Tag: qershor

  • Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish

    Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish

    Nga Tel Avivi, Nathalie Hamou, Challenges
    Historian i njohur i judaizmit mesjetar dhe sionisti i djathtë, Bension Netanyahu mund të prehet i qetë. I bindur se ekzistenca e popullit hebre vihet në pikëpyetje nga kërcënimet për shfarosje të bëra nga armiqtë e tij, ky profesor ia kishte përcjellë djalit të vet më të vogël misionin për të ndaluar Iranin të ndërtojë armë bërthamore. Të premten, më 13 qershor, rasti më në fund i erdhi në dorë. Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, i cili prej tre dekadash e ka shnëruar parandalimin e kërcënimit bërthamor iranian dhe dobësimin e boshtit shiit në gur themeli të strategjisë së tij të sigurisë, vendosi të veprojë.
    Udhëheqësi i Likudit e urdhëroi aviacionin izraelit të godasë “kokën e oktapodit” i vetëm, pa asnjë garanci që Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin kësaj ofensive. Agjentët e Mossadit, të cilët kishin arritur të futnin dronë shpërthyes në territorin iranian, synuan objektiva në tokë, në koordinim me forcat ajrore të F-35. Në orët e para të operacionit “Luani i ngritur”, “Ribi” (Bibi) ishte euforik. Gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, siç raportoi Ben Caspit, autor i bestsellerit “Vitet Netanyahu”, ai foli për “fundin e epokës së luftërave”, për aderimin e Arabisë Saudite, Sirisë dhe Libanit në marrëveshjet e Abrahamit. Ai përmendi përfundimin e konfliktit në Gaza.
    Një javë më vonë, Netanyahu publikoi në X një fjalim të vjetër të babait të tij, që ne moshën 100 vjeçare, përshkruante mënyrën se si Izraeli duhet të përballet me një kërcënim ekzistencial:
    “Shikoni rrezikun pa u stepur, mendoni qartë se çfarë duhet bërë dhe jini të gatshëm të hyni në kaosin e luftës sepse shanset për sukses janë të arsyeshme”.
    Nga data 21 deri më 22 qershor, Bibi filloi të shpresojë se e kishte fituar bastin e tij: Donald Trump e përgëzoi operacionin “Çekiçi i mesnatës”, një sulm i kryer nga bombarduesit B-2 ndaj tre bazave bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan. Pas kësaj, kreu i së djathtës izraelite mund të kthehej krenar në Murin e lutjeve në Jeruzalem, për t’i uruar jetë të gjatë popullit të tij dhe aleatit amerikan.
    Momentit i tij “churchillian”
    Udhëheqësi hebre, laik, 76-vjeçar, nuk do të kishte nevojë të prsste që Uashingtoni të propozonte një armëpushim me Teheranin, të martën më 24 qershor në mëngjes, për të shijuar momentin e tij “churchillian”. “Feniksi”, “magjistari”, “mbreti Bibi”… Kjo luftë dymbëdhjetë ditore i ka rishfaqur të gjitha lavdërimet që janë thënë gjatë kohëve për kampionin e mbijetesës politike në Izrael, i cili në total ka ushtruar funksionin e kryeministrit për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet dhe ka thyer rekordin e qëndrimit në pushtet të mbajtur nga David Ben Gurion.
    Bibi, që konsiderohej politikisht i “vdekur” më 7 tetor 2023, po luan sërish skenarin e rikthimit të përjetshëm.
    Tashmë duket se janë harruar telashet e lidhura me urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime të pretenduara lufte në Gaza; po ashtu edhe mundimet që i shkakton aleanca e tij me partitë ultra-ortodokse dhe krahun mesianik, kërkesat e të cilëve kërcënojnë ta shpërbëjnë koalicionin e tij; aq më tepër edhe protestat që nuk reshtin prej disa muajsh; apo peripecitë e procesit gjyqësor për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin.
    Donald Trump ka kërkuar anulimin e procesit ndaj tij në dy raste: “Lëreni Bibi-n, ai ka një punë të madhe për të bërë,” – postoi ai më 28 qershor në rrjetin e vet Truth Social, duke iu referuar vështirësive gjyqësore të Benyamin Netanyahut.
    Ky i fundit “po negocion një marrëveshje me Hamasin, që do të përfshijë lirimin e pengjeve. Si është e mundur që Kryeministri i Izraelit të detyrohet të qëndrojë në një sallë gjyqi gjatë gjithë ditës, për asgjë?”, shtoi ai.
    Një ndërhyrje e paprecedentë e një presidenti amerikan në procedurat gjyqësore të një aleati demokratik të huaj.
    Por në Jeruzalem, gjyqtarët nuk tronditen nga kjo ata vazhdojnë ta marrin në pyetje Netanyahun i cili u paraqit në gjyq i shoqëruar nga shefi i spiunazhit të brendëshëm dhe nga ai i Mosadit.
    Preokupimi i tij më i madh
    Por qershia mbi torte eshte rritja e kryeministrit në sondazhe. nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe jo në ditën e rregullt në nëntor 2026 Partia e tij Likud do të fitonte katër deputetë më shumë. Natyrisht kjo është sërish larg arritjes së një mazhorancë të plotë. Partitë e koalicionit aktuar kanë vetëm 49 vende në një parlament me 120 vetë, kundrejt 71 për opozitën (së bashku me partitë arabe).
    Për Benyamin Netanyahun, më e rëndësishmja është diku tjetër.
    “Shqetësimi i tij më i madh mbetet të dijë se çfarë gjurme do të lërë në histori,” thekson analisti politik Aviv Bushinsky, i cili ishte shef i kabinetit të tij midis viteve 2003 dhe 2004.
    “Emri i Begin lidhet me paqen me Egjiptin. Ai i Rabinit me marrëveshjet e Oslos dhe paqen me Jordaninë. Ndërsa Bibi, edhe pse kontribuoi në shpëtimin e ekonomisë izraelite, mbrojti marrëveshjet e Abrahamit, nuk ka lënë ende një trashëgimi të qartë.”
    Operacioni spektakolar “Luani i ngritur” (Rising Lion), i paraprirë muajt e fundit nga goditjet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut, mund ta ndryshojë këtë. Veçanërisht nëse Kryeministri izraelit arrin t’i japë fund konfliktit në Gaza dhe të përmbyllë një marrëveshje për të kthyer në shtëpi 50 pengjet (pjesa më e madhe e të cilëve besohet se janë ende gjallë). Vetëm kjo do të ishte mënyra për të mbyllur kapitullin e masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.
    Dështimi i tij i hidhur
    “Ky ishte momenti më i tmerrshëm në historinë e Izraelit dhe kjo, nën mbikëqyrjen e Zotit Siguri. Nuk ishte një skandal; ishte arsyeja e tij për të ekzistuar. Sot, pas rënies së Hezbollahut në Liban, të Assadit në Siri dhe shkatërrimit të programit bërthamor iranian, 7 tetori i ngjan më shumë Pearl Harbor-it: një dështim i rëndë që mund të përfundojë disa kohë më pas me një fitore totale”, vlerëson gazetari i djathtë Amit Segal.
    “Pas pesëdhjetë vitesh, besoj se historia do ta shohë 7 tetorin në kontekstin e luftës izraelito-iraniane.”
    Mbetet për t’u parë nëse izraelitët do të mund të falin Benyamin Netanyahun për katastrofën më të madhe të popullit hebre që nga Holokausti, në të cilën 1.200 civilë u vranë ditën e 7 tetorit dhe 880 ushtarë humbën jetën që nga fillimi i luftës.
    “Zgjedhjet e ardhshme do të sillen rreth kësaj çështjeje,” thekson Barak Seri, ish-këshilltar komunikimi i ish-kryeministrit.
    Rivalët dhe mbështetësit e tij
    Nëse sondazhet janë të favorshme për të, Benyamin Netanyahu mund të shqyrtojë zgjedhje të parakohshme. Por për këtë, ai duhet të kthejë pengjet, të mbyllë luftën dhe të rrezikojë të humbasë mbështetjen e ministrave të tij ultranacionalistë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir. Ndërkohë, rivalët e tij politikë janë në pritje, si ish-kryeministri Naftali Bennett, i cili përsëriti para disa ditësh se Netanyahu duhet të largohet.
    Ndërsa Donald Trump, i paduruar për të vënë në veprim planin e tij të paqes, e pret gjithashtu. Banori i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në qershor një miratim paraprak për një marrëveshje historike që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, në këmbim të disa lehtësimeve për Gazën dhe një zgjerimi të aksesit të palestinezëve në hapësirat fetare në Jeruzalem.
    Në të njëjtën kohë, disa opsione janë duke u shqyrtuar për të përmbushur nevojën saudite për një “perspektivë palestineze”. Një çështje që Benyamin Netanyahu ka vazhduar ta anashkalojë.
    “Për konfliktin izraelito-palestinez, ai është plotësisht i bllokuar dhe kundërshton çdo lëshim,” vlerëson Marc Lefèvre, ekspert për sigurinë bërthamore dhe bashkëthemelues i lëvizjes “Paqja tani”.
    “Ai nuk ndihmohet nga palestinezët, të cilët janë të paaftë të paraqesin propozime konkrete dhe qetësuese.”
    Por nën presionin e Trumpit, “mbrojtësi i Izraelit” mund të detyrohet të shpikë veten nga e para.

  • Më shumë se 900 tërmete në dy javë, Japonia goditet nga lëkundje të reja sizmike, ja sa ishte magnituda

    Më shumë se 900 tërmete në dy javë, Japonia goditet nga lëkundje të reja sizmike, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet i ri me magnitudë 5.5 ballë, sipas të dhënave fillestare, goditi një ishull të largët në jugperëndim të Japonisë të enjten. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e zinxhirit të ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima, pothuajse 1,200 kilometra nga Tokio. Autoritetet nuk lëshuan asnjë paralajmërim për cunami.

    Tërmeti ndodhi në një thellësi fokale prej 20 kilometrash. Më shumë se 900 tërmete kanë tronditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore në dy javët e fundit, sipas agjencisë meteorologjike të vendit, duke i lënë banorët të paaftë për të fjetur dhe të frikësuar nga ajo që mund të ndodhë më pas.

    Edhe pse nuk janë raportuar dëme të mëdha, Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka pranuar se nuk e di se kur do të mbarojnë tërmetet. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i tërmeteve ditore arriti kulmin në 183 më 23 qershor, pastaj ra në 15 më 26 qershor dhe 16 më 27 qershor. Por numri u rrit përsëri në 34 më 28 qershor dhe 98 më 29 qershor. Më 30 qershor, u regjistruan 62 tërmete.

    Një periudhë e ngjashme me aktivitet të fortë sizmik në zonën e Tokarës u pa në shtator 2023, kur u regjistruan 346 tërmete, sipas agjencisë meteorologjike. Shtatë nga 12 Ishujt e largët Tokara janë të banuar, me rreth 700 banorë në total. Ekspertët thonë se topografia e pazakontë e zonës përreth ishujve Tokara e bën më të lehtë krijimin e presionit nën shtratin e detit, i cili më pas lehtësohet në formën e tërmeteve.

  • Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

    Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

    Legjenda 85-vjeçare e kinemasë u fotografua duke darkuar me miqtë në restorantin e famshëm Il Bolognese në Piazza del Popolo të hënën, më 30 qershor, i veshur me të zeza dhe me një kapele bejsbolli, në mënyrë që të mos vihej re.
    Megjithatë, ai nuk ia doli, pasi paparacët e njohën dhe madje regjistruan momentin kur gazetari iu afrua dhe i dha një puthje në faqe, të cilën Al Pacino e ktheu me një përqafim të ngrohtë. Në pamje të tjera, gazetari shihet duke dëgjuar me vëmendje yllin e “Scarface”, ndërsa në një foto tjetër shihet duke pirë një cigare. Aktori është në Romë duke xhiruar filmin e tij të ri “Maserati: The Brothers”, i cili do të dalë në tetor.
    Caterina Di Terlizzi, e cila e përshkruan veten në LinkedIn si një “udhëtare botërore me bazë në Itali”, punon si gazetare e pavarur për NBC News. Mosha e saj e saktë nuk është zbuluar, megjithëse thuhet se ajo përfundoi stazhin e saj në komunikim dhe media në vitin 2020 dhe mori diplomën master nga Universiteti LUISS Guido Carli në vitin 2023.

    Në jetën e tij personale, Al Pacino priti në jetë djalin e tij, Roman, me 31-vjeçaren Noor Alfala në qershor 2023. Edhe pse ajo kërkoi kujdestari të plotë në shtator, një përfaqësues i Al Pacino konfirmoi në atë kohë se çifti “janë ende bashkë” dhe se kishin arritur marrëveshje për kujdesin e fëmijës së tyre.
    Megjithatë, deri në tetor 2023, marrëdhënia e tyre dukej se kishte mbaruar. “Al dhe Noor janë miq shumë të mirë, kanë qenë prej vitesh dhe tani po e rrisin bashkë Romanin“, tha përfaqësuesi i tij për People.

  • Testi/ Vllaznia pëson humbjen e tretë në pak ditë, Petrolul i shënon dy gola

    Testi/ Vllaznia pëson humbjen e tretë në pak ditë, Petrolul i shënon dy gola

    Gafa e portierit te goli i dytë mbyll llogaritë e ndeshjes, shkodranët nesër kthehen në Shqipëri.

    Vllaznia edhe pse në ‘letër’ ka rivalin më të dobët nga skuadrat shqiptare në Europë, treguesit teknikë të tyre në këtë përgatitore sllovene ngrenë goxha pikëpyetje.

    Në miqësoret e luajtura deri tani, kuqeblutë e Edi Martinit pasi u mundën nga Koper 5-3 (24 qershor) fituan me rumunët e UTA Arad 1-0 (27 qershor) dhe u duk se stafi teknik kishte gjetur mekanizmant fitues.

    Mirpo në testin e radhës me Olimpija Ljubjanë luajtur dje, shkodranët morën katër gola pa mundur dot të gjenin një gol. Sot sërish Vllaznia u përball në miqësore me rumunët e Petrolul Ploeshti duke u mundur 2-0. Të dy golat u përsuan në pjesën e parë (Doumtsios 19′ dhe Radu në të 36′)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • I rinovoi kontratën deri 2028, Barça huazon Ansu Fati-n te Monako

    I rinovoi kontratën deri 2028, Barça huazon Ansu Fati-n te Monako

    Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Ansu Fati deri më 30 qershor 2028. Në të njëjtën kohë, klubi katalanas ka arritur një marrëveshje me Monacon për transferimin e lojtarit deri në qershor 2026, duke i lejuar atij të vazhdojë rritjen e tij në një ligë konkurruese si Ligue 1.

    Deri tani Fati ka luajtur 123 ndeshje zyrtare për Barcelonën, duke shënuar 29 gola. Tani ai fillon një sfidë të re te klubi i Ligue1 i Monakos.

    Ndërkohë klubi nga Pricipata njoftoi afrimin e Ansu Fati për edicionin futbollistik 2025/2026.

