Tag: qendrat

  • “Eksperimenti italian” me emigrantët: Qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

    “Eksperimenti italian” me emigrantët: Qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

    Një vit pasi Italia hapi qendrat për migrantët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh.
    Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e migrantëve në Shqipëri.
    Por, përderisa Bashkimi Evropian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, Qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë migrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri.
    “Shumë shqetësuese”
    Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të Shqipërisë. Ato menaxhohen nga Italia.
    Po të njëjtën ditë, dhjetëra kamera filmuan arritjen e anijes së parë të marinës italiane që barti 16 burra nga Egjipti dhe Bangladeshi, të ndaluar në det teksa po tentonin të arrinin në BE.
    Identitetet e tyre fillimisht u verifikuan në port. Më pas, ata u dërguan në qendrën në Gjadër, ku mund të prisnin për shqyrtimin e kërkesës për azil, nëse do të paraqisnin kërkesë të tillë.
    Por, shumë shpejt, katër prej burrave u identifikuan si persona “të cenueshëm” dhe u kthyen mbrapsht në Itali.
    Brenda dy dite, edhe 12 personat e tjerë u kthyen po ashtu, pasi një gjykatë italiane vendosi kundër paraburgimit të tyre.
    Gjykata përmendi mospajtime lidhur me listën e vendeve “të sigurta” të origjinës të hartuar nga Qeveria italiane, e cila përfshin shtete që nuk përmbushin kriteret ligjore evropiane.
    Një vit më vonë, gjyqtarët italianë kanë refuzuar vazhdimisht dëbimet, duke ngadalësuar planet për vendosjen deri në 3.000 migrantëve në qendra.
    Sipas ekspertit ligjor, Gianfranco Schiavone, një raport i organizatave joqeveritare italiane gjeti se gjithsej 132 persona u dërguan në qendrat në Shqipëri.
    Nga ta, vetëm 32 janë riatdhesuar, megjithëse nuk dihen me siguri se sa janë kthyer në Itali dhe sa janë dërguar në shtete të tjera.
    Po ashtu, është e vështirë që të merret një konfirmim zyrtar mbi detajet e programit dhe kushtet në qendra – autoritetet shqiptare i referuan pyetjet e AFP-së tek autoritetet italiane, të cilat nuk dhanë përgjigje në pyetjet specifike për këtë skemë.
    “Situata është shumë shqetësuese për shkak të vështirësive ekstreme që kanë të ndaluarit për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në përgjithësi”, tha Schiavone.
    Sipas një raporti të një grupi të OJQ-ve, të paktën nëntë persona tentuan të vetëvriteshin teksa po mbaheshin në qendra dhe po ashtu janë regjistruar 21 raste të vetëlëndimeve.
    “Eksperimenti italian”
    Në mes të betejave të vazhdueshme ligjore, Italia planifikon t’i përdorë këto qendra si objekte ndalimi për personat që presin të dëbohen, pasi autoritetet italiane tashmë i kanë shpallur emigrantët si “të paligjshëm”.
    Schiavone tha se edhe kjo përpjekje ka gjasa të bllokohet po ashtu nga gjykatat evropiane.
    “Nuk ka ndonjë dispozitë që lejon ndalimin administrativ të të huajve që presin dëbimin nga Italia që ky proces të kryet në një vend që nuk është anëtar i BE-së”.
    Por, kjo mund të ndryshojë brenda muajsh nëse “rregullorja për kthim”, e cila aktualisht po diskutohet në Parlamentin Evropian, miratohet: kjo kornizë ligjore do të hapte rrugë për krijimin e qendrave për migrantë jashtë kufijve të BE-së.
    Që nga zgjedhja e saj më 2022, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka bërë luftën kundër migrimit të parregullt një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj.
    Legalizimi i atij që po cilësohet si eksperiment i Melonit do të ishte një fitore e rëndësishme politike për partinë e saj të ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë.
    Por, Filippo Furri, nga organizata joqeveritare ARCI, tha se shpreson që BE-ja ta rishqyrtojë këtë qasje dhe ta konsiderojë atë si “të paligjshme dhe ekonomikisht të paqëndrueshme”.
    Ndërkaq, rreziku për njerëzit që migrojnë është që “ky eksperiment italian të përhapet edhe në shtete të tjera”, tha ai.
    Gjatë një vizite të zhvilluar në Shqipëri në muajin maj, kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu dëshirën e tij për të krijuar “qendra të kthimit”.
    Por, homologu i tij shqiptar, Edi Rama, u tregua hezitues për nisjen e një tjetër programi në shtetin e tij dhe tha se modeli italian “duhet kohë që të testohet”.
    “Nëse funksionon, mund të replikohet. Por, jo në Shqipëri, diku tjetër në rajon”, tha Rama.
    /REL/

