Tag: qendrës

  • E trishtë! Ndahet nga jeta mjeku pediatër i QSUT, ishte në krye të detyrës prej 20 vitesh

    E trishtë! Ndahet nga jeta mjeku pediatër i QSUT, ishte në krye të detyrës prej 20 vitesh

    Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte nga Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Mjeku pediatër Bashkim Nezaj, i cili ka shërbyer në këtë profesion prej 20 vitesh, është ndarë papritur nga jeta.
    Në një njoftim të dhënë nga QSUT, bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.
    Reagimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:
    Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj. Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e Pediatrisë, duke u bërë shembull i humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.
    Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të.
    Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë.

    Top Channel

  • Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

    Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

    Një incident raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan.
    Sipas burimeve është kërkuar ndërhyrja e policisë, pasi ka një konflikt brenda qendrës së votimit, ku një person raportohet se po tentonte të dëmtojë pajisjet.

  • Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna

    Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna

    Burime nga terreni bëjnë me dije se një përplasje ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Fushë Milot, konkretisht në oborrin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është vendosur qendra e votimit nr. 0871.
    Sipas informacioneve paraprake, dy shtetas të identifikuar si Kastriot (Preng) Perdoda dhe Asti Lleshi janë përfshirë në një konflikt verbal brenda perimetrit të sigurisë, i cili më pas është përshkallëzuar jashtë këtij perimetri. Konflikti dyshohet se ka përfshirë anëtarë të dy fiseve.
    Ende të pakonfirmuara zyrtarisht, raportimet e para sugjerojnë se Kastriot Perdoda mund të ketë qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës së qendrës së votimit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Deri më tani, policia nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar për të shtënat e pretenduara. Hetimet vijojnë dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet në orët në vijim.

  • Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, detajet e para

    Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, detajet e para

    Kandidati i PD-së, Luan Baçi është nxjerrë jashtë qendrës së votimit në Topojë nga komisionerët.

    Atij i është kërkuar që të dalë jashtë nga qendra e votimit ku ndodhej, pasi pengonte vijimësinë normale të procesit zgjedhor.
    Gjithashtu në Topojë është raportuar për pengime të procesit zgjedhor në disa QV.

    Top Channel

  • Kryetari i komisionit humb nënën, vonesë në hapjen e qendrës së votimit në Vlorë

    Kryetari i komisionit humb nënën, vonesë në hapjen e qendrës së votimit në Vlorë

    Teksa procesi ka nisur në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë.
    Në qendrën e votimit nr. 44/71/2, votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së komisionerëve.

    Dy prej tyre janë larguar për arsye familjare, ndërsa raportohet se kryetari i komisionit nuk ka qenë i pranishëm pasi ka humbur mamanë, një ngjarje që ka ndikuar në mosfunksionimin e qendrës.

  • Nesër Shqipëria voton/ Ish-kryekomisioneri Kristaq Kume sqaron zhvillimin e procesit nga A-ja te Zh-ja

    Nesër Shqipëria voton/ Ish-kryekomisioneri Kristaq Kume sqaron zhvillimin e procesit nga A-ja te Zh-ja

