Tag: qendrat

  • Zgjedhjete  pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Zgjedhjete pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera.
    Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë.
    Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit.

    Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, të cilat do të pajisen me të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe transparente.
    Në katër KZAZ e vlores janë 231 qendra votimi ndërsa procesi do të mbyllet deri në mbremje ndërsa qendrat e votimit deri ditën e diel në mëngjes do të ruhen edhe nga efektivë të policisë.

  • Në qendrat në Shqipëri ndodhen 25 migrantë, duhej të ishin tridhjetë mijë… sipas Melonit

    Në qendrat në Shqipëri ndodhen 25 migrantë, duhej të ishin tridhjetë mijë… sipas Melonit

    Një vit pas njoftimit për ngritjen e qendrave në Shqipëri, opozitat në Itali konfirmojnë dështimin e protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Sipas monitorimit më të fundit të Tryezës për Imigracionin dhe Azilin (TAI), aktualisht në qendrën e paraburgimit në Gjader ndodhen vetëm 25 migrantë — shumë larg parashikimeve të qeverisë, e cila në momentin e prezantimit të marrëveshjes me Tiranën fliste për të paktën 3 mijë persona në muaj, ose rreth 35 mijë në vit.

    Dje, në Dhomën e Deputetëve u zhvillua një konferencë për shtyp e thirrur nga deputetët e opozitës Rachele Scarpa, Matteo Orfini (PD) dhe Riccardo Magi (+Europa), sapo kthyer nga një inspektim i ri në qendrën e Gjaderit. “Qendra që duhej të strehonte mbi 30 mijë migrantë në vit kishte vetëm 25. Të zgjedhur pa asnjë kriter nga qendrat e pritjes në Itali, deportuar në Shqipëri për t’u rikthyer në Itali vetëm pas disa ditësh”, rrëfen Orfini, duke shtuar se qendrat italiane nuk janë të mbushura.

    Që në fillim, marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë u duk e brishtë, e kontestuar edhe nga gjyqtarët që në disa raste kanë pezulluar transferimet e migrantëve drejt pikave të nxehta të Shëngjinit dhe Gjaderit. Përpjekja për t’i kthyer këto qendra në struktura të tipit CPR (qendra për riatdhesim) nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Gjatë vitit të fundit janë shtuar raportimet për struktura bosh, të papërdorura, dhe për personel të pushuar nga puna ose të kthyer në Itali.

    “Procedurat për riatdhesim, a mund të kryhen vetëm në Shqipëri? Sigurisht që jo. A janë më të lehta apo më të shpejta atje? Edhe këtu përgjigjja është jo — përkundrazi, më të ngadalta, sepse migrantët duhen rikthyer në Itali përpara se të riatdhesohen. Pra, çfarë kuptimi ka e gjitha kjo? Asnjë”, shkruan Orfini, duke shtuar se vizitoi vetëm një nga dy qendrat “sepse e dyta është bosh prej muajsh, e papërdorur, praktikisht e mbyllur. Një monument tepër i kushtueshëm i dështimit të ashtuquajturit ‘model shqiptar’. Arsyeja? E thjeshtë dhe e hidhur: Giorgia Meloni nuk mund të pranojë dështimin, sepse do të shembte gjithë kështjellën e propagandës që ka ndërtuar këto muaj. Prandaj vazhdohet me çdo kusht.”

    Deri më tani, qeveria ka vazhduar përpara, edhe pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që njohu të drejtën e gjyqtarëve për të vlerësuar ligjshmërinë e dekretit mbi “vendet e sigurta” të origjinës së migrantëve. “Dje zbuluam nga regjistrat e qendrës se gjatë gjithë verës qeveria ka kryer transferime të paligjshme, ndonëse pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në maj, i cili ngriti dyshime mbi përputhshmërinë e të gjithë operacionit ‘Shqipëria’ me direktivat e BE-së. Megjithatë, qeveria ka vazhduar, duke shpërdoruar miliona. Nga regjistrat del se nga prilli e deri më sot kanë kaluar rreth 200 persona, ndërsa janë riatdhesuar vetëm rreth 40. Shumica dërrmuese lirohen pas 10 ditësh sepse mbajtja e tyre nuk miratohet, ndërsa të tjerë deklarohen të papërshtatshëm për shkak të kushteve jo të përshtatshme në qendra,” shpjegon Scarpa.

