Tag: qendror

  • Andoni: Një dorë në Komitetin Qendror ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ‘90

    Andoni: Një dorë në Komitetin Qendror ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ‘90

    Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH1 se ka pasur një dorë në Komitetin Qendror që ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ’90.
    Sipas Andonit, studentët nuk ishin të organizuar në mënyrën e duhur dhe por kjo vinte edhe për shkak të hijes së pushtetit komunist që rëndonte në ato vite.
    “Dua të them diçka për pjesën e narracionit përballë Ramiz Alisë. Ti e shikon në çdo lëvizje shqiptare, prandaj unë mendoj se lëvizja e studentëve ka një karakter historik të cilin mund ta krahasosh me të gjitha lëvizjet e mëdha tek ne.
    Të gjitha lëvizjet e mëdha tek ne nuk kanë pasur formësim mendimi të qartë. T’ju them një element; në takimin me studentët ka pasur një monolog të stërzgjatur të Ramiz Alisë ku shpjegon që “bëmë Plenumin, kemi liruar disa nga anëtarët e Byrosë politike, kemi menduar që në zgjedhje të futen organizata dhe përballja e delegacionit të studentëve, dhe për këtë nuk mund të kenë faj, nuk kishte ndonjë organizim të përkryer.
    Pyetjet kanë qenë të tilla, psh, z. Imami e ka pyetur: Pse po e bëni tani pluralizmin. “Ç’do të thotë kjo”, e ka pyetur Demeti. Pra, artikulime të qarta nga ana e studentëve nuk ka pasur, ka pasur një lloj tulatje. Aty ishte hija e rëndë e pushtetit dhe e forcës. E treta ishte që mund të bësh lëvizje po ku shkon?”, u shpreh Andoni.

    Më tej ai theksoi se duket se ka pasur një dorë që ka vendosur për rrjedhën e ngjarjeve.
    Duke iu referuar një prej ideologëve  të Partisë Socialiste, Andoni tha se ai i ka bërë të ditur në një intervistë se “jam në gjendje që t’ju them se ku janë formuar partitë e para; janë formuar në katin e tretë, në godiën e Komitetit Qendror, ka qenë zyra filan. Ishte diçka e kontrolluar. Elementi kryesor që nuk duhet ta shmangim ka qenë qyteti i Tiranës. Lëvizja ka qenë shumë interesante por me shumë dritëhije të mëdha”.
    “Në mendimin tim në ato intervista që kam bërë 30 vitet e fundit, duket që një dorë ka vendosur për shumë gjëra. Duket që njerëzit e Komitetit Qendror kishin kohë që e mendonin ndryshimin.
    Për shembull në një intervistë po e teproj që po e citoj, një nga ideologët e Partisë Socialiste personalisht më ka thënë; Jam në gjendje që t’ju them se ku janë formuar partitë e para; janë formuar në katin e tretë, në godinën e Komitetit Qendror, ka qenë zyra filan.
    Ishte diçka e kontrolluar. Elementi kryesor që nuk duhet ta shmangim ka qenë qyteti i Tiranës. Lëvizja ka qenë shumë interesante por me shumë dritëhije të mëdha”, theksoi Andoni në ‘3D’.

  • “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    8 Dhjetor 2025

    13:11

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal është rikthyer zyrtarisht. 18-vjeçari i Barcelonës shkëlqeu ndaj Betisit, duke treguar një dimension të ri të talentit të tij. Për herë të parë, Hansi Flick e aktivizoi si trekuartist, pas sulmuesit qendror. Një ide e paprovuar më parë, por që funksionoi. Yamal drejtoi lojën, duke kombinuar kreativitetin ofensiv me angazhimin mbrojtës dhe shfaqi pjekuri befasuese.
    Statistikat flasin qartë: 4 raste të krijuara, 4 driblime të suksesshme, 16 pasime të sakta në një të tretën e fundit të fushës dhe 7 topa të rikuperuar; më i miri i skuadrës. Gjithmonë bujar në lojë, ai shërbeu shokët dhe vendosi interesin kolektiv mbi lavdinë personale. Përtej sulmit, Yamal u dallua edhe në mbrojtje, duke i dhënë Barcelonës më shumë balancë. Mediat spanjolle e përshëndetën këtë version “Yamal 2.0”.
    “Marca” thekson gatishmërinë e tij për të luajtur si qendror, “Mundo Deportivo” flet për evolucion drejt rolit qendror, ndërsa “Sport” e përshkruan si më të pjekur, të krahasueshëm për ndikimin në lojë me Messin e epokës së Guardiolës. Kjo ndeshje mund të shënojë fillimin e një epoke të re për Yamal.

