Tag: qendrore

  • Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Rama: Me plot gojën mund të quhet institucion, BSH sfidë të dyfishtë pas 1 shekulli ekzistencë

    Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Rama: Me plot gojën mund të quhet institucion, BSH sfidë të dyfishtë pas 1 shekulli ekzistencë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë.
    Të pranishëm ishin akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e të huaj të cilët ndanë analiza, studime e vizione për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar.
    Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Bankës së Shqipërisë gjatë një shekulli veprimtarie, duke theksuar rëndësinë që ka ky institucion në forcimin e stabilitetit financiar dhe në modelimin e institucioneve të pavarura në vend. Ai nënvizoi se historia e krijimit dhe konsolidimit të Bankës duhet të shërbejë si shembull për ndërtimin e institucioneve të tjera që synojnë të fitojnë pavarësinë dhe besueshmërinë publike.

    Rama: Detyra e Bankës Qendrore është që në afat të shkurtër gjithçka të jetë brenda kornizës së një afati të gjatë. Duke ardhur në këtë moment celebrimi mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucione të tjera, të cilat janë në formim e sipër. Do të ishte vërtet e dobishme që historia e zhvillimit dhe përpjekjeve të BSH për t’u formësuar dhe për t’u konsoliduar si institucion të merrej përsipër dhe të shkruhej për t’i dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë.
    Fara e mbjellë në 1913 bëri që BSH të lindte dhe edhe pse historia edhe me BSH nuk ka qenë bujare ashtu si edhe me institucionet e tjera, e përsëris që për arsye që do të duhej të studioheshin, ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit. 50 vjet më parë kur BE ishte një eksperiment i ri, Banka qendrore e Suedisë organizoi një konferencë ndërkombëtare ku shtrohej pyetja dhe sfida që ne kemi sot; Bankat Qendrore përballë sfidës së integrimit dhe cilat janë detyrat e tyre.  
    Rama u ndal edhe te sfidat që po përballet ekonomia moderne dhe roli i institucioneve monetare në këtë realitet të ri global. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë hyn në shekullin e dytë të ekzistencës së saj në një kontekst krejtësisht të ndryshëm nga ai i themelimit, duke u përballur me një botë të ndërlidhur, dinamike dhe të ndikuar nga krizat ndërkombëtare si pandemia, lufta në Evropë dhe inflacioni i lartë.
    Sipas Ramës, politika monetare e kohëve moderne nuk matet më vetëm me normën bazë, por edhe me pritshmëritë, transparencën dhe aftësinë për të reaguar me kreativitet e guxim përballë sfidave të papritura. Ai vuri theksin te detyra e dyfishtë e Bankës së Shqipërisë, e cila duhet të shikojë përtej së tashmes, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin dhe funksionin e saj bazë në kohën që vendi përgatitet për hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    Rama: Sot BSH hyn në shekullin e saj të dytë dhe gjendet në një hartë krejt të re nga harta ku ajo u vendos në fillim të shekullit të saj të parë. Pas pandemisë globale, luftës në Evropë, dallgëve inflacioniste, sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se politika monetare nuk matet më vetëm me normën bazë, por matet edhe me pritshmëritë dhe sot normalizimi do të thotë shumë më tepër se sa përdorimi i mekanizmit të normës bazë pasi do të thotë edhe transparencë, edhe kreativitet edhe kurajo hap pas hapi me vigjilencë dhe pa panik nga befasitë gjithmonë e më të pranishme në jetën e përditshme të vendeve dhe të fshatit tonë global.
    Sfida e Bankës tonë qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikojë përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmnem ndërkohë që e ardhmja bëhet gjithmonë e më ë afrët dhe ndërkohë nga ana tjetër duhet të vahzdojë të provojë se është në lartësinë e duhur sa i takon funskionit të saj bazë, funksionit të saj tradicional, historikk dhe ndërkohë që ne përpiqemi që të gjithë së bashku të hedhim sa më shpejt hapat e procesit të anëtarësimit duke menduar çdo ditë se si ta mbajë ritmin e lartë ku kemi hyrë me hapjen e grupkapitujve dhe duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për të mos u gjendur përpara pamudnësisë për t’i mbyllur grupkapitujt, ndërkohë që hapësira e kohës është shumë e ngushtë dhe ndërkohë qe tendenca është për të luiajtur në fushë të sigurt, bota ndryshon me një shpejtësi marramendëse dhe të rejat që penetrojnë globalisht botën e financave, botën e parasë janë vërtet të tilla që trondisin deri në themele ato që deri pak kohë më parë, dukeshin çështje të zgjidhura dhe çështje pa dilemë.