    Tashmë, qeveria pret miratimin e Paktit të ri Evropian për Azilin dhe Migracionin, që synon të legjitimojë menaxhimin e procedurave migratore jashtë kufijve kombëtarë, për t’i bërë përfundimisht funksionale qendrat në Shqipëri. Megjithatë, siç ka theksuar edhe Gjykata e Kasacionit, mbajtja e migrantëve në Shqipëri — një vend i tretë, jo anëtar i BE-së — mund të bie në kundërshtim me garancitë dhe kufizimet evropiane, sidomos ato që lidhen me lirinë personale.

    Deputetët kanë denoncuar edhe kushtet e vështira të migrantëve, duke përmendur raste të shumta vetëdëmtimi. “Që nga prilli kanë ndodhur 95 incidente kritike — dikush i ka qepur gojën, të tjerë kanë gëlltitur brisk”, thekson Scarpa. “Modeli i qendrave të riatdhesimit (CPR) nuk po sjell siguri në Itali, nuk po garanton riatdhesimet për të cilat u krijua, por po gjeneron pasiguri, vuajtje dhe një shpërdorim të madh të fondeve publike. Fakti që paraqitet në BE si model për t’u ndjekur është i rrezikshëm, sepse bazohet në gënjeshtra dhe shmangie.”

    Ka edhe çështje financiare. Sipas një raporti të ActionAid dhe Universitetit të Barit, ndërtimi i 400 vendeve në qendrën e Gjaderit ka kushtuar mbi 150 mijë euro për çdo vend. “Problemi kryesor janë shkeljet e të drejtave, por duke qenë se jemi në periudhë buxheti, duhet folur edhe për koston – thotë Orfini. – Thuhet se nuk ka para për asgjë, por sipas llogarive tona, qendrat do t’i kushtojnë shtetit 1 miliard euro në 5 vjet. Qeveria jep shifra të tjera, 130 milionë euro në vit për 5 vjet, por edhe këto janë shqetësuese. Nëse këto para i referohen vetëm 200 migrantëve, atëherë flasim për rreth 650 mijë euro për person.”

    Sipas Magit, “jemi përballë një monumenti të madh propagandistik dhe të shpërdorimit të fondeve publike”. “Bëhet fjalë për një strukturë gjigante, ku janë të pranishëm policë, karabinierë, ushtarë të rojes financiare dhe personel administrativ. Nga informacionet që kemi, personat transportohen me fluturime të rojes financiare, me kosto shumë të larta. Kjo strukturë duhet shpallur e mbyllur dhe e dështuar që sot, në mos dje. Mund të themi – për ta përsëritur me ironi fjalinë e Melonit – ‘nuk ka fun-sio-nu-ar’.”

  • Deputetët e opozitës italiane vizitojnë qendrat për emigrantët në Shqipëri: Projekt i dështuar

    Deputetët e opozitës italiane vizitojnë qendrat për emigrantët në Shqipëri: Projekt i dështuar

    Eleonora Stamilli, La Stampa
    Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave për migrantë, opozita italiane ka zhvilluar një vizitë inspektuese në terren, duke e cilësuar projektin si “surreal”, “të dështuar” dhe “tejet të kushtueshëm”.
    Sekretari i partisë +Europa, Riccardo Magi, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, Matteo Orfini dhe Rachele Scarpa, vizituan të dy qendrat, në Gjadër dh Shëngjin.
    Aktualisht, vetëm një pjesë e qendrës së Gjadrit është funksionale, ajo për riatdhesimet, ku ndodhen vetëm 25 persona, të transferuar ditët e fundit nga qendrat e qëndrimit në Itali (Torino dhe Macomer). Ndërkohë, qendra në Shëngjin mbetet e mbyllur.
    “Është një projekt pa kuptim, që na ka kushtuar pothuajse një milion euro për çdo migrant”, deklaroi Magi. Ai tregoi se ndër të ndaluarit kishte njerëz që kishin jetuar në Itali për vite me radhë, por pas humbjes së punës kishin përfunduar në qendrat e emigrantëve dhe tani ndodhen në Shqipëri “pa asnjë arsye të qartë”.
    Gjatë vizitës, deputetët raportuan 95 raste të vetëlëndimeve që nga fillimi i marrëveshjes, 20 vetëm nga korriku e këtej.
    Një migrant tha se kishte gëlltitur dy tehe brisku, në shenjë proteste, ndërsa një tjetër kishte tentuar vetëvrasje. Përveç kësaj, migrantët denoncuan përdorimin e tepruar të psikofarmakëve, si Rivotril dhe Tavor.
    “Vuajtja këtu është e jashtëzakonshme”, shtoi Magi. “Nuk më vjen keq që qendra është pothuajse bosh, ka më shumë policë se sa të ndaluar. Edhe ato pak riatdhesime mund të ishin bërë direkt nga Italia”.
    Deputetja demokrate Rachele Scarpa e quajti projektin “një monument të shpërdorimit, propagandës dhe çnjerëzores”.
    Ajo theksoi se që nga prilli 2025, kur qendra në Gjadër nisi funksionimin si Cpr (qendër për riatdhesime), aty kanë kaluar rreth 220 persona, ndërsa ishte planifikuar të priste 3,000 individë në muaj.
    Shumica janë rikthyer në Itali për shkak të mospërputhjes ligjore ose mungesës së kushteve mjekësore.
    Shumica e riatdhesimeve kryhen gjithsesi përmes Italisë, duke e bërë projektin të panevojshëm.
    “Bilanci është i qartë, ky është një operacion pa asnjë vlerë konkrete, përveçse për propagandë”, përfundoi ajo.

