Tag: qëndrueshme

  • Programi qeverisës “Rama 4”/ 3 shtyllat që synojnë integrimin në BE, nga rritja e qëndrueshme ekonomike te mirëqenia

    Programi qeverisës “Rama 4”/ 3 shtyllat që synojnë integrimin në BE, nga rritja e qëndrueshme ekonomike te mirëqenia

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të prezantojë të enjten programin e qeverisë, në seancën plenare, ku të gjithë deputetët do të kenë mundësi që të debatojnë nga 10 minuta. Seanca pritet që të jetë maratonë, për shkak të numrit mjaft të madh të deputetëve që do të kërkojnë fjalën.
    Në programin e qeverisë Rama, që pritet të bëhet publik të enjten, janë të theksuara 3 shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenie për të gjithë. Siç edhe e ka bërë publike gjatë fushatës kryeministri Edi Rama, fokusi i reformave do të jetë procesi i integrimit.
    “Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë publike dhe kombëtare, dhe e vendos Shqipërinë në zemër të vendimmarrjes europiane”, thuhet në program.
    Sa i përket rritjes ekonomike, objektivi i qeverisë janë financat e shëndosha, tatimet e ndershme dhe një klimë e mirë për biznesin. Sektorë strategjikë do të jenë turizmi, bujqësia, energjia e pastër dhe infrastruktura.
    “Rritja Ekonomike e Qëndrueshme është shtylla e dytë dhe rruga që kthen vizionin në realitet. Shqipëria e re ndërtohet mbi financa të shëndosha dhe tatime të ndershme, mbi një klimë të parashikueshme për biznesin dhe mbi një treg pune që hap dyer për të rinjtë. Ajo ngrihet mbi turizmin që nuk njeh më sezone, mbi bujqësinë dhe fshatin që modernizohen me teknologji, mbi energjinë e pastër që na kthen në eksportues të së ardhmes së gjelbër dhe mbi inovacionin që u jep hapësirë brezave të rinj për të krijuar e për të konkurruar. Dhe mbi të gjitha, ajo shtyhet përpara nga një infrastrukturë moderne, porte, aeroporte, hekurudha dhe korridore rrugore, që lidh Shqipërinë me rajonin, Europën dhe botën, duke e bërë vendin tonë një nyje të re zhvillimi”, thuhet në program.
    Objektivi i qeverisë së katër viteve të ardhshme është edhe kujdesi për fëmijët, arsimi modern, shëndetësia falas dhe e modernizuar, pensione dinjitoze dhe mbështetje sociale.
    “Mirëqenia për të Gjithë është shtylla e tretë dhe kontrata jonë me qytetarët. Ajo është kujdesi për fëmijët e vegjël që rriten në çerdhe e kopshte më të mira, është arsimi që lidhet me jetën reale dhe me Europën, është shëndetësia falas e modernizuar, janë pensionet dinjitoze dhe shërbimet sociale që mbështesin ata që kanë nevojë. Është rinia që gjen punë dhe hapësira të reja, është sporti dhe kultura që gjallërojnë përditshmërinë, është mjedisi i mbrojtur dhe ekonomia e gjelbër që bëhen pjesë e zakoneve tona të përditshme”, thuhet në program.
    Programi synon rritje ekonomike mesatare 4% në vit dhe rritjen e të ardhurave për frymë në 15 mijë euro deri më 2029. Do të vijojë konsolidimi fiskal, ulja e borxhit publik dhe ruajtja e politikës së taksës 0% për bizneset e vogla. Mbështetja për sipërmarrjen përfshin marrëveshje tatimore afatgjata dhe nxitje të startup-eve përmes teknoparkut “Durana Tech Park”. Investimet në infrastrukturë përfshijnë 700 km rrugë të reja, përfundimin e Korridorit Blu, modernizimin e hekurudhave dhe zgjerimin e rrjetit të internetit.
    Turizmi shihet si motor zhvillimi, duke u synuar transformimi i Shqipërisë në destinacion gjithëvjetor dhe zgjerimi i agroturizmit e ekoturizmit. Po ashtu, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural do të mbështeten me reforma strukturore dhe digjitalizim të shërbimeve.
    Në arsim, qeveria parashikon 1000 laboratorë inteligjentë, fuqizimin e arsimit profesional dual dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Shëndetësia do të konsolidohet me rindërtimin e qendrave shëndetësore, transformimin e QSUT në qendër ekselence dhe shëndetësinë digjitale.