  • 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Lagarde: Është përballur me sfida, por ka ruajtur stabilitetin financiar

    100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Lagarde: Është përballur me sfida, por ka ruajtur stabilitetin financiar

    Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka dërguar një video-mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Ajo kujtoi rolin e Bankës së Shqipërisë në fillimin e viteve ’90 kur vendi dilte nga sistemi komunist.
    “Ngjarjet e rëndësishme të shekullit XX nga luftërat botërore deri te vendosja e komunizmit të gjitha përfshijnë Shqipërinë dhe institucionet e saj. Një nga ndryshimet më të thella për bankën qendrore erdhi me tranzicionin e trazuar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut në fillim të viteve ’92 gjatë të cilit inflacioni u rrit shumë shpejt duke tejkaluar 200% në vitin 1992. Banka qendrore u përball me një nga sfidat më të mëdha, rivendosja e stabilitetit monetar dhe eci para duke u përballur drejtpërdrejt me atë sfidë duke rritur ndjeshëm normat e interesit për t’i sjellë normat reale në territor pozitiv me qëllim uljen e inflacionit”, tha Lagarde.
    Sipas saj, Shqipëria është përballur me sfida edhe vitet e fundit, por Shqipëria ka dalë e fortë prej tyre edhe falë veprimeve të Bankës.
    “Shqipëria përjetoi goditje gjatë kësaj periudhe. Kriza financiare globale i la bankat e mëdha me kapital të huaj në vend me një nivel të lartë të kredive me probleme. Pavarësisht kësaj, Shqipëria doli më e fortë nga këto sfida pjesërisht falë veprimeve të bankës qendrore, për të ruajtur stabilitetin financiar ndër vite. Ajo miratoi rregulloret për shtesat e kapitalit, për raportimin e mbulimit me likuiditet. Gjithashtu në fillim të këtij viti ka nisur zbatimi i masave makroprodenciale për të kontrolluar rreziqet e mundshme që mund të vijë nga tregu i banesave. Suksesi i bankës qendrore pasqyron suksesin më të gjerë të vendit në vitet e fundit”, tha Lagarde
    Lagarde tha se BQE mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian dhe është thelbësore që Shqipëria të mbajë një angazhim të palëkundur drejt politikave monetare.

  • Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë, tejkalon Ulmer Münsterin të Gjermanisë

    Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë, tejkalon Ulmer Münsterin të Gjermanisë

    Barcelona feston një arritje historike: bazilika e Sagrada Familia është bërë zyrtarisht kisha më e lartë në botë pas ngritjes së pjesës së parë të Kullës Qendrore të Jezu Krishtit, duke arritur një lartësi prej 162 metrash.

    Kjo e kalon lehtë lartësinë e kishës gjermane Ulmer Münster, e cila deri tani mbante rekordin me mbi 160 metra.
    Ndërkohë, Sagrada Familia nuk ka përfunduar ende: kulla qendrore do të arrijë 564 këmbë kur të kompletohet në muajt në vijim. Pjesa e parë e saj u vendos mbi navën kryesore të kishës të enjten e kaluar me ndihmën e një crane.
    Kisha, projekt i arkitektit legjendar Antoni Gaudí, ka nisur ndërtimin në vitin 1882, por Gaudí nuk e priste të përfundonte gjatë jetës së tij. Vetëm një nga kullat e shumta ishte përfunduar kur ai vdiq.
    Në dekadat e fundit, ritmi i punimeve është përshpejtuar, falë statusit të Sagrada Familias si një atraksion ndërkombëtar turistik. Të ardhurat nga biletat e hyrjes përdoren për të financuar ndërtimin; vitin e kaluar, 4.9 milion vizitorë paguan për ta vizituar, përfshirë 15% nga Shtetet e Bashkuara.
    Ndërtimi i fasadave dhe dekorimi i brendshëm do të vazhdojë për disa vite, dhe pritet të përfundojë brenda dhjetë viteve të ardhshme.
    Vit i ardhshëm do të shënojë 100-vjetorin e vdekjes së Gaudit, dhe kisha do të organizojë disa evente për të nderuar trashëgiminë e arkitektit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Barcelonë dhe në mbarë Spanjën.

