht nga deti në fqinjin përtej Adriatikut.

    Të premten e kësaj jave, qeveria italiane vendosi të ndryshojë objektin e Marrëveshjes për emigrantët, duke i shndërruar dy qendrat rezidenciale në Shëngjin dhe Gjandër, nga pika për strehimin e përkohshëm të azil-kërkuesve, në burgje për emigrantët e paligjshëm që kryejnë shkelje në Itali.

    Ky modifikim i njëanshëm i Marrëveshjes duket se ndryshon tërësisht thelbin e paktit dy-palësh, duke ngritur edhe pikëpyetje nëse do të duhet të nënshkruhet një Marrëveshje e re, e cila duhet të kryejë sërish rrugëtimin e miratimit institucional dhe, mundësisht, edhe shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese.

    Ministra të qeverisë italiane deklaruan se modifikimi i Marrëveshjes nuk ndryshon thelbin e Paktit Rama-Meloni, të miratuar në nëntor të vitit 2023. Megjithatë, qëndrimi i tyre, është i natyrës politike dhe përputhet me planin e qeverisë italiane.

    Në foto: Rama dhe Meloni firmosën “Marrëveshjen për emigrantë” në nëntor 2023Por, ai qëndrim nuk do të thotë se është domosdoshmërisht i saktë. Ndaj, më së pari, do të duhet që qeveria shqiptare të shprehet publikisht dhe zyrtarisht nëse është dakord me atë ndryshim Marrëveshjeje, si edhe duhet të shpjegojë për publikun shqiptar nëse “qendrat e pritjes së emigrantëve të paligjshëm në Itali” a janë e njëjta gjë me “burgjet për emigrantët e paligjshëm në Itali”.

    Shqipëria është në situatë para-zgjedhore dhe duket se Edi Ramës nuk i intereson aspak një “përplasje” me “motrën e madhe Meloni”.

    Këtë duket se e di shumë mirë edhe kryeministrja italiane, e cila, për llogaritë e saj politike, po mundohet të shpëtojë sa të mundet “Projekti Shqipëria”, i cili ka kushtuar rreth 1 miliardë euro dhe e ka vendosur përballë akuzave të fuqishme të opozitës italiane.

    Meloni e ka të qartë që Rama dhe qeveria e tij nuk pritet të lëshojnë asnjë zë kundër vendimit të njëanshëm të Melonit, të paktën deri në 11 Maj 2025, kur Shqipëria do të shkojë në kutitë e votimit.

    Deri në atë kohë, Shëngjini dhe Gjadri mund të kthehen efektivisht në “burgje italiane” dhe nga qeveria shqiptare të mos lëshohet asnjë tingull kundërshtues.

    Marrëveshje e re?

    Ndryshimet e Marrëveshjes nga ana e qeverisë “Meloni” kanë elementët e një “Marrëveshjeje të re”. Për të qenë më të qartë, marrim për analogji një situatë hipotetike.

    Qeveria Shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një Protokoll Bashkëpunimi, në të cilën u mbështet më pas edhe Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me investitorin saudit Mohamed el Alabar, për shndërrimin e territorit të Portit të Durrësit në një zonë rezidenciale dhe ankorim jahtesh.

    Sipas “precedentit Meloni”, tashmë, edhe Alabari mund të legjitimohet që të vendosë në mënyrë të njëanshme që, në vend të kompleksit rezidencial, të ndërtojë, fjala vjen burgje.

    Një situatë e tillë hipotetike do të ndryshonte tërësisht objektin e Marrëveshjes Rama-Alabar dhe, rrjedhimisht, do të kërkonte një pakt të ri.

    Për analogji, edhe lëvizja e Melonit për ndryshimin e destinacionit të qendrave të Gjadrit e Shëngjinit nga pritëse në burgje, si rregull, do të kërkonte një Marrëveshje të re me Ramën.

    A do ta merrte përsipër kryeministri shqiptar të bindte opinionin publik se është i gatshëm të ndërtojë burgje për emigrantë të paligjshëm dhe me rrezikshmëri që nuk i dihet realisht pesha?

    Marrëveshja e kontestuar

    Në nëntor të vitit 2023, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Xhorxhia Meloni, nënshkruan në Romë një Marrëveshje Bashkëpunimi për frenimin e valës së emigrantëve në Itali, bazuar në “Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, miratuar në vitin 2013.

