Tag: qershor

  • Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

    Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

    Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

    Këshilli do të merret me planet mbrojtëse dhe do të përmirësojë aftësitë e forcave të armatosura të Iranit dhe do të kryesohet nga Presidenti Masoud Pezeshkian.
    Vendimi i Iranit vjen pas një lufte ajrore 12-ditore nga Izraeli dhe SHBA-të në qershor.
    Në orët e para të 13 qershorit, shpërthime goditën Teheranin ndërsa Izraeli kreu një sulm të madh ndaj kapaciteteve të tij bërthamore.
    Irani kërcënoi se do të hakmerrej dhe u kundërpërgjigj shpejt me një sulm raketash.
    Dhe më pas, më 22 qershor, Amerika hyri në konflikt dhe Donald Trump njoftoi se forcat amerikane kishin goditur tre lokacione bërthamore iraniane në një “sulm shumë të suksesshëm”.
    MegjithatëQ lufta nuk zgjati shumë, pasi më 24 qershor u shpall armëpushimi. Që prej atëherë nuk ka pasur sulme nga asnjë palë.

    Top Channel

  • Depozitat në qershor, rriten në lekë, bien në valutë, në një vit 1.2 miliardë euro më shumë kursime

    Depozitat në qershor, rriten në lekë, bien në valutë, në një vit 1.2 miliardë euro më shumë kursime

    Kursimet në lekë kanë shënuar një rritje të fortë në muajin qershor, pas një ecuri të dobët gjatë tre muajve të kaluar. në të kundërt, depozitat në euro kanë shënuar rënie.Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit qershor ishte 655 miliardë lekë, me një rritje prej 1.54%, ose rreth 10 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari, kur tradicionalisht ka më shumë kursime që hyjnë në banka.Në ecurinë e qershorit ka ndikuar si rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.775% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.1 miliardë lekë, ose 1.7%.Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 11%, ose gati 64 miliardë lekë më shumë.Ndryshe nga muajt e tjerë, kur euro ishte një monedhë e preferuar për të kursyer, në qershor tendenca ka qenë në tkurrje të lehtë ndonëse tradicionalisht me fillimin e sezonit turistik shtohen kursimet në banka.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.1 miliardë euro në fund të muajt qershor, me një rënie të lehtë prej 10 milionë eurosh.Rënia është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.5%, ose 564 milionë euro më shumë.Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të qershorit, stoku total i depozitave ishte 1.39 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 87 miliardë lekësh, ose 7% më shumë.Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 64 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 564 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit. Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor (por jo të organizuarit)

    Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor (por jo të organizuarit)

    Shifrat e qershorit tregojnë për një çoroditje të turizmit këtë fillimvere duke lëkundur për herë të parë seriozisht qëndrueshmërinë e tre viteve të fundit që sektori ka treguar në tërësi.Të dhënat tregojnë se polakët dhe spanjollët, dy grupe që po rriteshin në mënyrë të vazhdueshme nga viti në vit, kanë shënuar rënie. Polakët ranë me 11.96% në 6-mujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse spanjollët me 8.8% për të njëjtën periudhë.Kjo rënie duket se ka të bëjë me vizitorët individualë të këtyre dy vendeve që i janë drejtuar Shqipërisë nën valën e promovimit të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale dhe jo segmentit të turizmit të organizuar që vjen nga këto vende.Operatorët turistikë konfirmuan më herët se Polonia po u përmbahet numrave që kishte rezervuar sa i takon kontratave me garanci të cilat ishin 25 për qind rritje në raport me vitin 2024.Ajo që në fakt nuk u vërejt këtë vit ndryshe nga viti i kaluar ishte rritja e kërkesës brenda sezonit për vende të lira diçka që ishte shumë e dukshme verën e kaluar.Edhe Spanja ka pasur një rritje të turizmit të organizuar në vend nxitur jo vetëm nga prania e disa strukturave që janë marka ndërkombëtare por edhe nga disponueshmëria e strukturave të tjera që kanë gjetur kryesisht në zonën e Durrësit dhe të Golemit.“Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”do të shprehej kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa në një intervistë të fundit për “Monitor” pak javë më parë.Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit të organizuar ai mbetet në totalin e sektorit me një peshë të ulët dhe pjesën më të madhe e mban turizmi individual. Të tjera grupe që kanë shfaqur rënie gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë rumunët me rreth 18 për qind.Rritja e shteteve që pësojnë rënie të hyrjeve edhe pse deri diku mund të kompensohet me rritjen që vjen nga shtetet e tjera sërish duhet të jetë një sinjal i shtuar për të kuptuar se cilat janë arsyet që po sjellin këtë tërheqje.Në qershor edhe italianët që janë grupi më i madh pas Kosovës shënuan një tkurrje me 4 për qind diçka që nuk ishte vërejtur viteve të fundit qysh nga nisja e bumit turistik të shtetasve fqinje drejt vendit tonë.Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qindNë janar-qershor në vendin tonë hynë 4.76 milionë të huaj me një rritje 4.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor sipas shifrave ishin 1.32 milionë të huaj./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

    Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

    Kosova E Martë, 29 Korrik 2025 21:43
    54 seanca të dështuara dhe deputetët ende nuk po arrijnë që të votojnë kandidaten e LVV si Kryetare e Kuvendit. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.
    Deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës thotë se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 euro.

    Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro.
    Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 euro. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.

  • Punë zero, shpenzime plot, mbi 671 mijë euro për deputetët në Kosovë, iu rriten edhe pagat

    Punë zero, shpenzime plot, mbi 671 mijë euro për deputetët në Kosovë, iu rriten edhe pagat

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive.
    Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.
    Megjithatë deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës i ka konfirmuar A2 CNN se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 € Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 €.
    Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 €. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.
    Deputetët u privuan vetëm nga dietat dhe nga shpenzimet e udhëtimit.
    “Deputetët dhe stafi mbështetës politik nuk marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë dhe nuk u janë kompensuar shpenzimet e udhëtimit”, thuhej në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
    Kuvendi nuk ka treguar për shpenzimet e korrikut, meqë ende nuk është mbyllur muaji. Mirëpo me vendim qeveritar të gjithë zyrtarëve publikë, përfshirë edhe deputetëve, pagat e korrikut do të ekezekutohen me rritje prej 55 eurosh. Kështu nga paga 1859 euro për deputetin deri në qershor, nga ky muaj ata do të paguhen me 1914 euro në muaj.

  • Nga janari në qershor, ulet numri i aksidenteve rrugore

    Nga janari në qershor, ulet numri i aksidenteve rrugore

    Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

    Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin qershor 2025, numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilat 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). Ndërkohë që për këtë muaj, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 6,5%.
    Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

  • Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

    Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

    Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.Në muajin qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6,5%.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet për qershorin

    Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet për qershorin

    Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të lira në Shqipëri duket se llogaritë u kanë rezultuar ndryshe tek pushimet verore.
    Për herë të parë që nga nisja e “bumit” të italianëve drejt vendit tonë, qershori 2025 bëri kthesë negative. Ky grup shënoi një rënie me 4 për qind në muajin e gjashtë të vitit krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
    Në qershor shifrat e hyrjes së të huajve sipas shteteve tregonin se ishin 111 mijë italianë që hynw nw vendin tonë. Një vit më parë kjo shifër ishte rreth 116 mijë.
    Tur-operatorët vendas paralajmëruan në fund të majit se rezervimet paraprake individuale të verës përgjatë bregdetit sidomos në Vlorë dhe Sarandë ishin më të ulëta dhe këtu duket se bën pjesë edhe grupi i italianëve. Këta të fundit vendosen përgjithësisht në verë përgjatë Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.
    Rënies së rezervimeve i dha zë gjatë korrikut edhe një artikull i Corriere Della Sera që citonte agjencitë italianë për një rënie të rezervimeve drejt Shqipërisë si efekt i rritjes së çmimeve.
    Sipas këtij artikulli vendi ynë ofronte një raport të mirë cilësi/çmim por tashmë ajo nuk ekziston. Njëkohësisht një qasje e re e rajonit të Puglias që është një nga më të frekuentuarat në sezonin veror ka bërë që italianët ta shohin më të leverdishëm qëndrimin në vendin e tyre pasi çmimet kanë pësuar një normalizim.
    Sa i takon 6-mujorit janar-qershor. Shqipërinë e vizituan 510 mijë italianë me një rritje 5 për qind në raport me janar-qershor 2025. Italianët janë kthyer në vizitorë gjithëvjetorë të Shqipërisë në një miks mes turizmit të fundjavës, atij kulinar por sidomos atij shëndetësor që ka vite që konsolidohet për të mos folur këtu edhe për udhëtimet e biznesit.
    Të gjitha këto kanë mbajtur një numër të qëndrueshëm në këtë pjesë të parë të vitit por ajo që bie në sy është ngadalësimi i rritjes. Një vit më parë rritja në 6-mujorin e parë ishte rreth 57 për qind ndërkohë që tashmë vetëm 5 për qind.
    Ngadalësimi apo me keq rënia e numrit të vizitorëve nga Italia duhet të jetë një kambanë për mënyrën sesi turizmi është lënë të zhvillohet pa një orientim të saktë. Ky grup është i dyti më i rëndësishëm pas Kosovës i cili edhe ai ka pasur lëkundjet e veta në dy vitet e fundit si efekt i liberalizmit të vizave por edhe zhvlerësimit të euros. Për 6 mujorin 2025, hyrjet e shtetasve nga Italia zinin 11% të totalit dhe ata nga Kosova 34.5%./ MONITOR

  • Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qind

    Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qind

    Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të lira në Shqipëri duket se llogaritë u kanë rezultuar ndryshe tek pushimet verore.Për herë të parë që nga nisja e “bumit” të italianëve drejt vendit tonë, qershori 2025 bëri kthesë negative. Ky grup shënoi një rënie me 4 për qind në muajin e gjashtë të vitit krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.Në qershor shifrat e hyrjes së të huajve sipas shteteve tregonin se ishin 111 mijë italianë që hynw nw vendin tonë. Një vit më parë kjo shifër ishte rreth 116 mijë.Tur-operatorët vendas paralajmëruan në fund të majit se rezervimet paraprake individuale të verës përgjatë bregdetit sidomos në Vlorë dhe Sarandë ishin më të ulëta dhe këtu duket se bën pjesë edhe grupi i italianëve. Këta të fundit vendosen përgjithësisht në verë përgjatë Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.Rënies së rezervimeve i dha zë gjatë korrikut edhe një artikull i Corriere Della Sera që citonte agjencitë italianë për një rënie të rezervimeve drejt Shqipërisë si efekt i rritjes së çmimeve.Sipas këtij artikulli vendi ynë ofronte një raport të mirë cilësi/çmim por tashmë ajo nuk ekziston. Njëkohësisht një qasje e re e rajonit të Puglias që është një nga më të frekuentuarat në sezonin veror ka bërë që italianët ta shohin më të leverdishëm qëndrimin në vendin e tyre pasi çmimet kanë pësuar një normalizim.Sa i takon 6-mujorit janar-qershor. Shqipërinë e vizituan 510 mijë italianë me një rritje 5 për qind në raport me janar-qershor 2025. Italianët janë kthyer në vizitorë gjithëvjetorë të Shqipërisë në një miks mes turizmit të fundjavës, atij kulinar por sidomos atij shëndetësor që ka vite që konsolidohet për të mos folur këtu edhe për udhëtimet e biznesit.Të gjitha këto kanë mbajtur një numër të qëndrueshëm në këtë pjesë të parë të vitit por ajo që bie në sy është ngadalësimi i rritjes. Një vit më parë rritja në 6-mujorin e parë ishte rreth 57 për qind ndërkohë që tashmë vetëm 5 për qind.Ngadalësimi apo me keq rënia e numrit të vizitorëve nga Italia duhet të jetë një kambanë për mënyrën sesi turizmi është lënë të zhvillohet pa një orientim të saktë. Ky grup është i dyti më i rëndësishëm pas Kosovës i cili edhe ai ka pasur lëkundjet e veta në dy vitet e fundit si efekt i liberalizmit të vizave por edhe zhvlerësimit të euros. Për 6 mujorin 2025, hyrjet e shtetasve nga Italia zinin 11% të totalit dhe ata nga Kosova 34.5%./ N.MahoBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

    Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

    Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave.
    Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit.
    Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviç, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiç, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore.
    Sipas komunikatës së Prokurorisë serbe, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 qershor, të akuzuarit janë takuar në një lokal në Kralevë ku kanë planifikuar kryerjen e një vepre penale, përkatësisht janë dakorduar dhe organizuar me të tjerë për të ndërmarrë veprime që synonin cenimin e rendit kushtetues të Serbisë.
    Prokuroria e Beogradit ka publikuar edhe një transkript të bisedës, që sipas saj, është regjistruar në lokalin ku ishin mbledhur të akuzuarit. Në të flitet për organizimin e një proteste më 28 qershor në Beograd, për mënyrën e udhëtimit, numrin e pjesëmarrësve dhe veprimet që duhej ndërmarrë.
    Sipas Prokurorisë, njëri nga të akuzuarit thuhet të ketë thënë: “Hyn, e pushton ndërtesën e Qeverisë, e bllokon dhe nuk del prej saj”.
    Po ashtu, më 25 qershor, Ivan Matoviç dyshohet se ka kontaktuar me një person të quajtur Sërxhan G. për të diskutuar udhëtimin drejt protestës dhe hapat që do të ndërmerreshin.Në të njëjtën ditë, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga Ivan Matoviqi dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të llojit CZ 765 me numër serik të fshirë, e ngarkuar me 7 plumba, si dhe një kuti me 25 fishekë të njëjtë.