    Nesër në mbarë Shqipërinë do të votohet për parlamentin, dhe si rrjedhojë qeverinë e vendit, për 4 vitet e ardhshme.
    Kristaq Kume, ish kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ishte i ftuar këtë të shtunë në Report Tv, ku sqaroi se si zhvillohet procesi i votimit në vend nga A-ja te Zh-ja. Kume theksoi se Kodi Zgjedhor është shumë i qartë dhe nuk lë hapësira për keqkuptime nga aktorët pjesëmarrës në procesin e votimit.
    “Procedurat që duhet të ndiqen ditën e votimit, në të cilat parashikohet çfarë duhet të bëjë administrate zgjedhore, pra komisionet e qendrës së votimit. Çfarë duhet të bëjë zgjedhësi që paraqitet te qendra e votimit për të votuar dhe po ashtu, çfarë duhet të kenë parasysh institucionet e tjera që ligji i ngarkon me detyra në kuadër të ditës së procesit zgjedhor, ditës së votimit, siç janë furcat e rendit dhe të tjera. Janë konfirmuar të gjitha këto në Kodin Zgjedhor në mënyrë të tillë që për mendimin tim nuk lënë hapësira për t’u keqinterpretuar dhe keqpërdorur pas kësaj. Gjërat janë shkruajtur qartë, thjeshtë dhe në mënyrë shumë të detajuar. Puna e komisionit të qendrës së votimit, më përgatitjen e procesit zgjedhor fillon në orën 06:00, ku ata natyrisht mund të hapin qendrën e votimit pasi kanë administruar materialet që duhet të ndodhen në qendrën e votimit të dërguar nga KZAZ-ja përkatëse me një vendim i cili merret me një shumicë të thjeshtë, nga 7 anëtarë duhen 4 anëtarë. Pra sikur 4 anëtarë të paraqiten në qendrën e votimit, qendra e votimit bëhet funksionale dhe mund të hapet. Pasi hapet qendra e votimit Kodi Zgjedhor ka treguar se si duhet të veprojë zgjedhësi”, tha Kume.
    “Nuk lejohet që në qendra votimi të ketë njerëz të paautorizuar nga ligji dhe njerëzit e autorizuar nga ligji janë anëtarët e komisioneve të qendrës së votimit, vëzhguesit e subjekteve politike ose të kandidatëve, vëzhguesit e pavarur si dhe vëzhguesit ndërkombëtar. Forcat e rendit në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të dukshme as në mjediset rreth qendrës së votimit. Ato mund të paraqiten në qendrën e votimit vetëm nëqoftëse dhe kur i kërkohet për të vendosur rendin në një qendër votimi, e cila mund të ketë probleme të tilla dhe kërkesa bëhet vetëm me vendim të komisionit të qendrës së votimit ose nëpërmjet KZAZ-së. Ndërkohë nuk lejohet as në mjediset rretherrotull qendrës së votimit të cilët me prezencën e tyre mund të intimidojnë zgjedhësit”, tha Kume.
    “Komisionerët në qendrën e votimit duhet të jenë gjatë gjithë kohës në qendrën e votimit për të bërë kuorumin e nevojshëm që ky komision të mund të veprojë. 4 komisionerë duhet të jenë vazhdimisht në qendrën e votimit. Detyra e anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit ndahen mes tyre me një vendim që e merr vetë komisioni qëndror. Ndarja e detyrave bëhet që ta bëjë sa më të shpejtë sa më lehtë votimin. Nuk lejohet në asnjë mënyrë që komisionerët të ndihmojnë zgjedhësit për të votuar. Nuk lejohet që ata përdorin teknologjinë e informacionet për të bërë identifikimin biometric të zgjedhësve, tëbëjnë gjë tjetër përveçse këtë detyrë të cilën ua ka ngarkuar ligji”,tha Kume.

  • “Tërmet” në politikën gjermane

    “Tërmet” në politikën gjermane

    Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të fitonte shumicën parlamentare të nevojshme për t’u emëruar Kancelar në raundin e parë të votimit të martën, një humbje e papritur për koalicionin e tij të ri me Social Demokratët e qendrës së majtë, raportoi Reuters.
    Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi partinë e tij konservatore CDU/CSU drejt fitores në zgjedhjet federale në shkurt dhe që atëherë ka siguruar një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), morri 310 vota në dhomën e ulët të parlamentit, tha presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.
    Por atij i duheshin 316 vota për të siguruar shumicën.
    Kloeckner tha se po pezullonte seancën e Parlamentit në mënyrë që grupet parlamentare të mund të konsultoheshin se si të vazhdonin.
    Shumica absolute
    Dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, tani ka 14 ditë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër për Kancelar me shumicë absolute. Një votim i ri mund të caktohet që të martën, shkruan Reuters.
    Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5 përqind të votave, por atyre u duhet të paktën një partner për të formuar një qeveri me shumicë.
    Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë, të cilët fituan vetëm 16.4 përqind, rezultati i tyre më i keq në historinë e Gjermanisë pas luftës. /tesheshi.com/