  • Azilkërkuesit do të largohen nga hotelet në Britani, qeveria gati të zhvendosë 900 emigrantë në qendrat ushtarake

    Azilkërkuesit do të largohen nga hotelet në Britani, qeveria gati të zhvendosë 900 emigrantë në qendrat ushtarake

    Azilkërkuesit do të strehohen në qendrat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi qeveria synon të mos i përdori më hotelet e kushtueshme për akomodimin e emigrantëve.

    Kryeministri Sir Keir Starmer i ka udhëzuar zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes që të përshpejtojnë punën për të gjetur vendet e duhura ushtarake, për strehimin e 900 azilkërkuesve.
    Emigrantët do të vendosen në kampet e stërvitjeve ushtarake deri në fund të muajit të ardhshëm, kjo sipas planeve që po hartohen nga ministrat.
    Qendrat ushtarake nuk janë akomodime luksoze, por do të përmbushin standardet e shëndetit dhe sigurisë për kushtet e duhura të strehimit.
    “Kjo do të na mundësojë të lehtësojmë presionin mbi kompleksin e hoteleve të azilit dhe të mundësojmë që ato të mbyllen me një ritëm më të shpejtë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Luke Pollard.
    Pollard nuk dha detaje se sa azilkërkues do të zhvendosen ose kur do të ndodhte kjo, por do të ketë angazhim të mjaftueshëm me autoritetet lokale dhe masa të përshtatshme sigurie për te strehuar emigrantët.
    Ministrat po shqyrtojnë gjithashtu vendet industriale, akomodimet e përkohshme dhe ato të papërdorura për të strehuar azilkërkuesit.
    Rreth 32 mijë azilkërkues po qëndrojnë aktualisht në hotele dhe sipas një raporti u zbulua se miliarda para të taksapaguesve janë përdoruar për azilkërkuesit.

    Top Channel

  • Irlanda zgjedh sot presidenten e re, beteja mes dy grave

    Irlanda zgjedh sot presidenten e re, beteja mes dy grave

    Votuesit irlandezë shkojnë në qendrat e votimit këtë të premte për të zgjedhur një president të ri, ndërsa sondazhet e fundit parashikojnë një fitore dërrmuese për Catherine Connolly, kandidate e pavarur e krahut të majtë që ka fituar mbështetjen e gjerë të të rinjve.