  • Qendrat e të dhënave: A ka shanse të tërheqë Shqipëria investime

    Qendrat e të dhënave: A ka shanse të tërheqë Shqipëria investime

    Nga hartimi i një strategjie kombëtare që mund të zbatohet në bashkëpunim me sektorin privat, tek ofrimi i lehtësive fiskale dhe bashkëpunimi për kualifikimin e inxhinierëve, operatorët kryesorë të sektorit të data center në Shqipëri rekomandojnë një qasje të koordinuar për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e vendit në një qendër rajonale të ekonomisë dixhitale për qendrën e të dhënave.  Dorina AzoZhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe rritja e përdorimit të shërbimeve cloud i kanë vendosur data center-at (qendrat e të dhënave) në fokus të infrastrukturës dixhitale të ekonomive më të zhvilluara europiane.Shqipëria, falë pozicionit të saj gjeografik, burimeve të qëndrueshme energjetike dhe fuqisë punëtore me profil teknologjik, po shihet si një destinacion potencial për zhvillimin e këtij sektori strategjik.Aktualisht në Shqipëri, veprimtaria e kompanive data center,  është e përqendruar më tepër në ruajtjen e të dhënave sensitive financiare, ku me zhvillimet e sotme vlerësohet si guri kryesor i themelit të infrastrukturës globale të teknologjisë.Kompanitë kryesore operojnë si operatorë të certifikuar të operatorëve më të mëdhenj në botë në fushën e pagesave elektronike, apo si operatorë teknologjikë, ofrues të zgjidhjeve të ruajtjes së të dhënave.Për zonjën Eneida Thomaj, CEO e kompanisë PayLink e certifikuar nga VISA dhe Mastercard, për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të pagesave, edhe Shqipëria shfaqet si një vend me potenciale për zhvillimin e qendrave rajonale të ruajtjes së të dhënave.“Infrastruktura telekomunikuese solide, përfshirë kabllot nënujore që lidhin vendin me Italinë dhe Greqinë, si dhe kapacitetet e energjisë, janë baza për zhvillimin e qendrave të të dhënave.Investimet në Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Tiranës përmirësojnë më tej logjistikën, duke e bërë Shqipërinë një vend potencial për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë një hub rajonal të të dhënave”, thekson ajo.Gentian Likaj, administratori i kompanisë Communication Progress, e fokusuar me veprimtari në ofrimin e zgjidhjeve të integruara teknologjike, si avantazh kryesor të Shqipërisë për t’u integruar në tregun europian sheh nevojën që ka sot tregu amerikan për t’u diversifikuar për arsye gjeografike në Europë, madje duke shfrytëzuar kërkesën e kompanive të mëdha si Microsoft apo Amazon për ngritjen e filialeve në këtë shërbim.“Së pari, shumë kompani europiane kërkojnë të diversifikojnë riskun gjeografik dhe Shqipëria mund të ofrojë këtë.Së dyti, partneritete me hyperscale provider (kompani që ofron shërbime teknologjike në shkallë shumë të madhe, si ruajtje dhe përpunim të të dhënave, përmes qendrave të mëdha të të dhënave  – data center – dhe teknologjive cloud) si Amazon, Microsoft dhe Google.Këto kompani janë duke kërkuar lokacione të reja për zgjerimin e infrastrukturës cloud në Europë.Së treti, një strategji kombëtare e koordinuar me investime publiko-private. Kjo nuk mund të bëhet nga sektori privat i vetëm. Me këto masa, Shqipëria mund të bëhet një destinacion strategjik për cloud të decentralizuar dhe një gateway (në teknologji dhe financa) për tregjet rajonale”, pohon ai.Por, për të tërhequr investime të konsiderueshme në sektorin e data center-ave, ekspertët e fushës vlerësojnë se Shqipëria duhet të ofrojë stimuj fiskalë të përshtatshëm dhe një mjedis rregullator të qartë dhe transparent.“Duhen lehtësi tatimore specifike për data center-at, rregullore të qarta për transferimin e të dhënave dhe procedura të thjeshtuara licencimi”, nënvizon zoti Likaj.Përveç lehtësive fiskale, për të bërë Shqipërinë një hub data center rajonal, duhen edhe tre investime të tjera sipas drejtuesit të Communication Progress.