Tag: qendrës

  • ‘Shqipëria, narko-shtet’, deputeti bën deklaratën ‘bombë’: Amerikanët po ndjekin Ramën për lidhjet e tij me…

    ‘Shqipëria, narko-shtet’, deputeti bën deklaratën ‘bombë’: Amerikanët po ndjekin Ramën për lidhjet e tij me…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një emision televiziv komentoi situatën politike në vend dhe takimet e zhvilluara në Uashington, SHBA, ku mori pjesë në forumin vjetor të Unionit Ndërkombëtar të Partive të Qendrës së Djathtë (IDU).
    ‘Unë vij nga një udhëtim një javor në Shtetet e Bashkuara, ku një ndër aktivitetet më të rëndësishme ka qenë forumi vjetor i IDU-së, organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë edhe Partia Republikane Amerikane, Partia Kristian Demokrate gjermane, konservatorët britanikë, Partia e Giorgia Melonit dhe partitë më në zë në Europë,’ tha Këlliçi.
    Deputeti më pas u ndal tek miratimi i një rezolute nga partitë anëtare të IDU-së më 5 dhjetor, të cilën e përshkroi si një paralajmërim të qartë për Shqipërinë dhe qeverisjen e Edi Ramës. Ai shtoi se rezoluta paralajmëron se narko-ekonomia cënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
    Këlliçi theksoi se zyrtarisht institucionet e administratës së re amerikane do të ndërmarrin veprime konkrete ndaj qeverisë shqiptare. Ai akuzoi Ramën për lidhje me kartelet më të fuqishme të drogës në Amerikën Latine dhe Europë dhe për favorizim të aktiviteteve të paligjshme në vend, përfshirë licencimin e kazinove dhe hoteleve luksoze.
    ‘Unë vij nga një udhëtim një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ndër aktivitetet shumë të rëndësishme ka qenë edhe forumi vjetor i IDU-së. Është organizata më e madhe në botë e partive të qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë edhe Partia Republikane Amerikane, pra që të jemi të qartë, ata që na ndjekin.
    Bën pjesë edhe Partia Kristian Demokrate gjermane dhe konservatorët britanikë, Partia e Giorgia Melonit, dhe partitë më në zë në Europë të qendrës së djathtë. Dhe është miratuar një rezolutë në datë 5 dhjetor, që mishëron më së miri atë skenar që ju thatë, për shkak të fjalëve që janë shkruar në këtë rezolutë dhe që janë votuar në mënyrë unanime, si asnjëherë më përpara, pa as edhe një kundërshtim.
    Madje duke kërkuar mbështetje edhe EPP-ja dhe Partia Popullore Europiane për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Dhe do t’ju lexoj vetëm dy fjali, vetëm dy pika. Për të kuptuar edhe qytetarët që na ndjek, edhe shikuesit që na ndjek, se si e konsideron sot e gjithë qendra e djathtë botërore, përfshirë dhe Partinë Republikane, president i të cilës është Donald Trumpi dhe është presidenti i gjithë botës së lirë, Free Ëorld, që quhet, Shqipërinë dhe Edi Ramën.
    Në pikën 6 shprehet se ‘Shqipëria si narko-shtet është një kërcënim për sigurinë’.
    Dhe kjo rezolutë e miratuar, shpreh alarmin se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrimin e krimit të organizuar në kontratat publike, në ndërtim dhe turizëm.
    Paralajmëron se narko-ekonomia, pra këto termat që thotë opozita, që sulmohet Berisha që nuk ekzistojnë, por që ja që janë dhe që i thonë të gjitha partitë e qendrës së djathtë në botë, cënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
    Ky është një dokument i vulosur edhe nga Partia Popullore Europiane. Dhe në pikën 10, në konkluzione, thuhet se ne paralajmërojmë se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar. Pra, më qartë se kaq, në këtë rast, ata që kanë bërë motërzimin, nuk mund të flisnin.
    Mbetet pa diskutim që zyrtarisht institucionet e administratës së re amerikane, të ndërmarrin akte konkrete në raport me kreun e një narko-shteti që është ndërtuar tashmë në Europë, që është Edi Rama.
    Unë nuk do të hyj në skenare, nuk do të hyj në interpretime, sepse nuk marr përsipër të bëj interpretime të politikës së zyrtare amerikane, por di të them kaq, që situata nuk është siç ka qenë një vit më parë. Nuk është, që Edi Rama është i lidhur me kartelet më të fuqishme të drogës në Amerikën Latine, në Amerikën e Jugut dhe në Europë, ky është fakt dhe i njohur tashmë zyrtarisht edhe nga institucionet amerikane.
    Që Edi Rama pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe i jep licencë për kazino dhe për hotel me pesë yje, ndërkohë që presidenti Trump i shpall organizata terroriste, edhe ky është një fakt tashmë dhe për administratën amerikane.
    Që Edi Rama ka ngritur një narko-shtet në zemër të Europës, ky është fakt.
    Që ekonomia shqiptare tashmë është një narko-ekonomi e varur drejtpërdrejtë nga paratë e drogës dhe të korrupsionit, edhe ky është fakt.
    Që Edi Rama e ka fundin, një lloj si Erjon Veliaj dhe më keq, edhe ky është fakt. Se sa shpejt dhe se kur, këtë mbetet për ta marrë vesh nga miqtë tanë në perëndim’,- tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