  • Komandanti i KFOR: Siguria e qëndrueshme në Kosovë arrihet përmes politikës, jo ushtrisë

    Komandanti i KFOR: Siguria e qëndrueshme në Kosovë arrihet përmes politikës, jo ushtrisë

    Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major, Enrico Barduani, ka njoftuar se ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për kontributin e KFOR-it në Bruksel për sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal.
    Barduani ka thënë se ky ishte raportimi i fundit i tij para Këshillit, pasi që i përfundon mandati.
    “Situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e ekspozuar ndaj rrezikut të përshkallëzimit të papritur për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura. Ende ka shumë variabla në skenën politike, përfshirë ngërçin politik aktual në Prishtinë”, ka thënë Barduani në videon e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.
    Sipas tij, për të ecur përpara është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.
    “Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e nevojshme. Kjo është çelësi i sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në mbështetje të këtij procesi të rëndësishëm”.
    Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerët vetëm sa është thelluar gjatë mandatit të tij.
    “Para se të përfundoj, dua të shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet kontribuuese të trupave të KFOR-it për mbështetjen e tyre kyçe ndaj misionit tonë”.
    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin, parashikimi për këtë të martë

    Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin, parashikimi për këtë të martë

    Ditën e martë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një ditë të favorshme për aktivitete në natyrë.
    Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.
    Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 ballë, duke krijuar një situatë të qetë në lundrim.

    Top Channel

  • Priten reshje shiu në këto zona, ja parashikimi i motit për sot

    Priten reshje shiu në këto zona, ja parashikimi i motit për sot

    Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
    Sipas SHMU-së, parashikohen alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore.
    Pjesa tjetër e territorit pritet të jetë pa reshje, me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës.
    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug, era do të jetë disi më e fortë, duke arritur herë pas here shpejtësinë 6-11 m/s.

  • Balluku: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme. Politikat transparente tërheqin kompanitë elitare

    Balluku: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme. Politikat transparente tërheqin kompanitë elitare

    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, mbajti sot fjalën hapëse në konferencën e ambasadorëve, që do të zhvillojë punimet për 3 ditë në Tiranë. Balluku deklaroi se Shqipëria është vetëm një hap larg ëndrrës së saj europiane dhe se sot ka një ekonomi të qëndrueshme.
    Më tej, në fjalën e saj, Balluku tha se Shqipëria po ndërton një ekonomi konkurruese dhe transparente dhe se kompanitë më të mëdha të ekselencës po investojnë në vendin tonë falë politikave transparente.

    “Po jetojmë në Shqipërinë e turizmit, e kulinarisë. Ju jeni me fat sepse promovoheni nga një kryeministër që sot përfaqëson një brand më vete. Do të propozoja sot që ministria e Jashtme ta shohë rikthimin në bazë semestrash për t’ju dhënë informacionin e duhur.
    Ndryshimet që vendi ynë pëson janë me muaj dhe shpeshherë me javë. Ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik për vendin. Shqipëria është vetëm një hap larg ëndrrës së saj të madhe, po flasim për një realitet të prekshëm dhe po dëgjojmë nga diplomatët europianë se kemi afër datën për t’u anëtarësuar në BE.
    Duhet të angazhohemi secili në detyrën e tij për të përmbushur detyrat dhe kërkesat që nisin me diplomacinë dhe përfundojnë me shtimin e kapaciteteve. Shqipëria sot ka një ekonomi të qëndrueshme dhe po ndërton një ekonomi konkuruese dhe transparente.
    Sot Shqipëria e thotë me gojën plot se është një nga vendet më atraktive jo vetëm për burimet që ka, këto mundësi investimi i ndërton me një transparencë europiane. Në Shqipëri kompanitë më të mëdha të ekselencës janë në vendin tonë falë një politike transparente”, tha Balluku.

  • Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

    Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

    Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive natyrore, vendi po ndjek një vizion i cili përfshin zhvillimin e një ekonomie të turizmit të integruar dhe projekteve real estate me standarde europiane.
    Gjithnjë e më shumë, investitorë nga vende përtej kufijëve janë në kërkim të destinacioneve të reja që kombinojnë turizmin e qëndrueshëm me kthime afatgjata financiare dhe oferta e Green Coast ka qenë prej vitesh përfaqësuese e Shqipërisë në hartën mesdhetare. Me një investim prej 1 miliard eurosh, ky projekt ka shënuar një pikë kthese për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në zonat bregdetare, duke u kthyer në katalizator të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

    Një treg në rritje të vazhdueshme 
    Me mbi 1.5 km vijë bregdetare dhe 70,000 m² gjelbërim, konceptuar nga studio prestigjioze arkitekturore Emre Arolat, Green Coast ka vendosur standarde të reja në një treg ku kërkesa për prona buzë detit po rritet ndjeshëm. Gjatë viteve të fundit, 40% e blerësve në këtë projekt kanë qenë jo rezidentë duke e bërë atë një magnet për kapital ndërkombëtar dhe një garanci të diversifikimit të bazës së investitorëve, kjo edhe falë lehtësisë së financimit, për jo rezidentët.

    Përtej sezonit turistik, një model i ri jetese 
    Ndryshe nga resortet tradicionale që qëndrojnë të hapur vetëm në verë, Green Coast është duke zgjatur ndjeshëm sezonin në ofrimin e shërbimeve të shumta gjatë gjithë vitit. Afërsia me tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, që pritet të hapet së shpejti, janë faktorë kyç që i japin projektit qasje të shpejtë dhe të qëndrueshme, duke e bërë atë një destinacion të aksesueshëm në çdo stinë të vitit. Ky model shënon një ndryshim të rëndësishëm për Shqipërinë, që kalon nga turizmi sezonal, drejt një ekonomie të qëndrueshme në sektorin e turizimit, për rrjedhojë edhe të pasurive të paluajtshme.
    Zhvillim me ritme të qëndrueshme
    Që nga faza e parë, e përfunduar dhe e banueshme prej vitit 2019, Green Coast ka dëshmuar një histori suksesi, jo vetëm në konceptin që ka sjellë duke krijuar një komunitet aktiv dhe duke zgjatur sezonin veror, por edhe në rritjen e konsiderueshme të çmimeve nga momenti që ka filluar ndërtimi e deri tani.
    Faza e dytë e Green Coast ka nisur në vitin 2022 dhe tashmë punimet kanë avancuar në të gjitha zonat, duke shënuar ecuri të qëndrueshme. Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG janë dy pika shumë të rëndësishme të kësaj faze, funksionale prej vitit 2024 ku operojnë brande vendase dhe ndërkombëtare.
    Ndërkohë gjatë 6 -mujorit të parë të vitit 2025, u përurua me sukses edhe Green Coast Hotel MGallery Collection, pjesë e Accor Group, hoteli i parë me 5+ yje në Rivierën Shqiptare, që solli një standard të ri mikpritjeje dhe i dha vendit një vulë besueshmërie në hartën e destinacioneve premium.

    Nga suksesi drejt një kapitulli të ri
    Ritmi i shitjeve ka qenë në rritje, si tregues i fortë i besimit të tregut në këtë projekt. Me hapjen e fazës së tretë, oferta është zgjeruar me më shumë tipologji, nga apartamente funksionale për investitorë të rinj, deri tek vilat ekskluzive që synojnë klientelën me kërkesa më të sofistikuara. Këto kërkesa plotësohen edhe me paketat e mobilimit të personalizuara të cilat përshpejtojnë procesin e banimit dhe e bëjnë eksperiencën më të lehtë, duke nxitur edhe më tej interesin e tregut ndërkombëtar.
    Një ekosistem i mbyllur 
    Përtej arkitekturës, Green Coast po ndërton një ekosistem të vërtetë shërbimesh, me sheshe dhe qendra rekreative që nxisin ndërveprimin mes banorëve dhe vizitorëve, si Shëtitorja buzë detit, Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG. Gama e larmishme e shërbimeve plotësohet me pishina publike, krahas atyre të hoteleve, një plazh me certifikimin prestigjioz “Blue Flag”, i pari dhe i vetmi në Shqipëri, si dhe një qendër shërbimesh të integruara me stacion policie, qendër shëndetësore, zjarrfikëse, si dhe siguri 24/7 e mirëmbajtje gjatë gjithë vitit të hapësirave të përbashkëta. Nëpërmjet kësaj oferte gjithëpërfshirëse, projekti i afrohet modelit të “mini-qyteteve të integruara” që tashmë kanë revolucionarizuar tregje si Mali i Zi, Greqia, Spanja apo Dubai.
    Rritja e qëndrueshme e vlerës dhe kthimi i investimit
    Treguesit financiarë të Green Coast dëshmojnë qartë se ky projekt ka sjellë një rritje të qëndrueshme dhe të matshme në kohë, me një rritje totale të vlerës së pronës që arrin deri në 3-4 herë më shumë krahasuar me momentin kur ka nisur shitja. I pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast përfaqëson një mundësi investimi unike që ofron të ashtuquajturat “triple benefits”. Këto përfshijnë përdorimin personal të pronës si rezidencë moderne dhe vendpushim elitar, fitimin përmes programit të qiradhënies të menaxhuar nga operatorë të specializuar dhe rritjen e qëndrueshme të vlerës së pronës me kalimin e kohës.
    Projekti është konceptuar si një destinacion i integruar që ofron jo vetëm rezidenca bashkëkohore dhe hotele me pesë yje, por edhe shërbime gjatë gjithë vitit, qendrën e vetme tregtare dhe lifestyle center në Rivierën shqiptare, hapësira të dedikuara për argëtim e relaks si dhe organizimin e eventeve të ndryshme me emra të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht. Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt synon të sjellë inovacion ku parashikohen korridore dhe tarraca të gjelbëruara.
    Të gjithë këta elementë e pozicionojnë Green Coast si një destinacion elitar, duke e kthyer atë në një mundësi investimi të garantuar me kthim të lartë dhe të qëndrueshëm.
     
  • Green Coast vendos Shqipërinë në hartën e investitorëve edhe përtej kufijëve

    Green Coast vendos Shqipërinë në hartën e investitorëve edhe përtej kufijëve

    Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive natyrore, vendi po ndjek një vizion i cili përfshin zhvillimin e një ekonomie të turizmit të integruar dhe projekteve real estate me standarde europiane.
    Gjithnjë e më shumë, investitorët nga vende përtej kufijëve janë në kërkim të destinacioneve të reja që kombinojnë turizmin e qëndrueshëm me kthime afatgjata financiare dhe oferta e Green Coast ka qenë prej vitesh përfaqësuese e Shqipërisë në hartën mesdhetare. Me një investim prej 1 miliard eurosh, ky projekt ka shënuar një pikë kthese për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në zonat bregdetare, duke u kthyer në katalizator të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

    Një treg në rritje të vazhdueshme
    Me mbi 1.5 km vijë bregdetare dhe 70,000 m² gjelbërim, konceptuar nga studio prestigjioze arkitekturore Emre Arolat, Green Coast ka vendosur standarde të reja në një treg ku kërkesa për prona buzë detit po rritet ndjeshëm. Gjatë viteve të fundit, 40% e blerësve në këtë projekt kanë qenë jo rezidentë duke e bërë atë një magnet për kapital ndërkombëtar dhe një garanci të diversifikimit të bazës së investitorëve, kjo edhe falë lehtësisë së financimit, për jo rezidentët.
    Përtej sezonit turistik, një model i ri jetese
    Ndryshe nga resortet tradicionale që qëndrojnë të hapur vetëm në verë, Green Coast është duke zgjatur ndjeshëm sezonin në ofrimin e shërbimeve të shumta gjatë gjithë vitit. Afërsia me tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, që pritet të hapet së shpejti, janë faktorë kyç që i japin projektit qasje të shpejtë dhe të qëndrueshme, duke e bërë atë një destinacion të aksesueshëm në çdo stinë të vitit. Ky model shënon një ndryshim të rëndësishëm për Shqipërinë, që kalon nga turizmi sezonal, drejt një ekonomie të qëndrueshme në sektorin e turizimit, për rrjedhojë edhe të pasurive të paluajtshme.

    Zhvillim me ritme të qëndrueshme
    Që nga faza e parë, e përfunduar dhe e banueshme prej vitit 2019, Green Coast ka dëshmuar një histori suksesi, jo vetëm në konceptin që ka sjellë duke krijuar një komunitet aktiv dhe duke zgjatur sezonin veror, por edhe në rritjen e konsiderueshme të çmimeve nga momenti që ka filluar ndërtimi e deri tani.
    Faza e dytë e Green Coast ka nisur në vitin 2022 dhe tashmë punimet kanë avancuar në të gjitha zonat, duke shënuar ecuri të qëndrueshme. Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG janë dy pika shumë të rëndësishme të kësaj faze, funksionale prej vitit 2024 ku operojnë brande vendase dhe ndërkombëtare.
    Ndërkohë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, u përurua me sukses edhe Green Coast Hotel MGallery Collection, pjesë e Accor Group, hoteli i parë me 5+ yje në Rivierën Shqiptare, që solli një standard të ri mikpritjeje dhe i dha vendit një vulë besueshmërie në hartën e destinacioneve premium.
    Nga suksesi drejt një kapitulli të ri
    Ritmi i shitjeve ka qenë në rritje, si tregues i fortë i besimit të tregut në këtë projekt. Me hapjen e fazës së tretë, oferta është zgjeruar me më shumë tipologji, nga apartamente funksionale për investitorë të rinj, deri tek vilat ekskluzive që synojnë klientelën me kërkesa më të sofistikuara. Këto kërkesa plotësohen edhe me paketat e mobilimit të personalizuara të cilat përshpejtojnë procesin e banimit dhe e bëjnë eksperiencën më të lehtë, duke nxitur edhe më tej interesin e tregut ndërkombëtar.
    Një ekosistem i mbyllur
    Përtej arkitekturës, Green Coast po ndërton një ekosistem të vërtetë shërbimesh, me sheshe dhe qendra rekreative që nxisin ndërveprimin mes banorëve dhe vizitorëve, si Shëtitorja buzë detit, Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG. Gama e larmishme e shërbimeve plotësohet me pishina publike, krahas atyre të hoteleve, një plazh me certifikimin prestigjioz “Blue Flag”, i pari dhe i vetmi në Shqipëri, si dhe një qendër shërbimesh të integruara me stacion policie, qendër shëndetësore, zjarrfikëse, si dhe siguri 24/7 e mirëmbajtje gjatë gjithë vitit të hapësirave të përbashkëta. Nëpërmjet kësaj oferte gjithëpërfshirëse, projekti i afrohet modelit të “mini-qyteteve të integruara” që tashmë kanë revolucionarizuar tregje si Mali i Zi, Greqia, Spanja apo Dubai.

    Rritja e qëndrueshme e vlerës dhe kthimi i investimit
    Treguesit financiarë të Green Coast dëshmojnë qartë se ky projekt ka sjellë një rritje të qëndrueshme dhe të matshme në kohë, me një rritje totale të vlerës së pronës që arrin deri në 3-4 herë më shumë krahasuar me momentin kur ka nisur shitja. I pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast përfaqëson një mundësi investimi unike që ofron të ashtuquajturat “triple benefits”. Këto përfshijnë përdorimin personal të pronës si rezidencë moderne dhe vendpushim elitar, fitimin përmes programit të qiradhënies të menaxhuar nga operatorë të specializuar dhe rritjen e qëndrueshme të vlerës së pronës me kalimin e kohës.
    Projekti është konceptuar si një destinacion i integruar që ofron jo vetëm rezidenca bashkëkohore dhe hotele me pesë yje, por edhe shërbime gjatë gjithë vitit, qendrën e vetme tregtare dhe lifestyle center në Rivierën shqiptare, hapësira të dedikuara për argëtim e relaks si dhe organizimin e eventeve të ndryshme me emra të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht. Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt synon të sjellë inovacion ku parashikohen korridore dhe tarraca të gjelbëruara.
    Të gjithë këta elementë e pozicionojnë Green Coast si një destinacion elitar, duke e kthyer atë në një mundësi investimi të garantuar me kthim të lartë dhe të qëndrueshëm.

  • Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Në një treg ku shumica e automjeteve arrijnë të funksionojnë pa probleme vetëm për rreth dhjetë vjet, disa makina kanë arritur statusin e legjendave të qëndrueshmërisë.

    Historitë e tyre vijnë nga shkretëtirat, rrugët me pluhur të Afrikës, qytetet aziatike dhe autostradat evropiane, dhe të gjitha kanë një tipar të përbashkët: nuk ndalen, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë edhe kur gjithçka tjetër dështon.

    Lista e 10 makinave më të qëndrueshme përfshin modele që janë bërë sinonim i besueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Toyota Land Cruiser, i njohur si zgjedhja e organizatave humanitare, ushtrive dhe nomadëve të shkretëtirës, ende funksionon pa probleme dhe përshkon mbi një milion kilometra, duke u bërë simbol i “nëse doni të shkoni diku – dhe të ktheheni – ngisni një Toyota”. Toyota Hilux, i famshëm nga testi i “Top Gear”, shpëton edhe nga zjarri, uji dhe shpërthimet, duke u konsideruar një nga kamionët më të besueshëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    Lista e makinave: 

    1. Toyota Land Cruiser – Mbret i të pathyeshmes, përdoret nga organizatat humanitare, ushtritë dhe nomadët; versionet e viteve ’80 dhe ’90 përshkojnë mbi një milion kilometra.

    2. Toyota Hilux – Kamioneti që i mbijeton gjithçkaje; i famshëm nga testet ekstreme të “Top Gear”, përdoret gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    3. Mercedes-Benz W123 – Taksia që nuk ndalet kurrë; prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, ngaset ende mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi.

    4. Volvo 240 – Tullë suedeze mbi rrota; legjendë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë, ekzemplarë me mbi 1.5 milion kilometra.

    5. Honda Accord – Vrapuesi japonez i maratonës; simbol i saktësisë inxhinierike japoneze dhe makinë familjare e besueshme deri në 500,000 kilometra.

    6. Toyota Corolla – Besueshmëri në katër rrota; makina më e shitur në histori, përdoret shumë nga taksitë në Azi dhe Amerikën e Jugut.

    7. Jeep Cherokee (XJ) – Ikonë amerikane; motori i tij me 4.0 litra dhe gjashtë cilindra është i njohur si motori që “nuk mund të ndalet”.

    8. Lada Niva – Tanku rus në rrugë; thjeshtësia e saj e bën të qëndrueshme, ende prodhohet pothuajse e pandryshuar për dekada.

    9. Subaru Outback – Mbret i borës dhe zhavorrit; i njohur për sistemin legjendar të tërheqjes në të gjitha rrotat dhe për përdorimin në kushte të vështira.

    10. Volkswagen Golf II – Legjenda ballkanike; mekanikë e thjeshtë, mirëmbajtje e lehtë dhe ndërtim pothuajse i pathyeshëm, ende i pranishëm në rrugët e rajonit.

    Mercedes-Benz W123, prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, vazhdon të qarkullojë mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi, ndërsa Volvo 240 u bë legjendë për qëndrueshmërinë e tij dhe regjistrohen raste me mbi 1.5 milion kilometra. Honda Accord dhe Toyota Corolla shquhen për saktësinë inxhinierike dhe besueshmërinë në përdorim afatgjatë, ndërsa Jeep Cherokee XJ dhe Lada Niva mbeten modele të forta edhe në rrugë të vështira. Subaru Outback dhe Volkswagen Golf II janë prova të mëtejshme të qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë mekanike.

