Tag: qëndrimi

  • Më shumë emigrantë në Shqipëri, të huajt kanë aplikuar për leje qëndrimi për nëpunësim e studime

    Më shumë emigrantë në Shqipëri, të huajt kanë aplikuar për leje qëndrimi për nëpunësim e studime

    Mijëra shtetas të huaj kthejnë sytë drejt Shqipërisë, si një vend që të ofron punësim apo kushte më të mira jetese krahasuar me vendet e tyre të origjinës. Këtë e faktojnë shifrat në rritje të shtetasve të huaj që aplikojnë për leje qendrimi në vendin tonë.
    “Për vitin 2025 kanë aplikuar për tu pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë rreth 14.806 shtetas të huaj dhe janë pajisur me leje qëndrimi rreth 11 mijë shtetas. Motivi i aplikimeve ka qënë punësimi, kemi mbi 8 mijë shtetas të huaj për arsye punësimi që kanë aplikuar këtë vit për leje qendrimi. Krahasur me vitin 2024 kemi një rritje, sepse për këtë vit është ky numer deri në shtator, ndërkohë për gjithë vitin e kaluar kanë qënë të pajisur me leje qëndrimi rreth 13 mijë shtetas të huaj”,  tha Laureta Spirollari, Policia e Shtetit.
    Turizmi, shërbimet e restoranteve, ndërtimi, por edhe profesione të kualifikuara si mjekë apo inxhinierë janë kërkesat për punësim në Shqipëri. Ndërkohë vala e emigrantëve të regjistruar në vendin tonë janë nga shtete të ndryshme.

    “Kategoritë janë të ndryshme. Për turizëm restorante, mirëmbajtje, por nuk mungojnë inxhinierë apo mjekë, gjithashtu punonjës shtëpie, apo kujdestar fëmijësh. Më së shumti për kategoritë me kualifikime të lartë janë mjekë që vijnë nga Turqia. Kurse shtetësit më kryesore që aplikojnë në vendin tonë për leje qendrimi janë Filipinet, Indi, Itali, Egjipt, Kosovë dhe Turqia.”
    Ndërkohë që rriten numri i shtetasve që aplikojnë për leje qendrimi, nga ana tjetër kemi një ulje të ndjeshëm të numrit të emigrantëve të parregullt.
    “Për vitin 2025 kemi patur një numër prej 1500 shtetas të huaj të parregullt dhe ky numër ka ardhur në rënia nga vitin 2020.”
    Ndërkohë 105 shtetas të huaj kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, apo siç njihet ndryshme azil politik, shtetas që vijnë kryesisht nga Egjipti apo nga Lindja e Mesme, pikërisht vende që ndodhen në konflikt. Drejtoria e Kufirit verifikon të gjitha rastet e azilkërkuesve, por që në shumë raste ata më pas largohen ilegalisht në vende të Bashkimit Evropian, fillimisht duke kaluar drejt Malit të Zi.
    /vizionplus.tv

  • Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

    Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

    Shumë njerëz fajësojnë kafeinën, stresin apo jastëkët e parehatshëm për netët pa gjumë, por ekspertët britanikë paralajmërojnë se problemi mund të jetë shumë më i thjeshtë – mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë gjatë ditës. Orët e gjata të kaluara të përkulur mbi ekranet e telefonave apo kompjuterëve prishin ekuilibrin natyror të trupit, duke shkaktuar tension në qafë e shpinë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.
    Sipas ekspertes së gjumit Lisa Artis, qëndrimi i keq mund të çojë në “qafën e teknologjisë” – një sindromë që prek miliona njerëz në mbarë botën. “Nëse qafa juaj është e shtrembër pas një dite të përkulur mbi laptop apo telefon, ka shumë gjasa të keni vështirësi në gjumë dhe të zgjoheni të lodhur”, shpjegon ajo për Daily Mail.

    Një studim i publikuar nga kompania Simba tregon se çdo person i dytë përjeton dhimbje të rregullta në qafë ose shpinë që pengojnë gjumin. Ekspertët thonë se kjo ndodh sepse trupi, pasi përpiqet të relaksohet gjatë natës, përballet me pasojat e qëndrimit të gabuar. “Të fjeturit përmbys e përkeqëson situatën, pasi shtrembëron më tej shtyllën kurrizore,” shton Artis.

    Gjumi i keq, sipas studiuesve, lidhet me probleme serioze shëndetësore si tensioni i lartë, diabeti, goditjet në tru dhe dëmtimet e veshkave. Për më tepër, mungesa kronike e gjumit mund të ndikojë në kujtesë dhe të rrisë rrezikun e demencës, pasi truri nuk arrin të pastrojë toksinat gjatë natës.

    Mbajtja e kokës në një pozicion të përkulur për orë të tëra krijon presion të madh në rruazat e qafës – deri në 22 kilogramë ngarkesë shtesë, paralajmërojnë ekspertët. “Kjo gjeneron dhimbje kronike që përhapet në shpatulla dhe pjesën e poshtme të shpinës,” thotë Artis.

    Zgjidhja, sipas saj, qëndron në ndryshime të vogla të përditshme: të bëhen pushime çdo 45-60 minuta, të shtriqet trupi, të lëvizen shpatullat dhe të mbahet një qëndrim i drejtë. “Qëndrimi i mirë mban shtyllën kurrizore neutrale, muskujt të balancuar dhe rrit energjinë gjatë ditës. Ndryshimet e vogla në zakone mund të bëjnë një ndryshim të madh në gjumin tuaj,” përfundon ekspertja britanike.