    Top Channel

  • Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.2% në tremujorin e tretë

    Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.2% në tremujorin e tretë

    Ekonomia e Eurozonës arriti një rritje 0.2% në tremujorin e tretë, duke tejkaluar pritshmëritë, sipas të dhënave paraprake nga Eurostat.Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që ekonomia e bllokut të zgjerohej me 0.1% për periudhën korrik-shtator.Euro u rrit me 0.16% kundrejt dollarit, në 1.1618 dollarë, pas publikimit të të dhënave.Rritja u nxit nga Spanja dhe Franca, me të parën që raportoi një zgjerim 0.6% në tremujorin e tretë dhe të dytën që regjistroi një rritje 0.5% (dukshëm më e lartë se pritshmëritë e analistëve për rritje 0.2%) pavarësisht një sfondi të paqëndrueshmërisë politike.Megjithatë, Gjermania dhe Italia penguan shkallën e rritjes, pasi ekonomitë e të dy vendeve ngecën.Kjo vjen pasi ekonomia e Eurozonës regjistroi një rritje prej 0.1% në tremujorin e dytë, pas një zgjerimi prej 0.6% në të parin.A ka mbaruar cikli i uljes së normave të interesit nga BQE-ja?Të dhënat e tremujorit të tretë – të cilat tregojnë një qëndrueshmëri të papritur ekonomike – vijnë përpara vendimit të ardhshëm të politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane, që pritet të publikohet më vonë të enjten, dhe heqin çdo presion të menjëhershëm mbi bankën qendrore për të ulur normat për të stimuluar ekonominë.Pritet gjerësisht që banka qendrore ta mbajë normën e saj kryesore të depozitave në 2% në takim, pasi e kishte ulur për herë të fundit normën në qershor. Ulja erdhi ndërsa norma vjetore e inflacionit të Eurozonës arriti në 2%, objektivin e BQE-së, megjithëse norma e rritjes së çmimeve është rritur që atëherë, në 2.2% në shtator.Pavarësisht një perspektive të dobët rritjeje, ekonomistët thonë se banka qendrore nuk ka gjasa të ulë përsëri normat e interesit për një kohë.“Cikli i uljes së normave të interesit nga BQE-ja duket se ka mbaruar, të paktën për momentin, me një aktivitet më të fortë biznesi dhe inflacion në rritje, duke lënë pak dyshime se Këshilli Drejtues nuk do të bëjë më ndryshime.” tha Matthew Ryan, kreu i Strategjisë së Tregut në firmën e shërbimeve financiare Ebury.Natasha May, analiste e tregut global në J.P. Morgan Asset Management, tha: “Të dhënat e fundit të aktivitetit të zonës euro kanë qenë pozitive, duke përfshirë PMI-të e tetorit dhe vlerësimin e parë të PBB-së së tremujorit të tretë. Rritja surprizuese ka ndodhur pavarësisht vështirësive tregtare, dhe duket se kërkesa e brendshme mbetet në një trend rritës.”Duke pasur parasysh këtë, dhe pritshmëritë se inflacioni do të moderohet, mantra e Presidentes së BQE-së, Christine Lagarde, se politika e bankës qendrore është në një “pozicion të mirë”, duket e arsyeshme, shtoi May.“Por nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që BQE-ja të bëjë disa ulje të tjera vitin e ardhshëm. Me eksportet kineze në zonën euro që u rritën me 15% në vit në shtator dhe pritjet për çmimet e ardhshme të energjisë që lëvizin më poshtë, forcat dezinflacioniste po fitojnë vrull”, tha ajo.E shoqëruar me një euro të fortë, May shtoi se kjo mund të çojë në inflacionin e Eurozonës që të jetë nën parashikimet e BQE-së vitin e ardhshëm – të cilat tashmë janë nën objektivin prej 2% të bankës. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BQE synon vitin 2029 për emetimin e euros dixhitale

    BQE synon vitin 2029 për emetimin e euros dixhitale

    Banka Qendrore Europiane do të vazhdojë të përgatisë terrenin për euron dixhitale edhe pasi faza aktuale përgatitore të përfundojë këtë muaj, duke parashikuar vënien në qarkullim të saj brenda katër viteve të ardhshme.Zyrtarët pritet të vendosin për vazhdimin e punës përgatitore në një takim këtë javë në Firence të Italisë. Ata po synojnë të emetojnë monedhën dixhitale në vitin 2029, me kusht që të ekzistojë një kuadër ligjor përkatës.Banka Qendrore Europiane nisi fazën dyvjeçare të përgatitjes së projektit në vitin 2023, me shpresën se Bashkimi Europian do të miratonte ndërkohë rregullat e nevojshme për të hedhur në qarkullim versionin dixhital të barasvlershëm me kartëmonedhat dhe monedhat fizike. Por qeveritë kombëtare dhe Parlamenti Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje.Pengesën më të madhe e ka shkaktuar Partia Popullore Europiane (EPP), ku disa eurodeputetë kanë preferuar të kërkojnë një alternativë nga sektori privat në vend të zgjidhjes dixhitale të ofruar nga BQE-ja. Megjithatë, presioni për të zhbllokuar ngërçin po rritet, pasi politikëbërësit shprehin shqetësim për varësinë e tepërt nga kompanitë amerikane si Visa, Mastercard dhe PayPal në pagesat e blerjeve me pakicë.Frika se monedhat e qëndrueshme të mbështetura në dollar (stablecoins), të promovuara nga presidenti amerikan Donald Trump, mund të fitojnë terren në Europë, ka shtuar më tej urgjencën e debatit.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, dhe zyrtarë të tjerë po bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit, në mënyrë që të forcohet autonomia strategjike e Europës në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike. Sipas burimeve, kjo do të reflektohet edhe në komunikimin zyrtar të së enjtes.Data e mundshme e emetimit u përmend publikisht për herë të parë nga anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Piero Cipollone, i cili në shtator deklaroi se “mesi i vitit 2029 mund të jetë i arsyeshëm”. Faza aktuale e përgatitjes pasoi një periudhë dyvjeçare hetimore.Ndërkohë, BQE-ja ka intensifikuar gjithashtu punën për një version “me shumicë” të monedhës dixhitale të bankës qendrore (wholesale CBDC). Në korrik, ajo miratoi një plan që do të mundësojë shlyerjen e transaksioneve të kryera përmes teknologjisë DLT (Distributed Ledger Technology) duke përdorur para të bankës qendrore. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Torino ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur kampionët në fuqi të Serisë A, Napolin. Torinezëve u mjaftoi goli i Simeones në minutën e 32-të për të festuar fitoten.
    Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. “Tuttomercatoweb”-i e ka vlerësuar mesfushorin shqiptar me notën 6.5, teksa shkruan se lojtari shqiptar ishte pika qendrore e lojës.
    “Pika qendrore e lojës. Ai mban një sasi të madhe topash. Në disa situata ai merr rreziqe të tepërta, por është dakord me këtë”, ka shkruajtur “Tuttomercatoweb”-i./Sport Ekspres/

  • Sa do të zgjasë mania e arit?

    Sa do të zgjasë mania e arit?