    Vazhdo leximin

  • Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

    Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

    Kalaja e Shkodrës gjatë periudhës janar-qershor 2025 është vizituar  nga rreth 80 mijë vizitorë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se ky numër vizitorësh është një dëshmi për historinë dhe trashëgiminë. “Kalaja e Shkodrës – simbol i qytetit dhe krenari e trashëgimisë sonë kulturore -është vizituar nga rreth 80,000 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025! Kjo përfaqëson një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë Parkun Arkeologjik Shkodër një nga më të vizituarit në rang kombëtar.  Ky nuk është thjesht një numër, por një dëshmi e dashurisë për historinë dhe trashëgiminë!
    Një ftesë për të gjithë ju që ende nuk e keni vizituar kalanë. Ejani të përjetoni historinë nga afër, të shijoni një pamje 360° që të lë pa fjalë dhe të prekni gjurmët e shekujve me duart tuaja. Kalaja e Shkodrës – aty ku historia jeton!”, shprehet DRTK Shkodër. Kalaja e Shkodrës ose Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur në një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje etj. Hyrjen kryesore kalaja e ka nga jug-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës.

  • Kaloi disa orë në bregdetin shqiptar, vajza e Donald Trump përfshin Vlorën në albumin e saj të udhëtimeve të qershorit

    Kaloi disa orë në bregdetin shqiptar, vajza e Donald Trump përfshin Vlorën në albumin e saj të udhëtimeve të qershorit

    Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor.

    Pjesë e fotove ishin edhe vizita në Shqipëri disa ditë më parë para se të merrnin pjesë në ‘dasmën e shekulllit’ në Venecia të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
    “Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.Së bashku me bashkëshortin e saj biznesmenin Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, Ivanka Trump vizitoi Vlorën më 26 qershor.
    Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.
    Pasi kanë qëndruar disa orë, kanë ata kanë pritur dhe perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit, aty ku do të investohet një projekt prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.
    Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues.
    Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.
    Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

    Top Channel

  • Vajza 15-vjeçare largohet nga shtëpia/ Babai raporton humbjen pas gjashtë ditësh pa asnjë gjurmë

    Vajza 15-vjeçare largohet nga shtëpia/ Babai raporton humbjen pas gjashtë ditësh pa asnjë gjurmë

    Tiranë- Babai denoncon humbjen pa gjurmë të vajzës së tij të mitur dhe kërkon ndihmën e Policisë së Tiranës për gjetjen e saj.
    Ngjarja ka ndodhur prej datës 26 qershor, por denoncimi është bërë vetëm orët e fundit nga i ati i 15-vjeçares, i cili ka dhënë edhe informacionet që dispononte për rastin.
    Policia nuk dha detaje për rrethanat e largimit të të miturës, nëse ka qenë një debat mes tyre që ka nxitur ikjen e saj apo shkaqe të tjera.
    Policia bëri me dije se ka nisur menjëherë kërkimet.
    “Ditën e djeshme (30 qershor) kallëzoi Sh. D, se më datë 26 qershor është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit.
    Gjithashtu denoncim ka bërë edhe H. H., 43 vjeç, që pretendon se është shqetësuar me mesazhe në celular, nga një shtetas i panjohur, për të cilin po punohet për identifikimin, si dhe nga T. S., 57 vjeç, i cili ka dëshmuar se i është hapur një profil me të dhënat e tij në rrjetet sociale, duke e shqetësuar vazhdimisht.

  • 12 ditë në Gaza: çfarë ndodhi ndërsa bota ekishte vëmendjen tek Irani?

    12 ditë në Gaza: çfarë ndodhi ndërsa bota ekishte vëmendjen tek Irani?

