Tag: qershor

  • ‘Toyta Yaris’/ Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove, rrëzohet kërkesa e biznesmenit Alban Mollaymeri

    ‘Toyta Yaris’/ Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove, rrëzohet kërkesa e biznesmenit Alban Mollaymeri

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Alban Mollaymerit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për konfiskimin e 3.4 milion eurove të kapura më 24 qershor 2018 në Durrës, në automjetin tip “Toyota Yaris” dhe kalimin e tyre shtetit.
    Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris?
    Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.
    Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.
    Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.
    Më 21 qershor, pasdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Belgjika, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit që u kapën nga policia.
    gijotina.com/

  • Punonjësit – e huaj

    Punonjësit – e huaj

    Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit.Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024…

  • I zhdukur prej katër muajsh, nëna denoncon humbjen e djalit të mitur në Elbasan

    I zhdukur prej katër muajsh, nëna denoncon humbjen e djalit të mitur në Elbasan

    Një 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit.
    Në njoftimin e bluve bëhet me dije i mituri rezulton i zhdukur që prej muajit qershor. Policia vijon hetimet për gjetjen e tij.
    “Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Elbasan/ Nëna denoncon zhdukjen e djalit 14 vjeç, asnjë gjurmë që prej qershorit

    Elbasan/ Nëna denoncon zhdukjen e djalit 14 vjeç, asnjë gjurmë që prej qershorit

    foto ilustruese

    ELBASAN- Një nënë 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e pytetit të Elbasinit, e cila po ndjek dhe pistat e zhdukjes së adoleshentit. Bëhet me dije se i riu rezulton i zhdukur që prej muajit qershor.
    NJOFTIMI I POLICISË:
     “Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh

    Nëna denoncon zhdukjen e djalit të mitur në Elbasan, asnjë gjurmë prej 4 muajsh

    Një 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit.
    I mituri rezulton i zhdukur që prej muajit qershor. Policia vijon hetimet për gjetjen e tij.
    “Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

    Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik

    Gjatë periudhës, janar-qershor 2025, leku u mbiçmua kundrejt valutave kryesore, bën të ditur Banka e Shqipërisë.Sipas BSH-së, mbiçmimi i lekut ishte më i dukshëm në muajt prill-qershor, gjatë të cilëve vëllimi i flukseve valutore nga turizmi ishte më i lartë.
    Kursi lek/euro rezultoi mesatarisht 98,7 lekë për 1 euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, nga 99,1 lekë në gjashtëmujorin e kaluar dhe 102,3 lekë në gjashtëmujorin e njëjtë një vit më parë.
    Muajt e parë të vitit 2025 regjistruan një frenim të nënçmimit të mëtejshëm të monedhës evropiane, e cila në muajin mars u kuotua me mesatarisht 99,2 lekë.
    Megjithatë, presionet mbiçmuese të lekut në muajt pasues ndikuan në nënçmimin e kursit të euros, i cili në muajin qershor shënoi nivelin më të ulët historik prej 98,1 lekësh.
    Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë ka organizuar edhe një ankand të blerjes së valutës me afat tremujor. Në tremujorin e dytë të këtij viti Banka Qendrore bleu gjithsej 161,6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
    Nga këto, 122,1 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 72,7 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar.
    Më datë 9 maj të këtij viti, Banka e Shqipërisë rifilloi blerjet direkte të valutës në treg, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit me euron.
    Duke shtuar edhe 33,2 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin e parë 2025 ka arritur në 194,8 milionë euro.

  • Rritje marramendëse e çmimeve të banesave, blerësit e huaj ‘zhduken’ nga tregu

    Rritje marramendëse e çmimeve të banesave, blerësit e huaj ‘zhduken’ nga tregu

    Vetëm 15% e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit u blenë nga të huajt, që është shifra më e ulët që prej fillimit të vitit 2023. Por, Banka e Shqipërisë thotë se fokusi i investimeve të huaja vijon të jetë tregu i pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, çmimet e pronave vijojnë të njohin vetëm rritje.
    Në 12 muajt e fundit çmimet e pronave kanë njohur shtrenjtimin më të madh që prej vitit 2020, kohë kur çmimet u rritën mesatarisht gjatë vitit me 44.3%, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shtrenjtimi ishte 41.7%, referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë.
    Nga përllogaritjet, bazuar në vrojtimet e bankës qendrore, rezulton se shtrenjtimi mesatar i pronave në këtë 5-vjeçar është gati 25%. Pra nëse në vitin 2020, një apartament kushtonte 100 mijë euro, vlera e tij sot ka kapërcyer në 125 mijë euro.
    Faktorët kryesorë, sipas ekspertëve të tregut por edhe të Bankës së Shqipërisë, janë kostot e shtuara të ndërtimit si dhe futja masive në tregun e pronave e parave të huaja.
    “Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje shumë të lehtë. Ndryshimi vjetor në indeksin e përgjithshëm ishte 1% në tremujorin e parë të vitit 2025”, thotë Banka në raportin e stabilitetit financiar. Praktikisht kostot e shtuara janë shumë modeste në raport me çmimet e reja të apartamenteve.
    Faktori tjetër, i evidentuar më së shumti vitet e fundit ka të bëjë me blerjet e banesave nga shtetas të huaj, e mbështetur edhe në vlerën e lartë të investimeve të huaja që përqëndrohet në këtë treg.
    Nga Janari i këtij vitit deri në qershor, të huajt kanë blerë 253 milionë euro prona, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet, jo vetëm për biznes por edhe për të banuar. Në 5 vite, vlera e investimeve të huaja në prona arrin në 1.5 miliardë euro.
    Por edhe në këtë aspekt ka një paradoks. Vetë Banka e Shqipërisë tregon se të huajt po blejnë më pak prona në vend (si numër pronash).
    “Pronat e shitura te jorezidentët zinin më pak se 15% të shitjeve të përgjithshme, nga një nivel prej 20% në gjashtëmujorin e mëparshëm”, vijon raporti.
    Pra, të huajt blenë më pak prona si numër, por mund të kenë qenë më të kushtueshme, duke marrë në konsideratë faktin që kjo kategori preferon zonat më të kushtueshme të vendit.
    Periudha me numrin më të madh të pronave të blera nga të huajt ishte viti 2020 sipas të dhënave të bankës, ndërsa si mesatare 5-vjeçare të huajt blenë 25% të pronave të shituara në Shqipëri.
    ÇMIMET E APARTAMENTEVE SIPAS BSH
    Janar-Qershor 2020                +40%
    Qershor-Dhjetor 2020         +48.6%
    Janar-Qershor 2021               +6.7%
    Qershor-Dhjetor 2021              +9%
    Janar-Qershor 2022             +39.2%
    Qershor-Dhjetor 2022         +16.6%
    Janar-Qershor 2023             +11.6%
    Korrik-Dhjetor 2023               7.6%
    Janar-Qershor 2024                    8%
    Korrik-Dhjetor 2024              44.5%
    Janar-Qershor 2025               41.7%
    INVESTIMET E HUAJA NË PRONA
    Viti 2020                     80 mln euro
    Viti 2021                   191 mln euro
    Viti 2022                   291 mln euro
    Viti 2023                   323 mln euro
    Viti 2024                   379 mln euro
    Janar-Qershor 2025  253 mln euro
    BLERJET E APARTAMENTEVE NGA TË HUAJT
    Janar-Qershor 2020              35%
    Qershor-Dhjetor 2020          36%
    Janar-Qershor 2021              32%
    Qershor-Dhjetor 2021           ?
    Janar-Qershor 2022             13%
    Qershor-Dhjetor 2022         19%
    Janar-Qershor 2023             14%
    Korrik-Dhjetor 2023           26%
    Janar-Qershor 2024             27%
    Korrik-Dhjetor 2024            18%
    Janar-Qershor 2025             15%

  • Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë

    Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë

    Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në qershor 2025, duke përbërë 40% të totalit të punësimeve të sektorit për 6 mujorin.Nga viti 2015 deri në muajin qershor 2025, sektori i ndërtimit rezulton se ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në nivel kombëtar.Sipas të dhënave të DPT në vitin 2024 në këtë sektor ishin të punësuar 61,2 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre është rritur 6%.  Në raport me 2015 numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit u rritNdër vite Tirana ka qenë lokomotiva kryesore e këtij zgjerimi. Në 2024 të punësuar në ndërtim në Tiranë ishin 23,4 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre u rrit rreth 8%. Ndërsa krahasuar me 2015 numrin i tyre në 2024 u rrit 55%.Kjo tendencë përkon me bum-in e projekteve të mëdha urbane, veçanërisht ndërtimin e kullave të larta, qendrave të biznesit, ndërtesave rezidenciale dhe objekteve multifunksionale në zonat qendrore dhe periferike të Tiranës.Ekspertët shpjegojnë se kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e kërkesës për apartamente dhe zyra në Tiranë, si dhe me investimet publike në infrastrukturë. Po ashtu, një pjesë e rritjes së punësimit ka ardhur nga zhvendosja e fuqisë punëtore nga sektorë të tjerë drejt ndërtimit, për shkak të pagave më konkurruese dhe nevojës së lartë për krah pune, por edhe të punësimeve të të huajve veçanërisht shtetasit turqRritja e vazhdueshme e të punësuarve në sektorin e ndërtimit vjen në një kohë kur sektori përballet me sfida të tjera, si mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe ndikimet nga ekonomia informale.Tatimet kanë parashikuar që në muajin tetor të nisin edhe planin operacional për sektorin e ndërtimit, ku në fokus do të jetë edhe praktika e përdorimit të kleringut. Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit. Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./ D.AzoBurimi: TatimetBurimi: TatimetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘Boom’ i frikshëm në tregun e pronave/ Të huajt ‘blejnë’ Shqipërinë, investojnë 135 milionë euro në 3 muaj

    ‘Boom’ i frikshëm në tregun e pronave/ Të huajt ‘blejnë’ Shqipërinë, investojnë 135 milionë euro në 3 muaj

    Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse. Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 398 milionë euro, me rritje prej vetëm 3 milionë euro në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
    INVESTIMET E HUAJA DIREKTE
    Prill-Qershor 2024       395 mln euro
    Prill-Qershor 2025       398 mln euro
    Rritja                                +3 mln euro
    34% e këtyre parave u ‘hodhën’ në sektorin e pasurive të paluajtshme, ose gati 135 milionë euro. Praktikisht një në tre lekë të investuara në Shqipëri nga të huajt në periudhën prill-qershor 2025, shkoi për blerje pronash.
    Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Ndërsa vala e blerjeve të apartamentet nga shtetas jo rezidentë, po vijon të shtrenjtojë pronat në vend.
    Praktikisht e gjithë rritja e investimeve ka ardhur nga sektori i pasurive të paluajtshme pasi të gjitha fushat e tjera janë në rënie referuar shifrave të bankës.
    Sektori i dytë me vlerën më të madhe të investimeve është ai i aktiviteteve financiare dhe sigurimit me 67 milionë euro ndjekur nga industria nxjerrëse me 43 milionë euro dhe më pas energjia 23 milionë euro dhe komunikacioni me 8 milionë euro investime të huaja në këtë tremujor të dytë të vitit.
    INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE (T2)
    Pasuri të paluajtshme        135 mln euro
    Ndërmjetësimi financiar     67 mln euro
    Hidrokarburet                       43 mln euro
    Sektori i energjisë                23 mln euro
    Sektori i Komunikacionit       8 mln euro
    Ndërsa në gjashtë muaj vlera e investimeve të huaja direkte rezulton 760 milionë euro, me rritje prej 11 milionë euro krahasuar me vitin 2024. Edhe si periudhë 6-mujore paratë e huaja dominojnë në sektorin e “real estate”.
    INVESTIMET E HUAJA NË 6-MUJOR
    Janar-Qershor 2024           749 mln euro
    Janar-Qershor 2025           760 mln euro
    Diferenca                             +11 mln euro

  • Çfarë do të ndodhë me kampin e Gjadrit? Gjykata e Lartë në Itali: Emigrantët të lirohen

    Çfarë do të ndodhë me kampin e Gjadrit? Gjykata e Lartë në Itali: Emigrantët të lirohen

    FOTO ILUSTRUESE

    ITALI-Gjykata e Lartë e Italisë (Kassacioni) ka vendosur se azilkërkuesit nuk mund të mbahen të ndaluar pa miratimin e një gjyqtari, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre në mungesë të këtij konfirmimi. Mediat fqinje raportojnë se nëse ndalimi në një Qendër të Privatizimit të të Riatdhesuarve nuk vërtetohet, thuhet në një urdhër nga seksioni i parë penal, azilkërkuesi duhet të lirohet menjëherë. 
    Urdhri analizon një ankesë të paraqitur nga avokatët e një burri senegalez i cili u transferua në Gjader më 9 maj. Emigranti i paligjshëm ishte dënuar për tentativë vrasjeje dhe trafik droge. Më 14 qershor, emiganti formalizoi kërkesën e tij për mbrojtje ndërkombëtare, e cila u refuzua më 30 qershor nga Komisioni i Azilit i Romës. Po atë ditë, Komisioneri i Policisë së Romës kërkoi vlefshmërinë e ndalimit të tij në qendrën shqiptare.
    Gjykata ngre një “çështje kushtetuese” dhe do ta përcjellë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në Zyrën e Kryeministrit dhe Kryetarët e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. Ndërkohë, gjyqtarët e Luksemburgut kanë vendosur kundër qeverisë italiane dhe kanë vënë në dyshim funksionimin e plotë të protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët. Të paktën deri në qershor 2026, kur hyn në fuqi pakti i BE-së për migracionin dhe azilin, duke ndryshuar rregullat, asnjë azilkërkues nuk mund të transferohet në Gjader.
    Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar. Marrëveshja parashikon që emigrantët e ndaluar në brigjet italiane të transferohen për procedura në Shqipëri, ku do të qëndrojnë derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.