    Një sondazh i kryer të enjten i dha Connolly-t 40 për qind të votave, përkundrejt 25 për qind të rivales së saj, Heather Humphreys, ish-ministre e kabinetit. Kur përfshihen edhe votuesit e pavendosur ose ata që synojnë të anulojnë votën, Connolly arrin në 55 për qind, ndërsa Humphreys në 35 për qind.
    Pamje e ngjashme paraqitet edhe në dy sondazhe të tjera të publikuara gjatë javës, që e vendosin Connolly-n në krye të garës.
    Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të pasojë Michael Higgins, i cili ka shërbyer dy mandate pesëvjeçare si president i Irlandës.
    Pjesëmarrje e ulët dhe pakënaqësi ndaj kandidatëve
    Pothuajse gjysma e votuesve kanë deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjëri prej kandidatëve, çka ka ngritur shqetësime për pjesëmarrje të ulët dhe shkallë të lartë pavlefshmërie të votave.
    Ndërkohë, një sërë dorëheqjesh dhe gabimesh të përsëritura në koalicionin qeverisës të qendrës së djathtë kanë bërë që në garë të mbeten vetëm dy kandidatë.
    Qendrat e votimit mbyllen në orën 22:00 (mesnata e së premtes me orën e Greqisë), ndërsa rezultatet priten të shtunën.Posti i presidentit është kryesisht ceremonial, kujton The Guardian.
    Megjithatë, një fitore e Connolly-t do të përbënte një disfatë të rëndësishme për qeverinë e qendrës së djathtë dhe një sukses për koalicionin e partive të majta opozitare — Sinn Féin, Partinë Laburiste, Social Demokratët, Lëvizjen “Njerëzit mbi Profite” dhe të Gjelbrit — të cilat janë bashkuar për ta mbështetur kandidaturën e saj.
    Kush është Catherine Connolly?
    Catherine Connolly është një ish-psikologe klinike dhe avokate, e cila flet rrjedhshëm edhe irlandishten. Deri vonë ajo nuk ishte veçanërisht e njohur, por ka fituar popullaritet të madh tek të rinjtë përmes podkasteve dhe postimeve virale në rrjetet sociale.
    Ajo mbështetet nga artistë dhe muzikantë të njohur, përfshirë grupet Kneecap dhe Mary Wallopers.
    Connolly ka deklaruar se dëshiron të mbrojë neutralitetin irlandez nga ajo që e cilëson si “militarizëm i Perëndimit”.Ajo ka krahasuar shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë me epokën naziste dhe ka akuzuar Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë lejuar gjenocidin në Gaza.
    Kritikët e përshkruajnë si një radikale që mund të dëmtojë marrëdhëniet e Irlandës me aleatët evropianë, ndërsa vetë Connolly ka premtuar se do të respektojë kufijtë e detyrës presidenciale, por mbështetësit e saj besojnë se ajo do të vazhdojë të flasë hapur për krizën e strehimit, listat e gjata të pritjes në spitale dhe çështjet ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar/ Mbi 1 mijë persona grabisnin miliarda dollarë në mbarë botën

    Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar/ Mbi 1 mijë persona grabisnin miliarda dollarë në mbarë botën

    Më shumë se 1,000 persona, shumica shtetas kinezë, kanë kaluar këtë javë nga Mianmari në Tajlandë, pasi ushtria e Mianmarit kreu një operacion në një nga qendrat më të mëdha të mashtrimeve online në vend, bëjnë të ditur autoritetet tajlandeze.

    Qendrat e mëdha të mashtrimeve përmes internetit, të cilat kanë lulëzuar përgjatë kufirit të Mianmarit në vitet e konfliktit civil, janë kthyer në vatra të krimit kibernetik ndërkombëtar.
    Aty, shumë persona trafikohen e detyrohen të punojnë, ndërsa të tjerë pranojnë vullnetarisht, të joshur nga fitimet që arrijnë në miliarda dollarë. Autoritetet në provincën Tak të Tajlandës njoftuan se nga e mërkura deri të premten në mëngjes, 1,049 persona kishin kaluar kufirin në distriktin Mae Sot, pas sulmit në kompleksin e mashtrimeve “KK Park”.
    Mes personave të ardhur ndodheshin shtetas nga India, Pakistani, Vietnami, Tajlanda, Mianmari dhe mbi një duzinë vendesh të tjera, por shumica ishin kinezë dhe meshkuj. Junta ushtarake e Mianmarit njoftoi se gjatë bastisjes në “KK Park” konfiskoi pajisje satelitore të kompanisë Starlink.
    Hetimi i agjencisë AFP kishte zbuluar se përdorimi i këtyre pajisjeve ishte shtuar ndjeshëm muajt e fundit në qendrat e mashtrimit.
    Kompania SpaceX e Elon Musk, që operon Starlink-un, deklaroi të mërkurën se kishte çaktivizuar më shumë se 2,500 pajisje të përdorura në këto komplekse në Mianmar. Pamjet e transmetuara nga televizioni publik Thai PBS treguan dhjetëra persona që kalonin lumin me kuti shkumë plastike për t’u futur në Tajlandë, mes tyre edhe një grua tajlandeze që dëgjoi britma dhe të shtëna gjatë bastisjes.

