Tag: qendrat

  • “Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

    “Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

    Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Elget Hima, ka denoncuar fenomenin e intimidimit të votuesve në të gjitha qendrat e votimit në këtë bashki.
    “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe jo me ndere e favore që u është bërë me favore e ndere nga punonjësit e administratës”, tha Hima në një prononcim për mediat, shkruan A2 CNN.
    “Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, kam konstatuar persona që nuk asnjë funksion dhe intimidojnë votuesit. Jam këtu për drejtësi dhe jo për favorizim kundër ligjit”. (

  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

    ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

    Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore, 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
    473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
    Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
    Për herë të parë, në bashkinë e Tepelenës, pritet të aplikohet si test inteligjenca artificiale në numërimin e votave. Rezultati do të transmetohet online dhe do të ballafaqohet me numërimin manual të komisionerëve.
    Fushata zgjedhore për këto zgjedhje kaloi në heshtje, pasi kandidatët i kanë zhvilluar takimet e tyre pa protagonizëm, ndërsa dy liderët e partive kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk morën pjesë në asnjë miting.
    Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
    Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00

    Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00

    Procesi i votimit për vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ka filluar që në orën 7 në 473 qendrat e votimit, sipas orarit zyrtar, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00.
    Në shumë prej qendrave të votimit ka pasur gabim në printimin e materialeve ku afishohet orari i votimit, ku është shkruar se procesi përfundon në orën 19:00, ndërkohë që me ligj kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetor deri më 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
    Prej ditës së djeshme në qendrat e votimit është shpërndarë materiali nga KQZ ku KZAZ janë njoftuar për orarin zyrtar.

  • Sot zgjedhje në 5 Bashki, nis me probleme procesi në qendrat e votimit

    Sot zgjedhje në 5 Bashki, nis me probleme procesi në qendrat e votimit

    Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
    Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
    Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
    07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
    Ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
    07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë
    Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
    07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
    Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
    07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
    Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.
     

  • Zgjedhjet në 5 bashki, Rama apel qytetarëve të votojnë për kryebashkiakët e rinj

    Zgjedhjet në 5 bashki, Rama apel qytetarëve të votojnë për kryebashkiakët e rinj

    Ndërkohë që në vendin tonë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre bashkive që të votojnë për kryebashkiakët e rinj.

    “Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

    334 539 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur sot për të zgjedhor kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë. A2 CNN raporton se në garë për drejtimin e këtyre bashkive janë 13 kandidatë.
    473 qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
    Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 173 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

  • Nis procesi i votimit në Bashkinë Mat

    Nis procesi i votimit në Bashkinë Mat

    Ka nisur që në orën 07:00 mëngjesit procesi i votimit në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Matit.
    Komisionerët e 48 qendrave që ndodhen në 8 Njësitë Administrative të bashkisë Mat janë paraqitur në kohë për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore dhe për të pritur votuesit.
    Sipas drejtuesve të KZAZ 16 nuk ka patur probleme që pengojnë procesin e votimit i cili është hapur në të njëjtën kohë në të gjitha qendrat e votimit.

    Votuesit e parë kanë dhënë verdiktin e tyre për një nga tre kandidatët në këto zgjedhje, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika i pavarur që mbështetet nga opozita dhe Suzana Pasha e pavarur.
    Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote sipas listës së zgjedhjeve të fundit parlamentare 26,700 qytetar, ndërsa pritet që të marrin pjesë rreth 50%.
    Procesi votimit pritet të mbyllet në orën 18:00.

  • LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, nis me probleme procesi në qendrat e votimit

    LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, nis me probleme procesi në qendrat e votimit

    Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
    Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
    Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
    07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
    Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
    07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë 
    Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
    07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
    Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
    07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
    Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.

    Top Channel

  • Sot zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Sot zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit.
    Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore.
    Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
    Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
    Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
    Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë

    Top Channel

  • Zgjedhjet në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Zgjedhjet në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
    Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
    Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis shpërndarja e materialeve të votimit në Vlorë

    Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera.
    Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë.
    Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit.

    Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi, të cilat do të pajisen me të gjitha materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe transparente.
    Në katër KZAZ e vlores janë 231 qendra votimi ndërsa procesi do të mbyllet deri në mbremje ndërsa qendrat e votimit deri ditën e diel në mëngjes do të ruhen edhe nga efektivë të policisë.