Tag: qëndrueshme

  • Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 12 tetor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 12 tetor 2025

    Dashi 
    Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen. 
    Demi 
    Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor. 
    Binjaket 
    Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi. 
    Gaforrja 
    Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme, Mundohuni sa me pare te shlyeni borxhet. 
    Luani 
    Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve. 
    Virgjeresha 
    Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi. 
    Peshorja 
    Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër te flisni me ndonjë specialist. 
    Akrepi 
    Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi. 
    Shigjetari 
    Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni. 
    Bricjapi 
    Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni. 
    Ujori 
    Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. 
    Peshqit 
    Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por me pas nuk do dine se çfarë hapash te hedhin. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim. 

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet kryesisht i kthjellët

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet kryesisht i kthjellët

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. 
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s. 
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë. 
     

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

    Top Channel

  • BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për Gazën: Pas paqes, duhet të kemi shtetin palestinez

    BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për Gazën: Pas paqes, duhet të kemi shtetin palestinez

    Ratifikimi i fazës së parë të planit amerikan për Gazën, i cili nënkupton nisjen e saj nga zbatimi, është përshëndetur në Europë si një zhvillim pozitiv dhe konkret drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, edhe pse shumë liderë e theksuan megjithatë se kjo duhet të shërbejë si premisë edhe për zgjidhjen e shumëtrumpetuar me dy shtete, të cilën Izraeli vazhdon ta konsiderojë një vijë të kuqe.

    “Kjo marrëveshje duhet të shënojë fundin e luftës dhe fillimin e një zgjidhjeje politike me në focus një shtet të pavarur palestinez, dhe Franca është e gatshme të kontribuojë për këtë qëllim”, deklaroi shefi i Elizesë, Emmanuel Macron. Drejtues të tjerë të BE-së, ashtu si edhe Macron, mendojnë gjithashtu se ujdia është një “mundësi” që duhet “shfrytëzuar” për të hedhur themelet e një paqeje afatgjatë, të ankoruar” tek “një zgjidhje me dy shtete”.
    “BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, nënvizoi kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, pohoi nga ana e saj se “BE-ja do të bëjë çmos për të mbështetur” “zbatimin” e marrëveshjes. Thirrja e tyre u mbështet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili në një deklaratë tha se marrëveshja “do të shërbejë si një prelud për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike që do t’i japë fund pushtimit izraelit dhe do të çojë në krijimin e një shteti palestinez përgjatë kufijve të 4 qershorit 1967”.
    Vetëm një muaj më parë ndërkohë, gjatë vizitës në një vendbanim në Bregun Perëndimor të pushtuar, Benjamin Netanyahu deklaroi se qeveria e tij do ta çojë deri në fund zotimin e saj që të mos ketë shtet palestinez, krijimin e të cilit e përshkroi “si shpërblimin përfundimtar për Hamasin pas masakrës më të madhe kundër hebrenjve që nga Holokausti“.
     

    Top Channel

  • Standard & Poors vlerëson BKT-në me notë më ulët se borxhi i qeverisë shqiptare

    Standard & Poors vlerëson BKT-në me notë më ulët se borxhi i qeverisë shqiptare

    Agjencia globale e vlerësimit Standard & Poors (S&P) vlerësoi respektivisht me notën ‘BB-/B’ borxhin afatgjatë dhe atë afashkurtër të Bankës Kombëtare Tregtare duke i vendosur të dy komponentët me një perspektivë të qëndrueshme.
    Në të njëjtën kohë, S&P i dha bankës një vlerësim ‘BB’, për të ashtuquajturën RCR, një tregues që mat aftësinë e bankës për të përballuar humbjet me fondet e veta në rast të një ngjarje falimentuese, pa patur nevojë për përdorimin e parave të taksapaguesve.
    “Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pritjet tona se gjatë 12 muajve të ardhshëm, BKT do të ruajë performancën e saj të mirë financiare duke ruajtur cilësinë e shëndoshë të aseteve dhe duke e mbajtur kapitalizimin e saj afër niveleve aktuale”, tha Standard & Poor’s.
    S&P mund të ulë vlerësimet e saj për BKT nëse performanca financiare ose pozicioni i tregut të bankës dobësohet ndjeshëm, nëse cilësia e aseteve përkeqësohet ndjeshëm nën mesataren vendase në dy tregjet e saj kryesore, ose nëse pozicioni i saj i depozitave dhe likuiditetit dobësohen nga nivelet aktuale të forta. Anasjelltas, ajo mund të rrisë vlerësimet nëse mjedisi ekonomik në tregjet kryesore të BKT-së bëhet më mbështetës, duke kontribuar në rritjen e shëndetshme të biznesit, shtoi ajo.
    Banka Kombëtare është banka më e madhe e Shqipërisë me asete totale prej 6.9 miliardë dollarësh (5.9 miliardë euro) që nga dhjetori 2024. Ajo është tërësisht në pronësi të konglomeratit me seli në Turqi, Calik Holding, dhe operon në Kosovë përmes një dege lokale.
    Vlerësimi BB- që S&P i ka dhënë borxhit afatgjatë të Bankës Kombëtare Tregtare është një shkallë më ulët se sa nota që ajo i ka dhënë borxhit afatgjatë të qeverisë shqiptare. Një muaj më parë, Standard & Poor’s konfirmoi notën BB për borxhin sovran të Shqipërisë me prespektivë të qëndrueshme.
    /kapitali.al/