“Së pari është infrastruktura fizike. Duhen data center me certifikime Tier III ose IV, jo thjesht dhoma serverësh. Kjo do të thotë sisteme të dyfishtë energjie, ftohje industriale dhe siguri fizike në standarde ndërkombëtare.Së dyti është ndërlidhja. Duhen kabllo nënujore dhe tokësore që na lidhin drejtpërdrejt me operatorët kryesorë europianë. Pa këtë, vonesat e konektivitetit do të sillnin problematika.Së treti janë njerëzit. Trajnimi i inxhinierëve në teknologjitë enterprise. Kjo nënkupton gjithashtu partneritete me universitetet dhe qendra trajnimi profesional. Me këto, Shqipëria mund të pozicionohet si alternativë e besueshme për vendet fqinje që kërkojnë zgjidhje lokale data center”.Për drejtuesen e kompanisë PayLink, zonjën Eneida Thomaj, krijimi i “Durana Tech Park” si një park teknologjik dhe shkencor është një hap pozitiv, por kërkohen masa shtesë si lehtësi fiskale dhe strategji kombëtare për t’u zgjeruar më tej ky sektor.“Shqipëria ka të gjitha elementet për t’u bërë një hub rajonal i të dhënave, për shkak të  pozicionit strategjik, energjisë së lirë dhe të pastër, legjislacionit të harmonizuar me BE-në dhe kostove operative të ulëta.Ajo që na mungon është një strategji kombëtare e koordinuar dhe investime të targetuara në infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore. Një ligj specifik për data center-at do të siguronte siguri juridike për investitorët dhe do të mbështeste zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Me politikat e duhura, Shqipëria mund të tërheqë investime në këtë sektor brenda 5 viteve”, thotë ajo.Për CEO-n e kompanisë PayLink, avantazhi kryesor i Shqipërisë në këtë perspektivë të re zhvillimi është se do ta fillojë me infrastrukturë të re të investuar nga kompanitë, të papërdorur, ku mund të zbatohen standardet më të fundit, pa pasur nevojë të modifikohen sisteme të vjetra.Në epokën dixhitale, tashmë ruajtja dhe përpunimi i të dhënave të kompanive në data center (qendër të dhënash) është kthyer në domosdoshmëri për rritjen e efikasitetit të aktivitetit të biznesit.Në Europë, investimet për data center u trefishuan në vitin 2024, krahasuar me vitin paraardhës, sipas raportit “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” të publikuar nga agjencia “FDI Intelligence”, pjesë e grupit “Financial Time”.Zgjerimi i shpejtë i sektorit të shërbimeve data center po nxitet nga interesi në rritje i kompanive të mëdha ndërkombëtare, si: Amazon, Google apo Microsoft etj., për të zhvendosur mbajtjen e të dhënave të tyre në Europë. Legjislacioni dhe Siguria KibernetikePërshtatja e legjislacionit shqiptar për operimin në këtë sektor e harmonizuar me rregulloret e BE-së, duke përfshirë ligjet e ruajtjes së privatësisë (GDPR dhe Direktivën NIS2) janë faktorë që po nxisin më tej zhvillimin e këtij sektori.Po ashtu, ligji “Për sigurinë kibernetike” dhe ai “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, sigurojnë një kuadër ligjor solid për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave sensitive.“Avantazhet legjislative përfshijnë: Njohje e plotë ndërkombëtare e sistemit tonë juridik; Procedura të qarta për licencim dhe certifikim; Mbrojtje të fortë të investimeve të huaja dhe marrëveshje dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë”, pohon zonja Thomaj.Megjithatë, për të siguruar suksesin e sektorit, ata kërkojnë të forcohen autoritetet mbikëqyrëse dhe të implementohen standarde të detajuara për qendrat e të dhënave.“Në përgjithësi, kuadri ligjor po përmirësohet, por implementimi praktik ende ka nevojë për kohë për t’u konsoliduar plotësisht”, nënvizon ndër të tjera zoti Likaj.  Fuqia punëtore, një nga sfidat kryesore Si në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, edhe në data center, një prej sfidave më të mëdha mbetet mungesa e specialistëve të kualifikuar për menaxhimin dhe operimin në këto teknologji.Kërkohet krijimi i specializimeve të reja akademike në fushat e Cloud Computing, Data Center Management dhe Cybersecurity, si dhe partneritete mes universiteteve dhe industrisë për praktikë dhe trajnime profesionale.