  • VIDEO: Protesta – Greqi, blegtorët derdhin qumësht në sheshin qendror të Larisës

    VIDEO: Protesta – Greqi, blegtorët derdhin qumësht në sheshin qendror të Larisës

    Fermerët në Greqi kanë ditë që protestojnë. Gjatë ditës së sotme në shenjë proteste edhe blegtorët kanë derdhur qumësht në sheshin qendror të Larisës.

    Ata vendosën gjithashtu të marrin pjesë në protestat e kolegëve të tyre.

    Fermerët blegtorë të Larisës janë të dëshpëruar për shkak të lisë që u ka prekur delet dhe dhitë. Ata gjithashtu vendosën  t’i bashkohen protestës së fermerëve që ka nisur që ditën e hënë.

    Mesditën e sotme (02/12) një turmë fermerësh blegtoralë u mblodhën në sheshin qendror të qytetit të Larisës dhe hodhën qumësht, grurë, ushqim për kafshët dhe misër përpara selisë së Policisë.

    Ata protestuan në këtë mënyrë për atë që ka ndodhur në industrinë e tyre kohët e fundit./zougla.gr/

  • Tri përforcime të rëndësishme, zbulohen kërkesat e Flick për merkaton e verës

    Tri përforcime të rëndësishme, zbulohen kërkesat e Flick për merkaton e verës

    Ndërsa fokusohet për të nxjerrë maksimumin nga ekipi në dispozicion dhe tentuar të përsërisë sezonin e suksesshëm të kaluar, Hansi Flick, së bashku me drejtorin sportiv Deco dhe komisionin sportiv, kanë planifikuar tashmë emrat që duhet ta përforcojnë Barcelonën për sezonin e ardhshëm: një mbrojtës qendror, një sulmues krahu dhe një sulmues qendror.
    Mbrojtësi qendror i majtë është prioriteti kryesor. Pas largimit të Iñigo Martínez në merkaton verore, Barça mbeti pa një qendër mbrojtjeje natyralisht të majtë. Kjo ka detyruar lojtarë të tjerë të ndryshojnë pozicion, por askush e nuk ka interpretuar si duhet “offside” si ish-lojtari bask. Barça po monitoron lojtarë si Gonçalo Inácio (Sporting), Murillo (Nottingham), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Benedetti (Palmeiras) dhe Guéhi (Crystal Palace), i cili lirohet në qershor.
    Me Lewandowski në vitin e fundit të kontratës dhe duke mbushur 38 vjeç (verën e ardhshme), pozicioni i sulmuesit qendror (‘9’) është gjithashtu prioritar. Kandidatë janë Julián Álvarez, por investimi i fondit “Apollo” tek Atlético Madridi mund ta komplikojë transferimin. Opsioni më realist është Harry Kane me klauzolë 65 milionë euroshe, ndërsa Haaland duket i paarritshëm.
    Së fundi, Barça synon një sulmues krahu polivalent. Në listë janë Rashford (opsion blerjeje 30 milionë), Rafael Leao (Milan) dhe duhet të planifikojnë pasuesin e Raphinha nëse ai vendos të largohet, me ofertat nga Arabia Saudite që e tërheqin shumë.
     

  • Berisha: Narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI në Brazil!

    Berisha: Narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI në Brazil!

    Berisha: Narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI në Brazil!
    Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur per Asamblenë e Përgjithshme të partive të djathta në Brazil, tha se, narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI-së në Brazil!. Ai tha se, Rezoluta dënoi me forcën më të madhe zhvillimet dramatike në Shqipëri.
    “Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj.
    Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas.
    Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit.
    Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine”, u shpreh Berisha.

  • Balotazhi/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin

    Balotazhi/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin

    Në Kosovë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin.
    LDK fiton Prishtinën, Pejën, Junikun, Vitinë e Dragashin.
    LVV ka fituar Mitrovicën e Jugut, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan,
    Ndërsa AAK fitoi në Klinë, Rahovec, Suharek, Gjakov,
    PDK fiton Vushtrinë, fiton në Kaçanik, Prizren,
    Ndërsa Lista SRSPKA, fiton në Kllokot
    Në Mamush- KDTP