  • Prioritet mbetet financimi i gjelbër

    Prioritet mbetet financimi i gjelbër

    Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa.Tirana Bank po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një prej institucioneve bankare më dinamike në vend, me një rritje të qëndrueshme në të gjithë treguesit financiarë dhe me projekte të rëndësishme në fazë implementimi.Viti 2024 shënoi sërish rezultate mbi mesataren e industrisë bankare, duke sjellë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar nga Euromoney, ndërsa 2025 ka vijuar me ritme të larta të rritjes së aktivitetit. Në prag të përfundimit të disa projekteve transformuese në fushën e digjitalizimit dhe zhvendosjen në selinë e re qendrore, Tirana Bank po përgatitet për një etapë të re zhvillimi në 2026, që përkon me 30-vjetorin e fillimit të aktivitetit në tregun shqiptar.Si do ta vlerësoni ecurinë e Tirana Bank në vitin 2024?Viti 2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tirana Bank, duke shënuar rritje të qëndrueshme dhe rezultate mbi mesataren e sektorit bankar lokal. Aktivet totale kaluan nivelin prej 1.6 miliardë eurosh, portofoli i huave dhe depozitat u rritën ndjeshëm, ndërsa kthimi mbi kapitalin (ROE) qëndroi në nivele shumë të kënaqshme, duke konfirmuar efektivitetin e modelit tonë të biznesit. Këto arritje janë një tregues i qartë i besimit të klientëve dhe i përkushtimit të stafit tonë.Si një dëshmi e performancës sonë të konsoliduar, këtë vit Tirana Bank u vlerësua me çmimin prestigjioz “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga Euromoney, duke u renditur përkrah institucioneve më të respektuara bankare në rajon.Si ka qenë ecuria e deritanishme e vitit 2025?Në 8 muajt e parë të vitit 2025, Tirana Bank ka vazhduar trendin pozitiv të rritjes dhe ka konsoliduar më tej pozicionin në treg. Totali i aseteve ka arritur në 1.76 miliardë euro duke u rritur me 8% krahasuar me fundin e vitit 2024. Për të njëjtën periudhë, portofoli i huave shënoi një rritje prej 13%, ndërsa depozitat u rritën me 11%.Krahas rritjes financiare, gjatë këtij viti kemi zgjeruar rrjetin me dy degë të reja në Tiranë, kemi financuar projekte të rëndësishme në industrinë e turizmit, energjisë dhe ndërtimit, si dhe kemi përparuar ndjeshëm me projektet e transformimit digjital të Bankës.Cilat janë pritshmëritë e bankës për periudhën në vijim?Synimi ynë mbetet rritja organike dhe e qëndrueshme, duke vijuar të jemi një partner i besueshëm për individët dhe bizneset. Transformimi digjital është prioriteti ynë strategjik, pasi ne besojmë se teknologjia është ura që na afron edhe më shumë me klientët.Aktualisht, Tirana Bank renditet ndër pesë bankat më të mëdha në vend për portofolin e huave dhe ka hyrë në top-5 edhe për rritjen e depozitave, duke treguar forcën e modelit tonë të zhvillimit. Në periudhën në vijim do të fokusohemi në konsolidimin e këtij pozicioni dhe në avancimin drejt objektivit tonë për të qenë një nga bankat lider në treg.Cilat janë planet e bankës për të ardhmen në drejtim të shërbimeve e produkteve të reja?Planet tona për të ardhmen