Tag: qesharak

  • Petro Koçi: ‘Grushti qesharak i shtetit’ me Pilincin, cirk spektakolar që turpëron Shqipërinë

    Petro Koçi: ‘Grushti qesharak i shtetit’ me Pilincin, cirk spektakolar që turpëron Shqipërinë

    Pas valës së reagimeve dhe ironive që ka shkaktuar Pëllump Pilinçi me pretendimet e tij për “qeverinë e re”, deputeti në ikje i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka dalë publikisht për të komentuar këtë fenomen të paprecedentë në skenën politike shqiptare. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai e përshkruan këtë si një “grusht qesharak shteti”, një shfaqje groteske që përçon një mesazh të dhimbshëm për shoqërinë tonë. Z. Koçi shpreh habinë dhe shqetësimin e tij për faktin se si një personazh i tillë mund të bëhet qendër e vëmendjes politike, duke sfiduar direkt kryeministrin Rama. Sipas tij, kjo është një “venie publike në skenë” që përzien naivitetin me groteskun dhe tregon dobësitë e qeverisë teknike në detyrë. Ai thekson se kjo shfaqje nuk është vetëm një komedi, por një sinjal alarmi për krizën institucionale dhe politike që po kalon vendi.
    Ndërkoha ligjësi i PS paralajmëron se kjo “komedi politike” ka më shumë të ngjarë të përfundojë në një dramë sociale me pasoja të thella për të gjithë. “Kjo estradë serioze me Pilincin është vërtet për t’u qeshur me dhimbje. Them me dhimbje sepse është e pamundur të mos turpërohesh për këtë produkt të lajthitjes made in Albania. Pse dreqin ndodh kjo në shoqërinë tonë? Të paktën unë nuk di që të ketë bërë vakí diku tjetër. Pse duhet të jemi kaq të veçantë për të prodhuar një budallallëk ku përzihet groteskja spektakolare me naivitetin pasionant? Ku na shpie mushka të cilës i kanë vënë edhe ca fjongo me ngjyrat dhe simbolet e flamurit amerikan?
    E përtej kësaj, trapllëku arrin majat kur qeveria teknike eunuke, por e paligjshme, pretendon se do bëjë arrestime e ndërkohë nuk e kupton kjo qeveri që në fakt është duke kryer një vepër penale. Një grup privat që pretendon një “grusht qesharak shteti”. Për më tepër që ky grusht pilinciar i shtetit do shtrihet në 3 shtete njëkohësisht, pra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. I vetmi grusht i vërtetë shteti që pati sukses njëvjeçar ishte ai i Saliut më 26 maj 1996. Sepse ai i 14 shtatorit dështoi brenda ditës. Ky pilinciar është një vënie publike në skenë e një vepre me subjektin e një grushti shteti, e shkruar në një psikiatri sociale nga më shumë se 1 autor. Si kjo qeveri teknike mund të ngrihen disa dhjetëra në mendje të përçarë bashkatdhetarë. Nëse prokuroria do vepronte ligjërisht, me siguri që do humbisnim një shfaqje me humor nga më seriozët. Humori gjithmonë e ka privilegjin e amnistisë sociale. Sidoqoftë, është çështje zgjedhjeje, jo zgjedhjesh”, shkroi dje Koçi.

  • “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

    “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

    Majlinda Bregu

    TIRANE- Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania.
    Ajo tha se me një të rënë të lapsit nga Lulzim Basha u larguan nga PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.
    “Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë. PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme. Më vjen keq që e përsëris, nuk kam ndonjë gjë personale ndaj Bashës, por ai e konfirmoi veten në zgjedhjet e fundit: në politikë ose bën, ose nuk bën. Është kot të zgjatemi – o bën, o s’bën. Nuk është qamet që nuk bën në politikë, por Lulzim Basha e zgjati shumë këtë pjesë të të kuptuarit që nuk bën në politikë. Nuk ishte faji i tij, pasi kryetari legjendar ia dhuroi partinë, e kur ke diçka dhuratë, as dhimbja asgjë nuk të bën, pasi ti e sheh si lodër. Kështu që shumë vite shkuan dëm dhe më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.
    Sipas saj, Basha ishte një lider qesharak në krye të opozitës, ndërsa në politikë ose bëhesh lider, ose nuk bëhesh. Fatkeqësisht, Bregu tha se Basha nuk donte ta kuptonte këtë dhe kjo u vulos në zgjedhjet e 2025-ës.
    Eksperimentet me njerëz të emëruar vetëm për të plotësuar listat zgjedhore, të cilët hynë në parlament pas bojkotit të PD-së, sipas saj, e bënë misionin në politikë edhe më qesharak.
    “Në opozitë nuk ke luks të jesh qesharak, kjo fatkeqësisht ndodhi me PD-në,” u shpreh Bregu./Marrë nga Euronews

