Tag: qëndrimit

  • Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

    Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

    Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët nga e gjithë bota. Ky vend i pasur me histori, kulturë dhe bukuri natyrore të pabesueshme, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, duke ofruar eksperienca të paharrueshme për ata që e vizitojnë.
    Një grup turistësh nga Zelanda e Re janë një shembull i vizitorëve që kanë shijuar mikpritjen e veçantë të shqiptarëve, përshtypjet e të cilëve kanë marrë vëmendjen e revistës britanike “Express“, për të cilën shprehen se janë mjaft të impresionuar nga bukuria dhe mikpritja që kanë hasur gjatë qëndrimit të tyre.
    Grupi filloi udhëtimin e tij në Sarandë, në Rivierën Shqiptare, dhe siç thonë ata, gjithçka ishte “shumë e mirë.”
    Një tjetër pikë e rëndësishme për grupin ishte vizita në Syrin e Kaltër, një nga atraksionet natyrore më të njohura të Shqipërisë. Uji kristal i burimit natyror, që arrin të shihet deri në thellësi prej 50 metrash, për ta ka qenë një eksperiencë që ata nuk do ta harrojnë kurrë.
    Pas kësaj, udhëtimi i tyre i çoi në Gjirokastër, një qytet historik dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku ata shijuan pasuritë kulturore të vendit dhe kaluan momente të paharrueshme.
    Një nga gjërat që turistët kanë vënë re gjatë qëndrimit të tyre është mikpritja e jashtëzakonshme e shqiptarëve, duke shtuar se kanë pasur mundësi të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar, që është bërë një nga arsyet kryesore që ata rekomandojnë Shqipërinë për të tjerët.
    Pavarësisht qëndrimit të shkurtër, grupi i turistëve ka lënë Shqipërinë me përshtypje të shkëlqyera dhe me dëshirën për t’u kthyer sërish.
    Tv Klan

  • Britanikja Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

    Britanikja Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

    Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët nga e gjithë bota. Ky vend i pasur me histori, kulturë dhe bukuri natyrore të pabesueshme, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, duke ofruar eksperienca të paharrueshme për ata që e vizitojnë.

    Një grup turistësh nga Zelanda e Re janë një shembull i vizitorëve që kanë shijuar mikpritjen e veçantë të shqiptarëve, përshtypjet e të cilëve kanë marrë vëmendjen e revistës britanike “Express“, për të cilën shprehen se janë mjaft të impresionuar nga bukuria dhe mikpritja që kanë hasur gjatë qëndrimit të tyre.

    Grupi filloi udhëtimin e tij në Sarandë, në Rivierën Shqiptare, dhe siç thonë ata, gjithçka ishte “shumë e mirë.”

    Një tjetër pikë e rëndësishme për grupin ishte vizita në Syrin e Kaltër, një nga atraksionet natyrore më të njohura të Shqipërisë. Uji kristal i burimit natyror, që arrin të shihet deri në thellësi prej 50 metrash, për ta ka qenë një eksperiencë që ata nuk do ta harrojnë kurrë.

    Pas kësaj, udhëtimi i tyre i çoi në Gjirokastër, një qytet historik dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku ata shijuan pasuritë kulturore të vendit dhe kaluan momente të paharrueshme.

    Një nga gjërat që turistët kanë vënë re gjatë qëndrimit të tyre është mikpritja e jashtëzakonshme e shqiptarëve, duke shtuar se kanë pasur mundësi të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar, që është bërë një nga arsyet kryesore që ata rekomandojnë Shqipërinë për të tjerët.

    Pavarësisht qëndrimit të shkurtër, grupi i turistëve ka lënë Shqipërinë me përshtypje të shkëlqyera dhe me dëshirën për t’u kthyer sërish.

  • Pushimet dyfishuan kohën e qëndrimit mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

    Pushimet dyfishuan kohën e qëndrimit mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

    Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijë fare të vegjël. Për mjekët okulistë konstatimi është I dhimbshëm pasi shëndeti I syve ndonëse ka të gjitha premisat në kohë pushimesh të qetësohet dhe përmirësohet nga natyra, degradon me ritme të frikshme.
    “Ajo që më mërziti më shumë ishte se të gjithë ishin me kokë në celular, jo vetëm prindërit por edhe fëmijët e të gjitha moshave dhe ajo që më trembi më shumë ishin fëmijët 3 vjeç që nuk duhet të kenë fare telefon në duar për dëmet e jashtëzakonshme që u jep ekrani muskujve të syve të tyre që janë në zhvillim”, u shpreh okulistja Suzana Zhuka.
     Sipas mjekes, nga intervistat me pacientët fëmijët në kohë pushimesh dyfishojnë kohën e qëndrimit para ekraneve.
    “Kjo është një varësi totale. Mbi 4 orë shkon koha mesatare ditore e qëndrimit në telefon  dhe kjo është alarmante për shëndetin e syve”, u shpreh okulistja Zhuka.
    Miopia është alarmi i kohëve moderne, si një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët. Parashikimet e studimeve ndërkombëtare tregojnë se deri në 2050, 4 në 10 fëmijë do të jenë miopë.
    “Sot në Shqipëri, nga 10-15 fëmijë 7 janë më syze dhe kjo është statistikë shumë e lartë. Duhet program mbarëkombëtar për ndërgjegjësimin e prindërve ku të përcaktohen qartë oraret e qëndrimit mbi ekrane. Mesazhi im është: Mbroni fëmijët sa nuk është vonë. Sëmundja nuk vjen as për një ditë as për një muaj. Ajo krijohet me kalimin e kohës”, u shpreh ajo.
    Me ardhjen e shtatorit fëmijët që regjistrohen në klasë të parë nisin kontrollin e detyruar të syve, një depistim ky që çdo vit ka treguar numra të rritur të problemeve me shikimin tek kjo grupmoshë.

  • SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë me viza: Mos tejkaloni afatin e qëndrimit!

    SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë me viza: Mos tejkaloni afatin e qëndrimit!

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët që kanë përfituar dhe do të përfitojnë vizë amerikane.
    Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar se duhet të respektohen afatet e përcaktuar në vizë. Në rast të shkeljes së këtyre afateve, ambasada thekson se personat përgjegjës do të dëbohen nga SHBA-ja dhe do t’iu hiqet e drejta për të studiuar, udhëtuar dhe marrë një vizë tjetër për në Amerikë.

    “Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën tuaj të autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Mbikalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë në aftësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

  • Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

    Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

    Njoftimi për njohjen me kushte i Shtetit të Palestinës nga Britania, përbën ndoshta ndryshimin më të madh të qëndrimit diplomatik nga Londra në Lindjen e Mesme, aq më tepër në një zonë ku ata kanë qenë sundues në fillimet dhe mesin e shekullit të kaluar, e influencës të rëndësishëm prej atëherë e deri me sot, për atë që ka ndodhur në atë pjesë të botës.

    Shtatori, ashtu si edhe Francezet, është për britanikët, afati përfundimtar i njohjes zyrtare në rast se kushtet e vëna nga Londra për Izraelin dhe Hamasin, nuk plotësohen. Kushtet duken te parealizueshme, dhe paçin fat britanikët, më shume sesa francezët në shpresën për përmbushjen e tyre nga të dyja palët.
    Andaj, gjasat për njohjen zyrtare në shtator janë shumë të mëdha, edhe pse kryeministri britanik Sir Keir Starmer, nuk shpreson se ndryshimi sizmik  i qëndrimit diplomatik britanik do  prodhoj  së shpejti ndonjë shtet të pavarur palestinez. Kjo pavarësisht nga një aprovim i heshtur dhe i nënkuptuar apo edhe diplomatik, nga presidenti amerikan Trump gjatë qëndrimit në Skoci, i cili është pas çdo lëvizje Izraelite dhe mbështet çdo qëndrim të Tel Avivit në raportet dhe situatën në Gaza, dhe me gjerë. Fakt është, se  pa mbështetjen e Uashingtonit, vështirë se gjestet diplomatike të vendeve të tjera të fuqishme evropiane e më gjerë, zor se materializohen.
    Dukshëm  lëvizja më e fundit diplomatike britanike, e cila vështirë se do i kënaq të gjithë faktorët e brendshëm politike në Britani, synon sipas burimeve diplomatike që të fuqizoj dhe shkund  moderatorët, ende te dobët dhe jo influencues, në të dyja anët e konfliktit, si izraelitët dhe palestinezët, për qasje më realiste, kur ekstremistët, si në radhët e qeverisë aktuale izraelite ashtu dhe militantët e Hamasit, kanë prodhuar shkatërrim, vuajtje e humbje kolosale jetësh njerëzore, sidomos në anën palestineze.
    Ndryshimi i madh në Politiken e Jashtme britanike për krizën në atë pjesë të Lindjes së Mesme, ku që prej viteve 1990-a, çdo përpjekje për paqen ka dështuar, synon të hap një dritare shprese për paqen, faktikisht e mbyllur hermetikisht, por kësaj radhë britanikët po përdorin një levë hekuri për hapjen e kësaj dritare, e cila nga jashtë duket siç do dritare xhami, por nga brenda është e mbyllur me hekura dhe  murr guri.

    Top Channel

  • Vizat për SHBA/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

    Vizat për SHBA/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

    Ambasada amerikane ne Tirane

    TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë njoftimin e rëndëisshëm, teksa sqaron qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Amerikë, përcaktohet nga oficeri Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në destinacion. Pra, data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.
    “Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, JO nga data e skadencës së vizës.”, shkruhet në postimin e ambasadës./ZËRI

  • Shqiptarë që udhëtoni me vizë amerikane? Ja çfarë duhet të dini për kohëzgjatjen e qëndrimit

    Shqiptarë që udhëtoni me vizë amerikane? Ja çfarë duhet të dini për kohëzgjatjen e qëndrimit

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë turistike.
    Sipas ambasadës, kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës, por nga vendimi i oficerit të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në territorin amerikan.
    “Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit, jo nga data e skadencës së vizës,” thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar sot nga Ambasada në rrjetet sociale.

  • Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

    Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA.
    “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
    “Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën ‘prano deri më…’ në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës.”, thuhet më tej në njoftim.

  • Vizat/Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga..

    Vizat/Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga..

    Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.
    Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.
    Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”.
    Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skadencës së vizës.

  • “Sa kohë mund të qëndroj në SHBA?”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët

    “Sa kohë mund të qëndroj në SHBA?”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.
    Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

    Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”.
    Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës.