Tag: qëndrimi

  • Qëndrimi i Shpendit, drejtori sportiv i Cesenas: Disa ekipe në garë për të, por e mbajtëm

    Qëndrimi i Shpendit, drejtori sportiv i Cesenas: Disa ekipe në garë për të, por e mbajtëm

    Cristjan Shpendi qëndroi te Cesena, edhe pse disa skuadra mjaft të njohura ishin në garë për shërbimet e tij.
    Për Shpendin ka folur së fundmi drejtori sportiv i ekipit italian, Flavio Fusko.

    “Ne i jemi përmbajtur planit të klubit, i cili ishte të ndërtonim një ekip që mund të zhvillojë lojtarët e tij brenda një buxheti të paracaktuar.  Transferime? Nuk kemi pasur kurrë nevojë të shesim. Kishte interes për Shpendin, Bertin dhe Klinsmanin. Ne thjesht i grumbulluam ofertat, por kurrë nuk i shqyrtuam ato ose nuk i shtymë më tej”,-tha Fuskoja.

  • Luftë në Kuvend/ Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita

    Luftë në Kuvend/ Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend.“Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha MediuSipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit nuk duhet diskutuar pasi është provuar se është gabim edhe në të shkuarën. Sipas tij, opozita duhet t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, që nga lufta në parlament, e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.“Nëse e le siç e la në vitet e shkuara opozitare për t’ia dhënë gratis Edi Ramës ccdo gjë për të kontrolluar dhe për të shkatërruar demokracinë, funksionalitetin kushtetues, por edhe opozitën , unë mendoj që do ishte gabim jo i vogël opozitar. Opozita duhet të jetë e mençur. E mençur në kuptimin që duhet të ndërtojë një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë, e cila jo gjithmonë varet nga sasia, por edhe nga kualiteti i mendimit dhe qasja, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët. Ne e kemi paguar shtrenjtë braktisjen e parlamentit dhe politikat tona edhe në raport me ndërkombëtarët duke krijuar një thyerje dhe duke parë si alternativë atë që nuk është alternativë, qeverisjen e sotme për integrimin europian”, tha Mediu.Kujtojmë se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

  • Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita në Kuvend

    Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita në Kuvend

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh sot më 2 shtator, gjatë një interviste për Klan News, se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend.
    “Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha Mediu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Besard Jacaj.
    Sipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit nuk duhet diskutuar pasi është provuar se është gabim edhe në të shkuarën. Sipas tij, opozita duhet t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, që nga lufta në parlament, e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.
    “Nëse e le siç e la në vitet e shkuara opozitare për t’ia dhënë gratis Edi Ramës ccdo gjë për të kontrolluar dhe për të shkatërruar demokracinë, funksionalitetin kushtetues, por edhe opozitën , unë mendoj që do ishte gabim jo i vogël opozitar. Opozita duhet të jetë e mençur. E mençur në kuptimin që duhet të ndërtojë një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë, e cila jo gjithmonë varet nga sasia, por edhe nga kualiteti i mendimit dhe qasja, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët. Ne e kemi paguar shtrenjtë braktisjen e parlamentit dhe politikat tona edhe në raport me ndërkombëtarët duke krijuar një thyerje dhe duke parë si alternativë atë që nuk është alternativë, qeverisjen e sotme për integrimin europian”, tha Mediu.
    Kujtojmë se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

  • Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj. Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

    Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj. Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

    Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.
    Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

    61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;
    Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;
    Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.
    Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).
    Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;
    Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga: – bashkimi familjar: 24,5 %; – arsye të tjera: 16,3 %; – studimi: 4,0 %; -qëllime humanitare: 0,9 %.
    Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.
    Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023./ Monitor

  • STATISTIKA – Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika, në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë

    STATISTIKA – Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika, në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë

    Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.
    Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.
    61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;
    Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;
    Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.
    Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).
    Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;
    Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:– bashkimi familjar: 24,5 %;– arsye të tjera: 16,3 %;– studimi: 4,0 %;-qëllime humanitare: 0,9 %.
    Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.
    Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023. /Monitor/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

    Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

    Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.
    Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë.
    54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%.
    E ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri dominojnë nga shtetasit e Kosovës, Italisë dhe Turqisë, rritje të kërkesave për t’u pajisur me leje në vendin tonë vijnë edhe Azia, Amerika dhe Afrika.
    Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme me krahun e punës të shtetasve të huaj.
    Krahasuar me vitin 2023, shtetasit nga Amerika dhe Afrika kanë shënuar rritje me 23.4%, ndërsa ata nga Azia rritje me 20%. Ajo që bie në sy është fakti se kërkesat për leje qëndrimi po rriten në vendin tonë.
    Afro 62% e të huajve forcë pune në Shqipëri janë meshkuj, kundrejt 38% që janë femra.

  • 22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, indianët dhe filipinasit kryesojnë

    22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, indianët dhe filipinasit kryesojnë

    Shqipëria po përballet me një realitet të ri demografik dhe ekonomik: praninë gjithnjë e më të dukshme të të huajve që jetojnë dhe punojnë brenda kufijve të saj. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2024 u pajisën me leje qëndrimi gati 22 mijë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin paraardhës. Ky është një tregues i qartë se vendi po kthehet nga një “eksportues” i fuqisë punëtore në një destinacion tërheqës për punëtorë të huaj.
    Struktura dhe origjina e të huajve

    Në krye të listës së të huajve që zgjedhin Shqipërinë është Kosova, me mbi 4500 shtetas që kanë leje qëndrimi, duke reflektuar lidhjet historike, gjuhësore e kulturore mes dy vendeve. Italianët zënë vendin e dytë me 3763 leje qëndrimi, pasuar nga turqit. Risia e këtij viti është futja e Indisë dhe Filipineve në pesëshen kryesore, një fakt që tregon diversifikimin e burimeve të krahut të punës dhe hapjen e Shqipërisë ndaj tregjeve të reja të emigracionit.
    Arsyet e qëndrimit: nga puna tek familja dhe studimet
    Profili i të huajve tregon një prirje të qartë drejt ekonomisë: gati gjysma e tyre (11 mijë persona) janë pajisur me leje qëndrimi për arsye punësimi. Ky fenomen lidhet ngushtë me nevojat e tregut vendas, ku mungesa e fuqisë punëtore po shtyn bizneset të kërkojnë alternativa jashtë vendit. Përveç punës, një pjesë e rëndësishme e të huajve kanë ardhur për bashkim familjar dhe studime, duke sjellë një larmi të re sociale dhe kulturore.
    Profil demografik i të huajve
    Të dhënat tregojnë se 62% e të huajve janë meshkuj, ndërsa 38% femra. Mosha më e përhapur është ajo 30–39 vjeç, që përkon me grupmoshën më aktive në tregun e punës. Ky fakt vërteton se Shqipëria po tërheq kryesisht individë në moshë pune, të gatshëm të kontribuojnë në sektorët ekonomikë ku ka mungesa.
    Tregues rajonal dhe ndërkombëtar
    Nga viti 2023 në 2024 është vërejtur një rënie prej mbi 5% të të huajve nga vendet europiane, ndërkohë që ka pasur një rritje me 23% të të ardhurve nga Afrika dhe me 20% nga Azia. Ky ndryshim reflekton transformimet globale të emigracionit: ndërsa qytetarët europianë kanë mundësi të tjera më të favorshme në vendet e BE-së, Shqipëria po bëhet një pikë referimi për punëtorët nga vendet në zhvillim, ku konkurrenca për tregje pune është më e lartë.
    Impakti në tregun e punës shqiptar
    Fakti që në “Top 5” është futur India dhe Filipinet tregon një prirje të qartë të bizneseve shqiptare për të kërkuar krah pune nga Azia. Sektori i ndërtimit është mbështetur kryesisht tek punëtorët indianë, ndërsa sektori i shërbimeve dhe turizmit po gjen mbështetje tek filipinasit, vietnamezët e tajlandezët. Ky zhvillim është një zgjidhje pragmatike për mungesën e fuqisë punëtore vendase, por gjithashtu hap diskutime mbi kushtet e punës, integrimin social dhe ndikimin kulturor të këtij fenomeni.
    Përfundim: Shqipëria në një udhëkryq demografik
    Rritja e të huajve me leje qëndrimi nuk është vetëm një statistikë, por një sinjal i qartë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Nëse deri dje vendi shquhej për emigracion masiv drejt Europës, sot ai po përjeton një “import” të fuqisë punëtore. Sfida që shtrohet është se si institucionet shqiptare dhe shoqëria do të menaxhojnë këtë proces, për ta kthyer në një mundësi reale zhvillimi dhe jo në një burim tensioni social.

  • Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

    Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

     Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:– bashkimi familjar: 24,5 %;– arsye të tjera: 16,3 %;– studimi: 4,0 %;-qëllime humanitare: 0,9 %.Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Njihuni me rreziqet që ju kanosen nga qëndrimi ulur gjithë ditën

    Njihuni me rreziqet që ju kanosen nga qëndrimi ulur gjithë ditën

    Kur qëndrojmë ulur për orë të gjata, trupi ynë mezi pret të lëvizë përsëri. Kjo mund të tingëllojë absurde, pasi, teorikisht, trupi ynë kërkon relaksim dhe pushim, por ky është realiteti.

    Pushimi i shkurtër është sigurisht i nevojshëm për të rikuperuar nga lodhja, por megjithatë orët e gjata duke qëndruar vetëm në një vend pa lëvizur mund të sjellin pasoja negative për shëndetin tuaj.

    Mund të shkaktojë apnea të gjumit

    Kur qëndroni ulur për orë të tëra, graviteti dhe ulja e qarkullimit të gjakut mund të shkaktojnë mbajtjen e lëngjeve në ekstremitetet e poshtme. Pra, kur më vonë shtriheni për të fjetur, ky lëng transferohet në muskujt dhe indet e qafës dhe mund të shkaktojë ënjtje, sipas shkencëtarëve në Qendrën për Mjekësinë e Gjumit dhe Biologjinë Circadian në Universitetin e Torontos.

    Kjo e bën të vështirë për ju frymëmarrjen e ajrit dhe madje mund t’ju bëjë të ndaloni frymëmarrjen për periudha të shkurtra gjatë natës, duke shkaktuar apnea të gjumit.

    Gratë që bëjnë një mënyrë jetese sedentare kanë më shumë se dyfish rrezikun e zhvillimit të embolisë pulmonare, pra një mpiksje gjaku në mushkëri. Kjo ndodh sepse qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore redukton qarkullimin e gjakut dhe rrit shanset për formimin e mpiksjes së gjakut, të cilat mund të përfundojnë në mushkëri.

    Probleme me shpinën dhe qafën

    Është një nga problemet më të zakonshme që shkaktohet nga një mënyrë jetese e ulur. Dhe ato që shfaqen menjëherë, si dhimbjet e shpinës kur uleni në një karrige për shumë orë pa u ngritur. Gjithashtu, shumica e njerëzve kanë qëndrim të dobët, veçanërisht kur punojnë para një ekrani, gjë që gradualisht çon në probleme me qafën.

  • Fredi Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Ngjarje historike, festë

    Fredi Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Ngjarje historike, festë

    Fredi Beleri ishte i pranishëm në inaugurimin e Konsullatës Greke në Korçë.

    Ai u shpreh se është një ditë feste pasi inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës.
    Cili do të jetë qëndrimi juaj në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita?
    Beleri: Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve. Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë.
    Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian.
    Ky është edhe qëndrimi i BE-së?
    Beleri: Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve.
    Në lidhje me çështjen e detit, ai u shpreh “Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje”.

    Top Channel