  • Pse Ferran Torres shënon më shumë gola me trajnerin Flick sesa dikur me Xavi

    Pse Ferran Torres shënon më shumë gola me trajnerin Flick sesa dikur me Xavi

    7 Nëntor 2025

    12:57

    Alfred Lleshi

    Pas rikuperimit nga problemet muskulore, Hansi Flick e ka vendosur sërish Ferran Torres si sulmues qendror titullar. Goli i tij ndaj Elche ishte i 50-ti personal në 170 ndeshje me fanellën e Barcelonës. I 51-ti ishte ai në Champions, ndaj Club Brugges. Këto 51 gola janë të ndarë thuajse njësoj mes dy trajnerëve: 25 me Xavi në 113 ndeshje (5.938 minuta), gjatë periudhës 2021-2024, dhe 26 me Flick në 58 ndeshje (2.820 minuta), nga 2024 deri më tani.
    Diferenca lidhet kryesisht me pozicionin në fushë. Xavi e përdori kryesisht si lojtar krahu të majtë, rol në të cilin shënoi 12 gola në 59 ndeshje (52% e totalit). Si sulmues qendror shënoi 5 gola në 20 ndeshje (17.5%) dhe si krah i djathtë 8 gola në 34 ndeshje (30.5%).
    Me Flick, roli i Ferran ka ndryshuar krejtësisht. Ai ka luajtur 31 ndeshje si sulmues qendror (52.5%), me 15 gola; 19 ndeshje si krah i majtë me 10 gola, si dhe 8 ndeshje si krah i djathtë me vetëm 1 gol. Hapi përpara si qendërsulmues ka rritur efikasitetin e tij.
    Ferran renditet i 51-ti në listën e golashënuesve më të mirë të Barcelonës, duke kaluar Thierry Henry. Ai ka 3 gola më shumë se Ronaldo, por braziliani kishte një mesatare të vështirë për t’u arritur: 47 gola në 49 ndeshje, një gol çdo 90 minuta. Pas tyre është Lineker me 51 gola.

  • Kreu i KLSH: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike!

    Kreu i KLSH: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!

    Përmbytjet në Vaun e Dejës/ Boçi: Pasojë e paaftësisë, keqadministrimit e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror!

    Mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej.

    Ky ishte reagimi i ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi e konsideron një situatë të tillë, pasojë të papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

    ‘Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama’, shkruan Boçi.

    Statusi

    U deshën vetëm pak orë shi stinor në Qarkun Shkodër, Bashkinë Vau Dejës, për të trajtuar më parë papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

    Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi e po në rrezik jetë njerëzish, jo sipas justifikimit se “natyra po sulmon”, por sipas realitetit që nuk është marrë asnjë masë paraprake e investuese për t’u mbrojtur.

    Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama.

    Ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal.

    Ky i fundit fondet e veta i shkriu për fushatë me fryrje pune të pajustifikuara e rrugës zgjedhore e tani ka ngelur me sytë nga qielli.

    Përpos kësaj, mundet me shtratin të jetë lejuar “pa duar”, për qëllime fitimi dhe vota nga të dyja pushtetet.

    Prandaj është kjo gjendje e papërgjegjshme nga pushtetet që rrezikon, nëse do të rimëkëmbet, do të kthehet në një katastrofë.

    Pasojat e korrupsionit bien gjithmonë mbi.

    Ndërhyrjet emergjente për të gjithë më të keqen, duhet të jetë pa vonesë dhe me kapacitetet e duhura.

    Përgjegjësit e nuk mund të qëndrojnë qendrore e lokale t’ia hedhin me justifikime dhe me ngrit shpatullash.

  • Zgjedhjet e Tiranës në dilemë, Koka paralajmëron dy skenarë për KQZ-në:Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve do..

    Zgjedhjet e Tiranës në dilemë, Koka paralajmëron dy skenarë për KQZ-në:Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve do..

    Gazetari Bledian Koka është shprehur në një emision televiziv se konferenca për shtyp e kryetarit të KQZ-së, e parashikuar të mbahet nesër në orën 10:30, do të jetë momenti kur publiku do të kuptojë nëse ‘ky shtet funksionon normalisht’ apo jo.
    Sipas Kokës, ka dy skenarë: ose kreu i KQZ-së do të respektojë vendimin e Kushtetueses dhe ligjin “të shkruar e zezë në të bardhë”, ose do të vijojë procesin zgjedhor sikur asgjë nuk ka ndodhur.
    Bledian Koka: Nga sot deri nesër në orën 10:30 do të kuptojmë nëse ky shtet është normal ose jo vetëm pasi kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka njoftuar konferencë për shtyp do të japë deklaratën.
    Sepse këtu edhe mund të çmenden, sepse kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve mund të thotë që ne vazhdojmë punën dhe të shohim si…ose do të lexojë ligjin siç është i shkruar e zezë në të bardhë. Zgjedhje më 9 nëntor me këtë vendim edhe me pranimin e Begajt për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë.
    Dekreti i Presidentit të Republikës ishte për 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën. Ku dekret që është pezulluar sot përfshin edhe këto 6 bashki?