    Sipas kësaj Marrëveshjeje, e cila u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar në 14 Dhjetor 2023, Italia merrte përsipër me financimet e saj ngritjen e një qendre pritjeje për azil-kërkuesit e kapur në det në Shëngjin dhe një qendër tjetër akomodimi, në Gjadër, ku do të sistemoheshin emigrantët e paligjshëm në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil nga autoritetet italiane.

    Protokolli u miratua nga shumica socialiste në Parlament, ndërkohë që opozita kërkoi shfuqizimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

    Në 29 Janar 2024, Kushtetuesja legjitimoi me shumicën e votave të gjyqtarë këtë Marrëveshje.

    Në foto: Qendra e pritjes së emigrantëve në GjadërSipas Gjykatës, pakti Rama-Meloni nuk cënonte integritetin territorial të Shqipërisë, edhe pse në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit do të veprojnë ligje italiane dhe do të ruhet nga forcat e sigurisë së vendit fqinj.

    Po ashtu, për shumicën e gjyqtarëve kushtetues, Marrëveshja nuk përbënte shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse, më pas, gjykatat e thjeshta italiane e konstatuan diçka të tillë, me një seri vendimesh që detyruan qeverinë “Meloni” të rikthente në Itali ata pak emigrantë afrikanë që u sollën për disa orë në Shëngjin në 2-3 raste.

    Qendrat e pritjes u ndërtuan në vjeshtën e vitit 2024, por ajo është populluar nga një numër minimal emigrantësh, të cilët nuk kanë qendruar më shumë se 48 orë në këto qendra.

    Pas dështimeve të një pas njëshme në përballje me gjyqësorin, qeveria “Meloni” tashmë ka miratuar variantin e ri-shndërrimin e qendrave të përkohshme të pritjes së azil-kërkuesve afrikanë në Shqipëri në qendra burgimi.Bold news

  • Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

    Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

    Një copë territor shqiptar tashmë menaxhohet me dekret italian

    Në nëntor 2023, me buzëqeshjen vesh më vesh dhe me sytë plot shkëlqim nga përqafimet e Melonit, Edi Rama firmosi një marrëveshje për ndërtimin e një qendre në Shqipëri ku do strehoheshin deri në 3 mijë emigrantë afrikanë burra, por secili nuk do të qëndronte më shumë se 30 ditë. Atëherë e quajtën një marrëveshje për “bashkëpunim strategjik”.

    Sot? Qendra në Gjadër është transformuar në një Qendër të Përkohshme të Riatdhesimit, ka ndryshuar krejtësisht funksionin dhe është shndërruar në një Cpr të mirëfilltë italiane, ku refugjatët do të mbahen deri në 18 muaj

    Vendimi u mor këtë të premte pasdite në një mbledhje të qeverisë italiane. Ndryshimi i protokollit të nëntorit Rama-Meloni për refugjatët, u bë në mënyrë të njëanshme, me dekret të Melonit.

    Rama? Asnjë fjalë. Asnjë status. Asnjë shpjegim për qytetarët shqiptarë. Ndryshimin e protokollit me Shqipërinë e sqaroi ministri italian i Brendshëm Matteo Piantedosi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u shpreh qartazi: “Ndërhyjmë mbi ligjin e ratifikimit të protokollit me Shqipërinë, duke lejuar përdorimin e strukturës ekzistuese për personat në pritje dëbimi.”

    Pra, qeveria italiane ka ndryshuar marrëveshjen me një dekret, pa e pyetur fare palën shqiptare.

    Piantedosi vazhdoi duke shpjeguar se CPR në Gjadër do të funksionojë si të gjitha qendrat e tjera në Itali.

    “Qendra në Gjader nuk është zëvendësuese por shtesë e rrjetit të Cpr-ve italiane. Dhe gjithçka bëhet në mënyrë të ligjshme, pa shtesa buxhetore.” tha ai.

    Gjykatat italiane rrëzuan marrëveshjen Rama-Meloni si të paligjshme, ndaj qeveria e ekstremit të djathtë italian vendosi ta kthejë në Cpr të plotë, në mënyrë që të shmangë barrierat ligjore.

    Një truk ligjor, por që e trajton Shqipërinë si një protektorat, pa zë në vendimet që merren për të.

    Risia? Për herë të parë një vend i huaj merr vendime operative për një pjesë të territorit shqiptar, pa u konsultuar, pa nënshkruar, pa kërkuar dakordësi. Dhe për ironi, për këtë territor vendoset jo për autostrada, jo për investime strategjike, por për internim njerëzish të padëshiruar. Më shumë poshtërim se kaq?