    Foto ilustruese

    GAZA- Në javët e luftës së Izraelit me Iranin, të cilën Izraeli e nisi më 13 qershor, ofensiva e në Gaza nuk u ndal. Por çfarë ndodhi gjatë periudhës 12-ditore në Gaza, kur e gjithë bota ishte e fokusuar në “trekëndëshin”, SHBA-Iran-Izrael? “The Guardian” ka bërë një përmbledhje të të gjitha detajeve që na kanë humbur nga luftimet në terren, që as kësaj herë nuk kanë kursyer viktimat në njerëz. 
    14 qershor
    Në ditën e dytë të konfliktit Izrael-Iran, të paktën 20 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Gaza. Dëshmitarët palestinezë thanë se forcat izraelite qëlluan mbi turmat, ndërsa ushtria izraelite tha se qëlloi me armë paralajmëruese pranë njerëzve që iu afruan forcave të saj.
    16 qershor
    Para agimit, trupat izraelite hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve të uritur që po shkonin drejt dy qendrave të menaxhuara nga GHF (Gaza Humanitarian Foundation). Të paktën 37 persona vdiqën, kryesisht ndërsa përpiqeshin të arrinin në qendrën e GHF pranë qytetit jugor të Rafah, i cili është rrafshuar nga ushtria izraelite. Shumica e viktimave u dërguan në spitalin Nasser, i cili priti më shumë se 300 të plagosur. Më shumë se 200 pacientë u dërguan në një spital fushor të Kryqit të Kuq – numri më i lartë deri më sot.
    17 qershor
    Në ditën më të përgjakshme prej disa javësh në Gaza, dëshmitarët i përshkruan skenat si “një film horror” pasi forcat izraelite qëlluan drejt një turme që priste kamionë të OKB-së të ngarkuar me miell pranë Khan Younis në jug, duke vrarë të paktën 59 palestinezë dhe duke plagosur qindra të tjerë. Pamjet filmike tregonin njerëz që mbanin qese mielli larg vendngjarjes përpara se IDF të fillonte të qëllonte.
    Pak kohë më vonë, palestinezë të plagosur u panë duke mbërritur në një spital në Khan Younis. Incidenti çoi në një pezullim të përkohshëm të “takimeve” të tilla, duke përkeqësuar mungesën e ushqimit. Karburanti, uji i pastër, furnizimet mjekësore dhe shumë gjëra të tjera janë në mungesë dhe me pasoja të tmerrshme humanitare. 
    18 qershor
    Edhe një herë, turma të mëdha u mblodhën për të “shpërndarë vetë” miellin e ngarkuar për ndihma në Gazën qendrore, por edhe një herë ata u qëlluan nga trupat izraelite. Raportet e çojnë numrin e të vdekurve në 11. Një seri sulmesh ajrore vranë të paktën 24 palestinezë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, i cili vdiq në kampin e refugjatëve Bureij.
    19 qershor
    Zyrtarët e ndihmës thanë se mesatarisht 23 kamionë të OKB-së në ditë hynin në Gaza përmes pikës kryesore të kontrollit të Kerem Shalom, por pranuan se shumica e ndihmave ishin “shpërndarë vetë” nga palestinezët e uritur që i ndaluan, ose ishin plaçkitur nga bandat e organizuara. 15 palestinezë që prisnin ndihmë u vranë në Gazën qendrore. Diku tjetër, rreth 60 persona u raportuan të vrarë në një valë sulmesh ajrore.
    20 qershor
    Urdhrat e rinj për zhvendosje të lëshuar nga ushtria izraelite bënë që mijëra njerëz të largoheshin nga pjesët lindore të qytetit të Gazës. Diku tjetër, të paktën 24 persona që prisnin ndihmë u vranë. Marwan Abu Nasser, drejtori i spitalit al-Awda në qytetin Nuseirat, tha se stafi i tij kishte trajtuar 21 të plagosur dhe 24 të vdekur.
    “Lëndimet ishin jashtëzakonisht të rënda, shumica e tyre në gjoks dhe kokë. Kishte gra, fëmijë dhe të rinj midis të plagosurve”, tha Abu Nasser.
    21 qershor
    Ushtria izraelite nxori trupat e tre pengjeve izraelite nga Rripi i Gazës. Të gjithë ishin vrarë më 7 tetor 2023 gjatë sulmit të Hamasit në Izrael që shkaktoi luftën. 15 shtetas izraelitë dhe të huaj mbeten robër në Gaza, më shumë se gjysma e të cilëve mendohet të jenë të vdekur.
    23 qershor
    Urdhra të mëtejshëm zhvendosjeje u lëshuan nga ushtria izraelite për pjesë të Khan Younis përpara operacioneve të reja.
    24 qershor
    25 palestinezë të tjerë që kërkonin ndihmë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur forcat izraelite hapën zjarr me plumba dhe tanke në Rafah, rreth 2 km nga një pikë shpërndarjeje ndihmash e mbështetur nga SHBA-të. Shtatë ushtarë izraelitë u vranë në një sulm të Hamasit në Gazën jugore, në një nga incidentet më vdekjeprurëse prej shumë muajsh. Ushtarët vdiqën kur militantët vendosën një bombë në automjetin e tyre të blinduar në Khan Younis./ZËRI

  • Inflacioni në Eurozonë rritet lehtë, arrin objektivin prej 2% të BQE-së në qershor

    Inflacioni në Eurozonë rritet lehtë, arrin objektivin prej 2% të BQE-së në qershor

    Inflacioni në Eurozonë u rrit lehtë në 2% në qershor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga agjencia statistikore Eurostat, duke bërë që çmimet për konsumatorët në Eurozonë të përputhen me objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që inflacioni për 12 muajt deri në qershor të rezultonte pikërisht në 2%. Në maj, inflacioni në Eurozonë kishte rënë më shumë se sa pritej, në nivelin 1.9%.Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë, ushqimeve, duhanit dhe alkoolit, mbeti i pandryshuar në 2.3% në qershor.Treguesi shumë i ndjekur i inflacionit në sektorin e shërbimeve u rrit në 3.3% në qershor, pasi në maj kishte rënë ndjeshëm në 3.2%, nga 4% që kishte qenë në prill.Të dhënat individuale për inflacionin, të publikuara javën e fundit nga ekonomitë kryesore të eurozonës, treguan një ngadalësim të normës së harmonizuar të inflacionit në Gjermani, një rritje të vogël në Francë dhe Spanjë, por pa ndryshim në Itali gjatë qershorit – çka tregon se niveli i përgjithshëm për zonën euro do të afrohej me objektivin 2% të BQE-së.Kjo ka forcuar më tej pritshmëritë se BQE-ja do të vendosë ta mbajë të pandryshuar normën e saj kryesore, atë të depozitës, në 2% në mbledhjen e radhës në fund të korrikut, përpara se të ndërmarrë një ulje përfundimtare prej 25 pikë bazë në shtator.Euroja u forcua pas publikimit të të dhënave dhe u pa për herë të fundit duke u tregtuar rreth 0.3% më e lartë ndaj dollarit.Kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane, tha se ai beson se periudha e fundit e ndërhyrjeve monetare për të ulur inflacionin ka përfunduar.“Ne besojmë se cikli i fundit është mbyllur – e kemi ulur inflacionin nga kulmi 10% në 2%, kjo fazë është e mbyllur – por duke parë përpara, duhet të jemi gati për të siguruar që çdo devijim që shohim të mos bëhet i qëndrueshëm, të mos ndryshojë kuadrin afatmesëm”.Lane shtoi se BQE duhet të mbetet e varur nga të dhënat, por nuk do të reagojë ndaj asnjë “luhatjeje të përkohshme” të izoluar në inflacion në të ardhmen.Megjithatë, analistët kanë paralajmëruar se faktorët e jashtëm mund ta prishin trajektoren e uljes së inflacionit, duke përmendur si shqetësime inflacionin ende të lartë në sektorin e shërbimeve, luhatshmërinë e fundit të çmimeve të naftës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tarifat e mundshme tregtare nga SHBA.Nëse në muajt e ardhshëm nuk ndodhin tronditje ekonomike dhe tendenca disinflacioniste vazhdon, ekonomistët besojnë se banka qendrore është në rrugën për ta mbajtur normën e interesit të pandryshuar në mbledhjen e korrikut, por mund të vendosë për një ulje të normës në shtator./ CNBC Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.