përqendrohen në ofrimin e shërbimeve moderne dhe inovative, gjithmonë me klientin në qendër. Në krye të listës janë platforma e re online banking dhe pagesat nëpërmjet portofolit digjital, të cilat janë në përfundim të zhvillimit dhe së shpejti do të jenë të disponueshme për publikun.Në tremujorin e fundit të këtij viti do të zhvendosemi në selinë e re qendrore, një investim që pasqyron vizionin tonë afatgjatë të zhvillimit të Bankës.Këto zhvillime janë të lidhura ngushtë edhe me një moment historik që na pret, në vitin 2026, Tirana Bank do të shënojë 30-vjetorin e saj. Ky është një jubile i veçantë që do ta shoqërojmë me projekte të rëndësishme dhe nisma të reja, duke reflektuar rrugëtimin tonë deri tani dhe vizionin për të ardhmen.Ku e shikoni ekonominë shqiptare në afatin e mesëm e të gjatë? Cilët janë sektorët që kanë më interes të kreditohen nga Banka juaj dhe sektori bankar në përgjithësi?Ekonomia shqiptare është në një fazë zhvillimi të qëndrueshëm dhe ofron mundësi të shumta për sektorë të rëndësishëm. Energjia, turizmi dhe projektet infrastrukturore mbeten sektorët më premtues, të cilët kanë potencial të lartë për të gjeneruar rritje dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.Një prioritet i veçantë për Tirana Bank është financimi i gjelbër, kemi mbështetur projekte të shumta për panele fotovoltaike, si për prodhimin vetjak ashtu edhe për parqe të mëdha të energjisë së rinovueshme. Kjo është një fushë që lidhet drejtpërdrejt me angazhimin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe me nevojën e ekonomisë për të diversifikuar burimet energjetike.Tirana Bank ka një histori të gjatë në mbështetjen e individëve përmes produkteve të financimit me kredi hipotekore dhe konsumatore, për të përmbushur nevojat e ndryshme të klientëve tanë. Qasja jonë është e orientuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata duke ofruar zgjidhje të personalizuara, transparente dhe të qëndrueshme financiarisht.Në korrik, Banka e Shqipërisë mori disa masa për të shtrënguar kriteret e dhënies së kredisë me shtëpi. Si prisni të ndikojnë këto masa në ecurinë e kredisë për pasuri të paluajtshme?Masat e reja do të sjellin frenim të lehtë dhe të shëndetshëm në ritmin e kredisë për banesa, pa e kthyer tregun në rënie të fortë. Vendimi i Bankës së Shqipërisë vendos tavane në raportin mes huasë dhe vlerës së pronës dhe raportit mes këstit të kredisë dhe të ardhurave, me qëllimin për të ulur rrezikun, veçanërisht atij në valutë.Pritshmëritë tona janë se kërkesat për shtëpitë e dyta apo blerjet për investime mund të pësojnë një rënie të lehtë. Gjithsesi nuk pritet një rënie drastike pasi aktualisht shumica e bankave, përfshirë Tirana Bank, aplikonin standarde të ngjashme.Politikat tona të kujdesshme të kreditimit kanë bërë që Tirana Bank të jetë mes bankave me nivelin më të ulët të kredive me probleme, aktualisht në nivelin 2.8% të totalit të portofolit dhe me një trend në rënie gjatë vitit 2025. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Hap i rëndësishëm drejt paqes”, Begaj përshëndet marrëveshjen Hamas-Izrael