    E ndërsa Meloni firmos dekretet për refugjatët, Rama mbetet i vetmi lider europian që ka shitur sovranitetin në këmbim të një një puthjeje të kryeministres së Italisë. Sepse sot, kryeministri nuk e sheh të udhës të pyesë se çfarë ndodhi me protokollin e parë që nënshkroi me Italinë? Përse refugjatët që ishte parashikuar të qëndronin vetëm 28 ditë, tani do të qëndrojnë për 18 muaj në Gjadër? Kush do e menaxhojë qendrën? Çfarë ndodh nëse refugjatët arratisen, siç ka ndodhur në Itali dhe kush do të përgjigjet për këtë nivel të ri sigurie?

    Qendra në Gjader, thonë mediat italiane do të zgjerohet, transferimet do të nisin sapo të botohet dekreti në Fletoren italiane, dhe çdo gjë bëhet me charter, sepse sipas italianëve “është njësoj si të ishte pjesë e territorit tonë”.

    Lëvizja e qeverisë italiane është e imponuar nga vendimi i gjykatave që rrëzuan paktin mes Melonit dhe Ramës. Për ta përshtatur qendrën, do të duhen më shumë para, që i shtohen shumës prej 1 miliard euro që kishte parashikuar qeveria Meloni.

    Vetëm se dikur shqiptarët dyndeshin nëpër Cpr italiane, ndërsa sot, qeveria e tyre i ndërton Cpr për afrikanë, pa e ditur as vetë përse.

    Gjadri sot është simbol i turpit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i shndërrimit të vendit në një kosh mbetjesh për politikat e dështuara të emigracionit të Europës, një vend internimi për të padëshiruarit, që i jep kombit fytyrën e atij që pranon gjithçka, mjafton t’i thonë “partner i mirë”./Lapsi.al

  • Italia merr masa drastike për emigrantët, Meloni e zbardh ligjin, Rama nuk guxon të kundërshtojë

    Italia merr masa drastike për emigrantët, Meloni e zbardh ligjin, Rama nuk guxon të kundërshtojë

    Qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi vendimin e fundit të kabineti “Meloni”, i cili duket se ndryshon tërësisht Marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm nga “vende të treta” që mbërrijnë ilegalisht nga deti në fqinjin përtej Adriatikut.
    Të premten e kësaj jave, qeveria italiane vendosi të ndryshojë objektin e Marrëveshjes për emigrantët, duke i shndërruar dy qendrat rezidenciale në Shëngjin dhe Gjandër, nga pika për strehimin e përkohshëm të azil-kërkuesve, në burgje për emigrantët e paligjshëm që kryejnë shkelje në Itali.
    Ky modifikim i njëanshëm i Marrëveshjes duket se ndryshon tërësisht thelbin e paktit dy-palësh, duke ngritur edhe pikëpyetje nëse do të duhet të nënshkruhet një Marrëveshje e re, e cila duhet të kryejë sërish rrugëtimin e miratimit institucional dhe, mundësisht, edhe shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese.
    Ministra të qeverisë italiane deklaruan se modifikimi i Marrëveshjes nuk ndryshon thelbin e Paktit Rama-Meloni, të miratuar në nëntor të vitit 2023. Megjithatë, qëndrimi i tyre, është i natyrës politike dhe përputhet me planin e qeverisë italiane.
    Në foto: Rama dhe Meloni firmosën “Marrëveshjen për emigrantë” në nëntor 2023
    Por, ai qëndrim nuk do të thotë se është domosdoshmërisht i saktë. Ndaj, më së pari, do të duhet që qeveria shqiptare të shprehet publikisht dhe zyrtarisht nëse është dakord me atë ndryshim Marrëveshjeje, si edhe duhet të shpjegojë për publikun shqiptar nëse “qendrat e pritjes së emigrantëve të paligjshëm në Itali” a janë e njëjta gjë me “burgjet për emigrantët e paligjshëm në Itali”.
    Shqipëria është në situatë para-zgjedhore dhe duket se Edi Ramës nuk i intereson aspak një “përplasje” me “motrën e madhe Meloni”.
    Këtë duket se e di shumë mirë edhe kryeministrja italiane, e cila, për llogaritë e saj politike, po mundohet të shpëtojë sa të mundet “Projekti Shqipëria”, i cili ka kushtuar rreth 1 miliardë euro dhe e ka vendosur përballë akuzave të fuqishme të opozitës italiane.
    Meloni e ka të qartë që Rama dhe qeveria e tij nuk pritet të lëshojnë asnjë zë kundër vendimit të njëanshëm të Melonit, të paktën deri në 11 Maj 2025, kur Shqipëria do të shkojë në kutitë e votimit.
    Deri në atë kohë, Shëngjini dhe Gjadri mund të kthehen efektivisht në “burgje italiane” dhe nga qeveria shqiptare të mos lëshohet asnjë tingull kundërshtues.
    Marrëveshje e re?
    Ndryshimet e Marrëveshjes nga ana e qeverisë “Meloni” kanë elementët e një “Marrëveshjeje të re”. Për të qenë më të qartë, marrim për analogji një situatë hipotetike.
    Qeveria Shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një Protokoll Bashkëpunimi, në të cilën u mbështet më pas edhe Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me investitorin saudit Mohamed el Alabar, për shndërrimin e territorit të Portit të Durrësit në një zonë rezidenciale dhe ankorim jahtesh.
    Sipas “precedentit Meloni”, tashmë, edhe Alabari mund të legjitimohet që të vendosë në mënyrë të njëanshme që, në vend të kompleksit rezidencial, të ndërtojë, fjala vjen burgje.
    Një situatë e tillë hipotetike do të ndryshonte tërësisht objektin e Marrëveshjes Rama-Alabar dhe, rrjedhimisht, do të kërkonte një pakt të ri.
    Për analogji, edhe lëvizja e Melonit për ndryshimin e destinacionit të qendrave të Gjadrit e Shëngjinit nga pritëse në burgje, si rregull, do të kërkonte një Marrëveshje të re me Ramën.
    A do ta merrte përsipër kryeministri shqiptar të bindte opinionin publik se është i gatshëm të ndërtojë burgje për emigrantë të paligjshëm dhe me rrezikshmëri që nuk i dihet realisht pesha?
    Marrëveshja e kontestuar
    Në nëntor të vitit 2023, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Xhorxhia Meloni, nënshkruan në Romë një Marrëveshje Bashkëpunimi për frenimin e valës së emigrantëve në Itali, bazuar në “Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, miratuar në vitin 2013.
    Sipas kësaj Marrëveshjeje, e cila u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar në 14 Dhjetor 2023, Italia merrte përsipër me financimet e saj ngritjen e një qendre pritjeje për azil-kërkuesit e kapur në det në Shëngjin dhe një qendër tjetër akomodimi, në Gjadër, ku do të sistemoheshin emigrantët e paligjshëm në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil nga autoritetet italiane.
    Protokolli u miratua nga shumica socialiste në Parlament, ndërkohë që opozita kërkoi shfuqizimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.
    Në 29 Janar 2024, Kushtetuesja legjitimoi me shumicën e votave të gjyqtarë këtë Marrëveshje.
    Në foto: Qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër
    Sipas Gjykatës, pakti Rama-Meloni nuk cënonte integritetin territorial të Shqipërisë, edhe pse në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit do të veprojnë ligje italiane dhe do të ruhet nga forcat e sigurisë së vendit fqinj.
    Po ashtu, për shumicën e gjyqtarëve kushtetues, Marrëveshja nuk përbënte shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse, më pas, gjykatat e thjeshta italiane e konstatuan diçka të tillë, me një seri vendimesh që detyruan qeverinë “Meloni” të rikthente në Itali ata pak emigrantë afrikanë që u sollën për disa orë në Shëngjin në 2-3 raste.
    Qendrat e pritjes u ndërtuan në vjeshtën e vitit 2024, por ajo është populluar nga një numër minimal emigrantësh, të cilët nuk kanë qendruar më shumë se 48 orë në këto qendra.
    Pas dështimeve të një pas njëshme në përballje me gjyqësorin, qeveria “Meloni” tashmë ka miratuar variantin e ri-shndërrimin e qendrave të përkohshme të pritjes së azil-kërkuesve afrikanë në Shqipëri në qendra burgimi.
     

  • Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet, çfarë është pajisja “DPI” që Edi Rama do ta fusë në përdorim në…

    Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet, çfarë është pajisja “DPI” që Edi Rama do ta fusë në përdorim në…

    Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet. Kjo pajisje mundëson monitorimin e çdo komunikimi që kalon përmes rrjeteve të internetit, duke përfshirë kërkimet, mesazhet dhe aktivitetet në rrjetet sociale, dhe mund të ndryshojë apo bllokojë trafikun në kohë reale. Përdorimi i DPI, që zakonisht lidhet me regjime autoritare dhe shtypjen e të drejtave të njeriut, ka ngritur alarmin mes ekspertëve dhe opozitës, e cila akuzon Edi Ramën për tentativën e imponimit të një kontrolli absolut mbi jetën e qytetarëve shqiptarë.
    Ndërkohë Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë veprim një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe privatësisë. Ajo thekson se vendimi për të përdorur DPI është një shenjë e frikës që ka qeveria nga populli, dhe paralajmëron për një rrezik serioz për demokracinë. Ndërsa qeveria argumenton se pajisja mund të përdoret për të luftuar aktivitetet kriminale dhe përmbajtjet keqdashëse, opozita thekson se në realitet, kjo mund të përdoret për të censuruar mediat dhe për të përgjuar çdo qytetar. Por nëse ky projekt shkon përpara, Shqipëria mund të shndërrohet në një shtet të mbikëqyrur dhe të kontrolluar nga pushteti, ku çdo hap i qytetarëve është nën kontrollin e shtetit. Ky është një sinjal i qartë i kalimit në një regjim autoritar, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë të rrezikuara. Pra përdorimi i DPI-t përbën një kthesë të frikshme për demokracinë shqiptare dhe është koha që qytetarët të mbrojnë privatësinë dhe lirinë e shprehjes.
    Detaje nga vendimi
    Konkretisht mund ta themi me plot gojën se së shpejti lundrimi në internet, në vendin tonë mund të mos jetë më i sigurt dhe kjo jo për shkak të hakerave, por të qeverisë. Siç po flitet këto ditë, qeveria shqiptare po planifikon të përdorë një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), e cila përgjon gjithçka në internet. Duke e vendosur këtë pajisje tek kompanitë që ofrojnë internet, qeveria mund të përgjojë me detaje duke nisur nga kërkimet në motorët e ndryshëm të kërkimit e deri te përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale, duke pasur akses në tekste, mesazhe, video e më gjerë. Partia Demokratike doli dje me një deklaratë ku njoftonte për planet e qeverisë “Rama” për të përdorur DPI-në, e cila në vende me probleme me demokracinë, përdoret për censur. Pra duke përdorur si pretekst mbylljen e aksesit në aplikacionin “Tik-Tok”, qeveria mund ta përdori pajisjen DPI për gjëra shumë më të rrezikshme dhe të jashtëligjshme që cenojnë privatësinë e gjithsecilit prej nesh. Për të kuptuar më tej rrezikun e kësaj pajisje, po paraqesim më poshtë se çfarë është e aftë të bëjë.
    Çfarë është DPI?
    DPI (Deep Packet Inspection) është një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjetet e internetit. Ndryshe nga inspektimi i thjeshtë i “header-it” të një pakete, DPI shikon edhe përmbajtjen reale, që do të thotë: Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj). Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale. Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.
    Pse përdoret DPI?
    DPI und të përdoret për qëllime dashamirëse si një mjet sigurie në rrjet për të zbuluar dhe përgjuar viruse, spyware dhe forma të tjera të trafikut keqdashës dhe përpjekjeve për ndërhyrje. Por mund të përdoret gjithashtu për aktivitete më të liga, si përgjimi dhe censura e sponsorizuar nga shteti dhe mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.
    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve?
    Mbikëqyrje masive: DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale. Shkelje e të drejtës për privatësi; Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm. Keqpërdorim i të dhënave; Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku; Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore. Thënë të gjitha këto, nëse qeveria vendos të vendosë një pajisje të tillë tek ofruesit e shërbimit të internetit, (nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë tashmë), ne rrezikojmë të kthehemi në diktaturë, ku shteti kontrollon gjithçka edhe mendimet e njerëzve.
    Reagimi i PD
    Ndërkohë nga ana tjetër, Partia Demokratike reagoi dje pas lajmeve se mazhoranca ka blerë një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), që shërben për të përgjuar komunikimet në internet dhe për të ngadalësuar mediat kritike. Kjo blerje është parë me shqetësim të madh nga ekspertë të IT, ndërsa PD thotë se kjo tregon se kryeministri Edi Rama ka frikë nga populli i tij. Sipas zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo, kur Sali Berisha të vijë në pushtet, e drejta e privatësisë dhe lirisë së shprehjes do të rikthehen për qytetarët shqiptarë. “Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri! Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas. Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë”, deklaroi Garo gjatë një deklarate për mediat.