Tag: qëndron

  • Versioni i parë nuk qëndron më, ja çfarë zbulohet sot për humbjen e Shpat Kasapit

    Versioni i parë nuk qëndron më, ja çfarë zbulohet sot për humbjen e Shpat Kasapit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.
    Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.
    E vërteta është se Shpati ndodhej në Itali me familjen për një kontroll mjekësor të djalit të tyre, dhe jo për performancë muzikore.
    Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControlTragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Mësohet se këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.
    Shkaku dyshohet të jetë një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.
    Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi.

  • Ndotet liqeni i Kukësit, anija ekologjike qëndron si relikte në breg të tij

    Ndotet liqeni i Kukësit, anija ekologjike qëndron si relikte në breg të tij

    Liqeni i Kukësit, i cili shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike në HEC-in e Fierzës, sot po përballet me një nga krizat më të rënda mjedisore në historinë e tij.

    Ndotja e pakontrolluar ka mbuluar thuajse të gjithë sipërfaqen mbi Kukësin e vjetër, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën që dikur e bënin këtë liqen një ekosistem të gjallë e të pasur.
    Plastika, mbeturina të shumta dhe materiale të tjera të rrezikshme kanë pushtuar ujin, duke e shndërruar një pasuri ujore në një pasqyrë të hidhur të neglizhencës sonë kolektive.
    Situata është përkeqësuar pas reshjeve intensive të shiut, të cilat rritën ndjeshëm prurjet në lumenjtë që furnizojnë liqenin. Pjesa më e madhe e mbeturinave vjen nga dy burimet kryesore: Drini i Bardhë nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e Veriut. Me rrjedhën e ujit kanë mbërritur tonelata mbeturinash që sot lundrojnë mbi sipërfaqen e liqenit, duke mbytur jetën brenda tij.
    Ironikisht, në breg të liqenit qëndron e palëvizur një anije ekologjike moderne, e ardhur si dhuratë nga qeveria gjermane në maj të vitit 2024.
    E financuar me 180 mijë euro nga taksapaguesit gjermanë dhe e implementuar nga shoqata “Everwave”, kjo anije ishte parashikuar të qëndronte dy vjet në Kukës për të ndihmuar në pastrimin e liqenit. Por sot ajo qëndron e ndalur, e mbuluar nga ndryshku dhe balta, si një relikte e harruar buzë ujit—jo si mjeti shpëtues për të cilin u mendua.
    Kjo situatë nuk është vetëm një problem sipërfaqësor; është një alarm i kuq për shëndetin, mjedisin dhe imazhin e qytetit. Megjithatë, deri më tani, nga institucionet vendore nuk ka pasur asnjë reagim. Liqeni po mbytet në mbeturina, ndërsa zgjidhja ndodhet e braktisur vetëm pak metra larg tij.

    Top Channel

  • “Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë

    “Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një video në rrjetin e saj në Facebook, ku tregon një fjalim të gjeneralit amerikan Wesley Clark në sallën e Hagës.

    Ndërsa video e Clark rikujton se ka momente në histori kur populli ngrihet jo për dhunë po për të mbrojtur dritën e vetë, Spiropali u shpreh se edhe bijtë e Kosovës u ngritën për dinjitet për të drejtën dhe për lirinë.
    “Dje, në sallën e Hagës, gjenerali amerikan Wesley Clark rikujtoi para botës një të vërtetë të thjeshtë: se ka momente në histori kur një popull ngrihet jo për dhunë, apo për pushtet, por për të mbrojtur dritën e vet.
    Ashtu siç luftuan bijtë e lirisë në kontinentin amerikan në vitet 1770, edhe bijtë e Kosovës u ngritën për dinjitet, për të drejtën për të jetuar të lirë.
    E njëjta dritë, i njëjti zjarr, sot digjet në Ukrainë.
    Liria ka gjithmonë të njëjtin ritëm: fillon me një padrejtësi, rritet me një zë që nuk pranon heshtjen dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë.
    Shqipëria qëndron krah atyre që zgjodhën dhe zgjedhin lirinë”, shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • “Në izbë…”, poezi nga Ervin Nezha

    “Në izbë…”, poezi nga Ervin Nezha

    Në izbë,Ka një vend të fshehtëKu qëndron kyçurPrej viteshNjë albumBrenda të cilitKa veç një fotografi,Që tregonPër dy të dashuruar,Por që njëri prej tyreNuk jam unë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM VINCA:  ORFEU SHQIPTAR DHE KËNGA SHQIPE E DASHURISË

  • ‘Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik’, Lala: Ka akuzë të rëndë

    ‘Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik’, Lala: Ka akuzë të rëndë

    Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë mbrëmje në një studio televizive teksa fillimisht foli mbi dosjen e nxehtë në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lala thekson se Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik.
    “Mendoj se çështja kryesore do jetë zonja Balluku. Është një zv.kryeministre. në detyrë që po qëndron jashtë çdo kriteri moral dhe juridik. Ka një akuzë të rëndë për 50 mln euro të zhdukura. Ka mesazh kompromentues që duhet të evidentohen.”
    Më tej Lala, foli mbi thirrjen e Berishës në SPAK për 21 janarin. Berisha do duhej të japë shpjegime si person në dijeni për 4 vrasjet në protestën e 21 janarit 2011.
    “Berisha ka një fletëthirrje si person në dijeni për 21 janarin. Ka qenë kryeministër në detyrë kur ka ndodhur ngjarja. Demonstrata u thirr nga Edi Rama kryetar i opozitës. Doli një video e Dritan Priftit ku shfaqej Meta për një çështje parash me të cilën Metra doli i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Me këtë video u thirr dhe protesta e 21 janarit. Zoti Berisha do duhet të japë shpjegime për çfarë ndodhi brenda godinës së kryeministrisë.
    Kush e urdhëroi gardën të qëllojë mbi protestuesit dhe qytetarët më 21 janar. Është thirrur si person në dijeni. Ajo çka pasoi pas 21 janari, grupi i prokurorëve në atë kohë, nuk zbatoi urdhrat për ndalimin e zinxhirtit e krerëve të gardës së republikës. Berisha do duhet të japë urdhër pse nuk u zbatuan urdhrat. I mbajti gardistët brenda kryeministrisë. Prokuroria nuk hynte në ambientet e kryeministrisë. U fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike.”