    Çmimi i arit ka arritur nivele rekord, duke ndezur një ethe globale blerjesh që përfshin si investitorë profesionistë ashtu edhe individë të zakonshëm.Në Japoni, SHBA e Europë, njerëzit po kërkojnë të blejnë shufra e monedha ari si mburojë ndaj pasigurisë ekonomike e politike.Rritja mbi 50% që nga fillimi i vitit, në rreth 4,000 dollarë për ons, e ka kthyer arin në asetin e vitit, me performancën më të mirë që nga 1979 (shih figurën).Katalizatori kryesor kanë qenë blerjet e bankave qendrore, sidomos në vendet në zhvillim, që po diversifikojnë rezervat për t’u shkëputur nga dollari amerikan.Por në muajt e fundit, në treg është përfshirë edhe kapitali privat. Fondet e tregtuara në bursë të mbështetura në ar kanë tërhequr 26 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e tretë, teksa frika nga humbja e mundësive ka shtyrë shumë investitorë të kërkojnë siguri në këtë metal. Banka Société Générale e cilëson tashmë çmimin 5,000 dollarë për ons “gati të pashmangshëm”.Arsye të shumta po ushqejnë maninë e arit: tensionet SHBA–Kinë, pasiguria politike, frika nga borxhet e larta dhe rikthimi i inflacionit. Për shumëkënd, ari mbetet mbrojtja e vetme në një botë ku tregjet e aksioneve janë të mbivlerësuara dhe obligacionet e pasigurta.David Tait, nga Këshilli Botëror i Arit (WGC), e përshkruan këtë klimë si “frikë nga kolapsi financiar” dhe nga një skenar borxhi të pakontrollueshëm.Por gjithnjë e më shumë analistë pyesin se kur mund të ndalet ky entuziazëm. Disa shohin shenja të qarta: çmimi i arit është tashmë 20% mbi mesataren 200-ditore dhe 70% mbi mesataren 200-javore, nivele që në të kaluarën janë pasuar nga rënie 20–30%. Një pjesë e bankave qendrore mund të fillojnë të shesin për të ruajtur peshën e arit në rezervat e tyre, pasi vlera e tyre është rritur shumë shpejt.Si përqindje e rezervave të bankave qendrore, ari është rritur nga 10% një dekadë më parë në rreth 24% në fund të qershorit.Bankat qendrore në mbarë botën kanë vijuar ta shtojnë gradualisht sasinë e arit në rezervat e tyre gjatë dhjetë viteve të fundit dhe, duke përjashtuar Rezervën Federale të SHBA-së, zotëronin 29,998.4 tonë në fund të qershorit, sipas të dhënave të WGC që përfshijnë si blerjet e raportuara, ashtu edhe ato të paregjistruara.Në bazë të çmimeve aktuale, kjo nënkupton se vlera e rezervave zyrtare të arit jashtë SHBA-së arrin rreth 3.93 trilionë dollarë, pak më e lartë se totali i obligacioneve amerikane të mbajtura nga investitorët e huaj në fund të korrikut, që ishte 3.92 trilionë dollarë.Skenari më optimist për arin do të ishte humbja e besueshmërisë afatgjatë të SHBA-së në luftën kundër inflacionit, gjë që do të dobësonte edhe dollarin, ndërsa investitorët përgatiten për norma interesi shumë të ulëta dhe zhvlerësim të aseteve.Meqenëse prodhimi i arit është i kufizuar nga sasia që mund të nxjerrin minatorët, oferta mbetet relativisht inelastike ndaj ndryshimeve në afat të shkurtër dhe pritet të qëndrojë pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të ardhshme.Rritja e çmimit ka ndikuar tashmë në shtimin e prodhimit nga minatorët artizanalë, si edhe nga grupet kriminale, veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe në Afrikën Jugore, megjithëse ka pak vlerësime për përmasat reale të këtij prodhimi.Politika monetare ka ndikuar fort në këtë ecuri.Në SHBA, pritshmëritë për ulje të normave të interesit kanë ulur interesin për obligacione, ndërsa deficitet e larta dhe inflacioni mbi objektivin e Fed kanë ushqyer kërkesën për ar. Presioni i presidentit Trump ndaj bankës qendrore për të ulur normat, si dhe debatet mbi pavarësinë e saj, kanë shtuar pasigurinë.Në Japoni, dobësimi i jenit dhe frika nga inflacioni kanë nxitur një valë blerjesh aq të madhe sa kompania Tanaka Precious Metals u