  • Lobimi i PD në SHBA, Rama: Kontratë lebetitëse! Sollën “Latifin” t’i vërë në kokë kapelen bufit, versioni më qesharak i Trump

    Lobimi i PD në SHBA, Rama: Kontratë lebetitëse! Sollën “Latifin” t’i vërë në kokë kapelen bufit, versioni më qesharak i Trump

    Kryeministri i vendit, Edi Rama në rubrikën e sotme “Sy m sy” u ndal te hetimi i nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
    Kreu i qeverisë e quajti kontratë “lebetitëse”, ndërsa ironizoi edhe LaCivita, strategun e fushatës së PD. Kreu i qeverisë tha se LaCivita ka marrë pjesën e tij të parave për të vënë në kokën e Berishës një kapele e cila e ka shndërruar në “versionin më qesharak të Trump”.
    Rama: Kemi për të folur për atë kontratën patriotike që u shfaq si një ndihmë e çmua për të gjithë ata që s’kanë dashur të shikojnë, dëgjojnë dhe kuptojnë. Tani e kanë para syve një shëmbëlltyrë të të gjithë përrallave që kanë dëgjuar dhe kanë dashur të besojnë. Një kontratë patriotike.

    Janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
    Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?
    Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.
    Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë./vizionplus.tv

  • “Rama e zbuloi sekretin e PD”, Vangjeli: Donin ta bënin qesharak me Ilir Vrenozin, por ai e mori në telefon

    “Rama e zbuloi sekretin e PD”, Vangjeli: Donin ta bënin qesharak me Ilir Vrenozin, por ai e mori në telefon

    Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi një studion e Debat në A2 CNN një plan që të rinjtë e Partisë Demokratike kishin përgatitur për të goditur kryeministrin Rama pikërisht në pikën e tij më të fortë, atë të bërit qesharak kundërshtarin.
    Sipas Vangjelit, Rama arriti ta zbulojë këtë skenar ku do të personazhi Ilir Vrenozi do të maskohej si ai dhe i bëri parapritë duke e marrë i pari në telefon.
    “Në momentin që u zbulua një ngjashmëri fizike mes LaCivita dhe deputetit Sina, që Rama do ta shfrytëzonte atë dhe me AI, që është një nga dashuritë e tij të fundit, në PD një grup çunash të talentuar donin ta bënin këtë gjë me një personazh karizmatik që vjen nga juglindja e Shqipërisë që është Ilir Vrenozi.
    Do t’i shtonin pak mjekër dhe dukeshin tiparet si të ngjashme dhe do të godisnin Ramën te aftësia për ta bërë qesharak kundërshtarin. Si duket Rama e mësoi këtë gjë dhe i doli përpara këtij skenari duke e telefonuar Vrenozin e famshëm, produkt i kohës ku jetojmë që është si rigoni në këtë supën tonë politike”, tha Vangjeli.

  • ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    Kandidatja e Partisë së Lirisë për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho, e ka quajtur qesharak dhe aspak dinjitoz bonusin e dhënë nga qeveria për pensionistët këtë vit. Sipas saj, vëmendja e qeverisë ndaj kësaj shtrese ka qenë minimale, pavarësisht mbështetjes që ajo i ka dhënë ndër vite Partisë Socialiste.
    Xhixho e cilësoi indeksimin prej 4.1% si një ndihmë të papërfillshme, duke theksuar se kjo përkthehet në vetëm “një panine në ditë”. Ajo krahasoi situatën me Kosovën, ku pensioni mesatar është 340 euro, ndërsa në Shqipëri mbetet në nivelin e ulët prej 160 eurosh.
    Ajo gjithashtu kritikoi heqjen e disa ilaçeve nga lista e barnave të rimbursueshme për pensionistët dhe akuzoi qeverinë për mungesën e një politike të qartë në favor të tyre. Sipas Xhixhos, Partia e Lirisë synon të zbatojë një reformë të thellë në sistemin e pensioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe dinjitoz për këtë kategori qytetarësh.