  • Sondazhet e zgjedhjeve rumune: Tifozi i Trumpit i së djathtës ekstreme, George Simion, fiton raundin e parë

    Sondazhet e zgjedhjeve rumune: Tifozi i Trumpit i së djathtës ekstreme, George Simion, fiton raundin e parë

    Një ultranacionalist që kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, ka shpifur ndaj udhëheqësve të BE-së dhe e quan veten “aleat natyror” të Donald Trump, ka fituar raundin e parë të votimeve të përsëritura presidenciale në Rumani dhe do të përballet me një kandidat të qendrës në balotazh, shkruan The Guardian.

    Parashikimet fillestare pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën treguan se George Simion, Aleanca e të cilit e ekstremit të djathtë për Bashkimin e Rumunëve (AUR) filloi si një lëvizje antivaksinim gjatë pandemisë, kryesonte lehtësisht me 30% dhe 33% të votave.
    Në vendin e dytë dhe të tretë, kandidatët e qendrës, Nicușor Dan, kryebashkiaku i Bukureshtit, dhe Crin Antonescu, një ish-senator veteran, ishin të barabartë me 21%-23%, ndërsa ish-kryeministri nacionalist Victor Ponta ishte pas me 14.7%.
    Dy kandidatët me rezultatet më të larta janë planifikuar të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh të dytë më 18 maj, gati gjashtë muaj pasi votimi fillestar u anulua për shkak të provave të një fushate të supozuar “masive” të ndikimit rus.
    Një fitore e ekstremit të djathtë mund të çojë në largimin e Rumanisë, e cila kufizohet me Ukrainën dhe është anëtare e BE-së dhe NATO-s, nga rruga e saj aktuale pro-perëndimore dhe në shndërrimin e saj në një forcë tjetër përçarëse brenda bllokut dhe aleancës transatlantike të mbrojtjes.
    Do të mirëpritej gjithashtu nga nacionalistët konservatorë në Evropë dhe më gjerë, përfshirë figura të larta të administratës Trump, siç është zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili akuzoi Bukureshtin për mohimin e demokracisë pasi votimi fillestar u anulua.
    Fitues ishte Călin Georgescu, një kandidat i pavarur i ekstremit të djathtë dhe miqësor me Moskën, i cili deklaroi se nuk kishte shpenzime për fushatën. Vota u anulua nga gjykata e lartë e Rumanisë pasi dokumentet e deklasifikuara të inteligjencës zbuluan një operacion të dyshuar të ndikimit rus.
    Në shkurt, Georgescu, i cili mohon çdo shkelje, u vu nën hetim për akuza që përfshinin raportim të gabuar të financave të fushatës, keqpërdorim të teknologjisë dixhitale dhe promovim të grupeve fashiste. Në mars, atij iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet e përsëritura.
    Presidenti i Rumanisë ka një rol gjysmë-ekzekutiv me kompetenca të konsiderueshme mbi politikën e jashtme, sigurinë kombëtare, shpenzimet e mbrojtjes dhe emërimet gjyqësore. Ai gjithashtu përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare dhe mund të vërë veton në votat e rëndësishme të BE-së.
    Ndjenjat anti-establishment janë të larta në Rumani, ku të ardhurat mesatare familjare janë një e treta e mesatares së BE-së. Më shumë se 30% e 19 milionë banorëve të vendit janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, dhe gati 20% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit.
    Georgescu, 63 vjeç, e quajti përsëritjen e votimit “një mashtrim të orkestruar nga ata që e kanë bërë mashtrimin politikën e vetme shtetërore”, por tha se po votonte për të “pranuar fuqinë e demokracisë, fuqinë e votës që e frikëson sistemin, që e tmerron sistemin”.
    Antonescu, 65 vjeç, kandidimi presidencial i të cilit mbështetet nga partia në pushtet Social Demokratike (PSD) dhe Partia Kombëtare Liberale (PNL) e qendrës së djathtë, tha se po votonte për “një Rumani të bashkuar, për një Rumani të fortë, për një Rumani dinjitoze”.
     

    Top Channel

  • Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli është suprizuar mbrëmjen e sotme nga mësuesja e tij e muzikës Merita dhe grupi i instrumentistëve të fëmijëve të qendrës kulturore të Fushë Arrëzit.
    Ai sëbashku me fëmijët e qendrës kulturore kënduan këngën e tij të parë në skenë “Shqipëri o nëna ime”.
    Ndërkohë të gjithë sëbashku performuan edhe një valle.

  • Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive të Qendrës së Djathtë, të cilët ja dogjën në dorë Ramës, pasaportën kallpe

    Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive të Qendrës së Djathtë, të cilët ja dogjën në dorë Ramës, pasaportën kallpe

    Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive të Qendrës së Djathtë, të cilët ja dogjën në dorë Ramës, pasaportën kallpe

    Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qytetin e Kuçovës, lideri i opozitës, Sali Berisha, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë së Edi Ramës duke theksuar se përkundër faktit që qeveria e Ramës pretendon disa arritje, ato janë realizuar me një çmim të lartë, ku shumica e taksave janë vjedhur.

    Berisha u shpreh gjithashtu se Rama është i tmerruar nga mundësia e humbjes në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se ai ka dështuar në çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike.

    Ai përmendi gjithashtu mbështetje të fuqishme për PD-në nga 110 partitë e Qendrës së Djathtë të Europës dhe botës, të cilët e përkrahën atë dhe programin e saj, duke e cilësuar pasaportën e Ramës si të “djegur në dorë”.

    Zonja dhe zotërinj.Hidhni një sy fushatës tjetër. Ka qeverisur 12 vite, nuk është i zoti të paraqesë asnjë sukses të vetëm.Dhe a e dini pse? Diçka është bërë, se nuk mund të themi zero, jo. Por problemi është se ato që janë bërë, janë bërë me një çmim 9-10 me çmimin real që duhet të kishin. Kanë vjedhur, kanë vjedhur, kanë vjedhur 90% të taksave tuaja.Ndaj dhe burreci 2-metrosh. Dhe i them burrec se e meriton.Shiko, e kam ftuar dhe e ftoj edhe sonte para jush, hajde ulemi këtu në Kuçovë bashkë me këta burra dhe gra para nesh.Hajde të ulemi të japim llogari të dy, të shpjegojmë programin të dy. Ti ke qeverisur 12 vite, unë kam 12 vite që nuk kam qenë në pushtet.Urdhëro tregoju qytetarëve çfarë ke bërë ti, dhe çfarë do bësh.Ndryje, s’del dot, nuk ja mban. Dhe vetëm flet me veten çdo mëngjes.Sy më sy, me ato që i thotë vetes, sapo zgjohet, po flas këto, po flas ato. Po.Së dyti. Ju e konstatoni kalon nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalës, bajate, banale, të turpshme sikur jo kryeministër, por mund ti vesh çdo epitet, nuk po përdor epitete.Burrec 2 metra i gjatë po i them prap.Çfarë flet, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, autik, budalla dhe këto janë fjalori i tij. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në një mënyrë meskine, në një mënyrë që mund ti vesh çdo epitet të krijojë çarje nëpër familje, se burrat janë kështu, se ata janë ato, se po të mos ishit ju ata do bëheshin me bisht.Gjëra të cilat janë aq bajate, edhe në BigBrother nuk do ja pranonin. Jo.Por miq, çfarë fshehin të gjitha këto. Këto fshehin edhe një tmerrim të tij.Ai është i tmerruar, i tmerruar.Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon, e çon atë buzë greminës, e çon atë buzë disfatës, e çon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare.Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike.Ju e patë miq. Dje dhe pardje ne kishim në Tiranë miq më të shquar, përfaqësues të organizatës, të 110 partive të Qendrës së Djathtë në Europë dhe në botë, të cilët shprehën mbështetje të plotë dhe totale për ju, për PD-në dhe Koalicionin e Shqipërisë Madhështore, programin e saj.Të cilët ja dogjën në dorë pasaportën kallpe të Edi Ramës.