  • Presidenti Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Njerëz të jashtëzakonshëm, më të mirët e arteve dhe kulturës amerikane

    Presidenti Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Njerëz të jashtëzakonshëm, më të mirët e arteve dhe kulturës amerikane

    Presidenti Trump u dorëzoi mbrëmjen e kaluar medaljet e nderuarve të Qendrës Kennedy për vitin 2025  artistëve, në përzgjedhjen e të cilëve ai tha se ishte thellësisht i përfshirë si “ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur” e prodhuar ndonjëherë.

    Fituesit e këtij viti janë aktori Sylvester Stallone, këngëtarët Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi rok Kiss dhe aktori-këngëtari Michael Crawford.
    Trump i përshkroi ata si një grup “njerëzish të jashtëzakonshëm” që përfaqësojnë “më të mirën e arteve dhe kulturës amerikane”. “I njoh shumicën prej tyre dhe kam qenë fans i të gjithëve”, tha presidenti.
    “Ky është një grup ikonash, puna dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur moralin dhe bashkuar miliona amerikanë. Ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur e të nderuarve të Qendrës Kennedy që është mbledhur ndonjëherë”, tha ai.
    Gjatë mandatit të tij të parë, z. Trump kishte injoruar Qendrën Kennedy dhe programin e saj të çmimeve. Por pas rikthimit në detyrë në janar, ai ndërmori disa ndryshime, më e rëndësishmja shkarkimi i bordit të administratorëve dhe zëvendësimi i tyre me mbështetës republikanë që e zgjodhën atë kryetar të bordit. Kjo shkaktoi anulime shfaqjesh nga disa artistë dhe dorëheqje të anëtarëve të stafit.
    Ndryshimet u miratuan pasi Shtëpia e Bardhë akuzoi institucionin se ishte “i zgjuar” dhe nisi një rishikim të detajuar të financave të tij në fillim të vitit.
    Sipas Qendrës Kennedy dhe presidentit Trump, medaljet e reja janë projektuar dhe dhuruar nga argjendaria Tiffany & Co. Ato janë disqe ari të gdhendur me imazhin e Qendrës Kennedy dhe ngjyrat e ylberit në një anë, ndërsa në anën tjetër mbajnë emrin e të nderuarit dhe datën e ceremonisë. Medaljoni është i varur në një fjongo blu, duke zëvendësuar fjongon tradicionale me ngjyrat e ylberit dhe tre pllaka ari.
    I pari që mori medaljen ishte George Strait, i cili mbante një kapelë kauboji. Ndërsa këngëtari nisi ta hiqte kapelen, z. Trump i tha: “Nëse doni ta lini, mund ta mbani. Mendoj se mund ta bëjmë.” Megjithatë, Strait e hoqi kapelen.
    Për mikun e tij Stallone, Trump foli me entuziazëm të veçantë, duke e cilësuar si “të mrekullueshëm”, “spektakolar”, “një nga yjet e mëdhenj të filmit” dhe “një nga legjendat e mëdha”. Ai e quajti grupin Kiss një “grup roku të jashtëzakonshëm”.
    Në Kopshtin e Trëndafilave, pak jashtë Zyrës Ovale, u luajtën këngë nga Gaynor dhe Kiss ndërsa korpusi i shtypit priste fillimin e ceremonisë.

