Tag: qetësisë

  • “Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

    “Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

    Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac, duke marrë 3 pikë mjaft të vyera, në kualifikueset e botërorit.
    I ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, analisti Bashkim Tufa u shpreh se mënyra se si po konceptohet futbolli është gabim. Sipas Tufës, presioni është i panevojshëm, pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje futbolli.

    “Ka një gabim si konceptohet futbolli. Çfarë është? Shqipëria është më e fortë se Serbia, sepse fitoi? Ky është thjeshtë futboll.
    Ne falë qetësisë arritëm këtë rezultat, nuk kishim presion. U treguam profesionistë ia dolëm.
    Kjo fitore është perlë. Kjo është një nga fitoret më të bukura. Ka edhe anën politike, sociale dhe historike. Erdhi dhe pikërisht në këtë kohë”- tha Tufa.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • I shpallur në kërkim që prej 2022-shit, arrestohet 50-vjeçari me dy identitete

    I shpallur në kërkim që prej 2022-shit, arrestohet 50-vjeçari me dy identitete

    Policia e Durrësit ka arrestuar një person nga Kurbini, i cili rezultonte prej 3 vitesh në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
    Në pranga është vënë shtetasi Nerim Taçi alias Ardit Klosi 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.” – thuhet në njoftimin e Policisë së qytetit bregdetar.

  • Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

    Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

    Është arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

    Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi, 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Durrësit.
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Njoftimi i policisë:
    Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:
    N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sezoni turistik/ Policia në gatishmëri për garantimin e qetësisë publike në Shëngjin

    Sezoni turistik/ Policia në gatishmëri për garantimin e qetësisë publike në Shëngjin

    Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik Policia është në gatishmëri në 24-/7 për garantimin e qetësisë publike në zonën bregdetare të Shëngjinit.
    Disa nga pikat kryesore ku janë përqendruar uniformat blu janë parandalimi i incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, respektimi i rregullave të qarkullimit dhe matja e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
    Njoftimi i policisë:
    Për zbatimin e planit të posaçëm të masave të Policisë së Shtetit, janë angazhuar: Patrulla e Përgjithshme, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSh), Policia Rrugore, si dhe efektivë që patrullojnë me biçikleta.
    Puna e Policisë është përqendruar në:
    menaxhimin e shpejtë dhe efikas, të çdo informacioni të siguruar në rrugë operative, çdo indicieje apo denoncimi nga qytetarët, për të parandaluar incidentet dhe ngjarjet kriminale, për të garantuar siguri, si dhe për të ofruar menjëherë ndihmë, në rast nevoje;
    Verifikime të vazhdueshme ndaj mjeteve dhe drejtuesve të tyre, për garantimin e sigurisë rrugore, respektimin e rregullave të qarkullimit dhe menaxhimin e fluksit në nyjet hyrëse dhe dalëse të qytetit;
    Matjen e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
    Policia e Lezhës do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zona të tjera turistike të qarkut, për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurtë për qytetarët dhe turistët.

  • FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

    FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

    Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj.
    Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.

    Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma si koncerte, festa apo evente të tjera, por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
    Neni 406
    Prishja e qetësisë publike
    1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
    2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij.

  • Drafti i Kodit të ri Penal/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

    Drafti i Kodit të ri Penal/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

    Me Kodin e ri Penal do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.
    Por, sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma – si koncerte, festa apo evente të tjera – por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
    Neni 406
    Prishja e qetësisë publike
    1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
    2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij.

  • Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil

    Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil

    Policia njofton se strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve në kuadër të masave të marra nga Policia me qëllim sigurimin e qetësisë publike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe turistët që frekuentojnë zonat bregdetare, kanë konstatuar një rast të prishjes së qetësisë publike, konkretisht:
    Më datë 01.07.2025, rreth orës 00:30, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në rrugën “Alida Hisku”, në një lokal, u konstatua se nga grumbullimi i personave në këtë ambient, shkaktoheshin zhurma të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u procedua penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, administratori i lokalit, shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
    Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjitha zonat turistike, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për banorët dhe pushuesit, thuhet në komunikatën e Policisë.

  • Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike

    Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike

    Shtetasi me iniciale B.B., pronari i një lokali në Radhimë, është gjobitur me 4 milionë lekë pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë pas orarit të lejuar
    . Ai gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
    Njoftimi i Policisë:
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi po vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, duke respektuar kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar.
    Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në zonën e Radhimës, u konstatua një lokal që kishte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
    Në vijim të procedurave, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
    Policia e Vlorës apelon ndaj të gjithë administratorëve të respektojnë kufijtë e zhurmës dhe orarin e muzikës për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e pushuesve dhe banorëve.

  • Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë

    Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë

    Pronari i një lokali në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë pasi vendosi muzikë pas orarit të lejuar.
    Bojo Begotaraj gjithashtu do te hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
    Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.