“Kjo është një nga sfidat më të mëdha. Sektori i data center-ave kërkon ekspertizë shumë të specializuar që nuk mund ta mësosh vetëm me formate teorike. Universitetet publike duhet të bashkëpunojnë më shumë me industrinë.Kjo përkthehet në praktika në kompani teknologjike, laboratorë të pajisur me teknologji reale dhe profesorë që janë të përditësuar me çfarë po ndodh në treg”, pohon zoti Gentian Likaj, administrator i Communication Progress.Rritja e bashkëpunimit midis universiteteve dhe industrisë, si dhe ofrimi i trajnimeve praktike dhe certifikimeve ndërkombëtare, janë thelbësore për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore.“Modeli më i mirë do të ishte hibrid: universitetet japin bazën teorike dhe kulturën profesionale, ndërsa qendrat private ofrojnë aftësitë praktike dhe certifikimet”, rekomandon zoti Likaj.Në perspektivën e ngritjes në Shqipëri të qendrave të mëdha rajonale për ruajtjen e të dhënave, Eneida Thomaj nga “PayLink”  e sheh fuqinë punëtore më tepër të pamjaftueshme në numër sesa në cilësi. Për rrjedhojë, edhe ajo mendon se është i domosdoshëm forcimi i partneritetit mes shtetit dhe privatit për rritjen e numrit të të specializuarve në këtë fushë.“Aktualisht, Shqipëria prodhon një numër të lartë të diplomuarish në IT çdo vit, por për një hub rajonal të dhënash, do të na duhen edhe më shumë specialistë.Për të krijuar një forcë pune të kualifikuar për data center, nevojiten hapa konkretë si krijimi i specializimeve të reja në Cloud Computing, Data Center Management, Cybersecurity Operations.Partneritete mes universiteteve dhe kompanive teknologjike për praktika pune,  qendra trajnimi për certifikime ndërkombëtare (AWS, Microsoft Azure, VMware, Cisco) dhe gjithashtu program bursash për studime magjistrature në vendet me traditë në këtë fushë”. Si ruhen të dhënat sensitive, kush kujdeset për to dhe sa kushton?Një qendër të dhënash përmban serverë, që janë kompjuterë të fuqishëm për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave.Ajo ka gjithashtu sisteme ruajtjeje si disqe të jashtme, SAN dhe NAS, për të siguruar ruajtjen e të dhënave në mënyrë të besueshme. Pajisjet e rrjetit, si ruterët, switch-et dhe firewall-et, mundësojnë lidhjen dhe mbrojtjen e sistemit.Për furnizimin me energji, qendra përdor burime rezervë si UPS dhe gjeneratorë për të garantuar funksionimin e pandërprerë. Sistemet e ftohjes mbajnë temperaturën në nivele optimale për pajisjet, ndërsa masa të ndryshme sigurie, si kamera, qasja biometrike dhe mbrojtja kibernetike, sigurojnë mbrojtjen fizike dhe dixhitale të qendrës.“Të dhënat ruhen në pajisje speciale që kanë kopje rezervë, pra nëse ndonjë pjesë prishet, informacioni nuk humbet. Gjithashtu, të dhënat kodohen me “çelës” sekret, që i mbron gjatë ruajtjes dhe kur dërgohen.Kur kemi të dhëna sensitive, si informacion financiar apo biznesi që është shumë i rëndësishëm, siguria është prioriteti kryesor. Ne përdorim disa shtresa mbrojtjeje për t’i mbajtur ato të sigurta.Por nuk mjafton vetëm teknologjia. Ne kemi ekipe ekspertësh që kujdesen për administrimin: disa monitorojnë vazhdimisht sistemin, disa merren me sigurinë, dhe të tjerë me bazat e të dhënave. Çdo njeri ka punën e vet, për të shmangur gabimet.Për të kontrolluar gjithçka në kohë reale, përdorim një sistem të veçantë (SIEM) që na tregon kush hyn, çfarë ndryshon apo shkarkohet. Kjo na ndihmon të parandalojmë probleme dhe të jemi në rregull me ligjet e privatësisë (si GDPR).Sa u përket kostove, fillimisht kërkohet një investim i madh për të blerë pajisjet dhe për trajnime profesionale. Por me kalimin e kohës, proceset automatizohen dhe sistemi bëhet më efikas dhe më ekonomik”, thotë zoti Likaj nga Communication Progress. Trefishohen investimet për Data Centers në Europë; Shanset dhe sfidat për BallkaninRaporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025”, i publikuar nga agjencia “FDI Intelligence”, pjesë e grupit “Financial Times”, paraqet një tablo të qartë të prirjeve aktuale të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Europë.Në raport theksohet se një nga sektorët që po