    Top Channel

  • Rezoluta e IDU: Qeveria Rama refuzon në mënyrë të vazhdueshme rekomandimet e OSBE-ODIHR, po gërryhet demokracia

    Rezoluta e IDU: Qeveria Rama refuzon në mënyrë të vazhdueshme rekomandimet e OSBE-ODIHR, po gërryhet demokracia

    Një tjetër rezolutë e rëndësishme e partive të djathta ngre alarmin dhe shpreh hapur shqetësimin për narko- shtetin e krijuar nga kryeministri EdI Rama si rrezik jo vetëm për shqiptarët por dhe për Europën dhe mbarë botën.

    Në rezolutën e miratuar nga Unioni i Partive të qendrës së djathtë, IDU, në Washington evidentohet realiteti dramatik i Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës dhe manipulimi i zgjedhjeve.

    Në pkën 1 të rezolutës evidentohet rënia e demokracisë dhe lidhja shtet – parti – krim. Rezoluta nënvizon se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin në demokraci.

    “Shpreh shqetësim të thellë që Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon shkelje sistemike, duke përfshirë frikësimin, blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar në listat e kandidatëve socialistë, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë” thuhet në pikën 1 të rezolutës.

    Më tej rezoluta evidenton se mbi 4,500 ngjarje shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale, duke treguar paragjykim institucional dhe pandëshkueshmëri dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhit kriminal për të manipuluar votat dhe elektoratin e diasporës.

    Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka rrënjosur shtrëngimin zgjedhor dhe ka gërryer besimin në demokraci”

    Në pikën 6 rezoluta shpreh alarmin se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrim kriminal të kontratave publike, ndërtimit dhe turizmit dhe paralajmëron se narko-ekonomia kërcënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e zgjerimit të BE-së;

    Në unanimitet forcat e djathta të globit, dënuan dhe burgosjen e liderëve të opozitës si dhe kapjen e drejtësisë.

     “Dënon çështjet e motivuara politikisht kundër udhëheqësve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke paralajmëruar për drejtësi selektive dhe vendime politike të afërta” shkruhet në pikën 5 të rezolutës.

    Kur u votua rezoluta?

    Rezoluta u votua më 5 dhjetor 2025 në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon 83 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, ku mori pjesë dhe një delegacion i Partisë Demokratike (Albana Vokshi, Nikola Kedhi, Belind Këlliçi) dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe Sention Zotaj, përfaqësues i PR-së.Cilat parti e firmosën rezolutën?

    Rezolutua është votuar nga rreth 83 parti politike anëtare të IDU, të cilat e kanë votuar me unanimet. Ky forum udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë

    Disa prej tyre:
    Partia Republikane e SHBA,
    CDU e CSU-ja gjermane,
    Fratelli d’Italia e Xhorxhia Melonit
     Forca Italia e Antonio Tajanit,
    Partia Konservatore e Kanadasë  
    Nea Demokracia në Greqi e Kiriako Micotakis.

    7 rezoluta

    Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin, tha sot kryetari i PD-së, Sali Berisha.  

  • “Rama një bastard politik”/ Sali Berisha, dalje për mediat: Ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes

    “Rama një bastard politik”/ Sali Berisha, dalje për mediat: Ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat reagoi për rezolutën kushtuar Shqipërisë. Sipas tij këto rezoluta paraqesin realitetin dramatik të vendit tonë, përballë regjimit që ai e cilëson narko-shtet.
    “Një ngjarje e re ka ndodhur në denoncimin e narkoshtetit, regjimit që ka shënuar zgjedhje në një farsë elektorale. Është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit. Dje në Washington në forumin e Bashkimit Demokrat ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike t djathta, de facto u hiqet nga partia republikane shteteve të bashkuara që përfshin unionin bashkimin demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat e tjera politike të qendrës së djathtë në europë dhe botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, pas asnjë vërejtje rezolutën kushtuar Shqipërisë, .
    Rezolutë që shënon dokumentin e 7 në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë kanë shprehur mbështetje për opozitën dhe popullin shqiptar , në këtë diktaturë autoritare. Nga tetori i vitit 2024 forumet apo organizatat e politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë kanë votuar 7 rezoluta, ku 2 janë të partisë Popullore europiane, tre janë të internacionales demokrate të qendrës. Të gjitha këto faktojnë para të gjithë partive politike realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Ramës.
    Këto rezoluta janë mbështetje për opozitën shqiptare që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën. Janë një mbështetje për popullin shqiptar që përjeton ditët më të vështira, shtypjen e pluralizmin. Në Shqipërinë vogël që dikur Enver Hoxha e quante shtylla e pamposhtur të socializmit, një bastard politik, Edi Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe të vjedhjes së shqiptarëve”, tha ai.