  • Ekspertët: Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

    Ekspertët: Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

  • SHBA: Qëndrimi i Uashingtonit ndaj Venezuelës nuk ka ndryshuar, regjimi i Nicolas Maduro nuk është legjitim

    SHBA: Qëndrimi i Uashingtonit ndaj Venezuelës nuk ka ndryshuar, regjimi i Nicolas Maduro nuk është legjitim

    Qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj Venezuelës “nuk ka ndryshuar” dhe “ne besojmë se regjimi i Nicolas Maduro nuk është legjitim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti venezuelian propozoi dialog me SHBA-në.

    Caroline Levitt konfirmoi se Uashingtoni mori një letër nga Maduro drejtuar Donald Trump, e cila përmbante “shumë gënjeshtra” dhe përsëriti se presidenti amerikan është gati “të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për t’i dhënë fund tregtisë së paligjshme të drogës vdekjeprurëse nga Venezuela në Shtetet e Bashkuara”.

    Kjo letër, në të cilën Maduro kërkoi bisedime të drejtpërdrejta, u dërgua pas sulmit të parë amerikan ndaj një anijeje nga Venezuela që, sipas Trump, po transportonte trafikantë droge.

  • Shqetësuese! 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    Shqetësuese! 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.
    Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.
    Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.
    Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.
    Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.
    Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.
    Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.
    Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.
    Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.
    Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./Monitor

  • Të parët për emigracionin, Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    Të parët për emigracionin, Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.
    Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.
    Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.
    Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.
    Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.
    Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.
    Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.
    Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.
    Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.
    Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./Monitor

  • Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

    Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
    Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.
    Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.
    Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.
    Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.
    Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.
    Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.
    Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.
    Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.
    Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.
    Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./Monitor

  • Emigracioni bëhet shqetësues, 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit, sipas Eurostat

    Emigracioni bëhet shqetësues, 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit, sipas Eurostat

    Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shifrat/ Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi në 2023-2024

    Shifrat/ Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi në 2023-2024

    Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
    Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar. Një vit më parë ishin dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
    Të dhënat nga lejet e qëndrimit tregojnë se për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
    Në 2023-2024 janë dhënë gjithsej 154 mijë leke qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 1 milionë shtetas shqiptarë.
    Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë më pak 2.4 milionë persona.
    Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2024 ishin rreth 743 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.

    Lejet e qëndrimit në Europë
    Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024 u dhanë 3.5 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në BE për shtetas jo-BE, një rënie prej 8.3% (-315,700) krahasuar me vitin 2023, viti me numrin më të lartë të regjistruar deri më sot.
    Punësimi ishte arsyeja kryesore për lëshimin e lejeve të qëndrimit në vitin 2024, duke zënë 31.9% (1.1 milion) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara, me rënie 12.2% në krahasim me vitin 2023.
    Arsyet familjare përbënin 27.1% (950 600) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rënie prej 6.5% (-65 800) krahasuar me vitin 2023. Arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pak më shumë se një të katërtën e pjesës (25.3%; 886 300), me një rënie prej 10.0% (-98 900). Arsyet e arsimit përbënin 15.7% (549 400) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen e vetme të përgjithshme prej 0.8% (+4 500).
    Në vitin 2024, numri më i lartë i lejeve të para të qëndrimit iu lëshua qytetarëve të Ukrainës (295 600), e ndjekur nga India (192 400) dhe Maroku (188 400). Shqipëria ishte në vendin e 11 për nga numri i lejeve të lëshuara për herë të parë nga vendet e BE vitin e kaluar.
    /Monitor.al/

  • Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi në 2023-2024

    Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi në 2023-2024

    Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar. Një vit më parë ishin dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë.Të dhënat nga lejet e qëndrimit tregojnë se për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.Në 2023-2024 janë dhënë gjithsej 154 mijë leke qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 1 milionë shtetas shqiptarë.Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë më pak 2.4 milionë persona.Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2024 ishin rreth 743 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.Lejet e qëndrimit në EuropëSipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024 u dhanë 3.5 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në BE për shtetas jo-BE, një rënie prej 8.3% (-315,700) krahasuar me vitin 2023, viti me numrin më të lartë të regjistruar deri më sot.Punësimi ishte arsyeja kryesore për lëshimin e lejeve të qëndrimit në vitin 2024, duke zënë 31.9% (1.1 milion) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara, me rënie 12.2% në krahasim me vitin 2023.Arsyet familjare përbënin 27.1% (950 600) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rënie prej 6.5% (-65 800) krahasuar me vitin 2023. Arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pak më shumë se një të katërtën e pjesës (25.3%; 886 300), me një rënie prej 10.0% (-98 900). Arsyet e arsimit përbënin 15.7% (549 400) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen e vetme të përgjithshme prej 0.8% (+4 500).Në vitin 2024, numri më i lartë i lejeve të para të qëndrimit iu lëshua qytetarëve të Ukrainës (295 600), e ndjekur nga India (192 400) dhe Maroku (188 400). Shqipëria ishte në vendin e 11 për nga numri i lejeve të lëshuara për herë të parë nga vendet e BE vitin e kaluar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.