  • Dumani për akuzat e Berishës/ Asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë

    Dumani për akuzat e Berishës/ Asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj tij dhe prokurorëve të tjerë të SPAK.
    I ftuar në një studio televizive, Dumani është shprehur se asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë.
    “Ajo që them është kjo që e para prokurorët janë të pavarur, janë zotët e çështjes, vendosin fatin e hetimeve. Si drejtues kam ofruar për rastin e çështjes solidarizimin tim dhe ndihmën time duke u përfshirë në hetime. Asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë. Prençi ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjera.
    Kam kontakt të shpeshtë me prokurorin Prençi. Deri në këtë moment nuk më ka shprehur asnjë shqetësim për kërcënime. Nuk më ka shprehur asnjë shqetësim apo kërcënim në adresë të tij as nga kryeminsitri apo kushdo tjetër. Ne prandaj jemi prokurorë të SPAK, jemi të përgatitur për kërcënime apo përbaltje siç ndodh. Kemi instrumentet e duhur për të reaguar në rast se ka komunikime që tejkalojnë ligje dhe nëse ka të tilla marrim masat që na takojnë. Prokurori Prençi ka mbështetjen time të plotë do të ngelem pranë dhe do ta mbështes. Kam patur mbështetjen e tyre dhe i falenderoj. E vlerësoj kolektivin”, tha Dumani.

  • Von der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës, ajo nuk do ta përballojë dimrin e vetme

    Von der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës, ajo nuk do ta përballojë dimrin e vetme

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë Ukrainës dhe do të ofrojë ndihmën e nevojshme për ta ndihmuar vendin të përballet me dimrin e ardhshëm.

    “Ukraina nuk do të jetë vetëm këtë dimër. BE-ja qëndron me ju dhe po ofron ndihmë emergjente energjetike për të mbështetur Ukrainën në muajt e ardhshëm,” shkroi Von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

    Ajo shtoi se Komisioni Evropian po shqyrton gjithashtu mënyrat për të siguruar mbështetje të qëndrueshme financiare për Kievin.

    “Nesër do të miratojmë Paketën tonë të Zgjerimit, e cila do të nxjerrë në pah angazhimin e jashtëzakonshëm të Ukrainës në rrugën e saj evropiane gjatë vitit të kaluar,” theksoi presidentja e KE-së.

    Von der Leyen nënvizoi se mesazhi i Komisionit është i qartë: Ukraina është gati të ecë përpara në rrugën evropiane.

    Ndërkohë, sulmet e intensifikuara ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në disa rajone.
    Sipas shërbimit publik ukrainas Suspilna, ditëve të fundit janë vendosur kufizime në furnizimin me energji, dhe të dielën i gjithë rajoni i Donetskut mbeti pa energji për shkak të sulmeve ruse.

  • Mesi ‘vulos’ të ardhmen, qëndron në Amerikë

    Mesi ‘vulos’ të ardhmen, qëndron në Amerikë

    Lionel Mesi me kontratën e re me Inter Majemi ka dëshmuar se po behet gati për Argjentinën e Botërorit 2026.

    Tetë herë Topi i Artë zgjati kontratën me Inter të Dejvid Bekam duke shuar shpresat e simpatizantëve të tij në kampionatin e vendit të lindjes për të mbyllur në Argjentinë.

    Vazhdo leximin

  • “Do një baba në fushë, jo një trajner”! Në Itali tregojnë detajin e veçantë, Modriç dërgon Leaon në nivel të lartë: Qëndron në vend kur e ka pranë…

    “Do një baba në fushë, jo një trajner”! Në Itali tregojnë detajin e veçantë, Modriç dërgon Leaon në nivel të lartë: Qëndron në vend kur e ka pranë…

    Brenda një kohe të shkurtër, Modric është bërë truri i kuqezinjve dhe Milani tani është një ekip në krye të Serie A me ambicie të shprehura qartë për kampionatin. Një ekip që më parë luftonte me kontrollin e topit, tani merr frymë lirisht. Modri? dikton ritmin, ngadalëson kur ka nevojë, përshpejton kur ndien momentin dhe të gjitha me lehtësinë që është bërë shenja e tij dalluese.
    Ndërkohë Leao, i njohur për karakterin e tij djallëzor, thuhet se “qëndron në vend” kur Modri? flet ose kur është pranë tij, diçka që nuk e bënte as kur Zlatan Ibrahimovi? ishte me të në ekip. Këto janë fjalët e gazetarit Carlos Passerini, i cili raporton për Corriere della Serra për të gjitha ngjarjet në dhe përreth Milanos.
    “Leao ka nevojë për një baba në fushë, jo për një trajner. Kur kishte Ibrahimovic me vete, e kishte këtë deri diku, por kur Ibra u largua, ai e ‘neglizhoi’ përsëri. Mendoj se Luka Modriç mund të bëhet figura e re atërore në fushë që i duhet Rafaelit. Më është thënë se Rafa, i cili është mburravec dhe tenton ta marrë gjithçka lehtë, qëndron në vend kur Modriç është pranë. Dhe kjo është diçka që ai nuk e bëri as me Ibrahimovicin”, tha gazetari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/