  • Berisha: Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes! Opozita përballet çdo ditë me regjimin

    Berisha: Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes! Opozita përballet çdo ditë me regjimin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat reagoi për rezolutën kushtuar Shqipërisë. 
    Sipas tij këto rezoluta paraqesin realitetin dramatik të vendit tonë, përballë regjimit që ai e cilëson narko-shtet. 
    “Një ngjarje e re ka ndodhur në denoncimin e narkoshtetit, regjimit që ka shënuar zgjedhje në një farsë elektorale. Është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit. Dje në Washington në forumin e Bashkimit Demokrat ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike t djathta, de facto u hiqet nga partia republikane shteteve të bashkuara që përfshin unionin bashkimin demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat e tjera politike të qendrës së djathtë në europë dhe botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, pas asnjë vërejtje rezolutën kushtuar Shqipërisë, . rezolutë që shënon dokumentin e 7 në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë kanë shprehur mbështetje për opozitën dhe popullin shqiptar , në këtë diktaturë autoritare. Nga tetori i vitit 2024 forumet apo organizatat e politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë kanë votuar 7 rezoluta, ku 2 janë të partisë Popullore europiane, tre janë të internacionales demokrate të qendrës. Të gjitha këto faktojnë para të gjithë partive politike realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Ramës. Këto rezoluta janë mbështetje për opozitën shqiptare që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën. Janë një mbështetje për popullin shqiptar që përjeton ditët më të vështira, shtypjen e pluralizmin. Në Shqipërinë vogël që dikur Enver Hoxha e quante shtylla e pamposhtur të socializmit, një bastard politik, Edi Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe të vjedhjes së shqiptarëve”, tha ai. 

  • Një humaniste mes Sarandës, parku i fëmijëve në lagjen “Kodër” merr emrin e Motër Daniela Silvestrinit

    Një humaniste mes Sarandës, parku i fëmijëve në lagjen “Kodër” merr emrin e Motër Daniela Silvestrinit

    Parku i fëmijëve në Lagjen “Kodër” të Sarandës tashmë mban emrin e humanistes italiane, Motër Daniela Silvestrini, në shenjë mirënjohjeje për 30 vite shërbim dhe kontribut në krye të Qendrës Sociale të Motrave Marcelina.

    Gjatë ceremonisë së emërtimit, ipeshkvi Xhovani Peraxhi theksoi se ky akt është më shumë se një homazh, është një mesazh kulturor, edukativ dhe shpirtëror për komunitetin.
    Nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, u shpreh se emri i Motër Danielës mban gjallë veprën dhe përkushtimin e saj të gjatë. Edhe konsulli i përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achille Provenzano, vlerësoi ndikimin e Qendrës Sociale në kujtesën kolektive të zonës.
    Kontributi 30-vjeçar i Qendrës Sociale u përshëndet edhe nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa në nderim të Motër Danielës u mbajt një meshë e posaçme me pjesëmarrje të gjerë nga Saranda dhe Konispoli.
    Emri i saj, i gdhendur në hyrje të parkut, do t’u kujtojë brezave të rinj rëndësinë e mirësisë, përkujdesjes dhe dashurisë së pakushtëzuar.
    Më shumë se një hapësirë lojërash, Parku “Motër Daniela” kthehet kështu në një simbol të mirënjohjes dhe vlerave njerëzore.

    Top Channel

  • Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!

    Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!

    Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!
    Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve tha se, pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, se opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë.
    Berisha u shpreh se, zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë, të cilët vijojnë betejën kundër qeverisë më antishqiptare dhe më hajdute në historinë e vendit.
    “Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore.
    Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.
    Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet.
    Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.
    Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.
    Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu.
    Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë”, tha Berisha.

  • Autokritika dhe akuza, ish-kryeministri grek publikon librin ‘Itaka’, ndizen debatet në Greqi

    Autokritika dhe akuza, ish-kryeministri grek publikon librin ‘Itaka’, ndizen debatet në Greqi

    Ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras ka botuar librin e tij ‘Itaka’, i cili ka shkaktuar reagime të shuma.

