Tag: qëndrueshme

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, por temperatura të ulëta/ Ja parashikimi i motit për sot

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, por temperatura të ulëta/ Ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

    Top Channel

  • Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

    Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

    Kujtimet më të qëndrueshme janë rezultat i një mekanizmi në zhvillim të vazhdueshëm. Kujtesa afatgjatë rregullohet nga një rrjedhë kohëmatësish molekularë që aktivizohen në momente të ndryshme, madje edhe gjatë periudhave të gjata kohore, dhe që vendosin nëse një kujtim do të ruhet përgjithmonë apo do të fshihet.

    Rezultatet e gjetura nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, në koordinim me universitetin ”Rockefeller” në Nju Jork mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çrregullimet e kujtesës si ato të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit.

    Për shembull, mund të na lejojë të anashkalojmë zonat e dëmtuara të trurit dhe të drejtojmë kujtimet përmes qarqeve alternative.

    Hulumtuesit e udhëhequr nga Priya Rajasethupathy kërkuan t’u përgjigjen pyetjeve themelore se si formohet kujtesa, duke vëzhguar sjelljen e minjve në një sistem realiteti virtual dhe më pas duke studiuar mekanizmat në veprim në trurin e tyre, ndërsa ata formonin kujtime pak a shumë të qëndrueshme.

    Të dhënat e mbledhura lejuan identifikimin e tre rregullatorëve kryesorë që veprojnë në zona të ndryshme të trurit.

    Informacioni që duhet të mbahet mend fillimisht ruhet në zonën e trurit të quajtur hipokampus, ku aktivizohet kohëmatësi i parë molekular, i quajtur ”Camta 1”.

    Pas njëfarë kohe, hyn në funksion kohëmatësi i dytë, Tcf4, i cili lejon ruajtjen e kujtesës dhe së fundmi, kohëmatësi Ash1l konsolidon më tej kujtesën afatgjatë.

  • “Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

    “Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

    Papa Leoni XIV ka theksuar se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur dhe se Italia mund të ketë një rol të rëndësishëm si ndërmjetëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për gjetjen e një plani paqeje për Moskën e Kievin.

    Ai tha se Selia e Shenjtë ka nisur kontakte me disa liderë ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të bëjë thirrje për paqe, duke përdorur marrëdhëniet diplomatike që ka me vendet e rajonit. Papa theksoi se lufta ka shumë dimensione dhe se Europa duhet të jetë pjesë e çdo plani paqeje.
    Në intervistëm e dhënë për ‘La Stampa’, Papa përmendi edhe vizitën e tij në Liban, ku u takua me përfaqësues të grupeve fetare e politike, përfshirë edhe shiitët. Ai tha se Vatikani punon shpesh “prapa skenave” për të nxitur palët të lënë armët dhe të ulen në tryezë për dialog.
    Intervista për La Stampa
    Shenjtëri, a do t’i përdorni kontaktet tuaja me Trump-in dhe Netanyahu-n që Izraeli të japë llogari për atë që bën? Mendoni se është e mundur një paqe e qëndrueshme në rajon?
    “Po, mendoj se mund të arrihet një paqe e qëndrueshme. Kam filluar tashmë, në mënyrë shumë të kufizuar, shkëmbimet me disa nga liderët e vendeve që ju përmendni, dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë, personalisht ose përmes Selisë së Shenjtë, sepse ne kemi marrëdhënie diplomatike me shumicën e vendeve të rajonit, dhe do të ishte shpresa jonë të vazhdojmë të bëjmë thirrje për paqe”, tha ai.
    Këto janë orë të tensionit të madh mes NATO-s dhe Rusisë. Flitet për luftë hibride, sulme kibernetike. A shihni rrezikun e një përshkallëzimi, të një konflikti të zhvilluar me mjete të reja, siç kanë denoncuar drejtuesit e NATO-s? Dhe në këtë klimë, a mund të ketë një marrëveshje për një paqe të drejtë pa Evropën, e cila është sistematikisht anashkaluar këto muaj nga administrata Trump?
    “Kjo është një temë padyshim e rëndësishme për paqen në botë, por në të cilën Selia e Shenjtë nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, sepse nuk jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk kemi qenë të pranishëm në diskutimet që kanë ndodhur deri tani, edhe pse shumë herë kemi kërkuar një armëpushim.
    Lufta ka shumë aspekte, rritjen e armëve dhe gjithë prodhimin që ekziston, armët kibernetike, energjinë, tani po vjen dimri… Është e qartë që nga njëra anë presidenti i Shteteve të Bashkuara mendon se mund të promovojë një plan paqeje që të paktën në fillim ishte pa Evropën. Por prania e Evropës është e rëndësishme dhe ai propozim fillestar u modifikua, edhe për shkak të asaj që Evropa po thoshte.
    Në mënyrë specifike, mendoj se roli i Italisë mund të jetë shumë i rëndësishëm, pikërisht për aftësinë që ka Italia, kulturalisht dhe historikisht, për të qenë ndërmjetës në një konflikt që ekziston mes palëve të ndryshme, edhe mes Rusisë dhe Ukrainës. Në këtë kuptim unë mund të sugjeroj që Selia e Shenjtë të inkurajojë këtë lloj ndërmjetësimi dhe të kërkohet, ose të kërkojmë së bashku, një zgjidhje që mund të ofrojë një paqe të drejtë.”
    Në Liban keni bërë thirrje për dialog. A do të bëjë Vatikani diçka konkrete në këtë drejtim? Për më tepër, keni takuar edhe përfaqësues shiitë, e keni marrë letrën e Hezbollahut?
    “Udhëtimi lindi duke menduar për çështje ekumenike, përvjetorin e Nicaea-s dhe takimin me patriarkët katolikë dhe ortodoksë, duke kërkuar unitet në Kishë. Por gjatë këtij udhëtimi pati edhe takime personale me përfaqësues të grupeve të ndryshme që në fakt përfaqësojnë autoritete politike, persona dhe grupe që kanë lidhje me konfliktet e brendshme ose edhe ndërkombëtare.
    Puna jonë kryesisht nuk është diçka publike, nuk e shpallim, ndodh prapa skenave. Është diçka që tashmë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke u përpjekur të bindim palët të lënë armët, dhunën, dhe të dialogojnë së bashku rreth një tryeze duke kërkuar përgjigje, zgjidhje”.
    A keni parë mesazhin e Hezbollahut?
    “Po, e kam parë. Është e qartë që nga ana e Kishës ka propozimin që të lënë armët, që të kërkojmë dialogun. Por më shumë se kaq preferoj të mos komentoj.”

    Top Channel

  • Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

    Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në mënyrën e përfundimit të luftës, duke shtuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.
    “Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë gjëra varen nga pjesëmarrja e secilit udhëheqës. Sot do të flasim edhe me udhëheqës të tjerë”, tha Zelensky në një postim në platformën X.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

  • Kushte të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të hënë

    Kushte të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të hënë

    Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
    Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Rritje e qëndrueshme e tregut të sigurimeve vullnetare, zgjerim edhe i kontratave

    Rritje e qëndrueshme e tregut të sigurimeve vullnetare, zgjerim edhe i kontratave

    Ekonomi E Diel, 30 Nëntor 2025 15:41
    Tregu i sigurimeve vullnetare vijoi të zgjerohet gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, duke shënuar ritme pozitive rritjeje në pothuajse të gjitha portofolat. Tendenca konfirmon interesin në rritje të individëve dhe bizneseve për mbrojtje financiare më të gjerë, si dhe një stabilizim të strukturës së tregut.
    Sipas të dhënave paraprake, primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 8,4 miliardë lekë, me një rritje prej 6,79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i kontratave u rrit në të njëjtën linjë, me 6,58%, çka tregon se rritja nuk është vetëm në vlerë monetare, por edhe në zgjerim të bazës së klientëve.

    Rritje ka pësuar edhe segmenti i sigurimeve vullnetare të Jo-Jetës, me një ecuri pozitive prej 4,97%, çka reflekton rritjen e kërkesës për mbrojtje ndaj riskut të pronës, përgjegjësive dhe forcave të natyrës.

    Portofolat e “Pronës, përgjegjësive dhe garancive” siguruan mbi 3,58 miliardë lekë gjatë periudhës, duke mbajtur peshën kryesore në tregun e Jo-Jetës. Brenda këtij grupi, sigurimi nga “Zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” zuri vendin kryesor me 67,07% të të ardhurave totale, i ndjekur nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme, me 23,25%. Ky dominim tregon se bizneset po i kushtojnë më shumë vëmendje menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes së aseteve.

    Ndërkohë, portofoli i “Zjarrit dhe forcave të natyrës” regjistroi një rritje të qëndrueshme, si në vëllimin e primeve të shkruara bruto me 4,53%, ashtu edhe në numrin e kontratave, me një rritje të fortë prej 9,92%. Ky rezultat lidhet edhe me ndërgjegjësimin në rritje për pasojat e fenomeneve klimatike.
    Tregu i sigurimeve të aksidenteve dhe shëndetit arriti të gjenerojë rreth 1,201 miliardë lekë, një rritje prej 2,67%, ndërsa kërkesa për produkte të kujdesit shëndetësor privat vijon të jetë e qëndrueshme.
    Segmenti i sigurimeve të Jetës ka shënuar një nga performancat më të forta në treg, me primet që arritën 1,862 miliardë lekë, një rritje e ndjeshme prej 13,87% krahasuar me vitin 2024. Ky zhvillim i atribuohet zgjerimit të ofertave të paketave afatgjata të kursimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për planifikimin financiar.
    ATSH

  • “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    “Ekziston një mundësi për paqe të qëndrueshme”, Macron: Duhen garanci të forta për sigurinë e Ukrainës

    Presidenti francez Emmanuel Macron, duke hapur telekonferencën e sotme të “Koalicionit të të Gatshmëve” që mbështet Kievin, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, tha, sipas mediave franceze, se “më në fund ekziston një mundësi për të bërë përparim të vërtetë drejt një paqeje të qëndrueshme” midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Sipas presidentit francez, “një kusht absolut për një paqe të qëndrueshme” është t’i ofrohet Ukrainës “garanci shumë të forta sigurie dhe jo garanci vetëm në letër”.
    “Ukraina ka marrë shumë premtime që janë shkelur për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ruse, dhe për këtë arsye garancitë e forta janë të nevojshme”, tha presidenti francez.
    “Negociatat kanë fituar një vrull të ri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”, tha gjithashtu Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se takimet në Gjenevë më 23 nëntor lejuan një dialog të hapur dhe konstruktiv midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon

    Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon

    Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 20:46
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka “përparim të qëndrueshëm dhe inkurajues” në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, ndërsa theksoi gjithashtu se “presioni mbi Rusinë do të rritet” derisa ajo të pranojë të marrë pjesë në “një rrugë të besueshme drejt paqes”.
    Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas videokonferencës së vendeve të “Aleancës së të Gatshmëve”, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Presidentja e Komisionit theksoi se ka nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Ajo shtoi “ndikimin e rëndësishëm të valëve të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse”, të cilat “zvogëlojnë burimet e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj agresive”.
    “Meqenëse presioni mbetet e vetmja gjuhë ndaj së cilës përgjigjet Rusia, ne do të vazhdojmë ta rrisim atë derisa të ketë një gatishmëri të vërtetë për t’u angazhuar në një rrugë të besueshme drejt paqes”, tha Von der Leyen, duke vënë në dukje se “në një kohë kur Evropa dhe partnerët e saj janë plotësisht të angazhuar në kërkimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, mbrëmë Rusia përshkallëzoi sulmet e saj ndaj Kievit, me raketa dhe dronë që madje shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë”.

  • G20 kërkon ‘paqen e drejtë’ në Ukrainë, mesazh i fortë nga samiti në Johanerburg

    G20 kërkon ‘paqen e drejtë’ në Ukrainë, mesazh i fortë nga samiti në Johanerburg

    Udhëheqësit e G20-ës, të cilët u takuan në Johanesburg, bënë thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, por edhe në Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos dhe “territoret e pushtuara palestineze”, në një deklaratë të lëshuar sot.

    “Të udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së në tërësi, ne do të punojmë për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos, territoret e pushtuara palestineze, Ukrainë dhe për t’i dhënë fund konflikteve dhe luftërave të tjera në të gjithë botën”, shkruan ata.
    Kjo është e vetmja referencë për Ukrainën në këtë tekst tridhjetë faqesh, edhe pse plani amerikan për vendin prishi axhendën e Samitit dhe evropianët po intensifikojnë konsultimet për të hartuar një kundërpropozim.

    Top Channel