detyrua të pezullojë shitjet e shufrave të vogla.Konsumi global i shufrave dhe monedhave të arit vitin e kaluar ishte rreth 1,186 tonë, afërsisht një e katërta e kërkesës botërore, dhe ka vijuar të rritet edhe gjatë këtij viti, sipas të dhënave të WGC.Në Turqi, ku ari përbën rreth një të pestën e pasurisë së familjeve, rritja e fortë e çmimeve mund të nxisë konsumin, pasi njerëzit ndihen më të pasur, vlerëson Capital Economics.Ndërsa në Hong Kong, një nga blerësit më të mëdhenj të arit për frymë në botë, shumë familje që kanë ruajtur arin për dekada po nxitojnë ta shesin për të përfituar nga çmimet e larta.Kërkesa e fortë ka shpërthyer edhe në Europë. Royal Mint në Britani regjistroi muajin më të mirë në histori në shitjet e monedhave të arit e argjendit, me një porosi të vetme mbi 50 milionë paund.Edhe argjendi ka ndjekur të njëjtën rrugë, duke arritur mbi 52 dollarë për ons. Sipas Bank of America, një në katër menaxherë fondesh e cilëson “blerjen e arit” si tregtinë më të mbipopulluar në tregjet globale, shenjë se entuziazmi mund të jetë shndërruar në flluskë.Nuk është e lehtë të vlerësosh nëse çmimet aktuale të arit ndodhen në territor flluske: ndryshe nga aksionet e një kompanie, ari nuk gjeneron fitime apo të ardhura që mund të krahasohen me koston e tij. Dhe ndryshe nga një obligacion, ai nuk siguron të ardhura që mund të maten me kthimet e aseteve të tjera.Në vend të kësaj, çmimi i tij ndikohet kryesisht nga perceptimet më të gjera të investitorëve mbi gjendjen e botës dhe nuk është i panjohur për shpërthime spekulative, ndonjëherë pas rënies së frikës nga inflacioni.Një rritje e madhe gjatë krizës inflacioniste të viteve 1970 u pasua nga një rënie në fillim të viteve 1980, ndërsa një rënie e ngjashme ndodhi edhe pas kulmit të arit në vitin 2011.Në tregjet financiare, kjo përkthehet në një votë mosbesimi ndaj dollarit dhe politikave monetare që po e mbajnë borxhin nën kontroll përmes inflacionit.Megjithëse disa argumentojnë se ari po mbetet jashtë logjikës tradicionale të tregjeve, për shumë investitorë ai vazhdon të shihet si sigurim kundër pasigurisë. Ari nuk është thjesht një investim. Është një votë mosbesimi ndaj sistemit financiar. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Agron Shehaj shkresë KQZ-së: Na duhet një seli qendrore për partinë

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare. 
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare. 
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. 
    Ky vërtetim kërkohet për efekt të procedurës ligjore për pajisjen me seli qendrore dhe zyrtat vendore të partive parlamentare, në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 8580/2000 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të përmendur më sipër”, thuhet në kërkesë. 
    Më 11 maj, partia Mundësia mori 49 006 vota në rang vendi dhe siguroi dy deputetë, vetë Shehaj dhe Erald Kapri. 

     

  • Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare.
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare.
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025

  • Fitoi 2 mandate deputeti/ Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Fitoi 2 mandate deputeti/ Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare.
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare.
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
    Ky vërtetim kërkohet për efekt të procedurës ligjore për pajisjen me seli qendrore dhe zyrtat vendore të partive parlamentare, në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 8580/2000 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të përmendur më sipër”, thuhet në kërkesë.
    Më 11 maj, partia Mundësia mori 49 006 vota në rang vendi dhe siguroi dy deputetë, vetë Shehaj dhe Erald Kapri.