Tag: qëndrimi

  • Iu dhanë leje qëndrimi gjatë mandatit të Biden, tani shumë emigrantë “dëbohen” nga SHBA

    Iu dhanë leje qëndrimi gjatë mandatit të Biden, tani shumë emigrantë “dëbohen” nga SHBA

    Mijëra emigrantëve që kanë hyrë në SHBA gjatë administratës së Joe Bidenit dhe kanë përdorur një aplikacion të posaçëm për të rregulluar takimet për azil, u thuhet të largohen “menjëherë”.
    Afërsisht 900,000 emigrantë që hynë në kufirin jugor duke përdorur aplikacionin, CBP One, përgjithësisht u lejuan të qëndronin në SHBA për dy vjet dhe iu dha leja nga ligjet e imigracionit për të punuar në vend ligjërisht.
    Tani, shumë prej tyre janë duke u informuar se qëndrimi i tyre me kusht është revokuar dhe se ata i nënshtrohen ndjekjes penale nëse qëndrojnë në SHBA. Presidenti Donald Trump ka premtuar prej kohësh se do të rrisë dëbimet nga SHBA. Administrata e tij së fundi e riemëroi aplikacionin në CBP Home dhe po e përdor atë për “vetë-deportime”.
    Në një email të parë nga BBC, një emigranti iu tha “është koha që ju të largoheni nga Shtetet e Bashkuara”.
    “Nëse nuk largoheni menjëherë nga Shtetet e Bashkuara, do t’i nënshtroheni veprimeve të mundshme të zbatimit të ligjit që rezultojnë në largimin tuaj nga Shtetet e Bashkuara – përveç nëse keni marrë ndryshe një bazë të ligjshme për të qëndruar këtu,” shkruhet në e-mail.
    Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se “Administrata Biden shpërdoroi autoritetin e lirimit me kusht për të lejuar miliona të huaj të paligjshëm në SHBA, gjë që nxiti më tej krizën më të keqe kufitare në historinë e SHBA”.
    “Anulimi i këtyre lirimeve me kusht është një premtim i mbajtur ndaj popullit amerikan për të siguruar kufijtë tanë dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, shtohet në deklaratë.
    Është e paqartë se sa njerëz kanë marrë njoftimet, megjithëse zyrtarët e imigracionit kanë konfirmuar se ata janë dërguar te disa nga emigrantët në SHBA.

  • Brenda javës mbërrijnë 44 emigrantë në Gjadër, Italia dërgon ata që iu është refuzuar qëndrimi

    Brenda javës mbërrijnë 44 emigrantë në Gjadër, Italia dërgon ata që iu është refuzuar qëndrimi

    Italia do të dërgojë brenda javës në qendrën e pritjes në Gjadër emigrantët e paligjshëm qëiu është refuzuar qëndrimi dhe janë në pritje të dëbimit.

    Sipas dekretit të miratuar nga qeveria Meloni më 28 Mars, ka ndryshuar kategoria e personave që mund të transferohen në qendrat e pritjes në Shqipëri, tashmëjo më si azilkërkues të kapur në det, por si emigrantë të parregullt në Itali dhe gjykata ka vendosur dëbimin e tyre në vendet e origjinës.

    Këtë e ka konfimuar ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedozi në një intervistë televizive në mediat italiane, duke bërë të ditur se brenda 7 apo dhjetë ditësh do të dërgohet edhe numri i parë prej 44 emigrantësh drejt Shqipërisë, me opsionin për të rritur numrin e tyre.

    “Do të fillojmë me numrin fillestar që do të jetë 44 persona të transferuar në përputhje me kapacitetin aktual, por ndërkohë qendra shqiptare do të zgjerohet. Brenda një jave, maksimumi 10 ditësh do të dërgohen sapo të jenë përcaktuar në detaje aspektet përfundimtare të logjistikës”, shprehet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi.

    Në muajt e fundit, azilkërkuesit ishin transferuar tre herë në Gjadër, por të gjithë u kthyen më pas në Itali pas vendimit refuzues të gjykatave të këtij shteti. Pas dërgimit të çështjes në Strasburg mbi vendet e origjinës së emigrantëve, qeveria Meloni nxori një dekret të ri për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë, duke përcaktuar se në Gjadër do të dërgohen emigrantët që iu është refuzuar qëndrimi dhe kanë një urdhër dëbimi.

  • Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

    Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 1.05 miliardë lekë në 2024-n, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

    Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
    Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.
    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    I gjithe ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në zgjatjen e ciklit të emigracionit. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krujojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valen e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.
    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.
    Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e treguesit të remitancave eshtë dhe ekonomia informale. Prurjet e emigrantëve llogariten nga Banka e Shqipërisë si një zë në total që mbulon të hyrat e ndryshme në bilancin e pagesave, që mund të jetë formale apo jo formale dhe si rrjedhojë këtu mund të përfshihet edhe ajo pjesë e parasë informale që hyn nga burime jo të ligjshme e hidhet në ekonomi, si në ndërtim, apo blerje pasurish të paluajtshme në bregdet./ Monitor

  • Elon Musk: Do të doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik real

    Elon Musk ka bërë shumë deklarata të çuditshme, por kjo mund t’i paraprijë të gjithave: “Do të doja të vdisja në Mars.”
    Ai e tha për herë të parë në vitin 2013 në South by Southwest dhe më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende serioz për këtë.
    Obsesioni i Musk për mbijetesën ndërplanetare shkon përtej arratisjes nga një fatkeqësi e largët kozmike – ka të bëjë me formësimin e një të ardhmeje që ia vlen të pritet, shkruan Yahoo News.
    Siç e shprehu ai në faqen e internetit të SpaceX: “Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e mrekullueshme – dhe kjo është ajo që nënkupton të qenit një qytetërim hapësinor.”
    Ai vazhdoi: “Ka të bëjë me besimin në të ardhmen dhe të mendosh se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Dhe nuk mund të mendoj asgjë më emocionuese se të dal atje dhe të jem mes yjeve.
    Por, kjo nuk është vetëm fantazi e një miliarderi – SpaceX po punon në mënyrë aktive për ta realizuar atë.
    Së fundmi, Musk njoftoi se Starship do të niset për në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm, duke mos bartur asgjë tjetër përveç robotit humanoid të Teslës, Optimus.
    Dhe nëse ky mision shkon mirë? Njerëzit mund ta shkelin Planetin e Kuq në vitin 2029-2030.
    Megjithatë, Musk nuk po flet për të vizituar Marsin. Ai flet për të jetuar atje. Argumenti i tij?
    Qëndrimi në Tokë është rrezik real. Fatkeqësitë klimatike, ndikimet e asteroideve, kontrolli i Inteligjencës Artificiale.
    Në mendjen e tij, Marsi nuk është thjesht një plan rezervë – është mbijetesë.
     

  • Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

    Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

    Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024.
    Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi.
    Reagimi i ambasadës shqiptare:
    Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:
    Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:
    Gjatë periudhës  31-03-2024 deri më 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:
    -Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose
    Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
    ✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.