    “Hap i rëndësishëm drejt paqes”, Begaj përshëndet marrëveshjen Hamas-Izrael

    Në një njoftim për media këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti marrëveshjen Izrael–Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
    Presidenti Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.”
    Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
    “Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, është një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve. Vlerësoj rolin e Presidentit Donald Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, është shprehur Begaj.

  • Strategjia kombëtare për kulturën, artistët: Pa një infrastrukturë të qëndrueshme ligjore do jenë politika rastësore

    Strategjia kombëtare për kulturën, artistët: Pa një infrastrukturë të qëndrueshme ligjore do jenë politika rastësore

    Nga Julia Vrapi
    Strategjia e re kombëtare për kulturën 2026-2030 sipas artistëve duhet të ketë synim ngritjen e një infrastrukture të qëndrueshme ligjore, e cila përfshin politikat zhvillimore të artit dhe kulturës në rang kombëtar. Një forumi i hapur për të ardhmen e kulturës në vend pritet të zhvillohet nesër, ku artistë, profesionistë dhe institucione do të ndajnë ide për zhvillimin kulturor të vendit. Puna për strategjinë e re kombëtare të kulturës 2026-2030 u njoftua së fundmi nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja. Por problemet në art dhe kulturë janë bërë me dije herë pas here nga artistë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur dhe kritika për politikat që janë ndjekur nga ministritë e Kulturës. Ndërsa sa i takon punës për strategjinë e re kombëtare për kulturën 2026-2030  disa prej tyre shprehen se dhe ligji për artin duhet të ndryshojë për të arritur në standartet europiane.
    Sipas tenorit Rudi Sata kryesore është ngritja e një infrastrukture të qëndrueshme ligjore në të cilën përfshihen të gjitha politikat zhvillimore. “Për mua strategjia e re kombëtare për kulturën duhet të ketë pikësynim ngritjen e infrastrukturës së qëndrueshme ligjore, e cila përfshin të gjitha politikat zhvillimore të artit dhe kulturës në rang kombëtar. Nëse nuk bëhet kjo infrastrukturë e qëndrueshme do të jenë gjithmonë politika rastësore, pra sot për sot, por jo të perspektivës, jo ato politika zhvillimore që garantojnë dhe të çojnë në sistem. Mendoj se kjo është pikë kryesore, ngritja e një infrastrukture të qëndrueshme në të cilën përfshihen të gjitha politikat zhvillimore në rang kombëtar, si institucionale edhe si bashkëpunim me privatin”, thotë tenori Rudi Sata në reagimin e tij.
    Edhe sezoni i ri artistik 2025-2026 i gjeti institucionet kombëtare të artit të mbërthyer nga probleme që përsëriten prej vitesh, por tenori Rudi Sata shprehet  se duhet një ligj arti i modeleve europiane. “Të gjithë institucionet kombëtare të artit janë sot në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe asgjë nuk ka bërë për ligjin. Por ligji aktual për artin duhet të ndryshojë që të shkojmë të standartet europaine dhe të marrim dhe huazojmë eksperiencën dhe modelet europiane”, thotë ai. Institucionet e artit në vend funksionojnë me ligjin nr. 10 352, datë 18.11. 2010 për artin dhe kulturën, ku dhe të tjerë artistë më herët kanë shprehur se duhet të ketë një reformim të infrastrukturës ligjore.
    Përmirësim i politikave që ndiqen
    Piktori i njohur Adrian Devolli një tjetër artist që ka shprehur herë pas here problemet me të cilat përballen artistët e artit pamor në aktivitetin e tyre. Sipas piktorit ka ende shumë për të bërë në drejtim të artit dhe kulturës nga institucionet. “Strategjia e re për artin dhe kulturën mua më duken fjalë boshe të ministrit, sepse po të jetë për strategji në Shqipëri kanë mbetur shumë pak artistë, por edhe ata pak që po ikin t’i kishin thirrur më parë përfaqësues të ministrisë për një takim mbi artin dhe kulturën, problemet sot dhe çfarë duhet përmirësuar në politikat që ndiqen. Kur bëhet një ekspozitë nga artistët që është ngjarje ata nga ministria nuk vijnë për ta parë. Çfarë do të presim ne nga ata në ministri?”, shprehet piktori Devolli. Reagimi i piktorit Adrian Devolli është në vijim dhe të artistëve të tjerë në artet pamore, ndërsa kanë sjellë në vëmendje dhe vështirësitë që janë sot për hapësira ekspozuese.

  • Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

    Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera.
    Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e udhëheqësve nga e gjithë bota ndaj këtij zhvillimi:

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
    “Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është e urgjente. Paqe që ka vonuar shumë”, shkroi Osmani në X.
    “Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar udhëheqje dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, si dhe një përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që breza të tërë njerëzish të pafajshëm kanë përjetuar”.
    “Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj paqes dhe për rolin e tyre thelbësor në realizimin e këtij përparimi historik”.
    Kryeministri australian, Anthony Albanese
    “Australia mirëpret njoftimin e presidentit Trump se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit për të sjellë paqe në Gazë”, tha Albanese në një deklaratë të përbashkët me ministren e Jashtme, Penny Wong.
    “Pas më shumë se dy vjetësh konflikti, me pengje të mbajtura dhe humbje shkatërruese të jetëve civile, ky është një hap shumë i nevojshëm drejt paqes. Australia ka qenë vazhdimisht pjesë e thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, kthimin e pengjeve dhe lejimin e papenguar të ndihmës humanitare në Gazë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve t’i respektojnë kushtet e planit”.
    “Australia mbështet fuqimisht angazhimin e planit për t’ia mohuar Hamasit çdo rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës. Së bashku me partnerët tanë, Australia do të vazhdojë të kontribuojë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme me dy shtete.”
    Kryeministri britanik, Keir Starmer
    “E mirëpres lajmin se është arritur një marrëveshje për fazën e parë të planit të paqes së presidentit Trump për Gazën”, tha Starmer në një deklaratë.
    “Ky është moment lehtësimi i thellë që do të ndihet në mbarë botën, veçanërisht për pengjet, familjet e tyre dhe popullsinë civile të Gazës, që kanë përjetuar vuajtje të paimagjinueshme gjatë dy vjetëve të fundit”.
    “Kjo marrëveshje tani duhet të zbatohet plotësisht, pa vonesë, dhe të shoqërohet me heqjen e menjëhershme të të gjitha kufizimeve për ndihmën humanitare që shpëton jetë në Gazë”.
    “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbushin angazhimet që kanë marrë, të përfundojnë luftën dhe të ndërtojnë themelet për një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të konfliktit dhe një rrugë të qëndrueshme drejt paqes afatgjatë”.
    Kanadaja
    “Kanadaja mirëpret marrëveshjen e Izraelit dhe Hamasit për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të propozuar nga presidenti Trump dhe të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Turqia”, thuhet në një deklaratë të Global Affairs Canada, e cila merret me marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore të vendit.
    “Pas dy vjetëve të gjata, pengjet do të ribashkohen më në fund me familjet e tyre, dhe trupat izraelite do të tërhiqen përtej vijave të dakorduara. Ndihma e menjëhershme dhe e papenguar humanitare duhet t’u ofrohet shumë njerëzve në nevojë të madhe në gjithë Gazën”.
    “Kanadaja do të mbështesë çdo përpjekje për ta kthyer këtë hap pozitiv në paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”.
    Presidenti amerikan, Donald Trump
    “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi e kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”, tha Trump në Truth Social.
    “Kjo do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do t’i tërheqë trupat e tij në një vijë të dakorduar si hapi i parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”.
    “Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, të gjitha kombet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, që punuan me ne për ta bërë këtë ngjarje historike dhe të paprecedentë të ndodhë. Të bekuar qofshin paqebërësit!”
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
    “Një ditë e madhe për Izraelin”, tha Netanyahu në një deklaratë.
    “Nesër do të mbledh Qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për t’i sjellë në shtëpi të gjitha pengjet tona të dashura. Falënderoj ushtarët heroikë të IDF-së dhe të gjitha forcat e sigurisë; falë guximit dhe sakrificës së tyre, kemi arritur këtë ditë”.
    “Falënderoj nga zemra presidentin Trump dhe ekipin e tij për përkushtimin e tyre ndaj kësaj misioni të shenjtë për lirimin e pengjeve tona”.
    “Me ndihmën e Zotit, së bashku do të vazhdojmë të arrijmë të gjitha objektivat tona dhe të zgjerojmë paqen me fqinjët tanë”.
    Lëvizja e Qëndresës Islamike (HAMAS)
    “Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e vëllezërve tanë dhe ndërmjetësve në Katar, Egjipt dhe Turqi, dhe gjithashtu çmojmë përpjekjet e presidentit të SHBA, Donald Trump, të synuara për t’i dhënë fund luftës plotësisht dhe për të arritur tërheqjen e plotë të okupatorit nga Rripi i Gazës”, tha Hamasi në një deklaratë.
    “Ne i bëjmë thirrje presidentit Trump, shteteve garantuese të marrëveshjes dhe të gjitha palëve arabe, islame dhe ndërkombëtare të detyrojnë qeverinë okupatore të zbatojë plotësisht detyrimet e saj sipas marrëveshjes dhe të mos lejojnë shmangien apo vonesën e zbatimit të asaj që është rënë dakord”.
    “Ne përshëndesim popullin tonë të madh në Rripin e Gazës, në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, dhe në mbarë atdheun dhe diasporën, që kanë treguar nder, guxim dhe heroizëm të pashoq, duke u përballur me projektet fashiste të okupimit që i kanë synuar ata dhe të drejtat e tyre kombëtare. Këto sakrifica dhe qëndrime të palëkundura kanë penguar planet e Izraelit për nënshtrim dhe zhvendosje”.
    “Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota, dhe se do të mbetemi besnikë ndaj premtimit tonë; për të mos braktisur kurrë të drejtat kombëtare të popullit tonë deri në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe vetëvendosjes”.
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
    “E mirëpres njoftimin për një marrëveshje për sigurimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza, bazuar në propozimin e paraqitur nga presidenti Donald J. Trump. Vlerësoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në ndërmjetësimin e këtij përparimi jetik”, tha Guterres në një deklaratë.
    “U bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë plotësisht kushtet e marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen me dinjitet. Duhet të sigurohet një armëpushim i përhershëm. Luftimet duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë. Duhet të garantohet hyrja e menjëhershme dhe pa pengesa e ndihmave humanitare dhe e mallrave thelbësore tregtare në Gazë. Vuajtjet duhet të ndalen”.
    “Kombet e Bashkuara do të mbështesin zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të rrisin dërgimin e ndihmave humanitare të qëndrueshme e me parime, si dhe do të avancojnë përpjekjet për rimëkëmbje dhe rindërtim në Gazë”.
    “U bëj thirrje të gjithë aktorëve të përfitojnë nga kjo mundësi historike për të vendosur një rrugë të besueshme politike drejt përfundimit të okupimit, njohjes të së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje dhe arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete që u mundëson izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe dhe siguri”./rel

  • Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta në mesditë, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta në mesditë, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12m/s.
    Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel