Marcelo Vieira, legjenda braziliane e futbollit, u tërhoq këtë vit, në moshën 38-vjeçare, pas 25 titujve me Real Madridin: 5 Champions League, 4 Botërorë për Klube dhe 6 La Liga. Në episodin e nëntë të podcastit ‘Bajo Los Palos by Flexicar’ me Iker Casillas, braziliani foli për karrierën, marrëdhënien me Mourinho dhe jetën personale.
Ai komentoi edhe situatën e Vinicius Jr., që është bërë një nga lojtarët kyç të Real Madridit, por shpesh vihet në qendër të mediave për sjelljen e tij në fushë. Marcelo kujtoi se Vinicius, kur mbërriti në Madrid, ishte një djalë 18-vjeçar, me shumë për t’u përmirësuar: “Ishte me zemër të mirë dhe shumë inteligjent, e dinte çfarë duhej të përmirësonte”.
Ai e përshkroi sulmuesin brazilian si “të pakontestueshëm, inteligjent dhe me shpejtësi të madhe në pasim”. Për çështjet jashtëfutbollistike, Marcelo tha: “Kur je te Real Madridi, vihesh gjithmonë në fokus. Çfarë ndodh me Vinicius është pak më shumë, por duhet të flasë me trajnerët dhe të përqendrohet te vetja”.
Mesazhi i tij për Vinicius: “Duhet të qëndrosh i qetë, të stërvitesh, të luash, të shënosh gola dhe le të flasin të tjerët… Ruaj qetësinë, siç po bën tani”.
Tag: qetësinë
-

Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë
-

Prishën qetësinë publike duke xhiruar motorat në mes të natës, arretohet dy “gangsterët” në Durrës (EMRAT)
Durrës
DURRËS- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi gjatë natës, kanë prishur qetësinë me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin në sheshin “Taulantia” dhe në zonën për rreth. Në pranga kanë rënë Kejdi Previzi 21-vjeç nga Tirana dhe Lorenc Basha 24-vjeç. Blutë bëjnë me dije se nga verifikimet ka rezultuar se dy të rinjtë, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.
Njoftimi:
Durrës/ Prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”, arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 motomjetet tip “Yamaha”.
Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin.
Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. -

Çfarë problemi kishte qyteti i Parisit? Mbappe flet hapur: “Këtu në Madrid kam gjetur…”
9 Tetor 2025
15:51
Telesport
Kylian Mbappe më në fund ka gjetur qetësinë. Francezi po shijon jetën në Madrid, i përshtatur me skuadrën dhe në formë të mirë.
Në një intervistë të fundit, ish-kampioni i botës ka treguar se ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë edhe në aspektin personal.
“Jam përshtatur mirë në këtë qytet. Ndihem pak më i qetë. Ky nuk është sulm ndaj Francës. Stili i jetesës është ndryshe, më pak i rrëmujshëm se në Paris. Kam arritur të rigjej qetësinë mendore”, ka deklaruar Mbappe. -

Dhuna e shtuar mes të rinjve, mbyllen disa shkolla
Bota E Premte, 12 Shtator 2025 20:54
Në dy qytete fqinje të Holandës, shkollat e mesme u urdhëruan të mbylleshin për shkak të një rritjeje të dhunës midis dy grupeve të rinjsh. Pesë shkolla në Beverwijk dhe Heemskerk u mbyllën në përpjekje për të rikthyer qetësinë, pasi u përhapën pamje të adoleshentëve që sulmoheshin, si dhe video të krijuara nga inteligjenca artificiale që shfaqnin shpërthime të rreme në dy shkolla.
Kryetari i Bashkisë së Beverwijk, Martijn Smit, nxori një urdhër emergjent për tre ditë, duke ndaluar tubimet me më shumë se tre persona dhe duke shpallur disa zona si “me rrezik të lartë” për të parandaluar përdorimin e armëve.Policia njoftoi se po punonte për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë, duke përdorur autoritetin nga urdhrat e emergjencës të kryetarëve të bashkive të Beverwijk dhe Heemskerk për të kryer kontrolle preventive dhe për të shpërndarë grupe të mëdha njerëzish.
-

Kina do të bashkëpunojë me Indinë për të ruajtur paqen dhe qetësinë në zonat kufitare
Kina është e gatshme të vazhdojë komunikimin e thelluar me Indinë në mënyrë pozitive dhe konstruktive mbi çështjet kufitare. Gjithashtu të ruajë së bashku paqen dhe qetësinë në këto zona, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës ,Mao Ning .
Ning i bëri komentet gjatë një konference shtypi në përgjigje të një pyetjeje lidhur me vizitën e Ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi në Indi dhe mbajtjen e Raundit të 24-të të Bisedimeve midis Përfaqësuesve Specialë të dy vendeve mbi Çështjen Kufitare.
Mao tha se vendi i saj është i gatshëm ta shfrytëzojë vizitën e Wang si një mundësi për të punuar me Indinë, për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Që nga fillimi i këtij viti, të dyja palët kanë ruajtur komunikimin nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe kanë nxitur në mënyrë aktive zbatimin e arritjeve të përmendura më parë, tha Mao. -

FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët
Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj.
Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma si koncerte, festa apo evente të tjera, por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
Neni 406
Prishja e qetësisë publike
1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij. -

Drafti i Kodit të ri Penal/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët
Me Kodin e ri Penal do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.
Por, sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma – si koncerte, festa apo evente të tjera – por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
Neni 406
Prishja e qetësisë publike
1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij. -

Policia aksion në kryeqytet/ Bllokohen 42 makina luksoze në Tiranë, 35 shoferë nën hetim
Gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh si dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.
Në fokus të policisë janë:
Parandalimi/eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike;
Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT;
Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve;
Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit;
Shkeljes së sinjalistikës rrugore;
Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.Top Channel
-

Cënoi qetësinë publike/ Policia procedon penalisht administratorin e një lokali në Ksamil
Policia ka proceduar penalisht administratorin e një lokali nate në Ksamil, pasi ambienti shkaktonte zhurma të forta gjatë natës, duke cenuar qetësinë publike.
Ngjarja u regjistrua më 1 korrik 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Alida Hisku”, ku strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan zhurma të konsiderueshme nga një lokal në lagjen nr. 2, si pasojë e grumbullimit të personave.
Si rezultat, u procedua penalisht shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Policia e Sarandës njofton se kontrollet do të vijojnë në zonat turistike për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë sezonit veror. -

Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Policia: Prishën qetësinë publike me zhurma në një lokal nate në Ksamil, procedohet penalisht administratori.
Policia njofton se strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve në kuadër të masave të marra nga Policia me qëllim sigurimin e qetësisë publike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe turistët që frekuentojnë zonat bregdetare, kanë konstatuar një rast të prishjes së qetësisë publike, konkretisht:
Më datë 01.07.2025, rreth orës 00:30, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në rrugën “Alida Hisku”, në një lokal, u konstatua se nga grumbullimi i personave në këtë ambient, shkaktoheshin zhurma të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u procedua penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, administratori i lokalit, shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
👮👮♀️Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjitha zonat turistike, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për banorët dhe pushuesit.