shënon rritjen më të shpejtë në Europë, është ai i qendrave të të dhënave, i nxitur nga shpërthimi i shërbimeve cloud, përdorimi masiv i Inteligjencës Artificiale dhe nevoja për përpunim të të dhënave në kohë reale prej kompanive.Në Europë, veçanërisht sektori i qendrës së të dhënave, po përjeton një zgjerim të shpejtë, i përqendruar në disa nga qytetet kryesore, si Frankfurt, Madrid, Dublin apo Londër.Sipas raportit, investimet në qendrat e të dhënave arritën mbi 69 miliardë dollarë në 2024, trefishi krahasuar me vitin 2023, me investitorë kryesorë, kompani si: Amazon, Microsoft dhe Google që kryesojnë tregun.“Kërkesa për qendra të të dhënave është nxitur nga rritja e shërbimeve icloud, Inteligjencës Artificiale (AI) dhe përpunimit të të dhënave në kohë reale.Kompanitë si Amazon, Microsoft dhe Google kanë qenë ndër investitorët kryesorë, duke zgjeruar infrastrukturën e tyre në Europë për të përballuar nevojën në rritje për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave.Por nga ana tjetër po investohet në Europë për të reduktuar varësinë nga tregjet aziatike dhe SHBA”, thuhet në raport.Arsyet kryesore të zgjerimit të kërkesës janë të lidhura sipas raportit jo vetëm me zhvillimet teknologjike të fjalës së fundit, por edhe me nevojën dhe domosdoshmërinë për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme për ruajtjen e të dhënave.“Nevoja për më shumë kapacitete teknologjike; Përdorimi në rritje i Inteligjencës Artificiale,  big data dhe Internetit të Gjërave (IoT) po kërkon infrastrukturë më të fuqishme për përpunimin e të dhënave.Shtimi i kërkesës për shërbime cloud, pasi bizneset dhe qeveritë po kalojnë gjithnjë e më shumë në zgjidhje cloud për siguri më të lartë dhe përpunim më të shpejtë të informacionit. Kërkesa për infrastrukturë të qëndrueshme.Qendrat e të dhënave po kërkojnë vende që ofrojnë energjinë e rinovueshme, për të përmbushur objektivat e neutralitetit të karbonit. Reduktimi i varësisë nga Azia dhe SHBA. Europa po investon në këtë sektor për të pasur autonomi më të madhe dixhitale dhe siguri kibernetike, duke ulur varësinë nga qendrat e të dhënave jashtë kontinentit”.Investimet më të mëdha në qendrat e të dhënave janë përqendruar në qytete që ofrojnë infrastrukturë të mirë, energji të pastër dhe qasje të lehtë në tregjet europiane.“Londër, Mbretëria e Bashkuar – Qyteti kryesor për qendrat e të dhënave, me Amazon dhe Google që kanë investuar miliarda paund për zgjerimin e qendrave të tyre cloud.Frankfurt, Gjermani – Një nga qendrat më të rëndësishme të të dhënave në Europë, falë pozicionit strategjik dhe rregulloreve të forta për sigurinë e të dhënave.Madrid, Spanjë – Një destinacion i ri për qendrat e të dhënave, me kompani si Microsoft që kanë investuar 2.1 miliardë dollarë në ndërtimin e një kampusi të ri të të dhënave.Dublin, Irlandë – Për shkak të politikave fiskale të favorshme dhe aksesit në energji të gjelbër, Irlanda është bërë një qendër kryesore për investime në këtë sektor.Aragon, Spanjë dhe Blyth, Angli – Zona të reja të identifikuara për zgjerimin e qendrave të të dhënave për të shmangur mbingarkesën në qytetet kryesore si Londra dhe Frankfurti”.Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomandon se edhe qytetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e stimujve fiskalë për promovimin e industrisë së data center.Raporti hedh dritë mbi qytetet dhe rajonet më tërheqëse për Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Europë. Në këtë analizë, qytete të Ballkanit si Shkupi, Beogradi, Novi Sadi dhe Leskovaci shfaqen si destinacione konkurruese për investitorët, falë kostove të ulëta operative, fuqisë punëtore të përballueshme dhe mbështetjes së qëndrueshme nga politikat publike.Ndërkohë, Tirana, ndonëse e përfshirë në renditje, mbetet pas qyteteve fqinje në sajë të kostove më të larta dhe mungesës së lehtësive të mjaftueshme fiskale e infrastrukturore.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Google planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave në Indi

    Google planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave në Indi

    Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka njoftuar një investim prej 15 miliardë dollarësh për të ndërtuar një qendër të dhënash të inteligjencës artificiale në shtetin jugor indian Andhra Pradesh.

    Projekti do të vendoset në qytetin bregdetar të Visakhapatnam dhe do t’i bashkohet rrjetit global të qendrave të inteligjencës artificiale të Google në 12 vende. Drejtori ekzekutiv i Google Cloud, Thomas Kurien, tha se ky është investimi më i madh i kompanisë në një qendër të inteligjencës artificiale jashtë Shteteve të Bashkuara. Duke folur në një aktivitet në New Delhi të martën, Kurien tha se investimi do të përfundojë në faza gjatë pesë viteve të ardhshme.
    Njoftimi vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar kompanive amerikane t’i japin përparësi investimeve vendase. Megjithatë, India është shfaqur si një qendër e madhe për zhvillimin e infrastrukturës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale, falë kostove të ulëta të të dhënave dhe një numri në rritje të shpejtë të përdoruesve të internetit.
    Drejtori ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai, tha se objekti i ri “do t’u sjellë teknologjinë kryesore të kompanisë bizneseve dhe përdoruesve në Indi, duke përshpejtuar inovacionin në inteligjencën artificiale dhe duke nxitur rritjen në të gjithë vendin”.
    Qeveria e Andhra Pradesh tha se një marrëveshje zyrtare për të finalizuar projektin do të nënshkruhej më vonë gjatë ditës. Ministrja e teknologjisë së shtetit, Nara Lokesh, e quajti atë “një hap gjigant drejt së ardhmes dixhitale, inovacionit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit”.
    Sipas BBC-së, projekti do të kombinojë infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe cloud-it me burimet e energjisë së rinovueshme dhe një rrjet të gjerë me fibra optike. Është gjithashtu pjesë e planit të qeverisë lokale për të zhvilluar 6 GW kapacitet energjie në qendrat e të dhënave deri në vitin 2029, sipas Bloomberg News.
    Qendrat e të dhënave janë objekte fizike që strehojnë pajisje kompjuterike dhe rrjetëzimi për të mbledhur, përpunuar, ruajtur dhe shpërndarë të dhëna. Ato përfshijnë servera, sisteme ruajtjeje dhe pajisje rrjeti si routerë dhe firewall-e, së bashku me sistemet e nevojshme të energjisë dhe ftohjes.
    Në Andhra Pradesh, qeveria po ofron tokë dhe energji elektrike të subvencionuara për të tërhequr investitorë ndërkombëtarë.

