Tag: qëndrueshme

  • ‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

    ‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

    Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme e me verpime të forta.
    Në një dalje televizive, Alimehmeti tha se puna dhe përfaqësimi i opozitës duhet të jetë i shkëlqyer, për të qenë edhe një alternativë qeverisëse për qytetarët.
    “Opozita bëri foltore para Kryeministrisë. Por protestat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ne kemi një qëndrim grupi dhe një vendim. Nuk është vetëm opozita, por është edhe puna e organizimi për të qenë alternative qeverisëse. Kjo do të thotë që të frymëzosh edhe njerëzit, opozita duhet të jetë e vazhdueshme, e shkëlqyer dhe me alternativa, me veprime të forta. Nuk mjafton vetëm denoncimi, duhet të ketë edhe aksione në rrugë, unë për këtë jam”,-u shpreh Alimehmeti.

  • Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 08:11
    Vendi paraqitet sot nën kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë kryesisht me diell dhe me vranësira të larta e të holla, që do të shfaqen vetëm herë pas here në zonat e ndryshme.
    Sipas parashikimeve, moti do të mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, pa reshje dhe me një panoramë të qetë.
    Era do të fryjë nga juglindja në verilindje me një shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 7 m/s. Në brigje, pritet valëzim i lehtë, me forcë 1–2 ballë.

  • E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

    E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

    Dashi
    Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen.
    Demi
    Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.
    Binjaket
    Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi.
    Gaforrja
    Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme, Mundohuni sa me pare te shlyeni borxhet.
    Luani
    Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.
    Virgjeresha
    Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.
    Peshorja
    Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër te flisni me ndonjë specialist.
    Akrepi
    Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.
    Shigjetari
    Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.
    Bricjapi
    Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.
    Ujori
    Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.
    Peshqit
    Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por me pas nuk do dine se çfarë hapash te hedhin. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim.

  • ‘Qeveria ndërton kulla, qytetarët jetojnë me qira’, Guxholli: Krimi i organizuar ka mbajtur në këmbë tregun e pasurive të paluajtshme

    ‘Qeveria ndërton kulla, qytetarët jetojnë me qira’, Guxholli: Krimi i organizuar ka mbajtur në këmbë tregun e pasurive të paluajtshme

    Në një kohë kur çdo çift i ri përballet me sfidën e madhe të sigurimit të një banese, Banka e Shqipërisë ka marrë një vendim që e vështirëson më tej këtë proces. Ashpërsimi i kushteve të kreditimit ka ngjallur një debat të gjerë mbi arsyet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje.

    Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV shpjegon se ky vendim nuk është i rastësishëm, por një reagim i detyruar ndaj realiteteve shqetësuese të ekonomisë shqiptare.

    Sipas saj, banka qendrore po përpiqet të kontrollojë rreziqet që vijnë nga një sektor ndërtimi i ‘infektuar’ nga paraja informale dhe aktivitete të paligjshme.

    Ajo thekson se shumica e lëvizjeve në tregun imobiliar nuk vijnë nga kreditë për familjet e zakonshme, por nga prurjet e mëdha të parave me origjinë të dyshimtë, të cilat kanë mbajtur artificialisht të lulëzuar sektorin dhe kanë rritur çmimet në nivele të papërballueshme.

    LEXO EDHE: Shtohen vështirësitë për familjet e reja: S’ka më kredi për shtëpi 100%

    Kjo masë, ndonëse synon të mbrojë sistemin financiar, në praktikë penalizon qytetarët e ndershëm që kërkojnë të blejnë shtëpinë e tyre të parë.

    Pjesë nga deklarata:

    “Në fakt, Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur që merr dhe dhe mbështet…

    Pra, duke qenë një institucion, ose si të thuash, një nga shtyllat e zhvillimeve makroekonomike, sepse merret me politikat monetare. Tashti Banka e Shqipërisë, duke parë zhvillimet ekonomike, ndërmerr ose përdor instrumenta dhe vendime për të orientuar ekonominë në një rrugë të qëndrueshme.

    Unë them që Banka e Shqipërisë dha orientim për të për t’u forcuar dhënia e kredisë, sepse pa zhvillimet ekonomike.

    Tashi këtu fillon problemi. Duke qenë se ekonomia jonë është një një ekonomi me përqindje të madhe informaliteti, duke qenë se në ekonominë tonë vepron krimi i organizuar që bën dhe pastrimin e parave, duke parë dhe eksperiencat e krizave të mëparshme, detyrohet të reagojë.

    Pra, në këtë rast janë pikërisht zhvillimet në jetën reale, në ekonominë reale që detyrojnë të hysh në këto mekanizma.

    Në qoftë se kujtojmë flluskat në Amerikë, të viteve 2008, atëherë menjëherë përmendemi dhe themi, u shiko se erdhi në fushën e pasurive të paluajshme.

    Por ka një ndryshim të madh. Atje erdhi kriza në fushën e pasurive të paluajshme sepse ishte një kredidhënie e nxituar, e pabazuar dhe e nxitur nga përfitimet si bankë dhe personale e bankave të nivelit të dytë.

    LEXO EDHE: Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare

    Dhe mirëpo në Shqipëri kjo ka filluar të ndodhi po jo në ato përmasa si në Amerikë. Shumica e pasurive të paluajshme qarkullojnë dhe lëvizin si rezultat i futjes, i prurjes së madhe të parasë ilegale nga droga, nga korrupsioni dhe nga krimi.

    Prandaj nuk janë shitjet apo si të thuash, lëvizjet e mëdhaja në pasuri të paluajshme si rezultat i kredive që jepen për ata njerëz të cilët nuk kanë një punë të qëndrueshme, nuk kanë pagë të madhe e tjerë e tjerë.

    Por këtu është paraja e pistë e cila ka mbajtur kaq të lulëzuar sektorin e ndërtimeve.

    Prandaj masat që janë marrë, si duket, i kanë bërë të shohin një lëvizje dhe në drejtim të kredive, mirëpo këto kredi që merren nuk mbështeten dot në të ardhura të qëndrueshme, sepse pagat tona janë të ulëta, më të ultat në Evropë dhe në rajon, sepse punët nuk janë të qëndrueshme, sepse emigracioni është i madh dhe ata që mund të kontribuojnë për të blerë shtëpi largohen e tjerë e tjerë.

    Prandaj në këtë rast nuk e shigjetova shumë bankën, por shigjetova ekonominë dhe që të mundësohet procesi i shëndetshëm ekonomik dhe financiar është ose duhen ndërhyrje të qeverisë në shumë drejtime për të, të ndalojë paranë e pistë, të krijojë një ekonomi produktive, prodhuese, që të mundësojë punësimin dhe të mundësojë paga dinjitoze të vazhdueshme, të qëndrueshme për një kohë të gjatë e tjerë e tjerë”.

     

  • Kushte të qëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti këtë të mërkurë

    Kushte të qëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti këtë të mërkurë

    Ditën e mërkurë, vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe bregdetare, pritet të arrijë deri në 12 m/s.
    Sa i përket kushteve detare, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

    Top Channel

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet  i kthjellët  në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut modern

    Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut modern

    Ledia Telhai: Investimi i qëndrueshëm, vlera e së nesërmes Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Në këtë edicion të rëndësishëm, u diskutua mbi rolin e sektorit të ndërtimit në transformimin e qyteteve shqiptare drejt standardeve më të gjelbra.Në panelin e parë të forumit, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, solli perspektivën e një prej kompanive më me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se qëndrueshmëria nuk është më një trend, por një standard që duhet të udhëheqë çdo zhvillim të ri.“Gjithmonë e më tepër klientët sot po kërkojnë investime që ofrojnë cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri reale si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në vlerën e pronës në kohë. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm për të komunikuar qartë pse një projekt ka vlerë më të madhe në afatgjatë, nga eficenca energjetike dhe mirëmbajtja e qëndrueshme, te standardet e jetesës dhe ndikimi pozitiv në komunitet “ u shpreh ajo gjatë fjalës në panel.Telhai nënvizoi se kompania që drejton me projektet e shumta që ka në portofol po orientojnë tregun shqiptar drejt një kulture të re investimi, ku vlera e pronës nuk matet më në metra katrorë, por në ndikimin afatgjatë që projekti sjell për komunitetin dhe mjedisin.Gjithashtu Telhai, solli në vëmendje se BRE bën një para zgjedhje dhe para vlerësim të projekteve të portofolit të saj duke u bërë një urë lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, për të sjellë në tryezë zërin e klientëve, pritshmëritë e tyre për cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri.“Balfin Real Estate synon ta udhëheqë tranzicionin ( drejt zhvillimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë) nga njera ane duke nxitur zhvilluesit të investojnë në koncepte moderne dhe të qëndrueshme, ndërsa nga ana tjeter i udhëzojmë klientët të vlerësojnë dhe të përqafojnë këto standarde të reja jetese.”– shtoi ajo.Në këtë kuadër, Balfin Real Estate po ofron një shembull konkret përmes projekteve të portofolit të saj si Green Coast, Vlora Marina, Belvedere Korça, Next to Vala Mar Premium etj, zhvillime që ndërthurin arkitekturën moderne me eficencën energjetike dhe respektin për mjedisin. Këto projekte përfshijnë riciklimin e ujërave, përdorimin e materialeve ekologjike, fasada të tipit Claustra për ndriçim dhe ventilim natyral, si dhe konceptin “Passive House” që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë.Me filozofinë “Smart. Green. Sustainable.”, Balfin Real Estate synon të udhëheqë tranzicionin e tregut vendas drejt një ndërtimi më të ndërgjegjshëm, duke promovuar projekte që krijojnë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe mjedisin.Gjithashtu Balfin Real Estate me pjesmarrjen në panaire dhe evente të rëndësishme të real estate në botë po bën edhe një promovim të Shqipërisë krahas zyrave të pozicionuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe SHBA, nëpërmjet të cilave po mundohet të bashkojë klientët që janë jashtë vendit me projektet më të mira të real estate që po zhvillohen në Shqipëri.Kompania nga dita në ditë po vijon të forcojë pozicionin e saj si lider në pasuritë e paluajtshme në vend, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe ai mjedisor mund të ecin paralelisht për një të ardhme më të qëndrueshme.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Forumi global i inovacionit dhe investimeve të qëndrueshme, Rama nga Riadi: Kur isha kryetar bashkie, njerëzit më akuzonin se..

    Forumi global i inovacionit dhe investimeve të qëndrueshme, Rama nga Riadi: Kur isha kryetar bashkie, njerëzit më akuzonin se..

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku ishte i ftuar në editonin e nëntë të Future Investment Initiative, një prej forumeve më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë global.

    Rama: Synimi për ta transformuar këtë shkretëtirë në “Firence 2.0” është saktësisht vizioni. Çfarë po përjetojmë sot në këndin tonë të botës është inercia, jo imagjinata. Ajo që ndeshim në shumë vende të botës është imagjinata në vend të inercisë. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për të shkuar më lart, për të bërë kërcime të mëdha.
    Pas kthimit mbrëmë nga aeroporti, mund ta shihja që ka një energji ndryshe në këtë vend, një kuptim ndryshe të hapësirës, bashkëjetesës, duke parë skulpturat e gjelbra në të dyja anët e rrugës.
    Njerëzit më akuzonin kur isha kryetar bashkie, dhe fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit, dhe më thoshin se ishte një fasadë
    Çdo gjë ndryshon e ndryshon për mirë. Ka ardhur koha që ne të jemi më të përulur dhe të mësojmë nga Gianni. Ai është europian dhe rrethohet nga forcat e vjetra tradicionale, por është tërë kohës me forcat e reja. Tregon që ajo që ndodh në Europë mund të ndodhë në Katar dhe në vendin më të prapambetur për futbollin, që është SHBA.

    Top Channel

  • Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal

    Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal

    Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për të zhvilluar 15 nisma të reja të përbashkëta ekonomike dhe mjedisore që do të koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) në kuadër të Nismës së Berlinit.Këto nisma kanë për qëllim të forcojnë tregun e përbashkët rajonal dhe të çojnë përpara Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me qëllim përshpejtimin e integrimit ekonomik të Rajonit në BE njoftoi KRB.Përmes tregut të përbashkët rajonal, KRB ka prezantuar masa që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë, turizmin, digjitalizimin, inovacionin dhe transportin. Synimi është të forcohet integrimi ekonomik dhe të sigurohet që zhvillimi të jetë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.Një prej arritjeve më të rëndësishme është krijimi i Standardit të Bonove të Gjelbra për WB6, një instrument që garanton se fondet e mbledhura përmes bonove do të përdoren vetëm për projekte të verifikuara mjedisore, si energjia e pastër, transporti modern dhe përmirësimi i ndërtesave publike.Kjo nismë ndihmon në tërheqjen e kapitalit të ri nga investitorë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shembull i zbatimit të saj mund të jetë një institucion publik që emeton bono të gjelbra për të financuar izolimin termik dhe instalimin e paneleve diellore në shkolla apo spitale.Paralelisht, rajoni ka krijuar “Listën e Bardhë të Taksonomisë së Financave të Qëndrueshme”, një hap i parë drejt krijimit të një sistemi të plotë për identifikimin e aktiviteteve që janë realisht të gjelbra dhe të qëndrueshme. Kjo ndihmon në shmangien e abuzimeve me etiketën “e gjelbër” dhe orienton investimet drejt projekteve që sjellin përfitime konkrete për mjedisin dhe ekonominë.KRB ka prezantuar gjithashtu Kornizën Rajonale për Edukimin Financiar, e cila synon të pajisë qytetarët me njohuritë e nevojshme për menaxhimin e parasë dhe përdorimin e mjeteve digjitale financiare. Kjo nismë përfshin mbi 600 kompetenca që ndihmojnë individët të kuptojnë sistemin financiar dhe të shmangin borxhet e panevojshme.Në fushën e investimeve, KRB ka miratuar Rekomandimin për investime të Qëndrueshme të Huaja (FDI), që u mundëson qeverive të përfshijnë standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes në marrëveshje me investitorët. Për të garantuar transparencë dhe mbrojtje të interesit publik, janë zhvilluar Klauzolat Model për investime të qëndrueshme, të cilat ndihmojnë në përfshirjen e gjuhës ligjore moderne për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të punëtorëve.Një tjetër hap është ndërmarrja e Parimeve të Përbashkëta për Lehtësimin e investimeve, që synojnë të thjeshtojnë procedurat, të reduktojnë burokracinë dhe të rrisin transparencën për investitorët, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët dhe bizneset.Në anën tjetër, Prokurimi i Gjelbër Publik (GPP) është përfshirë si një mjet kyç për ta bërë shpenzimin publik më të përgjegjshëm dhe për të orientuar tregun drejt produkteve dhe shërbimeve me ndikim më të ulët mjedisor. Duke qenë se prokurimi publik përbën rreth 10% të PBB-së në rajon, ky hap ka ndikim të ndjeshëm në rritjen e qëndrueshme, vlerëson KRB.Edhe turizmi, një sektor që po rritet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, po orientohet drejt modeleve të qëndrueshme. Deklarata për brandin Rajonal të Turizmit të WB6 synon të krijojë një identitet të përbashkët të rajonit si destinacion i qëndrueshëm, mikpritës dhe i orientuar drejt mbrojtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore.Në fushën sociale, Deklarata e Liderëve për Portabilitetin e Sigurimeve Shoqërore krijon bazat për lëvizshmëri më të madhe të fuqisë punëtore brenda rajonit, duke siguruar që qytetarët të mos humbasin të drejtat e tyre sociale kur punojnë në vende të ndryshme të Ballkanit.Në aspektin digjital, janë zhvilluar dy nisma konkrete: Platforma për identitetin Digjital Rajonal dhe interoperabilitetin e Shërbimeve të Besimit, si dhe Baza Rajonale e të Dhënave për Sigurinë Kibernetike. / B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Në fokus turizmi i qëndrueshëm: Nis vlerësimi për sipërmarrjet e qëndrueshme 2025

    Në fokus turizmi i qëndrueshëm: Nis vlerësimi për sipërmarrjet e qëndrueshme 2025

    Turizmi i qëndrueshëm do të jetë në qendër të vëmendjes së Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme 2025, një nismë kombëtare që synon të promovojë bizneset që kontribuojnë ndjeshëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Në një periudhë ku konsumatorët dhe tregjet po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi ndikimit mjedisor e social të bizneseve, ky vlerësim synon të nxjerrë në pah sipërmarrjet që e shohin rritjen ekonomike të pandarë nga mbrojtja e mjedisit, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe përfshirja e komuniteteve lokale.Shqipëria ka përjetuar një bum të turizmit gjatë viteve të fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara në rajon. Rritja e vizitorëve ka sjellë zhvillim të shpejtë ekonomik dhe hapësira të reja të punësimit në sektorë të ndryshëm të lidhur me turizmin. Sfida qëndron në sigurimin që kjo rritje të zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme, duke sjellë përfitime afatgjata për natyrën, shoqërinë dhe ekonominë.Kush mund të aplikojë?Thirrja është e hapur për sipërmarrjet që operojnë në Shqipëri dhe që kanë turizmin si aktivitet kryesor, përfshirë hotele, bujtina, operatorë turistikë, struktura agroturistike, agjenci udhëtimi dhe aktivitete të lidhura me kulturën dhe natyrën. Aplikantët duhet të demonstrojnë qartë se si puna e tyre kontribuon në një ose disa nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe si praktikat e tyre kanë sjellë ndikime të matshme.Pse ia vlen të jesh pjesë e vlerësimit?Bizneset fituese do të përfitojnë njohje kombëtare si liderë të qëndrueshmërisë, vizibilitet të lartë në aktivitete me pjesëmarrjen e qeverisë dhe partnerëve të zhvillimit, si edhe mundësi për të prezantuar arritjet për audienca të gjera, në vend dhe jashtë tij. Për më tepër, suksesi i tyre do të shërbejë si model frymëzimi për sipërmarrës të tjerë, duke forcuar edhe avantazhin e tyre konkurrues në treg.SDG-të dhe biznesi: një lidhje e domosdoshmeObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së përfaqësojnë një plan global për zgjidhjen e sfidave më urgjente të njerëzimit deri në vitin 2030. Për bizneset, ato janë një busull që i ndihmon të orientojnë strategjinë drejt qëndrueshmërisë, të komunikojnë me besueshmëri ndikimin e tyre dhe të ndërtojnë partneritete që sjellin inovacion dhe fitim afatgjatë.Të gjithë të interesuarit mund të informohen më shumë dhe të aplikojnë përmes faqes zyrtare:Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme 2025Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme organizohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të”. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatohet nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.