Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në periferi të bashkisë së Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një i ri është plagosur me mjet prerës në zonën e Qerretit.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