    Top Channel

  • “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente.
    Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të pamundur, të braktisur ose me probleme të thella ekonomike, ndërsa ata që kanë mundësi për qendrat private përballen me kosto të papërballueshme.
    Sipas saj, mungesa e kujdesit mjekësor, e psikiatrëve dhe mbi të gjitha mungesa e ilaçeve, e kthen jetesën në këto institucione në një realitet të trishtë, ku të moshuarit mbeten pa trajtim dhe pa dinjitet.
    Pjesë nga deklarata:
    Flasim për statistikën e atyre të moshuarve që ne kemi tashmë në qendra rezidenciale, pra vetëm ata janë matur. Ndërkohë, problematika e të moshuarve, për arsye edhe të moshës, vjen gradualisht me një rëndim mendor apo ndryshim të gjendjes mendore. Në parim, ata që përfundojnë ende, në kulturën tonë, në rezidenca dhe kryesisht në ato shtetërore janë ata që janë të pamundur.
    Nuk besoj se këtu kemi ndonjë matje për ata pak që kanë shkuar në rezidenca private, ku kostot janë shumë të larta. Këta që shkojnë, kam bindjen se, nëse pyesim një të vetmuar, do të thotë: “Më lër të rri në shtëpinë time, mos më ço atje.”
    Unë mendoj që ata duhet të jetojnë dhe të gëzojnë jetën e tyre, dhe ashtu online të shohin nipat dhe mbesat. Për ta kthyer te realiteti, nëse flasim për qendrat rezidenciale shtetërore, ende ekziston paragjykimi, por edhe realiteti dhe mendimi se të moshuarit nuk duan të shkojnë aty.
    Ata që shkojnë janë ata që kanë më shumë probleme ekonomike, sociale, edhe të braktisur ndoshta, çka e bën më të rëndë gjendjen e tyre mendore.
    Nëse themi se mungon psikiatri apo psikologu, është më shqetësuese nëse themi se mungojnë ilaçet. Sepse nëse flasim për psikiatrin, ai ndërvepron vetëm me ilaçe; pastaj është ndryshe ndërhyrja në nivel social, ndërveprimi terapish kjo nuk ka nevojë për ilaçe.
    Kjo pastaj është tmerrësisht shqetësuese, nëse mungojnë ilaçet, nëse kushtojnë, nëse nuk janë të aksesueshme.
    Këtu ata janë të neglizhuar; këtu fjala “diskriminim” patjetër që qëndron, por janë të neglizhuar. Janë të lënë pas dore totalisht në institucione që duhet të përmbushin detyrat pa kompromise.

  • Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, njofton Alsat M. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka arritur në 46.65%, duke shënuar një interes të moderuar nga qytetarët për këtë proces zgjedhor.

    Mbi 803 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë në komunat e vendit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi në përgjithësi është zhvilluar pa incidente madhore.

    Rezultatet e para të numërimit të votave pritet të publikohen brenda pak orësh, duke dhënë një panoramë fillestare të fituesve në garat lokale.

  • Reportazhi i REL: “Eksperimenti italian” me migrantët: Qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

    Reportazhi i REL: “Eksperimenti italian” me migrantët: Qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

     
     