    Fituesi absolut i këtij rangimi është Toyota Land Cruiser, e cila me reputacionin e saj global dhe përdorimin në kushtet më të vështira, simbolizon se vlera e vërtetë e një makine nuk matet nga luksi apo shpejtësia, por nga sa kohë i qëndron besnike shoferit të saj.

  • “Kjo do ishte fitore e madhe”/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë, flet diplomati: Një hap larg paqes së qëndrueshme

    “Kjo do ishte fitore e madhe”/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë, flet diplomati: Një hap larg paqes së qëndrueshme

    Diplomati Agim Nesho në një studio televizive komentoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të SHBA-së Donald Trump, me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.
    Nesho e quajti samit historik dhe një hap drejt një paqeje të qëndrueshme.
    “Po vijmë në një samit historik. Një hap larg një paqeje të qëndrueshme dhe kjo është një fitore tepër e madhe diplomatike e kësaj administrate e personalisht presidentit Trump.
    Jemi drejt një rruge që mund të sjellë paqe të qëndrueshme. Vendet europiane kërkojnë armëpushim. Konferenca në Uashington nuk do të bëhej nëse nuk do të kishte kontradikta mes presidentit Trump, Zelensky, dhe liderëve europianë.
    Janë thënë dy gjëra kryesore. Çështja e Krimesë, që prej 2014 i takon Rusisë. Është dhe çështja e NATO-s. Pjesëmarrja e Finlandës është shumë e rëndësishme. Është fat në këto momente që mendohet se mund të ndalohet lufta, sepse lufta mund të vazhdojë me Putinin, ish pjesëtar i KGB-së që nuk ka për gjë të vriten 1 milionë rusë vetëm të realizojë projektin e tij të madhërishëm për të rikthyer perandorinë ruse në Europë apo të sulmojë një pjesë të vendeve të Europës Lindore për të cilët ka pretendime se i takojnë zonat e influencës. Nëse realizohet shpejt paqja do të ishte një fitore tepër e madhe” tha Nesho.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Ukraina të dorëzojë Krimenë ndaj Rusisë dhe të tërhiqet nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO.
    Në një postim të së dielës në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump shkroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mund të përfundojë menjëherë luftën me Rusinë nëse pranon këto kushte.

  • Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Nesho: Një hap larg paqes së qëndrueshme! Kjo do ishte fitore e madhe

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Nesho: Një hap larg paqes së qëndrueshme! Kjo do ishte fitore e madhe

    Diplomati Agim Nesho në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv komentoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të SHBA-së Donald Trump, me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.

    Nesho e quajti samit historik dhe një hap drejt një paqeje të qëndrueshme.

    “Po vijmë në një samit historik. Një hap larg një paqeje të qëndrueshme dhe kjo është një fitore tepër e madhe diplomatike e kësaj administrate e personalisht presidentit Trump.

    Jemi drejt një rruge që mund të sjellë paqe të qëndrueshme. Vendet europiane kërkojnë armëpushim. Konferenca në Uashington nuk do të bëhej nëse nuk do të kishte kontradikta mes presidentit Trump, Zelensky, dhe liderëve europianë.

    Janë thënë dy gjëra kryesore. Çështja e Krimesë, që prej 2014 i takon Rusisë. Është dhe çështja e NATO-s. Pjesëmarrja e Finlandës është shumë e rëndësishme. Është fat në këto momente që mendohet se mund të ndalohet lufta, sepse lufta mund të vazhdojë me Putinin, ish pjesëtar i KGB-së që nuk ka për gjë të vriten 1 milionë rusë vetëm të realizojë projektin e tij të madhërishëm për të rikthyer perandorinë ruse në Europë apo të sulmojë një pjesë të vendeve të Europës Lindore për të cilët ka pretendime se i takojnë zonat e influencës. Nëse realizohet shpejt paqja do të ishte një fitore tepër e madhe” tha Nesho për gazetaren Armela Ferko.