    Botimi voluminoz prej 762 faqesh synon të rikthejë debatin mbi periudhën më të nxehtë të politikës greke, vitet 2015–2019. Tsipras rrëfen negociatat dramatike me kreditorët, dilemat mbi euron, tensionet brenda SYRIZA-s, tragjedinë e Matit dhe momentet që, sipas tij, përcaktuan fatin e vendit.
    Në këtë libër, ai shfaqet njëkohësisht autokritik dhe vetëpërshkrues si lider që mori vendime të dhimbshme për të shmangur një katastrofë më të madhe ekonomike, si një udhëheqës që bëri gabime, nënvlerësoi rreziqet, ndihet fajtor, por që, në fund, “e hoqi barrën” dhe nënshkroi memorandumin e tretë si një të keqe të domosdoshme për të shpëtuar vendin. Ai e largon veten nga roli i “aventurierit të papërgjegjshëm” dhe e zhvendos në rolin e udhëheqësit “të mundur, por të pjekur”.
    Tsipras përpiqet të ripozicionojë SYRIZA-n si forcën që guxoi të sfidonte memorandumet, duke distancuar veten nga qasjet më radikale të ish-bashkëpunëtorëve dhe duke e paraqitur veten si atë që mbajti partinë në “vijën e përgjegjshme”. Tsipras pranon se zgjedhja e Yanis Varoufakis si ministër i Financave ishte gabim në një periudhë kritike për vendin. Por ai  kritikon ashpër edhe kundërshtarin e tij Kyriakos Mitsotakis për retorikën gjatë qeverisjes së tij dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, duke e quajtur “gënjeshtar kombëtare”.
    Në të njëjtën kohë, ai i lë aktorët e tjerë të spektrit të qendrës dhe të së Majtës-PASOK-un, të Majtën e Re dhe grupimet më të vogla – në periferi të ngjarjeve, sikur historia e krizës ekonomike dhe politike nuk ka protagonist tjetër përveç tij. Libri sjell gjithashtu një paradoks interesant: sa më ashpër të sulmohet nga e djathta dhe mediat e saj, aq më shumë forcohet pozicioni i Tsiprasit brenda audiencës progresive, e cila mund të mos e votojë më, por ende e sheh si figurë që sfidon rendin dominues.
    Tsipras u referohet hollësishëm edhe zhvillimeve të viteve të fundit dhe përçarjes të së Majtës. Ai i kujton qendrës së majtë se harta e saj politike vazhdon të vizatohet mbi koordinatat e viteve 2015–2019 kur ai udhëhoqi. Sipas analistëve “Itaka” e Alexis Tsipras nuk është vetëm një libër, është një lëvizje agresive për t’u ripozicionuar në qendër të narrativës së qendrës së majtë.Shumica e mediave e lexojnë librin si rikthim të plagëve të 2015-s, duke e parë herë si autokritik të vonuar e herë si përpjekje për të rimodeluar historinë.
    Nëse “udhëtimi” i tij do të çojë drejt një “Itake”  të re politike, apo thjesht do rrotullohet rreth të njëjtit ishull, do ta tregojnë zhvillimet e javëve në vijim dhe fakti në se ai do të krijojë një forcë të re për të mundur hegjemoninë e konservatorëve që, megjithëse të lodhur, duket sikur ende luajnë pa kundërshtar.