    kampi i gjadrit

    GJADËR- Një vit pasi Italia hapi qendrat për migrantët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh. Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e migrantëve në Shqipëri.
    Por, përderisa Bashkimi Evropian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, Qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë migrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri.
    “Shumë shqetësuese”
    Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të Shqipërisë. Ato menaxhohen nga Italia. Po të njëjtën ditë, dhjetëra kamera filmuan arritjen e anijes së parë të marinës italiane që barti 16 burra nga Egjipti dhe Bangladeshi, të ndaluar në det teksa po tentonin të arrinin në BE.
    Identitetet e tyre fillimisht u verifikuan në port. Më pas, ata u dërguan në qendrën në Gjadër, ku mund të prisnin për shqyrtimin e kërkesës për azil, nëse do të paraqisnin kërkesë të tillë. Por, shumë shpejt, katër prej burrave u identifikuan si persona “të cenueshëm” dhe u kthyen mbrapsht në Itali.
    Brenda dy dite, edhe 12 personat e tjerë u kthyen po ashtu, pasi një gjykatë italiane vendosi kundër paraburgimit të tyre. Gjykata përmendi mospajtime lidhur me listën e vendeve “të sigurta” të origjinës të hartuar nga Qeveria italiane, e cila përfshin shtete që nuk përmbushin kriteret ligjore evropiane.
    Një vit më vonë, gjyqtarët italianë kanë refuzuar vazhdimisht dëbimet, duke ngadalësuar planet për vendosjen deri në 3.000 migrantëve në qendra. Sipas ekspertit ligjor, Gianfranco Schiavone, një raport i organizatave joqeveritare italiane gjeti se gjithsej 132 persona u dërguan në qendrat në Shqipëri.
    Nga ta, vetëm 32 janë riatdhesuar, megjithëse nuk dihen me siguri se sa janë kthyer në Itali dhe sa janë dërguar në shtete të tjera. Po ashtu, është e vështirë që të merret një konfirmim zyrtar mbi detajet e programit dhe kushtet në qendra – autoritetet shqiptare i referuan pyetjet e AFP-së tek autoritetet italiane, të cilat nuk dhanë përgjigje në pyetjet specifike për këtë skemë.
    “Situata është shumë shqetësuese për shkak të vështirësive ekstreme që kanë të ndaluarit për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në përgjithësi”, tha Schiavone.
    Sipas një raporti të një grupi të OJQ-ve, të paktën nëntë persona tentuan të vetëvriteshin teksa po mbaheshin në qendra dhe po ashtu janë regjistruar 21 raste të vetëlëndimeve.
    “Eksperimenti italian”
    Në mes të betejave të vazhdueshme ligjore, Italia planifikon t’i përdorë këto qendra si objekte ndalimi për personat që presin të dëbohen, pasi autoritetet italiane tashmë i kanë shpallur emigrantët si “të paligjshëm”. Schiavone tha se edhe kjo përpjekje ka gjasa të bllokohet po ashtu nga gjykatat evropiane.
    “Nuk ka ndonjë dispozitë që lejon ndalimin administrativ të të huajve që presin dëbimin nga Italia që ky proces të kryet në një vend që nuk është anëtar i BE-së”.
    Por, kjo mund të ndryshojë brenda muajsh nëse “rregullorja për kthim”, e cila aktualisht po diskutohet në Parlamentin Evropian, miratohet: kjo kornizë ligjore do të hapte rrugë për krijimin e qendrave për migrantë jashtë kufijve të BE-së.
    Që nga zgjedhja e saj më 2022, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka bërë luftën kundër migrimit të parregullt një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj. Legalizimi i atij që po cilësohet si eksperiment i Melonit do të ishte një fitore e rëndësishme politike për partinë e saj të ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë.
    Por, Filippo Furri, nga organizata joqeveritare ARCI, tha se shpreson që BE-ja ta rishqyrtojë këtë qasje dhe ta konsiderojë atë si “të paligjshme dhe ekonomikisht të paqëndrueshme”. Ndërkaq, rreziku për njerëzit që migrojnë është që “ky eksperiment italian të përhapet edhe në shtete të tjera”, tha ai.
    Gjatë një vizite të zhvilluar në Shqipëri në muajin maj, kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu dëshirën e tij për të krijuar “qendra të kthimit”. Por, homologu i tij shqiptar, Edi Rama, u tregua hezitues për nisjen e një tjetër programi në shtetin e tij dhe tha se modeli italian “duhet kohë që të testohet”.
    “Nëse funksionon, mund të replikohet. Por, jo në Shqipëri, diku tjetër në rajon”, tha Rama./REL

  • Reportazhi i REL: Eksperimenti italian me emigrantët, qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

    Reportazhi i REL: Eksperimenti italian me emigrantët, qendrat në Shqipëri pothuajse bosh

    Një vit pasi Italia hapi qendrat për migrantët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh.
    Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e migrantëve në Shqipëri.
    Por, përderisa Bashkimi Evropian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, Qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë migrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri.
    “Shumë shqetësuese”Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të Shqipërisë. Ato menaxhohen nga Italia.
     