    Top Channel

  • Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Këtë të diel, (12 tetor), qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.
    2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.
    Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
    Për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
    Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi.
    Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.
    Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.
    Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale.
    Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

  • Kosova voton për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Kosova voton për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Këtë të diel, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.
    Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve deri në orën 19:00.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë, dje,  shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
    Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.
    Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale.
    Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

  • PS propozon heqjen e KZAZ-ve: Kutitë të numërohen në qendrat e votimit

    PS propozon heqjen e KZAZ-ve: Kutitë të numërohen në qendrat e votimit

    Partia Socialiste ka propozuar rikthimin e numërimit të votave në vetë qendrat e votimit, një praktikë që përdorej deri në vitin 2005. Propozimi u bë publik gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore këtë martë, ku drejtuesi i tij, Ulsi Manja, theksoi se nuk ekzistojnë më arsyet që e detyruan zhvendosjen e numërimit në KZAZ.
    “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit, është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri të dalë në një kohë rekord, jo më shumë se 2 orë pas mbylljes së votimit,” u shpreh Manja.
    Sipas tij, arsyet e dikurshme garantimi i procesit dhe shmangia e konflikteve tashmë nuk qëndrojnë. Me ndihmën e teknologjisë procesi mund të përmbyllet më shpejt e me më shumë transparencë.
    “Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi dhe është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor,” theksoi Manja.
    Propozimi vjen një ditë pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se mazhoranca do të ndërmarrë nismën për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, me qëllim modernizimin e mëtejshëm të proceseve elektorale në vend.

  • PS del me propozim të ri për Reformën Zgjedhore

    PS del me propozim të ri për Reformën Zgjedhore

    Drejtuesi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Uli Manja ka propozuar që procesi i numërimit të votave duhet bërë në qendrat e numërimit, praktikë e zhvilluar deri në vitin 2005, për të mos i grumbulluar në qendrat e KZAZ.
    Për këtë proces të ri, do të vihet në funksion teknologji bashkëkohore mbështetëse që procesi të jetë i sigurtë dhe të përfundojë më shpejt.
    “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi.
    Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit.
    Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja.
    Ky propozim nga Partia Socialiste vjen një ditë pasi drejtuesi i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare parashikon ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.

  • “Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: Të mos grumbullohen në KZAZ

    “Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: Të mos grumbullohen në KZAZ

    komisioni i ligjeve

    TIRANË- Partia Socialise ka propozuar që numërimi i votave të bëhet në qendrat e numërimit siç bëhej deri në vitin 2005. Drejtuesi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Uli Manja tha se tani nuk ka më arsye që numërimi të bëhet në KZAZ dhe nëse kryhet në qendrat e votimit edhe rezultati del në kohë rekord, 2 orë pas mbylljes së votimit. 
    “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit”, u shpreh Manja.
    Numërimi në qendrat e votimit duke i shtuar edhe teknologjinë mund të mbarojë më shpejt, ka qenë ky propozimi i socialistëve në Komisionin e Ligjeve. Manja është shprehur se duhet kaluar te administrimi civil i procesit zgjedhor, pra të bëhet numërimi sapo mbyllet votimi.
    “Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja. 
    Ky propozim i socialistëve vjen një ditë pasi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se maxhoranca do të ndërmarrë nismën për ngritjen sa më shpejt të komisionit për reformën zgjedhore./ZËRI

  • “Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

    “Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

    komisioni i ligjeve

    TIRANË- Partia Socialise ka propozuar që numërimi i votave të bëhet në qendrat e numërimit siç bëhej deri në vitin 2005. Ulsi Manja tha se tani nuk ka më arsye që numërimi të bëhet në KZAZ dhe nëse kryhet në qendrat e votimit edhe rezultati del në kohë rekord, 2 orë pas mbylljes së votimit. 
    “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit”, u shpreh Manja.
    Numërimi në qendrat e votimit duke i shtuar edhe teknologjinë mund të mbarojë më shpejt, ka qenë ky propozimi i socialistëve në Komisionin e Ligjeve. Manja është shprehur se duhet kaluar te administrimi civil i procesit zgjedhor, pra të bëhet numërimi sapo mbyllet votimi.
    “Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja. 
    Ky propozim i socialistëve vjen një ditë pasi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se maxhoranca do të ndërmarrë nismën për ngritjen sa më shpejt të komisionit për reformën zgjedhore.

  • Qendrat e të dhënave: Porta dixhitale e Shqipërisë

    Qendrat e të dhënave: Porta dixhitale e Shqipërisë

    Nga hartimi i një strategjie kombëtare që mund të zbatohet në bashkëpunim me sektorin privat, tek ofrimi i lehtësive fiskale dhe bashkëpunimi për kualifikimin e inxhinierëve, operatorët kryesorë të sektorit të data center në Shqipëri rekomandojnë një qasje të koordinuar për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e vendit në një qendër rajonale të ekonomisë dixhitale për qendrën e të dhënave.&nbs…