    Top Channel

  • Shehu: Zgjedhja e Berishës në CDI fuqizon pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    Shehu: Zgjedhja e Berishës në CDI fuqizon pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    Deklarata e plotë e Tritan Shehut:
    “Është një eveniment madhor për një pozicion mjaft të lartë, mjaft të rëndësishëm në politikën botërore të forcave politike të qendrës, të qendrës së djathtë, pra të grupit politik ku ne i përkasim, që është pjesa e grupit të partive popullore evropiane, që janë dhe partitë më të forta në Evropë dhe që përbëjnë në këtë mënyrë nëpërmjet CDI-së dhe organizmin më të madh botëror të politikës botërore, i cili luan një rol shumë të madh në analiza, në vlerësimet, në bërjen e politikave dhe në orientimin politik të forcave politike që bëjnë pjesë, dhe mos harrojmë pjesë bëjnë pjesë shumica dërrmuese e forcave politike që i përkasin pjesës së djathtë, të analizave, të analizave të demokracisë, të analizave të zgjedhjeve, se e kanë dhe si një problem të veçantë çështjen e e e standarteve zgjedhore.
    Pra, është një, organizëm shumë i rëndësishëm politik botëror që mbulon realisht të gjithë spektrin politik të cilit ne i përkasim. Unë do thoja që ky është një eveniment i rëndësishëm për të gjithë, për Berishën padyshim në radhë të parë, por për të gjithë, por nga ana tjetër do të them pse është edhe një hap krejt i merituar për Berishën.
    Është një promovim, është një kalim në një nivel shumë të lartë, krejtësisht të merituar të Berishës, për vetë eksperiencën e tij, stoicizmin e tij, qëndrimin e tij të qartë në në në linjat e qendrës së djathtë, në luftën kundër diktaturave, kundër represioneve, kundër ëh, kundër dhe formave neo-marksiste apo neo-komuniste që godasin diktaturën dhe dhe shoqërinë njerëzore, por gjithashtu edhe për rolin që Berisha ka luajtur në këto organizma dhe më përpara. Mos harrojmë se ky organizëm, CDI-ja, është, çfarë është? Është një zgjatim botëror i grupit të partive popullore evropiane, ku Partia Popullore, Partia Demokratike e Shqipërisë bën pjesë. Është anëtare.
    Është një pasardhës e Unionit Kristian Demokrat Evropian, në të cilën ne jemi anëtarë që nga fundi i vitit ’94, dhe ku Berisha ka lojtur një rol të madh, qoftë në unionin, i cili pastaj u transformua në Partinë Popullore Evropiane dhe që pastaj dhe që realisht në fillim ishte në formën botërore të organizuar të të Internacionales Botërore Demokristiane, por pastaj pikërisht për të zgjeruar hapësirën e spektrin e madh që që për të tërhequr dhe forca të tjera që nuk bëjnë pjesë në familjen Demokristiane, mori formën e Demokracisë Qendrore, e cila është dhe vendi politik më i preferuar sot në botë dhe është vendi politik i qendrës së djathtë, ku ekziston dhe ku dhe ku është Partia Popullore Evropiane, që është realisht pjesa evropiane e këtij të kësaj strukture botërore, në të cilën Sali Berisha u bë nënkryetar i kësaj i këtij organizmi.
    Pra, unë mendoj se në të gjitha planet ka një rëndësi. Ka një rëndësi për Sali Berishën, ka një rëndësi për PD-në, ka një rëndësi për ne, po ka rëndësi dhe për vetë atë organizëm, sepse vuri në në nivele shumë të larta drejtuese të tij një njeri me eksperiencë të madhe, me soliditet politik, një njeri me kontribute të mëdha në të gjitha organizmat e grupit të qendrës së djathtë evropiane, duke filluar që nga CDU-ja, duke vazhduar pastaj me Partitë Popullore Evropiane, dhe duke vazhduar pastaj në të gjitha nivelet e tjera të politikës evropiane apo botërore”.

  • Pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë/ Media italiane jehonë zgjedhjes së Sali Berishës si nënkryetar i CDI

    Pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë/ Media italiane jehonë zgjedhjes së Sali Berishës si nënkryetar i CDI

    Mediat italiane i kanë bërë jehonë zgjedhjes së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, si nënkryetar i CDI , pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë.

    Në artikullin e saj, ilquotidianoditalia.it, ka analizuar zgjedhjen e Berishës si nënkryetar i CDI, emërimi i cili u bë gjatë Asamblesë së CDI, në Sao Paolo, Brazil.

    ‘Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë’, shkruan media italiane.

    Artikulli i plotë: 

    Sali Berisha nënkryetar i CDI. Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zgjedhur në nënkryesinë e Christian Democrat International (CDI), Bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

    Emërimi u bë gjatë Asamblesë së CDI, e cila u mbajt në Sao Paolo, Brazil. Me këtë rast u zgjodhën drejtuesit e rinj të organizatës, e cila përmbledh 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.

    Një vlerësim ndërkombëtar për Sali Berishën

    Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë.

    CDI është një platformë globale që koordinon strategji, vlera dhe nisma të përbashkëta midis partive anëtare. Nënkryesia e besuar Berishës forcon praninë e Shqipërisë në një kontekst ndërkombëtar me rëndësi të madhe.

    Presidenca evropiane e CDI

    Gjatë asamblesë u konfirmuan edhe liderë të tjerë evropianë:

    – Kryeministri kroat Andrej Plenković
    – Kryeministri i ardhshëm slloven Janez Janša
    – Kryeministri hungarez Viktor Orbán

    Këto emra përfaqësojnë presidencën evropiane të CDI, duke dëshmuar peshën politike që organizata ushtron në kontinent.

    Lidershipi i CDI

    Sekretari i përgjithshëm i CDI, Antonio López-Istúriz White, u zgjodh për të udhëhequr aktivitetin e përditshëm të organizatës.
    Presidenti në detyrë, Andrés Pastrana, ish-kreu i shtetit të Kolumbisë, u rizgjodh në krye të CDI.

    Vazhdimësia e lidershipit garanton stabilitet dhe forcon aftësinë e CDI për të koordinuar anëtarët e saj në nivel global.

    Çfarë është CDI

    Christian Democrat International (CDI) është Bashkimi më i madh i partive të qendrës së djathtë në botë.
    Ka 115 parti anëtare nga katër kontinente: Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.
    Shumë prej këtyre partive qeverisin vende kyçe, duke ndikuar politikat ndërkombëtare mbi ekonominë, sigurinë, mjedisin dhe të drejtat civile.

    Roli i CDI në botë

    CDI nuk është thjesht një organizatë politike. Është një rrjet që promovon vlera të përbashkëta:

    – Demokraci përfaqësuese
    – Liri individuale
    – Ekonomi tregu
    – Solidaritet social

    Nëpërmjet konferencave, asambleve dhe programeve të bashkëpunimit, CDI nxit dialogun mes qeverive dhe opozitave, duke krijuar një urë midis kulturave të ndryshme politike.

    Berisha dhe Shqipëria

    Për Shqipërinë, zgjedhja e Berishës është një sinjal i integrimit ndërkombëtar.
    Lideri i PD-së sjell zërin e opozitës shqiptare në një kontekst global, duke forcuar besueshmërinë e vendit në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

    Nënkryesia e CDI i jep Berishës një skenë të privilegjuar për të promovuar kërkesat demokratike dhe rrugën e modernizimit të Shqipërisë.

    Bashkimi i qendrës së djathtë dhe bashkëpunimi global

    CDI dallohet për aftësinë e saj për të bashkuar parti të ndryshme nën një vizion të vetëm.
    Çdo anëtar ruan identitetin e vet kombëtar, por merr pjesë në një projekt të përbashkët.

    Ky bashkëpunim mundëson përballimin e sfidave globale si:

    – Krizat ekonomike
    – Siguria ndërkombëtare
    – Migracioni
    – Tranzicioni energjetik

    Dimensioni evropian i CDI

    Në Europë, CDI bashkëpunon me partitë kryesore të qendrës së djathtë.
    Roli i liderëve si Orbán, Plenković dhe Janša forcon aftësinë për të ndikuar politikat e BE-së.
    Prania e Berishës shton një zë të ri, që vjen nga Ballkani, një rajon strategjik për stabilitetin europian.

    Vazhdimësia e lidershipit

    Rizgjedhja e Andrés Pastrana si president i CDI garanton vazhdimësi.
    Përvoja e tij ndërkombëtare, e bashkuar me vizionin e López-Istúriz White, siguron një ekuilibër mes traditës dhe inovacionit.

    Berisha, si nënkryetar, do të ketë detyrën të kontribuojë në këtë vizion, duke sjellë përvojën e një lideri që ka udhëhequr Shqipërinë në momente kyçe.

    Pesha politike e CDI

    Me 115 parti anëtare, CDI është një forcë politike globale.
    Liderët e saj qeverisin vende që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë botërore.
    Aftësia për të ndikuar vendimet ndërkombëtare e bën CDI një aktor qendror në skenën politike globale.

    Përfundime

    Zgjedhja e Sali Berishës nënkryetar i CDI shënon një moment historik për Shqipërinë dhe për qendrën e djathtë ndërkombëtare.
    Lideri i PD-së bëhet pjesë e drejtimit të Bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.
    CDI, me 115 partitë e saj anëtare, vazhdon të jetë një pikë referimi për politikën globale.
    Prania e Berishës forcon lidhjen midis Shqipërisë dhe familjeve të mëdha politike ndërkombëtare, duke hapur perspektiva të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi.

    Nëse dëshironi, mund ta formatizoj ndryshe, ta shkurtoj, ose ta bëj më profesional./ ilquotidianoditalia.it – Syri.net/