     
    Po të njëjtën ditë, dhjetëra kamera filmuan arritjen e anijes së parë të marinës italiane që barti 16 burra nga Egjipti dhe Bangladeshi, të ndaluar në det teksa po tentonin të arrinin në BE.
    Identitetet e tyre fillimisht u verifikuan në port. Më pas, ata u dërguan në qendrën në Gjadër, ku mund të prisnin për shqyrtimin e kërkesës për azil, nëse do të paraqisnin kërkesë të tillë.
    Por, shumë shpejt, katër prej burrave u identifikuan si persona “të cenueshëm” dhe u kthyen mbrapsht në Itali.
    Brenda dy dite, edhe 12 personat e tjerë u kthyen po ashtu, pasi një gjykatë italiane vendosi kundër paraburgimit të tyre.
    Gjykata përmendi mospajtime lidhur me listën e vendeve “të sigurta” të origjinës të hartuar nga Qeveria italiane, e cila përfshin shtete që nuk përmbushin kriteret ligjore evropiane.
    Një vit më vonë, gjyqtarët italianë kanë refuzuar vazhdimisht dëbimet, duke ngadalësuar planet për vendosjen deri në 3.000 migrantëve në qendra.
    Sipas ekspertit ligjor, Gianfranco Schiavone, një raport i organizatave joqeveritare italiane gjeti se gjithsej 132 persona u dërguan në qendrat në Shqipëri.
    Nga ta, vetëm 32 janë riatdhesuar, megjithëse nuk dihen me siguri se sa janë kthyer në Itali dhe sa janë dërguar në shtete të tjera.
    Po ashtu, është e vështirë që të merret një konfirmim zyrtar mbi detajet e programit dhe kushtet në qendra – autoritetet shqiptare i referuan pyetjet e AFP-së tek autoritetet italiane, të cilat nuk dhanë përgjigje në pyetjet specifike për këtë skemë.
    “Situata është shumë shqetësuese për shkak të vështirësive ekstreme që kanë të ndaluarit për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në përgjithësi”, tha Schiavone.
    Sipas një raporti të një grupi të OJQ-ve, të paktën nëntë persona tentuan të vetëvriteshin teksa po mbaheshin në qendra dhe po ashtu janë regjistruar 21 raste të vetëlëndimeve.

    “Eksperimenti italian”Në mes të betejave të vazhdueshme ligjore, Italia planifikon t’i përdorë këto qendra si objekte ndalimi për personat që presin të dëbohen, pasi autoritetet italiane tashmë i kanë shpallur emigrantët si “të paligjshëm”.
    Schiavone tha se edhe kjo përpjekje ka gjasa të bllokohet po ashtu nga gjykatat evropiane.
    “Nuk ka ndonjë dispozitë që lejon ndalimin administrativ të të huajve që presin dëbimin nga Italia që ky proces të kryet në një vend që nuk është anëtar i BE-së”.
    Por, kjo mund të ndryshojë brenda muajsh nëse “rregullorja për kthim”, e cila aktualisht po diskutohet në Parlamentin Evropian, miratohet: kjo kornizë ligjore do të hapte rrugë për krijimin e qendrave për migrantë jashtë kufijve të BE-së.
    Që nga zgjedhja e saj më 2022, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka bërë luftën kundër migrimit të parregullt një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj.
    Legalizimi i atij që po cilësohet si eksperiment i Melonit do të ishte një fitore e rëndësishme politike për partinë e saj të ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë.
    Por, Filippo Furri, nga organizata joqeveritare ARCI, tha se shpreson që BE-ja ta rishqyrtojë këtë qasje dhe ta konsiderojë atë si “të paligjshme dhe ekonomikisht të paqëndrueshme”.
    Ndërkaq, rreziku për njerëzit që migrojnë është që “ky eksperiment italian të përhapet edhe në shtete të tjera”, tha ai.
    Gjatë një vizite të zhvilluar në Shqipëri në muajin maj, kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu dëshirën e tij për të krijuar “qendra të kthimit”.
    Por, homologu i tij shqiptar, Edi Rama, u tregua hezitues për nisjen e një tjetër programi në shtetin e tij dhe tha se modeli italian “duhet kohë që të testohet”.
    “Nëse funksionon, mund të replikohet. Por, jo në Shqipëri, diku tjetër në rajon”, tha Rama.
    Përgatiti: Mimoza Sadiku | Radio Evropa e Lirë